Merr fund konflikti historik midis Maqedonisë dhe Greqisë
 
			    	    Në atë që mund të konsiderohet si një ndër vendimet më historike në diplomacinë në Ballkan që prej fundit të luftës në Bosnje, konflikti i hidhur, i shtrirë ndër dekada, më në fund mori fund të premten e kaluar. Pas 27 vitesh të mosbesimit nga të dyja palët, një marrëveshje për emrin është arritur midis Athinës dhe Shkupit.
Sipas marrëveshjes Maqedonia nuk do të përdori më emrin “Republika e Maqedonisë” , një emër ky që u vetëzgjodh nga ky vend pas shpalljes së pavarësisë nga Jugosllavia në 1991. Tanimë emri i ri është “Republika e Maqedonisë Veriore”. Pas muajsh të tërë proteste në rrugë dhe debati të nxehtë në të dyja shtetet, emri u miratua në konsensus, duke tejkaluar konfliktet ditën e premte në Athinë, ku u votua vendimi me 153 vota pro në parlamentin grek me 300 vende.
Ky vendim është i rëndësishëm pasi Greqia, një vend anëtar në NATO dhe BE, e ka bllokuar anëtarësimin e Shkupit në NATO si dhe ka ngadalësuar negociatat me BE derisa u zgjidh konflikti mbi emrin. Pas kësaj marrëveshje, Greqia do të heqi kundërshtimet për ti hapur rrugën shtetit fqinj në integrimin në BE.
Ky vendim i ka dhënë fund klimës së ashpër midis dy vendeve fqinje pas dekadash të një retorike nacionalsite në të dyja vendet. Marrëveshja u ratifikua fillimisht në Shkup./k.m/
Burimi: CNN

 Historiaime.al është një zë i pavarur në mbrojtje të të drejtave të njeriut. Ne raportojmë si për shkeljet e të drejtave të njeriut ashtu edhe për histori njerëzore që i promovojnë këto të drejta. Ky projekt synon të ndryshojë qëndrimet jo fort etike karshi të drejtave të njeriut nga ana e medias kombëtare si ajo e shkruar, ashtu edhe ajo vizive dhe media e re online.