Mësuesi gej humbi punën pasi vari poster me shenjën e paqes në klasë
Një student i diplomuar gej tha se ai u detyrua të linte një praktikë mësimore në Arkansas pas reagimit për promovimin e tolerancës me postera klasë.
Praktikanti, Michael, tha se ka hasur një “ambient armiqësor të punës” në Gjimnazin Osceola.
Michael, ngjalli polemika kur vari në murin e klasës së tij një poster me figurën e një ylberi në formën e shenjës së paqes dhe mesazhin “Tolerancë = Paqe”.
Pas morën vesh për shenjën – prindërit u ankuan tek administratorët e shkollës, të cilët i thanë mësuesit: “Ky nuk është vendi për të promovuar këtë axhendë”, kujton Michael.
“Toleranca e barabartë me paqe,” tha Michael për Alabama Matters. “Nuk ka asgjë gej këtu. Kjo është thjesht e vërtetë.”
Michael nuk i kishte dalë hapur studentëve të tij dhe “kisha marrë urdhëra të rrepta që të mos flisja në lidhje me këtë, dhe kurrë nuk e bëra.”
Administratorët e detyruan Michael që ti hiqte posterat, të cilat kishin shkaktuar kaq, siç e përshkroi ai, një “mjedis armiqësor pune” për rreth një muaj. Kjo çoi në dorëheqjen e tij në shtator.
Michael u diplomua në dhjetor nga Universiteti i Arkansasit në Little Rock me një diplomë në Mjeshtër Kurrikulumi dhe Udhëzimi. Por për shkak të dorëheqjes, ai nuk e mori licencën e tij të mësimdhënies.
Si rezultat i incidentit, ai ka parashtruar një ankesë në bazë të Titullit të IX, një ligj federal që ndalon diskriminimin në bazë të seksit, dhe në disa raste, paragjykimit LGBT.
Michael tani punon si si asistent mësimor në një shkollë të re, por tha se nuk do të guxonte ti përdorte më posterat.
“Unë jam shumë i frikësuar të shkaktoj ato lloj polemikash sërish”, deklaroi ai./A.A.