Dita Botërore e Refugjatëve, UN: Të solidarizohemi me familjet që shpërngulen për të mbijetuar
Në një botë ku dhuna detyron mijëra familje çdo ditë të shpërngulen për të mbijetuar, ka ardhur koha që publiku global të tregojë se qëndron pro refugjatëve.
Për këtë arsye, Agjencia e OKB-së për Refugjatët nisi peticionin#MeRefugjatët në qershor të vitit 2016 si një mesazh drejtuar qeverive për të punuar së bashku për të drejtat e refugjatëve.
Sot, në Ditën Botërore të Refugjatëve, e cila mbahet çdo vit më 20 qershor, përkujtohet forca, kurajoja dhe këmbëngulja e miliona refugjatëve.
Kjo ditë shënon gjithashtu një moment kyç në kërkesën që i bëhet publikut për të mbështetur familjet që detyrohen të largohen nga atdheu i tyre.
/l.k./