Praga është një nga destinacionet e preferuara turistike për gejtë
Berlin, 6 mars (korrespondent i CTK) – Praga është ndër destinacionet turistike më të preferuara të gejve për shkak se është një nga qytetet më të hapur të botës, me një numër të madh ambjentesh miqësore për gejtë dhe lezbiket, tha për CTK Pavel Sykora, nga një firmë çeke që ofron një udhëzues në Internet në një panair të Berlinit.
Sykora përfaqëson kompaninë e Rrjetit 2009 në ITB, në panairin e turizmit tregtar në Berlin, një seksion i veçantë i të cilit fokusohet në klientët gej.
Sykora tha se kompania e tij po përpiqet që të tërheqë klientë jo vetëm në Republikën Çeke, por dëshiron të rrisë turizmin gej në mbarë botën.
GayGuide365 ofron një bazë të dhënash të hoteleve, restoranteve, palestrave dhe ambjenteve të tjera që janë gej-friendly, dhe gjithashtu një përmbledhje të ngjarjeve që kanë për qëllim klientët gej.
“Udhëzuesi ynë paraqet mbi 27.000 ambjente në 140 vende, dhe është përdorur nga mbi 50.000 njerëz,” tha Sykora, duke shtuar se kompania do të donte që numri i përdoruesve të dyfishohet në të ardhmen.
“Shumica e përdoruesve të regjistruar në Udhëzues janë nga Azia, dhe gjithashtu shumë nga SHBA, Brazili dhe Argjentina. Në Evropë, mbizotërojnë përdoruesit nga Spanja dhe Gjermania,” tha Sykora.
Udhëzuesi GayGuide365, i cili është i vetmi projekt çek në seksionin e tregtisë së panairit të Berlinit për gej-të, mund të zhvillohet në një lloj rrjeti social.
“Kryesisht përdoruesit aziatikë duan të komunikojnë më shumë, ata janë të interesuar në krijimin e kontakteve dhe shkëmbimit të përvojës,” tha Sykora.
Marrë nga: praguemonitor.com