Disa azilantë shqiptarë u sulmuan nga një grup ekstremistësh gjermanë në Rostok, në veri të Gjermanisë. Shqiptarët kishin vizituar një festë lokale dhe sipas policisë ky fakt kishte shkaktuar irritim tek ekstremistët. Sipas policisë, një banor lokal kishte përplasur me kokë një nga azilkërkuesit shqiptarë dhe më pas palët ishin përfshirë në një konflikt. Policisë iu desh të ndërhynte gaz lotsjellës për të ndarë dy grupet përpara se situata të përkeqësohej.
Policia ka shpallur në kërkim pese persona të fshatit ku ndodhi ngjarja, që u identifikuan nga disa dëshmitarë okularë. Zëdhënësi i policisë lokale tha se dyshohet që sulmi ndodhi për arsye ksenofobike ndaj azilkërkuesve. Ky fakt bëri që policia të marrë në mbrojtje azilkërkuesit.
Incidenti ndodhi pak ditë pas publikimit të të dhënave zyrtare të Gjermanisë për azilkërkuesit, ku shqiptarët zënë vendin e dytë në listën e vendeve të origjinës.
Pavarsisht faktit që rreth 98% te azilkërkuesit shqiptare marrin një përgjigje negative dhe detyrohen të kthen në Shqipëri, numri i azilkërkuesit shqiptar është çdo muaj në rritje.