Podcast – Zgjedhjet dhe komunitetet, mungesa e përfaqësimit dhe mospërfshirja e tyre në procesin zgjedhor

Zgjedhjet e 25 Prillit, u paraprinë nga një fushatë e vakët elektorale, në mungesë të programeve politike të mirëfillta, mungesë transparence në proceset vendimmarrëse brenda partive, mungesë transparence në burimet e financimit të partive si dhe një numër të ulët të kandidatëve të rinj në moshë që garuan në këto zgjedhje.
Përpos këtyre fenomeneve, komunitetit rom, egjiptian, LGBTI+ dhe personat me aftësi të kufizuara nuk u ndjenë të përfshirë në këto zgjedhje, me asnjë kandidat që vinte nga këto komunitete dhe kandiatë të pakët që advokojnë për të drejtat e këtyre komuniteteve.
Në vijim, kemi bërë një pasqyrim të situatës parazgjedhore dhe ditës së zgjedhjeve, e cila nuk arriti as këtë herë të nxisë pjesëmarrje të lartë të qytetarëve, apo pjesëtarëve të komuniteteve pakicë të shoqërisë.
Podcastet tona mund t’i dëgjoni edhe në platformën Spotify dhe Google Podcast. Mjafton të kërkoni për Historia Ime.