Polici nga Toronto vendosi ta luftojë homofobinë në një mënyrë shumë interesante
Polici nga Toronto, Luka Watson bëri një ndryshim të mrekullueshëm të pamjes duke u përpjekur për të marrë një qëndrim kundër homofobisë dhe diskriminimit anti-homoseksual.
Në nder të Ditës Ndërkombëtare Rozë (International Day of Pink), Watson leu flokët e tij në një rozë të zjarrtë ndërsa kolegu Ryan Willmer e publikoi transformimin e tij në mediat sociale. Watson tregoi pamjen e re ndërkohë që ai dhe Wilmer vizituan shkollat e zonës në 8 prill.
Dhe ky nuk është vetëm një ndryshim i shpejtë dhe i përkohshëm i pamjes. Siç raportoi New York Daily News, Watson u zotua që ta mbante ngjyrën e flokëve një javë shtesë për çdo 1000 ripostime në tweeter të fotos së tij e marrë në Twitter, me një ditë tjetër të shtuar për çdo 100 postime në Tweeter.
Në kohën kur kjo histori u botua për herë të parë, fotografia kishte marrë mbi 2500 ripostime në Tweeter.
E nisur nga dy studentë heteroseksualë të shkollave të mesme në Nova Scotia, Dita Ndërkombëtare Rozës ka për qëllim “të festojë diversitetin dhe ngritjen e vetëdijes për të ndaluar homofobinë, transfobinë, transmisogjininë, dhe të gjitha format e dhunës psikologjike dhe bulizmit,” sipas faqes së saj zyrtare.
“Dita e Rozës është më shumë se vetëm një simbol i një besimi të përbashkët në festimin e diversitetit – është gjithashtu një angazhim për të qenë më mendje hapur, të pranojmë dallimet dhe të mësojmë që të respektojmë njëri-tjetrin,” shkruajnë zyrtarët në këtë faqe interneti.
Ju lumtë, Watson dhe Wilmer!
Marrë nga: www.huffingtonpost.com