Prishtina ngjyroset me ngjyrat e dashurisë
 
			    	    Disa qindra persona marshuan në Prishtinë të enjten për të shënuar fundin e javës së krenarisë dhe për të rritur ndërgjegjësimin për personat LGBTI në vend.
Sheshi “Skënderbeu” në Prishtinë u mbush të enjten përplot me aktivistë dhe mbështetës të komunitetit LGBTI, të cilët shënuan për të tretin vit radhazi paradën e krenarisë.
Slogani i këtij viti, “Për kon t’rreh zemra” u thërrit nga pjesëmarrësit, të cilët mbanin në duar pankarta kundër homofobisë dhe pro dashurisë së seksit të njëjtë.
Kryebashkiaku i Prishtinës, Shpend Ahmetaj mori gjithashtu pjesë në tubim dhe dha një deklaratë për mediat ku dënoi ashpër shfaqjen e homofobisë, të cilën ai e cilësoi si të pabazuar në fakte shkencore.
Evente të tjera që synonin të rrisnin ndërgjegjësimin për të drejtat e lesbikeve, gejve, biseksualëve, transgjinorëve dhe interseksualëve u organizuan gjatë gjithë shtatë ditëve në kuadër të javës së krenarisë.
Aktivistët në Prishtinë synojnë të shtojnë mbrojtjen ligjore për komunitetin, si dhe të garantojnë barazi përpara ligjit për të gjithë pjesëtarët e tij.
Më 22 gusht të këtij viti, Gjykata e Apelit miratoi kërkesën e organizatave jo-fitimprurëse nga Kosova për të lejuar personat transgjinorë të ndryshojnë emrin dhe gjininë në gjendjen civile.
Megjithatë, aktivisti Lend Mustafa tha se situata vazhdon të mbetet e vështirë për komunitetin, që përballet me dëbim nga shtëpitë prej familjarëve mospranues dhe me paragjykim nga shoqëria.
Përgatiti: Loreta Cuka

 Historiaime.al është një zë i pavarur në mbrojtje të të drejtave të njeriut. Ne raportojmë si për shkeljet e të drejtave të njeriut ashtu edhe për histori njerëzore që i promovojnë këto të drejta. Ky projekt synon të ndryshojë qëndrimet jo fort etike karshi të drejtave të njeriut nga ana e medias kombëtare si ajo e shkruar, ashtu edhe ajo vizive dhe media e re online.