Njhuni me Angela Ponce: e para grua transgjinore që do të konkurrojë në Miss Universi
Foto: The Express Tribune
Të premten e kaluar u kurorëzua Miss Spanja dhe ishte një moment historik. Pse? Kjo pasi modelja 26 vjeçare Angela Ponce është gruaja e parë transgjinore që do ti bashkohet konkursit prestigjioz të bukurisë, Miss Universi.
Angela u përzgjodh midis 22 bukurosheve të tjera në vendlindjen e saj për ta përfaqësuar në Miss Universi. Ajo është shprehur se dëshiron të jetë një ambasadore e diversitetit dhe gjithëpërfshirjes. “Qëllimi dhe misioni im është të përcjell mesazhin se gjithëpërfshirja, respektimi dhe diversiteti nuk është i rëndësishëm vetëm për komunitetin LGBTI+, por për të gjithë botën”.
Në 2012 organizuesit e Mis Universit e tërhoqën ultimatumin mbi konkurrentet transgjinore. Miss Ponce do të përfaqësojë Spanjën në këtë konkurs bukurie në pjesën e dytë të këtij viti.
Ponce kishte konkurruar edhe në vitin 2015 si përfaqësuese e Cadiz në Miss Spanja por nuk kishte arritur të fitonte konkursin. Gjatë asaj kohe ajo ishte shprehur se problemi qëndron në mënyrën se si edukohemi, pasi mungon respekti dhe përfshirja për diversitetin.
Burimi: The Express Tribune
/k.m/