Fiton gjyqin çifti i lezbikeve pas dikriminimit në një qendër mjekësore
Një çift lezbikesh të cilave iu tha se duhet të paguanin 6000£ më shumë sesa një çift heteroseksual përpara se ato të bënin një bebe, kanë fituar akses ndaj trajtimit mjekësor pas një “lufte” të gjatë me ligjin.
Çifti i lezbikeve nga Anglia, Laura Hineson dhe Rachel Morgan janë përpjekur të kenë nëpërmjet farëzimit artificial një fëmijë për disa vite radhazi, por pa sukses.
Pasi paguan shuma të majme për trajtimin privat mjekësor por pa rezultat, çifti i lezbikeve nisi të dyshoj se ndihma që ato kanë marrë nga qendra mjekësore ku u vizituan nuk është e njëjtë me atë që një çift heteroseksual do të kishte marrë normalisht.
Në vend të këtij shërbimi nga qendra, çiftit i është dashur të paguajë për shërbim privat – një politikë kjo që sipas tyre aplikohet vetëm për çiftet homoseksuale.
Çifti e ka ndjekur penalisht qendrën mjekësore duke e akuzuar për diskriminim ndaj tyre. Ato kanë arritur të fitojnë akses ndaj trajtimit të fertilizimit in-vitro.
Laura dhe Rachel u shprehën: “Për ne kjo përbën një fitore për barazinë ndaj komunitetit LGBT. Ne të gjthë duhet të gëzojmë akses të njëjtë ndaj shërbimeve mjekësore, edhe atyre që lidhen me mbarështimin familjar, pavarësisht gjinisë së partnerit me të cilin ne dashurohemi”.
Çiftit, i cili kishte kaluar tentativa të njëpasnjëshme për të realizuar farëzimin artificial, iu ishte komunikuar se ato duhet të kalonin 6 seanca mjekësore (me një kosto prej 6000 £) përpara se të kishin akses ndaj fertilizimit in-vitro.
Në çështjen ligjore të zhvilluar, avokati i çiftit të lezbikeve u shpreh se politikat e qendrës mjekësore reflektonin diskriminimin me bazë orientimin seksual./k.m/
Burimi: Pink News