Personazh: Daayiee Abdullah

Është një imam me origjinë afroamerikane. Emri i vërtetë i tij është Sidney Thompson dhe ka lindur në vitin 1954 në Detroit. Në moshën 15 – vjeçare, ai bëri coming out, pra doli hapur tek prindërit për orientimin e tij seksual. Prindërit jo vetëm që e pranuan por u bënë pikë mbështetjeje dhe force përgjatë viteve për të. Kur mbushi 30 vjeç Sidney u konvertua në musliman dhe ndërroi edhe emrin. U diplomua për Jurisprudencë dhe nisi të frekuentonte një tjetër shkollë me profil fetar por kur zbuluan se ishte gej e përjashtuan.
Abdulla dha idenë për ndërtimin e një xhamie e cila do të mirëpriste edhe personat LGBT+. Gjithashtu ai ka qenë pjesë e organizatës Al-Fatiha, e cila ishte organizatë islamike LGBT+ njujorkeze që mbronte të drejtat e komunitetit. Abdulla ka martuar shumë çifte LGBT+ por më së shumti në heshtje.

Fillimisht kur Abdullah u bë imam në vend të kurorëzimeve të çifteve LGBT+ ka kryer ceremoni mortore për muslimanët gej të vdekur nga AIDS. Asnjë prej imamëve nuk pranonte të bënte ritualet përkatëse, ndaj Daayiee Abdullah mori përsipër t’i kryente ato.
Në një nga intervistat e tij, ai shprehet: “Studioni, studioni, studioni. Kështu do të mësoni që mëkati i vërtetë është ajo që iu thuhet”.