Gazetarë të televizioneve apo të medias së shkruar (online ose jo) nga Tirana, Vlora, Shkodra, Korça, Durrësi, Elbasani, Gjirokastra, etj janë të ftuar të aplikojnë për një workshop 2 ditor në Tiranë në datat 19-20 Nëntor. Tema është: Etika në raportimin e të drejtave të njeriut dhe mënyra se si duhet të mbulohen çështjet LGBTI
Lektorët e workshopit janë ekspertë në këtë fushë:
Besar Likmeta ka një eksperiencë të gjerë në gazetari duke qenë se ka punuar në gazeta, televisione dhe median online si në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ashtu edhe në Shqipëri që nga viti 2003.
Besari është editor për BIRN Albania që nga viti 2007, dhe është korrespondent i Shqipërisë për Balkan Insight.
Emiljano Kaziaj është pedagog për Komunikimin në Universitetin e New York-ut në Tiranë. Ai ka publikuar shumë artikuj mbi etikën dhe mënyrën se si duhen trajtuar çështjet për të drejtat e njeriut dhe sidomos të fëmijëve.
Për të marrë pjesë në këtë workshop, ju lutemi të dërgoni CV-të tuaja në adresën [email protected]. Deadline për aplikimin është: 10 Nëntor 2018 ora 17:00.
Pjesëmarrësit do të përzgjidhen sipas kritereve të mëposhtëme:
- Eksperiencë në gazetari dhe interes në mbulimin e çështjeve të të drejtave të njeriut
- Vullnet për të ndarë njohuritë e marra në workshop në qytetet e tyre
Pjesëmarrësit e përzgjedhur do të njoftohen në datën 12 Nëntor. Organizatorët e workshopit do të mbulojnë kostot e udhëtimit, akomodimit dhe vaktet e kandidatëve të përzgjedhur.
Nëse keni ndonjë pyetje në lidhje me workshopin, mund të kontaktoni me koordinatorët: [email protected]



















Konferenca u bë e mundur nga Ekphrasis Studio. Kjo e fundit ka ardhur me një qasje interesante dhe novatore rreth temës në fjalë, duke krijuar hartën e parë dixhitale të arteve publike për Tiranën, duke organizuar 6 punishte arti, duke zhvilluar një studim kronologjik përsa i përket shprehive artistike në hapësirat publike në Tiranë, si dhe ka mbledhur dhe përgjigje nga pyetësorë, të cilat u paraqitën gjatë Konferencës.




















