Pamje shqetësuese nga QSUT, njerëz të shtrirë në dysheme, mjekët i shpërfillin
Dy raste alarmante personash të shtrirë në dyshemenë e spitalit “Nënë Tereza” janë publikuar sot në media. Njëra vjen nga reparti i toksikologjisë në QSUT ku një i sëmurë shfaqet i shtrirë në dysheme në hyrje të spitalit dhe askush nuk kujdeset për të. Madje një prej infermiereve kalon aty, duke i thënë qytetarit që po filmonte ngjarjen “Nuk është duke vdekur more, bën vetë”.
Një tjetër pamje shqetësuese vjen nga reparti i kirurgjisë ku një person shfaqet duke fjetur mbi disa kartona të vendosur mbi dysheme. Në këtë foto të publikuar nga “Lapsi.al”, duken edhe dy mjekë që sapo kanë kaluar pranë këtij personi duke mos shfaqur asnjë reagim.