Rose McGowan i bërtet transgjinores gjatë promovimit të librit “Brave”
Foto: AFP/Getty
Teksa ka qenë duke promovuar librin e saj të ri “Brave” në Nju-Jork, Rose McGowan u konfliktua me një transgjinore kur kjo e fundit e pyeti aktoren për komentet transfobike që ajo ka bërë disa kohë më parë kur ka qenë e ftuar në një emision. Incidenti e ka shtyrë McGowan të anullojë të gjitha takimet që kishte planifikuar për promovimin e librit. Në postimin e saj të fundit në Twitter ajo rrëfen rreth incidentit:“Kam dhënë mjaftueshëm, por në këmbim mora një sulm verbal për dy minuta dhe asnjeri nuk bëri gjë për këtë”
Gjatë aktivitetit promovues McGowan iu përgjigj pyetjeve të të pranishmëve, por gjërat morën një kthesë tjetër kur një grua transgjinore nisi të pyes McGowan për komentet përçarëse që ajo kishte bërë më parë për gratë transgjinore. “Kam një sugjerim, pse nuk flet për ato çfarë ke thënë në një emision ku ke qenë e ftuar. Gratë trans po vriten dhe ti the se ne nuk jemi gra sikurse të tjerat. Edhe pse ne përdhunohemi më shpesh. Edhe pse ne përballemi me dhunë në familje më shumë. Vetëm këtu ku jetoj unë një grua transgjinore është vrarë”.
Më pas ajo u ndërpre nga shkrimtarja e cila iu përgjigj duke thënë “Prit pak. Ne jemi njëlloj, kjo ishte ajo çfarë nënkuptova unë”. Mirëpo përgjigjia nuk u mirëprit nga vajza transgjinore e cila i tha: “Ti nuk ke bërë asgjë për to. Çfarë ke bërë ti për gratë transgjinore, pa më thuaj…”
Në këtë pikë të dyja nisën ti bërtasin njëra-tjetrës njëkohësisht derisa transgjinorja largohet nga salla nga forcat e sigurisë teksa po përsëriste vazhdimisht “white cis feminism”. Edhe pas largimit të saj, McGowan ka vazhduar të përgjgjet në një monolog të gjatë:
“Mos përdor etiketime ndaj meje, unë e dij se si kam kontribuar për çështjen e vajzave…Irritohem sepse më hakërrehesh mua për faktin e thjeshtë biologjik se unë kam lindur me vaginë, se jam e bardhë ose me ngjyrë etj.” është shprehur McGowan me një ton që nga shumë veta është cilësuar si shpërthim histerik. Monologut të Rose nuk i kanë munguar as sharje dhe fjalë fyese. Më poshtë gjendet video nga momenti konfliktual:
/k.m/
Burimi: The Independent