Nipi 26-vjecar i Alistair Campbell, keshilltar i Rames?
Agjencia BIRN njofton se nipi i Alistair Campbell-it, 26 vjeçari James Naish i diplomuar në Oxford, është punësuar si këshilltar për zyrën e kryeministrit Edi Rama në shtator, pasi Partia Socialiste mori pushtetin.
Gjatë nëntë muajve të shkuar, Naish ka projektuar një strategji komunikimi për 100 ditët e para në detyrë të qeverisë, duke koordinuar raportet e qeverisë, duke projektuar një model të qeverisjes së mirë për Shqipërinë dhe duke redaktuar fjalimet dhe të tjera komunikime për kryeministrin Edi Rama. Naish shkruan në profilin e tij në rrjetin social LinkedIn se ai po koordinon ndryshimet strukturore në 170 organizata qeveritare, duke vendosur disa procese që lidhen me punën e përditshme të kryeministri, duke menaxhuar projektet e softuerëve për 19 ministri dhe duke shkruar përshkrimet e punës për më shumë se 20 zyrtarë të personelit të lartë në zyrën e kryeministrit. Balkan Insight thotë se ka pyetur zëdhënësin e qeverisë, Endri Fuga, por ai e mohoi që Naish është këshilltar i kryeministrit. Megjithatë, një burim brenda zyrës së kryeministrit, që foli në kushtet e anonimatit, konfirmoi se Naish është duke drejtuar aktualisht njësinë e dorëzimit. Vetë Campbell, “spin doctor” i famshëm i kryeministrit Tony Blair, ka punuar si këshilltar i Partisë Socialiste gjatë zgjedhjeve parlamentare të qershorit, që sollën partinë e Ramës në pushtet./Respublica.al/

 Historiaime.al është një zë i pavarur në mbrojtje të të drejtave të njeriut. Ne raportojmë si për shkeljet e të drejtave të njeriut ashtu edhe për histori njerëzore që i promovojnë këto të drejta. Ky projekt synon të ndryshojë qëndrimet jo fort etike karshi të drejtave të njeriut nga ana e medias kombëtare si ajo e shkruar, ashtu edhe ajo vizive dhe media e re online.