Lëvizja e fundit e studentëve nxori në pah një vendosmëri dhe një forcë të pashtershme të të rinjve shqiptarë. Kjo ishte dhe vazhdon të jetë një protestë sa frymëzuese po aq dhe e bukur sepse të rinj të kulturuar nuk pranojnë të bien pre e partive politike po ashtu edhe e dhunës. Përkundrazi, shumë herë kemi parë se si i pastrojnë rrugët pas protestës në vend që të djegin dhe shkatërrojnë.
Por kjo protestë nuk është frymëzuese vetëm për faktin që të rinjtë shqiptarë po mundohen të marrin fatin në duart e tyre. Kjo protestë ka qenë dhe është frymëzuese sepse me mijëra studente vajza aty janë të barabarta me djemtë, rrinë njësoj në ballë të protestës e jo në fund. E të mendosh që vajzat studente jetojnë në kushte të pabarabarta. Shpesh u duhet të bëjnë më shumë sakrifica gjatë shkollimit, sepse e gjithë shoqëria shqiptare është ndërtuar fund e krye për ta dekurajuar vajzën të edukohet dhe të ecë përpara. Ato i thanë një jo të fortë sistemit të korruptuar si dhe mentalitetit patriarkal shqiptar dhe dolën në shesh me shokët e tyre që në një të nesërme të thonë me kokën lartë “Unë luftova për të drejtat e mia. Nuk prita dhe nuk u dekurajova kur shpesh më thoshin se sheshi nuk është vend për mua. Guximi nuk ka gjini.”/A.A.
- Foto nga: Ivana Dervishi
- Foto nga: Ivana Dervishi
- Foto nga: Ivana Dervishi
- Foto nga: Ivana Dervishi
- Foto nga: Ivana Dervishi
- Foto nga: Ivana Dervishi
- Foto nga: Ivana Dervishi
- Foto nga: Ivana Dervishi
- Foto nga: Ivana Dervishi
- Foto nga: Ivana Dervishi
- Foto nga: Ivana Dervishi
- Foto nga: Ivana Dervishi
- Foto nga: Ivana Dervishi
- Foto nga: Loreta Cuka
- Foto nga: Loreta Cuka
- Foto nga: Loreta Cuka
- Foto nga: Loreta Cuka
- Foto nga: Loreta Cuka