Prefekti i Parisit, shefi i Protokollit te Presidentit te Frances dhe Bregu ne zhvarrimin e Mbretit Zog
FOTOT DHE TEKSTI ME POSHTE JANE TE AMBASADES SE FRANCES NE TIRANE
Me kërkesë të autoriteteve shqiptare, eshtrat e Mbretit Zog I janë larguar më 14 nëntor nga varreza pariziane e Thiais-ë ku preheshin. Me këtë rast është organizuar një ceremoni zyrtare dhe nderime ushtarake për ish monarkun në mërgim, që vdiq në Paris në vitin 1961.
Shefi i Protokollit i Presidentit të Republikës franceze, Prefekti i Parisit, një delegacion i qeverisë shqiptare drejtuar nga Zonja Majlinda Bregu, Ministre e Integrimit evropian, Princi Leka dhe anëtarë të tjerë të familjes mbretërore shqiptare, si dhe personalitete të tjera morën pjesë në këtë ceremoni.
Eshtrat e Mbretit Zog I do të largohen nga Franca më 15 nëntor për t’u rivarrosur në Tiranë, në Mauzoleumin mbretëror më 17 nëntor.