Si mund të jenë pjesëtarët e komunitetit LGBT komunikues më të mirë në publik?

Në shoqërinë tonë që perceptimi publik ndikon drejtpërdrejt në konsideratën për njëri-tjetrin dhe respektin për të drejtat e njeriut, mënyra se si pjesëtarët e komunitetit LGBT komunikojnë në publik është thelbësore. Një mënyrë komunikim e qartë, autentike dhe e edukuar mund të shërbejë si urë për të afruar njerëzit, për të zbutur paragjykimet dhe për të ndërtuar mirëkuptim.
Të jesh komunikues i mirë nuk do të thotë vetëm të flasësh shumë apo bukur. Do të thotë të flasësh me qëllim, të përzgjedhësh fjalët me kujdes dhe të përcjellësh mesazhe që nxisin reflektim, jo përçarje. Edukimi luan një rol të pazëvendësueshëm në këtë proces. Sa më shumë një individ është i informuar për të drejtat e tij, për historinë e lëvizjes LGBT dhe për mënyrën se si funksionon komunikimi publik, aq më efektiv bëhet në ndërveprim me audienca të ndryshme.
Po ashtu, është e rëndësishme që vetë pjesëtarët e komunitetit të kërkojnë më shumë nga vetja: të përmirësojnë aftësitë e të folurit, të dëgjojnë më shumë dhe të praktikojnë një komunikim që frymëzon. Shembujt më të mirë vijnë jo vetëm nga komuniteti LGBT, por edhe nga figura globale si Greta Thunberg, një adoleshente që ndryshoi diskursin mbi ndryshimet klimatike me një gjuhë të thjeshtë, por të drejtpërdrejtë e të fuqishme.
Thirrja është e qartë: mos hesht. Komuniko me qartësi, me guxim dhe me qëllim.
Jini zë i ndryshimit përmes shembullit tuaj, qoftë në një status në rrjetet sociale, në një panel diskutimi apo në një bisedë të zakonshme me një mik. Sepse çdo komunikim është një mundësi për të ndikuar.
Në fund, ndryshimi nuk ndodh vetëm nga ajo që kërkojmë nga shoqëria, por edhe nga mënyra se si ne e përfaqësojmë veten. Të flasësh mirë do të thotë të lësh një shije të mirë.
Dhe kjo shije mbetet gjatë në mendjen e publikut.