Kjo nuk është një klishe. Besimi në veten tuaj, forca, dhe indiferenca totale nëse jeni të bukura apo jo, është fustani që do ju rrijë më mirë në jetë.
Kate T. Parker e di këtë, dhe për këtë ajo kaloi vite të tëra në kërkim të vazhdueshëm për të kapur bijat e saj nga një dritë e ndryshme, ku të shkatërroheshin stereotipet negative, duke i inkurajuar ato të ndihen mirë me veten e tyre. Situata të përditshme në të cilat vajzat e vogla të kenë një vështrim të ashpër, të duken të papërsosura por në mënyrë të pamohueshme të forta. Bukuria e imazheve është e madhe, sidomos tek vajzat që nuk aspirojnë të jenë “zoçka”.
Jemi të mbytur nga stereotipet femërorë. Edhe pse shtiremi se kemi hedhur shumë hapa përpara, realiteti është se imazhi që përcjell gruan, në të gjitha mjetet e komunikimit, duke filluar me reklamat, vazhdon të jetë ai i një objekti të brishtë dhe koketë. Por mbi të gjitha një objekt pasiv, një element i krijuar për tu vëzhguar, për kënaqësinë e atij që sheh. Qëllimi i grave është të duken bukur në mënyrë që pjesa tjetër e botës, kryesisht burrat, të mund ti vërejnë me pëlqim dhe kënaqësi.
Na bombardojnë me mesazhe që na shpjegojnë se për çfarë kemi nevojë që të jemi të bukura, dhe gratë e botës duket sikur nuk e kuptojnë se bukuria nuk është në një pozë të vetme, por mund të gjendet në jetë, në lartësimin e trupave, në defektet dhe forcën.
Në fotot e Parker shihen vajzat e saj duke luajtur me miqtë e tyre duke marrë pjesë në sporte të tilla si noti dhe basketbolli. Nëpërmjet ashpërsisë së pozave, vajzat rrezatojnë një forcë që mund të vijë vetëm nga brenda.
“Strong is the new Pretty” u kthye në një fenomen viral që ka bërë xhiron e të gjitha mediave kryesore. Edhe aktoret ndryshme si Emma Watson, Zooey Deschanel dhe Melissa Joan Hart kanë shprehur mbështetjen e tyre nëpërmjet rrjeteve sociale. Dhe mbi të gjitha, nëna nga mbarë bota kanë filluar të postojnë fotot e vajzave të tyre me hashtagun #strongisthenewpretty.
Bota është plot me vajza dhe gra të cilat nuk kanë nevojë të dëgjojnë t’u thuhet se janë të bukura. Nuk janë, ose nuk ju intereson, sepse ato janë të forta./A.A.