“Hapni kufinjtë, do shkojmë në Britani”
Një turmë prej 200 emigrantësh tentoi të hynte me dhunë në Eurotunel dje, duke thirrur: “Hapni kufinjtë, na lini të shkojmë në Britani”.
Ky është një tjetër episod i dramës që po zhvillohet në Calais të Francës, aty ku mijëra emigrantë shpresojnë të kalojnë tunelin për të mbërritur në Britani. Emgrantët rrëzuan rrethimin e vendosur nga policia, e cila u përgjigj duke hedhur gaz lotsjellës mbi turmën. Mbrëmë ishin 1700 emigrantë që tentuan të hyjnë në tunel, numri më i madh i këtyre ditëve.
Një oficer i policisë franceze u plagos në përpjekje për të ndaluar turmën.
Kur emigratët janë tërhequr, ata janë mbledhur për të krijuar një barrikadë njerëzore duke bllokur rrugën për në tunel.
“Përse na vrisni, përse ma vret motrën? Ne po vijmë këtu për të shpëtuar jetën tonë,” thërrisnin disa.