Doda: “Nuk e dua votën e LGBTI”; Përgjigjen aktivistët: “Kush nuk i do qytetarët, nuk meriton votën e askujt”
Pas publikimit të deklaratave homofobike të politikanëve në faqen Mendo Politikisht ka ardhur reagimi i Mesila Dodës së PDIU-së. Gjatë një takimi në Tiranë Doda Ka thënë se nuk e do votën e komunitetit LGBTI:
“Sot komuniteti LGBTI më shpalli zyrtarisht armike dhe se nuk do kisha asnjë votë, i falenderoj për sinqeritetin dhe u them nuk e dua votën tuaj, por kërkoj votën e kujtdo që mendon se familja tradiconale është e para.” – deklaroi Mesila Doda gjatë një takimi që PDIU zhvilloi në pallatin e sportit “Asllan Rusi” në Tiranë.
Ndërkohë aktivistët për të drejtat e komunitetit LGBTI Kristi Pinderi dhe Xheni Karaj i janë përgjigjur Dodës përmes rrjetit social “Facebook”.
https://www.facebook.com/kristi.pinderi/posts/10154496361140880
https://www.facebook.com/xh.noir/posts/10211204528842187?pnref=story