Sonita Alizadeh, një repere nga Afganistani, u frymëzua të shkruante muzikë kur familjes së saj ju “desh ta shiste atë” që të “blinin një nuse për vëllain e saj”.
Sonita Alizadeh, një repere nga Afganistani, u frymëzua të shkruante muzikë kur familjes së saj ju “desh ta shiste atë” që të “blinin një nuse për vëllain e saj”.
“Ato vajza të cilat martohen me dhunë nën moshë, humbasin fëmijërinë e tyre. Ato humbasin shpresën,” thotë ajo.
“Kur erdha në Amerikë, nuk më iknin nga mendja imazhet e fytyrave të shoqeve të mia – me shenja dhune dhe të frikësuara pasi kishin kundërshtuar familjet e tyre,” shton ajo./A.A.
Donald Trump ka imituar dje gjatë një fjalimi, reportetin me aftësi të kufizuara të The New York Times.
Kandidati Republikan për president të Shteteve të Bashkuara, është tallur me aftësinë e kufizuar të gazetarit Serge Kovaleski, i cili vuan nga një gjendje kronike që ndikon në lëvizjet e krahëve të tij. Kovaleski vuan nga arthogryposis një kusht i lindur që ndikon në lëvizjen e përbashkët të muskujve.
E gjitha ka nisur pasi Trump citoi disa herë një artikull të Washington Post, të shkruar nga Kovaleski një javë pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001. Në artikull thuhej se “një numër njerëzish… ishin parë duke festuar” në New Jersey. Por Trump tha se ai kishte parë “mijëra njerëz duke festuar në rrugët e New Jersey” dhe gazetari i kishte thënë se nuk ishte në dijeni për këtë gjë.
Trump ka vazhduar të thotë: “Dhe tani i shkreti, duhet ta shihni atë djalë: “Oh nuk më kujtohet se çfarë kam thënë. Nuk më kujtohet” – duke imituar gazetarin. (video)
Një zëdhënës i Times ka thënë se “është e turpshme që Trump merret me pamjen e jashtme të gazetarëve”.
Ndërsa vet reporteri Kovaleksi, nuk i është përgjigjur në mëyrë të drejtëpërdrejtë Republikanit, por është parë në Twitter duke ripostuar artikujt e miqëve të tij që e quajnë imitimin të turpshëm. /m.g
Barazia gjinore është një prej vlerave thelbësore të një shoqërie demokratike. Një shoqëri e cila investon në arritjen e barazisë gjinore jo vetëm që çon në përmirësimin e jetës së vajzave dhe grave, por edhe në transformimin pozitiv të mënyrës së jetuarit të djemve dhe burrave. Prandaj, në afat të shkurtër, duke e promovuar barazinë për disa grupe të nënpërfaqësuara, të tilla si gratë, ne arrijmë ta bëjmë komunitetin dhe shoqërinë më të fortë dhe më të pasur, duke bërë që në afat të gjatë të përfitojnë të gjithë anëtarët/et.
Shpesh mund të jetë e vështirë për ta parë relevancën e perspektivës gjinore si mjet për arritjen e barazisë gjinore në programe të ndryshme, veçanërisht ato më teknike dhe/ose shkencore. Megjithatë, është jashtëzakonisht e rëndësishme ta shohim efektin që çdo veprim e ka përfundimisht në burra dhe gra, sepse është e qenësore që ta kuptojmë dimensionin gjinor të këtyre proceve, politikave dhe programeve për t’i adresuar çështjet e ndryshme. Duke vlerësuar implikimet për gratë e burrat në çdo veprim të planifikuar, përfshirë legjislacionin, politikat dhe programet, në të gjitha fushat dhe në të gjitha nivelet, ne mund t’i bëjmë shqetësimet, përvojat dhe nevojat e grave dhe burrave dimension integral të politikave dhe të programeve në sferën politike, ekonomike dhe sociale. Në këtë mënyrë sigurojmë që gratë dhe burrat përfitojnë në mënyrë të barabartë. Po ashtu, është e njohur gjithnjë e më shumë se përfshirja e perspektivës gjinore në fusha të ndryshme të zhvillimit, jo vetëm që siguron të drejtat e njeriut dhe drejtësi sociale për gratë dhe burrat, por siguron edhe arritjen efektive të qëllimeve të tjera sociale dhe ekonomike.
Një shoqëri e cila investon në mundësi të barabarta për shkollim për djem dhe vajza, ka rritje bruto të produktit kombëtar deri në 25 % më shumë se vendet të cilat nuk investojnë proporcionalisht në këtë drejtim. Njëjtë duke ulur pabarazinë gjinore (p. sh. dhënien e mundësive të barabarta për fermere gra dhe fermerë burra) çon në rritje te rendimenteve agrikulturore deri ne 20%. Po ashtu, një shoqëri e cila duke u fokusuar në nevojat specifike të grave, veçanërisht në fushën e shëndetit riprodhues ka përfitime shëndetësore sepse përmirësimi i shëndetit të grave shihet të jetë kosto-efektiv. Hulumtimet në pabarazinë gjinore në tregun e punës tregojnë që duke eliminuar diskriminimin gjinor në profesion dhe paga jo vetëm që rrit të ardhurat e grave, por rrit edhe të ardhurat kombëtare.
Pra, duke punuar drejt barazisë gjinore, ne mund edhe të sfidojmë rolet gjinore tradicionale. Rrjedhimisht, ndihmojmë jo vetëm në krijimin e mundësive të barabarta për të dy gjinitë, por edhe në përmirësimin e marrëdhënieve mes burrave dhe grave. Për më shumë, role të tilla gjinore që nuk janë të bazuara në stereotipet gjinore krijojnë gamë të gjerë mundësish për burra dhe gra sepse siç dihet në një vend si tek ne, ndarja gjinore është ende një karakteristikë e fortë edhe në tregun e punës, dhe kjo pasqyrohet pastaj edhe në arsimim dhe edukim, duke i limituar kështu të dy gjinitë në mundësitë dhe zgjedhje e tyre.
Të sfiduarit e stereotipeve për rolet gjinore dhe krijimi i mundësive të barabarta në punësim si për burra ashtu edhe për gra, do të ndihmonte po ashtu që ngadalë të bëhet zhvendosja e rolit tradicional ku burri shihet si shtylla e familjes, i cili pritet t’ia kushtojë jetën e tij punës për të siguruar mirëqenien e familjes, duke e privuar kështu nga pjesëmarrja në jetën familjare. Gjithë kjo do t’i lironte pjesshëm nga barra kryesore e vendimmarrjes, duke u lehtësuar kështu përgjegjësitë, sepse një mentalitet i bazuar në stereotipe gjinore vetëm sa i skllavëron si gratë ashtu edhe burrat brenda tij [mentalitetit].
Siç mund të konkludohet, krijimi i mundësive të barabarta për ty dy gjinitë ndikon pozitivisht si në aspektet ekonomike, ashtu edhe ato sociale dhe politike, sepse është e pamundshme të arrihet ndonjë ndryshim domethënës për cilindo vend nëse nuk shfrytëzon potencialin e burrave dhe grave. Tani më shumë se kurrë kemi nevojë për ndryshime pozitive domethënëse, prandaj duhet të krijojmë mundësi të barabarta për burra dhe gra./A.A.
Më 13 nëntor të këtij viti u publikuan në media pamjet skandaloze të mënyrës si u transportuan një pjesë e ikonave qindravjeçare nga GKA në Muzeun Kombëtar. Ato u ngarkuan në furgonat e policisë, të pa ambalazhuara dhe pa mbikqyrjen e asnjë specialisti të trashgimisë.
Fotogaleri: Mënyra si u transportuan ikonat, 13 nëntor 2015
Ikonat, tani në statusin e provës material, iu sekuestruan dy vite më parë koleksionistit Gjergji Thimo, i cili u dënua me shtatë vite burg për trafikim veprash arti.
Ministria e Kulturës më në fund ka ndërhyrë për të kontrolluar dhe mbikëqyrur transportin e pjesës së mbetur të tyre. Në një njoftim për shtyp të ministrisë thuhet se të gjitha objektet janë inventarizuar dhe janë vendosur në kushte të përshtatshme në Muzeun Historik Kombëtar.
Fotogaleri: Mënyra si u transportuan ikonat 21 nëntor 2015
Por në njoftimin e Ministrisë nuk sqarohet nëse ndonjë nga ikonat që u transportuan më parë me makinat e policisë është thyer apo dëmtuar.
/l.k./
25 nëntori njihet nga Kombet e Bashkuara si Dita Ndërkombëtare për Eleminimin e Dhunës nga Gruas. Duke nisur nga 25 nëntori deri në 10 dhjetor (Dita e Drejtave të Njeriut), njihen si 16 ditët e aktivizmit kundër dhunës në bazë gjinore.
Këtë vit, Kombet e Bashkuara mbështesin fushatën “Orange the world: End violence against women and girls”. Edhe në Shqipëri, ministri i Mirëqënies Sociale, Blendi Klosi, lançoi 16 ditët e aktivizmit kundër dhunës ndaj gruas.
“Ne në Shqipëri e respektojmë shumë nënën, motrën, familjen dhe nëna e gruaja janë pjesa më e mirë e familjes shqiptare. Në këto 16 ditë të aktivizimit tonë ne do të përpiqemi në çdo moment të shfaqim kundra dhunës, ta promovojmë atë, ta ngremë aty ku e meriton”, tha ministri Blendi Klosi.
Gjithashtu ai deklaroi se është e nevojshme që jo vetëm të ndërmerren strategji por ato të gjejnë zbatim.
/m.g
Sought: Financial and Admin Officer
Location: Tirana
Application deadline: 9 December 2015
Streha Center invites applications for the position of a part time Finance and Administrative Officer for the USAID-funded Building Human and Institutional Capacity Program in Albania. This is a limited time position starting December 2015 and ending March 2016.
This part time Finance and Administrative position requires a person to work mainly with Streha’s Executive Director to accomplish such financial and administrative tasks as compiling monthly and annual reports, budget analyses, procurement, human resource functions, and the cashier function. This Finance and Administrative Officer will also be responsible for supporting the organization in fundraising by compiling accurate budgets for various call for proposal. All procedures must be done according to Streha internal regulations. The candidate must possess a university degree, have experience in finance and office administration, demonstrate good written and spoken English, very good excel skills, meticulousness, excellent communication and inter-personal skills, as well as the ability to work collaboratively with staff and partners. Experience in working with various donors would be a plus. Major functions of the Finance and Administrative Officer include the following:
The signed Application Cover Letter explaining why you are qualified for the position and Curriculum Vitae with references must be in English and submitted electronically to: Livia Zotrija, Outreach Coordinator, Streha at [email protected]; cc: [email protected]
Applications should be sent as soon as possible but by Wednesday 10:00am December 9, 2015. Additional information about Streha Center is available at www.strehalgbt.al or from 0699839189.
Only short listed candidates will be notified.
Përse sinqerisht habitem?
Pse na kanë tradhtuar ?
Pse na ka tradhëtuar opozita në këshillin bashkiak?
Pse na ka tradhëtuar pushteti qendror duke na lënë jetim e pa ujë?
Si mundet që për herë të parë në njëqind vjet pavarësi Tirana të thahet për ujë ndërkohë që laget nga shiu!!!
Po, po, e sigurt, e para herë në historinë e qytetit. Dhe këta nuk dalin në rrugë dhe të kërkojnë falje duke shkulur flokët dhe rrahur shpinën me kamxhikët e Aliut?
Kombin po e tallin duke e lënë popullin e kryeqytetit të palarë.
Banorët e Tiranës po vdesin pa ujë…
Diçka ka, diçka ka…
/ Artan Fuga, Facebook
Qeveria e re e Kanadasë ka marrë masa të veçanta për të pranuar refugjatët gej – por meshkujt beqarë nuk do të pranohen.
Lajmi vjen pasi qeveria e re Liberale e vendit përcakton angazhimet e saj për sistemimin e krizës në Siri.
Partia ka premtuar të pranojë 25.000 refugjatë sirianë – dhe konfirmoi sot se shumica e refugjatëve do të jenë gra, fëmijë dhe familje.
Midis shqetësimeve të sigurisë, vendi nuk ka në plan të pranojë meshkuj të pashoqëruar – por do të bëjë një përjashtim për meshkujt gej, të cilët përballen me persekutim në Siri, si nga qeveria po ashtu edhe nga grupi terrorist i njohur si Shteti Islamik.
ISIS ka organizuar qindra ekzekutimeve publike për burra të akuzuar për homoseksualitet, edhe pse ata japin pak prova që ata burra janë me të vërtetë gej.
Ottowa Citizen raporton: “Qeveria është e vetëdijshme se gejtë mund të persekutohen, dhe për këtë arsye ka në plan që ti përfshijë ata në procesin e përzgjedhjes që synon shpëtimin e disa prej refugjatëve më të rrezikuar të rajonit.”
Premtimi për të pranuar refugjatë ishte një gur themeli i angazhimeve të kryeministrit të ri Justin Trudeau. Aleati i etur LGBT gjithashtu tregoi angazhimin e tij për barazi duke emëruar një kabinet të ndryshëm me barazi gjinore./A.A.
Aktivistët rom dhe egjiptian i kanë dorëzuar Parlamentit, një peticion me 5600 firma të qytetarëve duke kërkuar që deputetët të marrin seriozisht shqetësimet e tyre.
Sipas aktivistëve, në projekt buxhetin për vitin 2016, fondet për strehimin social janë shumë të vogla. Gjithashtu ata thonë se për vitin e ardhshëm, nuk parashikohet asnjë buxhet për ndërtimin e banesave sociale si e vetmja alternativë për familjet e varfëra e të pa streha.
Duke iu referuar numrit të familjeve që kanë aplikuar për strehim social, të cilat janë rreth 35 mijë familje, aktivistët rom dhe egjiptian thonë se ulja e buxhetit për strehim do ta përkeqësojë gjendjen e tyre.
“Nga 35 mijë aplikime, në 10 vitet e fundit kanë përfituar vetëm 5 mijë familje. Projekt buxheti i vitit 2016 që është duke u diskutuar në Parlament planifikon që ato pak fonde të parashikuara të shkojnë me shumicë për “Planifikimin Urban”. Fondet e mbetura për strehimin financojnë në pjesën dërrmuese programin e “Kredisë së Lehtësuar” i cili nuk i shërben familjeve të varfëra pasi ato nuk plotësojnë kushtet për të marr një kredi nga banka”.
Aktivistët i kërkojnë deputetëve të reflektojnë dhe të veprojnë duke e rishikuar zërin e buxhetit për strehimin social me qëllim dyfishimin e tij. /m.g
Vrasja e Zejnepes pa dyshim ishte dështim i shtetit në rend të parë. Se kemi improvizim të shtetit, kjo nuk është risi, por është bërë tashmë normalitet.
E dyta: Meqenëse ajo me vite ka qenë e keqtrajtuar, është dashur të dërgohet në një Shtëpi të Grave.
E treta: Ky rast flet edhe për martesat pa dashuri, vendime të prindërve, martesa kombinacione, martesa nga trysnia dhe mospyetja e djalit, a është i gatshëm për martesë, apo ata mendojnë dhe marrin vendim se djali është i gatshëm të krijojë një familje, sepse familjes i duhet një rob, një shërbëtore.
Kur duhet martuar? Për krijimin e familjes, duhet të vendosin ata që martohen, jo ata që kanë dëshirë të martojnë djemtë apo bijat. Prindi ka për detyrë të ndihmojë, jo të imponojë apo dominojë. Nëse e bën, nuk e ka kuptuar rolin e vet. Ata bazohen shumë herë në mustaqe, jo në pjekurinë psikike të njeriut. Mustaqe ka dhe miu, ka edhe maçoku, por burra nuk bëhen kurrë.
Martesa si aventurë e rrezikshme sociale? Çdo martesë që bëhet me ndërmjetësime sot, prodhon një jetë ku jetohet pa dashuri, pa respekt, pa mirënjohje dhe aty burri shndërron gruan në nënë të dytë, ose në shërbëtore, vetëm në fillim ndoshta në bashkëshorte. Martesa nuk duhet bërë sot si në llotari. Çdo njeri le të zgjedhë partneren/ partnerin e vet. Ai burrë që nuk dashuron gruan, nuk ka dashuri dhe dhembshuri as për fëmijët. Ai sillet në shtëpi si polic. Njeriu jeton një herë dhe duhet ta ketë mundësinë të zgjedhë vetë, jo të lejojë t’i imponohen shijet e prindërve. Vetëm dashuria është e shenjtë. Jeta pa dashuri është përpjekje për të jetuar një jetë normale, por që nuk bëhet normale kurrë dhe, aty fëmijët traumatizohen. Ky do të jetë rezultati. Thuaj jo martesës si kombinacion.
Kush duhet të zgjedhë për martesën? Zgjidh vetë! Mos u marto kurrë pa dashuri. Ti je rritur në atë çast, kur kundërshton dëshirën e prindërve për martesë, imponimet e tyre. Nëse nuk kundërshton kur nuk pajtohesh, atëherë je akoma fëmijë, prit me martesën. Krijimi i familjes është përgjegjësia më e madhe e njeriut në jetë. Prindërit kanë jetuar jetën e tyre, ti jeto vetëm tënden pa ndjerë nevojë t’i japësh llogari askujt. Ai që të ka falur jetën, nuk ka asnjë të drejtë ta konsiderojë jetën tënde pronë të vetën. Ka edhe prej tyre që nuk vrasin gratë, por i sëmurin ato me terrorin psikik të përditshëm, që në shoqëri primitive, fisnore, interpretohet si kujdestari. Shkatërrimi i grave nga ata që mendojnë se është trimëri, nuk bëhet vetëm me rrahje, nënshtrim, abuzim, mosmirënjohje, shtypje, por edhe nga psiko-drakulat, që keqtrajtojnë psiqikisht, dhe janë gjithashtu tmerri i një familje.
A luftuam për liri mashkullore apo për liri kombëtare? Demokracia në kushtetutë, patriarkalizmi në shtëpi, flet për një shoqëri të përçarë, të sëmurë. Të sëmurë nga ai që ka dëshirë të nënshtrojë dhe nga ajo që duron nënshtrimin. Aty ku ka fuqi të keqtrajtohet motra, gruaja dhe bashkëshortja, aty nuk ka lumturi. Aty ku kushtetuta urdhëron barazinë, por burrat e anulojnë në shtëpi, aty nuk ka harmoni, përparim e as martesa nuk është kënaqësi, por aventurë e shoqëruar me rënie dhe ngritje të përhershme. E fituam lirinë, këtë nuk duhet t’ia ndalojmë rinisë. Të jesh prind, nuk domethënë të jesh pronar i fëmijëve, por të rritet fëmija dhe t’i falet liria në moshën madhore për ta jetuar jetën e vet, jo t’i imponohet jeta e prindit. Kështu stangon shoqëria dhe pengohet përparimi. Babai nuk ka jetuar si gjyshi jonë, as ne nuk duhet të jetojmë jetën e babait. Fëmija nuk ka vendosur të lindet, por përgjegjësinë për lindjen, për edukatën, për përgatitjen profesionale, ka ai që ka vendosur ta krijojë, mirëpo kjo nuk i jep asnjë të drejtë pronësie. Prindi i mirë i fal lirinë fëmijës në moshën madhore, ashtu si i ka falur jetën.
Hipokrizia mashkullore!
Nëse nuk respektojmë ligjet e Kushtetutës në shtëpi, atëherë është hipokrizi të kërkohet shtet ligjor jashtë: është hipokrizi të kërkohet nga politikanët të respektojnë ligjet që ne vetë refuzojmë. Çdonjëri refuzon ndonjë ligj dhe pastaj kemi shtetet që kemi, që të prishin gjumin vetëm nëse mendon për to. Një shoqëri që nuk jeton konform ligjeve të aprovuara nga Kuvendi, është shoqëri hibride, në përplasje, në luftë të brendshme, është surrogat qesharak i shoqërisë moderne, sepse vazhdimisht ka kacafytje dhe përleshje në mes epokave të ndryshme dhe botëkuptimeve. Në mes burrave dhe grave. Në mes prindërve dhe fëmijëve. Një shoqëri e tillë është e dënuar të mbetet e fundit në të gjitha sferat e jetës. /A.A.
Lëvizja “Për Universitetin”, një grupim studentor që prej gati dy vitesh proteston kundër reformës në arsimin e lartë, së fundmi është bërë mjaft e njohur në media për shkak të aktit të gjuajtjes me vezë ndaj kryeministrit Rama.
Por përpara këtij aksioni ku u arrestuan 8 aktivistë, lëvizja “Për Universitetin”, ka zhvilluar një numër të madh aksionesh e protestash në kundërshtim të reformës.
Në këtë emision do të dëgjoni dy prej aktivistëve, Klodi Leka dhe Bora Mema, që do të na flasin për hapat e para të lëvizjes, si kanë organizuar deri tani 8 marshime si dhe presionet që kanë patur nga ana e policisë.
Klikoni më poshtë për të dëgjuar emisionin.
Ndjehem sikur mikeshat e mia heteroserksuale nuk e kuptojnë se çfarë dua të them kur u them që jam biseksuale. Sa për dijeni, doja ta përcaktoja për të gjithë.
Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës në bashkëpunim me Programin e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim UNDP, kanë prezantuar të hënën raportin, i cili shqyrton qasjen e shqyrtimit të kostove për parandalimin e dhunës në familje, mbrojtjen e viktimave, ndjekjen penale të autorëve të saj dhe përkrahjen e rehabilitimit dhe riintegrimit të viktimave.
Projekti është titulluar “Me çfarë çmimi?”.
Osnat Lubrani, koordinatore për Zhvillim e Kombeve të Bashkuara dhe përfaqësuese e përhershme e UNDP-së, ka thënë se Fondi Zhvillimor i Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Gratë, si dhe organizatat e tjera ndërkombëtare kanë punuar në adresimin e fenomenit të dhunës ndaj grave për vite me radhë dhe që atëherë janë vërejtur përparimet.
Por, sipas saj, përkrahësit dhe mbrojtësit e barazisë gjinore duhet të gjejnë së bashku me institucionet e Kosovës, rrugën që të rrisin përkrahjen financiare për adresimin e çështjes së dhunës në familjet kosovare.
“Mendoj se për ne që jemi si avokues të barazisë gjinore, gjithmonë është e rëndësishme që të bëjmë një baraspeshë mes drejtësisë dhe të drejtave. Në kohën kur Kosova është nën presione të shumta – ashtu sikurse ministri i financave, i cili mbikëqyret nga Fondi monetar Ndërkombëtar, rreth shpenzimeve – ne duhet t’i tregojmë argumentet tona në prezantimin e një pasqyre se ku duhet të jetë Kosova nesër”, tha Lubrani
Projektin e prezantuar nga Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës, e ka mbështetur edhe Ambasada e Mbretërisë së Hollandës në Kosovë.
Shefja e misionit të kësaj ambasade, Ema Kei, ka theksuar se prioritet i punës së Ambasadës së Mbretërisë së Hollandës në Kosovë, ka qenë mbrojtja e të drejtave të njeriut, me vëmendje të posaçme te dhuna në familje.
“Dhuna në familje mund të zhvillohet në forma të ndryshme dhe mund t’i ndodhë çdo kujt në gjithë botën. Viktimat mund të jenë të çdo moshe, gjinie dhe nacionaliteti. Gjendja ekonomike dhe sociale ndikon në këtë fenomen dhe nuk ka të bëj vetëm me Kosovën. Statistikat tregojnë se çdo e treta grua në botë është rrahur”, tha shefja e Misionit në Ambasadën e Mbretërisë së Holandës.
Daut Xhemajli ,zëvendës ministër i Drejtësisë dhe Koordinator nacional për zbatimin e Programit të Kosovës kundër dhunës në familje, ka thënë se trajtimi i fenomenit dhe pasojave të dhunës në familje varet nga mjetet buxhetore në dispozicion.
“Mangësitë buxhetore do të jenë sfidë për zbatimin e Programit të Kosovës kundër dhunës në familje, si dhe Planit të veprimit për vitet 2013 dhe 2014. Unë duke pasur rolin dhe përgjegjësinë e koordinatorit nacional dhe të Grupit ndërministror kundër dhunës në familje, me kujdes të veçantë do ta konsultoj këtë vlerësim të Rrjetit të Grupit të Grave të Kosovës, për çmimin e reflektuar për dhunën në familje, duke besuar se aty ose këtu do ta kemi një bazë të mirë për angazhimet tona”.
Ndërkaq, Igballe Rugova, drejtore ekzekutive e rrjetit të Grupit të Grave në Kosovë, ka theksuar se rezultatet e hulumtimit që ka bërë ky rrjet, u janë shpërndarë të gjithë faktorëve relevant.
“Ne, sivjet, kemi qenë të interesuara që ky hulumtim të dalë sa më cilësor. Prandaj, u kemi dërguar të gjitha transkriptet të gjithë atyre institucioneve vendore dhe ndërkombëtare, që të kenë edhe një herë rastin që ta rishikojnë atë që kanë thënë, sepse ne jemi shumë të interesuar që ky hulumtim të jetë shumë i dobishëm për të gjithë ata aktorë që kanë për të punuar në këtë fushë”.
Ndryshe, sipas raportit të prezantuar, në vitin 2011 shërbimet që ndërlidhen me adresimin e dhunës në familje kanë kushtuar rreth 3 milionë euro, prej të cilave rreth 2 milionë janë ndarë nga shteti dhe mbi një milion nga donatorët.
Po, sipas raportit, Qeveria dhe donatorët kanë ndarë bindshëm më shumë resurse për mbrojtjen e viktimave se sa për parandalimin apo rehabilitimin dhe ri-integrimin e viktimave.
Rrjeti i Grupit të Grave të Kosovës, përmes këtij raporti u ka propozuar institucioneve të vendit disa strategji për t’i tejkaluar sfidat financiare gjatë zbatimit të përgjegjësive ligjore të tyre, lidhur me dhunën në familje./A.A.
Civil Rights Defenders, ka organizuar sot një takim për “Ofrimin e ndihmës ligjore në Shqipëri”, me përfaqësues të shoqërisë civile. Takimi kishte për qëllim të prezantoheshin arritjet, sfidat dhe mësimet e nxjerra nga periudha 2012-2014. Të pranishmit theksuan se përveç punës së bërë nga ana e OJQ-ve, ende nuk ka shenja të dukshme të ofrimit të ndihmës juridike falas nga ana e shtetit.
Vasilika Laçi, drejtuese e programit të CRD për Shqipërinë, tha se qytetarët nga rrethet nuk kanë mundësi të marrin ndihmën ligjore në qytetin e tyre, munden vetëm nëse vijnë në Tiranë.
Civil Rights Defenders, mbështet në Shqipëri 4 organizata që mundësojnë ndihmë juridike falas, siç janë Komiteti Shqiptar i Helsinkit, Shërbimi Ligjor Falas Tiranë, Fondacioni Shqiptar për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara dhe Qendra për Nisma Ligjore Qytetare.
Në Shqipëri, e drejta per të marrë ndihmë ligjore falas për çeshtje civile dhe administrative për individët që nuk kanë mundësi financiare të paguajnë, është miratuar në vitin 2008 në ligjin nr.10039.
Një nga nismat inovative nga “Shërbimi Ligjor Falas Tiranë”, është portali online që do të ketë për synim të edukojë, informojë dhe të ofrojë ndihmë juridike online. Avokatja Anisa Metalla, tha se ndihma juridike do të ofrohet kryesisht për çeshtje që sipas TLAS prekin më shumë shtresat në nevojë. Gjithashtu ky projekt do të jetë i aksesueshëm edhe nga personat me aftësi të kufizuara.
Sipas drejtoreshës së Komitetit Shqiptar të Helsinkit, Vjollca Meçaj, reforma e re në drejtësi, duhet të rishikojë dhe të spastrojë disa përgjegjësi të gjykatave. “Jo në çdo rast çeshtja duhet të shkojë në gjykatë”, tha ajo.
Gjithashtu zonja Meçaj shtoi se “Sipas një studimi të Bankës Botërore, 32% e popullsisë në Shqipëri jeton në varfëri dhe e drejta legale duhet t’i ofrohet edhe kësaj pjese të shoqërisë”.
/m.g
Nga Eduard Alia
Rrethi vicioz, Demokracia liberale, korrupsioni dhe e ardhmja
Çdo komb e ka një periudhë te artë në historinë e vet. Për ne shqiptarët nuk ka patur kurrë një periudhë më të arte në historinë tonë sesa sot. Shqiptarët pas disa shekujsh brenda një perandorie “të sëmurë” që ishte ajo osmane, patën po ashtu një shekull tjetër te pafat ku përjetuan copëtimin, disa pushtime e pastaj disa qeveri te falimentuara e përfundimisht diktaturën – si shumë shtete ballkanike.
Shqipëria që prej 25 vitesh është një vend i lirë. Duke marrë parasysh që tashmë edhe Kosova është shtet i pavarur mund të themi pa hezitim që kjo është periudha ku shqiptarët kanë “mbretërinë” më të madhe që kanë përjetuar ndonjëherë apo “periudhën e artë”. Fakt: jemi më të pasur, me te ushqyer, me te shëtitur e më të edukuar sot se sa kemi qenë prej shumë shekujsh.
Por edhe pse më të pasur se kurrë, fatkeqësisht Shqipëria ngelet një ndër vendet me te prapambetura të Europës. Shteti shqiptar si në Shqipëri (e po ashtu edhe në Kosovë), jep shenja të një shoqërie të falimentuar. Shqiptarët po votojnë çdo ditë e më shumë si thonë anglezët “me këmbë” duke ikur nga Shqipëria. Arsyet janë të gjitha te ditura tashmë – nuk ka punë, nuk ka shpresë, ka vetëm korrupsion, politika ka ngecur. Përfundimisht shqiptarët në pikun më të lartë që kanë arritur ndonjëherë dalin fatkeqësisht me të palumtur se kurrë.
Si pasojë shumë po ikin, të tjerë këto ditë nëntori dalin e protestojnë kundër këtij sistemi jo-funksional.
E pare objektivisht, kemi rene ne një gracke, një rreth vicioz: nuk luftojmë dot korrupsionin se nuk kemi drejtësi, nuk bëjmë dot drejtësinë se kemi korrupsion. Po kështu me reformat ekonomike, etj. E vetmja shprese, e vetmja drite ne fund te tunelit janë këto protesta e aktivizma te vogla e qe ne si shoqëri duhet ti mbështesim gjerësisht e biles me pro-aktivitet.
Sistemi politik jo-funksional dhe mungesa e drejtësisë
Flitet shumë kohët e fundit për një “paria” politike që është instaluar në Shqipëri. Kjo pari thuhet që përfshin jo vetëm qeverinë po edhe partitë e tjera kryesore, media, organizatat jo-qeveritare dhe biles edhe institucione si universitetet shtetërore.
Dhe siç thotë një fjale e urte: “Fshati qe duket nuk do kallauz”. Nuk është e vështirë të shohësh këtë tezë në veprim: qartazi rotacioni politik (ose ndryshimi i qeverive) ka sjellë shume pak ndryshim. Dhe vërtet klasa politike nuk ka një orientim të mirëfillte politik, këto vitet e fundit të gjithë po bindemi çdo ditë e më shumë se partitë janë vetëm klane e grupime që luftojnë për pushtet apo “për karrige” dhe ndryshimi i prej njërës tek tjetra do të thotë vetëm që ata që mbushin xhepat kanë ndryshuar. Që do të thotë se shumë shpejt një klan tjetër i uritur mbase zë atë vend.
Ne këtë sistem jo-funksional nuk mund të flasësh për reforma ekonomike te mirëfillta – çdo akt apo hap që merret bëhet ne lidhje me pushtetin. Në rast se ka ndonjë reformë ekonomike, bëhet fjalë për ndonjë stimul të vogël që ka shumë pak ndikim po që bën më shumë zhurmë.
Ne anën tjetër opozita ne Shqipëri nuk luan rolin e mirëfilltë që duhet të luajë një opozitë në një demokraci liberale, është thjesht ana e tjetër e të njëjtës monedhë si pushteti – vetëm se pa pushtet. E vetmja gjë që ndryshon është se herë shfaqet më e fuqishme (e paralizon gjithçka) herë është e paaftë për tu dëgjuar.
Grupimet partiake kanë edhe një tjetër të përbashkët: janë aq shumë populiste sa që nuk merret vesh se cila prej tyre është në cilin kah politik – nganjëherë duket që Partia Demokratike është më e majtë se vetë Partia Socialiste dhe anasjelltas. Kjo rrjedh nga fakti që partitë nuk kanë një program bazë me një linjë të ngurtë (që duhet të ndryshojë sipas kushteve politike apo ekonomike të jashtme te krijuara me kalimin e kohës) të thurur me parime njerëzore, por dredhin në bazë të interesit duke krijuar kushte te papërshtatshme për një pluralizëm të mirëfilltë, dhe mbajtjen e një vendqëndrimi të tipit: “Guri i rëndë peshon në vend të vet”.
Qartazi një alternative e mirëfilltë e djathtë apo e majtë mungon nga “menuja” ne ditën e votës. Votuesit domosdo zgjedhin mes 2-3 alternativave pa një pritshmëri te majte apo te djathtë, gjë qe dëmton besimin ne politike e përfundimisht shpresën se do behet me mire.
Shume ligje e te drejta ekzistojnë ne letër, qe ti kërkosh ato te drejta përplasesh me sistemin e drejtësisë qe sikur i jep jete përshkrimeve te Kafkes ne librin “Procesi”.
Prej shumë kohësh flitet për një reformë në drejtësi, prapë bëhet shumë zhurmë por një prej organeve kryesore të vendit ngelet në gjendje lëngimi, i paaftë për të bërë punën e vet ndërkohë që ju hap rrugën dy organeve të tjera – ekzekutivit (aktualisht i personifikuar nga një qeveri “e plotfuqishme”) dhe një parlamenti qesharak për të bërë siç dëshirojnë.
Reforma në drejtësi është vetëm fillimi i reformave që duhen ndërmarrë, pra është edhe themeli mbi të cilin duhet të ndërtohet e gjithë kështjella e reformave dhe pa të cilin nuk do të shkojë përpara ky proces jetësor për një demokraci të lirë, një qeverisje të mirë e të zhdërvjelltë si dhe në ndjeshmërinë e qytetarëve ndaj pushtetit në përgjithësi.
Po ndërkohë drejtësia nuk ndërtohet me bark bosh dhe këtu kthehemi edhe njëherë te rrethi vicioz – për te dale prej grackës duhet punuar ne dy fronte. Krahas drejtësisë duhet njëkohësisht edhe reforme e thelle ekonomike.
Hapa marramendës duhet të merren ne fushën e ekonomisë në nxitjen e prodhimit te brendshëm, ne rregullimin e çmimeve, kujdesin për vlerën e lekut karshi monedhave te huaja. Kur këto dy reforma të jenë të siguruara duhet që të përqendrohet me urgjencën më të madhe ne atë te mjekësisë, pastaj arsimi, etj.
Që këto reforma të japin rezultat qe duam duhet të shqyrtohen dhe të programohen më së miri së bashku me impaktin e tyre afatshkurtër dhe afatgjatë. Dhe që kështjella e reformave dhe qeverisja e mirë e vendit të qëndrojë në këmbë fjala kyçe është “meritokraci” dhe jo shpërblimi i mercenareve politike apo ryshfetet për të zënë poste publike.
Çfarë bëjnë shqiptarët ndërkohë?
Shqiptarët përveç atyre që ikin, më së shumti ankohen me njëri-tjetrin nëpër kafe. Ankohemi, qahemi e shfryjmë inatin neper rrjete sociale – sidomos ne qe jemi emigrante (dhe jemi jo pak por 1/3 e shqiptareve qe jetojmë neper bote!). Ndonjë i rralle shkruan ndonjë artikull plot pezm, me terma te “kobshëm”, qahet e shfryn vrer për “ezilin” e vete-imponuar për arsye ekonomike. Zgjedhje praktike ofrohen shume pak. Te gjithë presim qe ndryshimet te bëhen po ato nuk bëhen vetiu.
Nëpër Shqipëri mëson se filan rrugë ishte projektuar e miratuar në buxhet për 4 korsi po vetëm dy (e të ngushta!) janë ndërtuar. Një tjetër projekt duhej përfunduar që prej katër vitesh po ja që “dikush” shpenzoi fondin kështu që nuk u bë ndonjëherë. Dëgjon për filan intelektual me 40 vite punë që del në pension dhe i jepet pension minimal (që sado i lartë të jetë nuk mjafton as për bukë goje). Njerëz arrestohen për pagesa të faturave të energjisë.
Dhe të gjithë kolektivisht i vuajmë pasojat në një vend që ngjan më shumë një shteti në lindjen e mesme apo në Amerikën e Jugut se sa me ato te Europës për ku i kemi drejtuar sytë. Kolektivisht i qahemi njëri-tjetrit për të gjitha fatkeqësitë që na kanë rënë por më shume nuk bëjmë.
Kur i pyet shqiptarët nëse janë ankuar kund, të përgjigjen duke ngritur supet “Nuk ke ku ankohesh”.
Nuk është aspak e vërtetë që nuk ke ku të ankohesh. Siç thamë me lart: shqiptaret kurrë nuk kane qene me te lire se sot. Si qytetar i një demokracie liberale është detyra e jote të ankohesh kolektivisht dhe/ose të sjellësh para drejtësisë ata që të mohojnë te drejtat.
Tani nga njëra anë kjo gjë do të ishte shumë e lehtë sikur të kishim një drejtësi funksionale. Nuk e kemi. Prandaj duhet të protestojmë kolektivisht te paktën kundrejt akteve ekzekutive qe na e bëjnë jetën të padurueshme ne atë vend aq të bukur. Mjaft me ankesa njeri-tjetrit e vuajtje kolektive – ka ardhur koha te bëjmë ankesën diçka kolektive e te vejmë para përgjegjësisë atë të cilët i kemi zgjedhur të na shërbejnë reformat e ndryshimin qe duam.
“Shqipëtar mos rri po duku, shqipëtar”
Këto ditë nëntori një lëvizje e vogël e quajtur Nisma Thurje organizoi disa protesta kundër masave te rrepta që qeveria ka ndërmarre këto kohet e fundit mbi tatimet. Të gjithë kemi dëgjuar histori nga me shqetësueset – njerëz që arrestohen për mungesën e dhënies së kuponëve tatimore, taksa e gjoba që janë kaq jo-proporcionale e te papërputhshme me ligjin apo me aktin e kryer që të kujtojnë diktaturën komuniste kur njerëzit arrestoheshin për një fjalë goje.
Ka patur lëvizje të ngjashme në të kaluarën si p.sh. lëvizja Mjaft!, por që gjithë puna e mire e këtyre devijoi drejt vetë politikës së cilës vetë Mjaft! duhej ti hapte hulli. Gjë që fatkeqësisht i ka dhënë shoqërisë civile një hap mbrapa duke krijuar një tjetër zhgënjim.
Para 6 vitesh një ankese qytetare ne Gjykatën Kushtetuese anuloi një marrëveshje te qeverise mbi kufirin detar me Greqinë – akt qe u përshëndet ne mbare opinionin publik.
Suksese janë korrur – prapë, në nëntor para dy vjetësh, kur u bënë protesta te fuqishme kundër aferës së armëve kimike ku shqiptarët panë rezultate të vërteta. Vlen për tu përmendur se kjo ishte pa ndihmën e opozitës.
Nisma Thurje në vetvete, një lëvizje qytetare mjaft alternative përdor mediat sociale për të sjellur aktivistë së bashku – politikën nuk e sheh si armikun dhe bën thirrje që të gjithë të kërkojnë të drejtat e tyre; pushtetarët janë shërbyesit tanë civile e jo aristokratë që jetojnë në kurrizin tonë.
Thurje kanë arritur të organizojnë protesta te vogla por me rezultate siç ishte p.sh. organizimi i rreth 2 mijë protestuesve nga bizneset e vogla që kundërshtojnë masat e rrepta përballë kryeministrisë ditët e para te këtij nëntori. Dhe vetëm një javë më vonë qeveria u përgjigj pozitivisht duke tërhequr taksat për biznesin e vogël e duke premtuar tërheqjen e tatimoreve nga janari 2016 edhe pse Fondi Monetar Ndërkombëtar shprehu dyshimet e veta.
Urdhëro, një shembull shume i mire i një hapi përpara për te dale nga rrethi vicioz. Nuk ka dyshim qe duhet te angazhohemi vete ne një mënyrë te tille qe të shtyjmë reformat e duhura ne drejtësi e ekonomi. Kjo vërtet është një pune e qeverise, po le të jemi të qartë që qeveria pa shtytjen tonë si qytetarë nuk bën asgjë. Prandaj ne duhet që të protestojmë – qofte ne shesh apo ne rrjete sociale, qe te gjithë te bëhemi aktiviste e ti vejmë shpatullat shtetit e shoqërisë tone ne mënyrë qe te lejmë pas ezilin e vete-imponuar ekonomik.
Ta kthejmë dhimbjen ne forcë
Shumë prej problemeve tona do të ishin zgjedhur nëpërmes një prokurori te pavarur të zgjedhur drejtpërdrejt nga populli – kjo do te shmangte shume nga problemet që krijon një parlament gjysmë-kriminal që mban sipër një ekzekutiv të egër e njëkohësisht te paaftë e që vetëm ndjek vetëm interesat e veta.
Nuk ka dyshim që krijimi i një institucioni të prokurorit të pavarur i zgjedhur drejtpërdrejt nga populli do ishte një katalizator për vënien para përgjegjësisë të atyre që duhet.
Një tjetër mënyrë për të kthyer dhimbjen në forcë do të ishte angazhimi më aktiv i diasporës së Shqipërisë. Tashmë rralle herë flitet për shqiptarë “emigrante”. Shumica e shqiptareve që jetojnë jashtë vendit janë tashmë të stabilizuar dhe gradualisht kanë krijuar komunitetet e veta në vendet ku jetojnë. Sa më shumë që kalon koha, ky komunitet mendon më pak për Shqipërinë, nje vend fatkeq që pak kuptohet tashmë prej tyre, me problematikat e pafundme te të cilit diaspora shqiptare (veçanërisht brezi i ri që rritet jashtë) gradualisht po heq dorë.
Kjo është për të ardhur keq se dihet që diaspora e re përbëhet kryesisht nga ajo pjesë e popullsisë aktive që përbën shtyllën kurrizore të vendit. Emigrantët apo diaspora kanë qenë dhe janë një nga kontribuuesit kryesore të ekonomisë në Shqipëri – qoftë kjo nëpërmes remitancave apo nëpërmes kontributit si “turiste” që (së bashku me shqiptaret e Kosovës e Maqedonisë) mbajnë bregdetin shqiptar në punë gjatë verës.
Po si mund te kthehet kjo pikë e dobët në një aset? Një mënyrë për të angazhuar aktivisht diasporën do të ishte një dialog i rregullt me diasporën i menaxhuar nga vetë qeveria – si dhe investim ne forume biznesi e shkolla shqipe në shtetet ku jetojnë komunitete të mëdha. Një tjetër do të ishte angazhimi për votën e diasporës e cila do të nxiste angazhimin e vetë kësaj pjese “dormante” apo jo-aktive në aspektin social-kulturor përveç asaj politike e ekonomike.
“Ri-angazhimi” i diasporës është një domosdoshmëri për të ardhmen e Shqipërisë. Shqipëria duhet ta ri-tërheqë gjithë humbjen e trurit, por edhe te përfitojë nga përvoja e diasporës në shtete si ShBA apo të Europës perëndimore, vende drejt te cilave Shqipëria i ka drejtuar sytë prej kohësh.
Sytë nga Rumania
Rilindja shqiptare i ka rrënjët në Rumani – që aty Naum Veqilharxhi e shume patriotë të tjerë të frymëzuar nga revolucioni i vitit 1821 formuluan alfabetin e parë shqip e bënë shumë lëvizje që “ri-zgjuan” edhe kombin shqiptar.
Po vërtet çfarë frymëzimi mund të marrim sot nga Rumania? Vetëm pak javë më parë një revolucion i vogël por i rëndësishëm ndodhi në Rumani: një shoqëri civile e Rumanisë detyroi një qeveri te korruptuar e të paaftë të japë dorëheqjen. Të shtyrë nga vdekja tragjike e 48 personave brenda një klubi nate që nxori në pah mungesën e përgjegjësisë, paaftësinë dhe korrupsionin e pushtetit, rumunët demonstruan në të njëjtin shesh ku u bënë demonstrimet kundër komunizmit nën sloganin “korrupsioni vret”. Këto u përshkruan si protestat me te mëdha ne Rumani qe prej atyre qe rrezuan komunizmin. Disa pankarta lexonin “Ne 1989 luftuam për liri, sot luftojmë për drejtësi”.
Rumania ka një sistem politik jo-funksional që vështirë të pohosh se është më i mirë se ai që kemi në Shqipëri. Po ashtu, sistemi i drejtësisë në Rumani ngelet shumë rezistent ndaj reformës. Mirëpo që nga 2003 Rumania ka një prokuror të pavarur i cili, në kombinim me një shoqëri civile të angazhuar, ka arritur (sipas The Economist) të vejë para përgjegjësisë qindra zyrtarë të lartë, përfshirë 5 deputete, 24 kryetarë bashkije, dy ish-ministra, një ish-kryeministër dhe mijëra te tjerë. Ndonëse edhe Rumunët kanë punë të madhe për të bërë përpara, progresi i shoqërisë civile ne kombinim me prokurorin e pavarur ngelen dy shembuj prej të cilave mund të mësojmë në luftën tonë shqiptare për drejtësi.
Vlen të përmendet që edhe me diasporë krahasisht shumë më të vogël në numër se Shqipëria, Rumania garanton të drejtën e votës shtetasve rumune kudo jetojnë nëpër botë.
Sytë edhe nga vëllezërit e Kosovës
Edhe nga Kosova kemi çfarë të mësojmë për sa i përket përgjegjësisë kolektive e shoqërisë civile të organizuar që është mjaft më e organizuar se sa në Shqipëri. Po ashtu nga Kosova mund te mësojmë për të drejtën e votës së diasporës – Kosova madje ka një ministri të tërë të dedikuar ndaj marrëdhënieve me diasporën.
Ri-lindja moderne shqiptare: në këto ditë nëntori të jemi të bashkuar për të ndërtuar shtetin tonë të së drejtës
Shqiptarët gjithmonë janë bashkuar më së miri kundra një rreziku që vjen nga jashtë – edhe në aspektin e shoqërisë civile. Mjafton të kujtosh lëvizjen kundër aferës së armëve kimike nëntorin e dy viteve më parë. Po kur vjen puna për të kërkuar te drejtat e tyre “shqiptar vs. shqiptar”, domethënë, te drejtat e tyre para shtetit që de jure shqiptaret vete zgjedhin e menaxhojnë se si ndihemi te dorëzuar.
Ka ardhur koha që kjo gjë të ndryshojë. Le të shpresojmë që lëvizjet e sukseset e këtij nëntori të korrura nga shoqëria civile të shërbejnë si një shembull i mire e të bëhen në frymëzim i ri për nëntore që vijnë.
Se fundmi, nëntori kujtohet në memorien tonë kombëtare si një muaj revolucionar. Dihet që është e vështirë të krijosh institucione në vende që nuk i njohin ato dhe aq më e vështirë është të krijosh shoqëri civile apo një sens përgjegjësie kolektive në një shtet që vetëm para dy dekadash ishte në një diktaturë totalitare që pak kund është provuar më parë.
Ama sot jemi me te lire e me te pasur se kurrë. Dhe duhet te ndërgjegjësohemi si shoqëri qe vetëm se bashku me një shoqëri civile, aktive e te forte mund të krijojmë një shtet funksional e një shoqëri të drejtë. Mbase partneret ndërkombëtarë na nxisin ne mënyra te ndryshme ne ketë drejtim. Por një presion nga jashtë ne sensin e aferës se armeve kimike nuk do na e japë kush persa i përket ndertimit te nje shteti funksional e te se drejtës – e ardhmja e shqiptarëve ne ketë drejtim është vetëm në duart tona. Ngelet vetëm që të kërkojmë te drejtat tona kolektivisht e në një mënyrë më pro-aktive.
Përgjatë këtij nëntori, këtij muaji revolucionar ne memorien tone kombëtare – pikërisht ndërkohe që përgatitemi të festojmë pavarësinë e rilindjen tonë si komb, lë të mendojmë edhe për ri-lindjen e vërtetë te shtetit modern shqiptar te cilin ende ngelet qe ne vetë ta ndërtojmë.
/Thealbanian.co.uk
/l.k./
Historiaime.al është një zë i pavarur në mbrojtje të të drejtave të njeriut. Ne raportojmë si për shkeljet e të drejtave të njeriut ashtu edhe për histori njerëzore që i promovojnë këto të drejta. Ky projekt synon të ndryshojë qëndrimet jo fort etike karshi të drejtave të njeriut nga ana e medias kombëtare si ajo e shkruar, ashtu edhe ajo vizive dhe media e re online.