Vritet aktivisti gej Julian Aubrey, drejtuesi i fushatës për të drejtat LGBT
Foto: BBC
Një person është arrestuar nën akuzën se ka vrarë drejtuesin e një fushate lokale për komunitetin LGBT, Julian Aubrey.
Aubrey, 55 vjeçar u gjet i vdekur në apartamentin e tij në rrugën “Warwick, West Kensingtob” Londër. Nga ekspertiza mjeko-ligjore bëhet e ditur se Aubrey është qëlluar për vdekje me thikë dhjetëra herë.
Personi i akuzuar për vrasjen e Julian është 48 vjeçari, Enrique Facelli. Seanca gjyqësore do të zhvillohet në Gjykatën e Westminster të enjten e kësaj jave. Sipas burimeve policore verdikti gjyqësor do të shqyrtojë natyrën e krimit, pra nëse kemi të bëjmë me krim urrejtje për shkak të homofobisë ose jo.
Katër persona të tjerë të arrestuar si të dyshuar për vrasjen e Aubrey u liruan pas investigimit policor. Aktivisti Aubrey ishte më parë bashkë-kryetar I organizatës lobuee për të drejtat LGBT “Royal Borough of Kensington” dhe në vitin 2014 u fotografua pranë Princeshës Anne në pallatin mbretëror “Kensington Hall”./k.m/
Burimi: BBC