PS kryeson në 9 qarqe, e para edhe në Dibër! Vijon numërimi i votave

Procesi i numërimit të votave për zgjedhjet parlamentare 2021 vijon.
PS deri më tani kryeson me 222, 816 vota, e pasuar nga PD-AN me 176,928 vota. LSI deri më tani ka marrë 31,898 vota, kurse PSD 9,391. Nisma Thurje deri më tani ka 2,699 vota, kurse Lëvizja Vetëvendosje 943.
PS kryeson deri më tani në 9 qarqe, duke kryesuar kështu edhe në qarkun e Dibrës, i cili përgjithësisht përfaqësohet nga demokratë.
Në qarkun e Shkodrës, Kukësit dhe Lezhës kryeson Partia Demokratike, kurse në qarqet e tjera Partia Socialiste.
“Rezultati mund të dale edhe brenda 48 orëve,” tha kryekomisioneri Ilirjan Celibashi në një deklarata për mediat ditën e sotme.
Në Njësinë nr. 10 në Tiranë, e vetmja që realizoi numërimin elektronik doli rezultati ku kryesoi PS me 6007 vota.
Tom Doshi, kryetari i Partisë Social Demokrate ka zgjedhur që të japë dorëheqjen nga mandati i deputetit duke thënë se kjo dorëheqje është e paevokueshme, pa dhënë asnjë argument ditën e sotme.