Protesta e sotme e Plisave, Kosove.
Protesta e sotme e Plisave, Kosove.
Blic në Serbi raporton se kreu i Federatës serbe të Futbollit Tomislav Karadzic ka marrë vendimin për të dhënë dorëheqjen. Blic raporton se në fund të kësaj dite pritet që ai ta deklarojë dorëheqjen publikisht, për shkak të asaj që gazeta e quan si dënim të rëndë të UEFA për Serbinë.
Një pyetje, në fakt, duhet bërë në këtë rast. Po Armand Duka…?
http://sport.blic.rs/Fudbal/Domaci-fudbal/261647/Blic-saznaje-Karadzic-najavio-ostavku-do-kraja-dana
Shkrimi më poshtë, i shkruar nga Sanjin Buzo, boshnjak, nuk përfaqëson në asnjë mënyrë mendimin e “Historia Ime”. Por ne vendosëm ta botojmë pasi besojmë te e drejta e fjalës dhe te nevoja për të debatuar sidomos me ata të cilët nuk mendojnë si ne!
Duhet të shpjegojmë se Sanjini, e ka shkruar këtë artikull në gjuhën e vet dhe na e ka dërguar për botim në dy versione: anglisht dhe shqip. Të dyja këto versione ishin përkthime të tij. Duke qenë se përkthimi në shqip ishte kaotik, ne e përkthyem këtë version që po botojmë nga versioni anglisht.
(CNN) – Ishte një natë e cila evokoi urrejtjen e viteve të së kaluarës, por sot, si Serbia si Shqipëria janë dënuar për pjesën e tyre gjatë asaj nate dramatike të dhunës në Beograd.
Kështu e nis reportazhin e saj CNN sot.
Pasi bën një shtjellim të ngjarjes, sigurisht referuar dhe shkrimeve të veta, në pjesën e fundit citon dhe Presidentin e FSHF, Armand Duka.
Ky i fundit konfirmon se Shqipëria do ta apelojë vendimin. Raporton CNN:
“Armand Duka, kreu I FSHF I tha CNN se dënimet qartazi nuk ishin proporcionale. Ai gjithashtu mohoi sugjerimet se lojtarët shqiptarë refuzuan të vazhdonin ndeshjen, duke I quajtur këto akuza “produkte të fantazisë”.
“Skuadra shqiptare asnjëherë nuk refuzoi vazhdimin e lojës”, shtoi Duka.
“Lojtarët shqiptarë deklaruan se ishin fizikisht dhe në psikologjikisht të pamundur për të vazhduar një ndeshje futbolli. Nuk ka asnjë referencë në raportet zyrtare që tregon se zbrasja e stadiumit nga tifozët do të ishte mënyra e përshtatshme për të garantuar sigurinë gjatë ndeshjes. Nëse për mendimin e zyrtarëve të UEFAs kjo do të ishte gjëja e duhur për t’u bërë, atëherë zyrtarët duhet ta kishin zbrasur stadiumin dhe pastaj të kishin ftuar lojtarët shqiptarë në fushë, nëse do të gjykonin se lojtarët shqiptarë ishin në gjendje të luanin”, tha Duka sipas të cilit ishte “pamundësi për të luajtur, jo refuzim për të luajtur”.
E plote ne CNN:
Aktivistë të një qendre që mbështet komunitetin LGBTI në Maqedoni janë sulmuar te enjten nga një grup prej të paktën 30 huliganësh, bën të ditur LGBTI Support Center.
Gjatë fjalimit të sotshëm në lidhje me vendimin e UEFA, kryeministri Rama dha gjithashtu lajmin mbi datat e çeljes së Stadiumit “Loro Boriçi” në të cilin sipas tij do të ketë të paktën 20 mijë vende.
Më poshtë vijon një pjesë e fjalimit në lidhje me stadiumin:
“Në mbyllje dua të shtoj se sot kam marrë vendimin për t’i vënë një datë çeljes së dyerve të stadiumit të ri olimpik të Shkodrës, me të gjithë parametrat e UEFA-s natyrisht: 15 tetor 2015. Në ndeshjen e kthimit Shqipëri – Serbi, duhet të ketë vend për të paktën njëzet mijë zemra kuqezi.”
Sot UEFA mori një vendim që nuk bën drejtësi për çka ndodhi në stadiumin e Beogradit.
Duke thënë Shqipëria e humbet ndeshjen në tavolinë pse nuk u fut në fushë, ndërsa Serbia nuk i merr pikët pse tifozët hynë në fushë, UEFA ka vendosur një shenjë të padrejtë barazimi mes agresionit racist e dhunës fizike dhe pamundësisë psikologjike e fizike për të vazhduar ndeshjen.
Duke dënuar të dy palët me nga 100 mijë euro, UEFA ka vendosur një shenjë të padrejtë barazimi, mes palës pritëse që ka të gjithë përgjegjësinë për organizimin e mbarëvajtjen e ndeshjes dhe palës mike, e cila në këtë rast nuk çoi as tifozë në fushën e huaj.
Duke dënuar Serbinë me vetëm dy ndeshje në shtëpi pa tifozë, UEFA nuk e ka prishur shenjën e barazimit në vendimin e saj, po vetëm i ka vendosur vetvetes një minus të madh përballë racizmit dhe dhunës. Që dalin thuajse krejt pa lagur nga ky shi masash, ku UEFA është përpjekur t’i lagë të gjithë njësoj.
UEFA ka dashur t’i japë një mesazh të dyja vendeve duke i penalizuar të dyja thuajse njësoj, edhe pse jam i sigurt se pala serbe me siguri do të verë kujën që është viktimë e një padrejtësie të tmerrshme mbi të. Por kjo nuk është drejtësi dhe Shqipëria nuk e meriton të vendoset në anën tjetër të shenjës së barazimit, pas gjithë asaj që ndodhi në sytë e mbarë botës.
Federata Shqiptare e Futbollit bën shumë mirë që do ta ndjekë çështjen deri në fund, duke apeluar vendimin dhe, po të jetë nevoja, duke shkuar edhe në shkallën e tretë të gjykimit. Unë kam besim se çështja mund e do të gjykohet më drejt në shkallët e tjera, dhe dua t’u them të gjithë shqiptarëve të lënduar nga ky vendim se nuk është hera e parë që UEFA merr vendime që apelohen e pastaj edhe revokohen në shkallët më të larta.
Ashtu siç dua t’ju them edhe që askush nuk duhet ta marrë vendimin e UEFA-s si një komplot të Europës kundër Shqipërisë; si një shprehje të mungesës së respektit të Europës për Shqipërinë; si një rezultat të faktit që qeveria e Shqipërisë nuk i kërciti dhëmbët UEFA-s e me radhë…
Vura re komente të kësaj natyre në rrjetet sociale, të cilat janë për të ardhur keq. Ndërsa disave që hidhen përpjetë duke forcuar tonet nacionaliste dhe duke arritur ta lidhin vendimin e UEFA-s deri me mosanullimin e vizitës sime në Serbi, u shpreh keqardhjen time më të sinqertë për zjarrin që u ka rënë në kokë. E kuptoj mirë zemërimin e tyre, jam po aq i zemëruar sa kushdo prej tyre, por nuk duhet lejuar zemërimi të na djegë qarkun e arsyetimit. Sepse përveçse të padobishëm për veten, bëhemi edhe qesharakë para dynjasë.
UEFA ka dhënë padyshim një vendim politik, por kjo s’ka lidhje me politikën e jashtme të Shqipërisë, as me politikën e jashtme të Bashkimit Europian; është thjesht budallallëk t’i mendosh këto. Kjo ka lidhje me politikën e brendshme të UEFA-s, e cila është një “shtet më vete” siç i thonë fjalës. Dhe për kë di pak jo shumë nga mënyra se si funksionon ky “shtet”, është e qartë se UEFA as që i dëgjon ankimet apo pëlqimet e qeverive.
Politika e brendshme e UEFA-s nuk ridimensionohet me sulme verbale të qeverive dhe vendimet që burojnë nga kjo politikë, nuk ndikohen as ndryshohen duke i hapur luftë politike UEFA-s. Kush i jep këto receta primitivizmi ballkanik përveçse i inatosur, është edhe krejt i paditur.
Ka vetëm një rrugë për Shqipërinë, lidhur vendimin e sotëm: Rruga që po ndjek Federata Shqiptare e Futbollit. Vazhdimi i betejës për të marrë drejtësi në shkallët e tjera të gjykimit.
Provat janë kokëfortësisht në favorin e palës sonë. Avokatët e huaj që asistojnë federatën tonë janë ndër më të njohurit dhe respektuarit në planetin e UEFA-s. Eksperienca tregon se gjykatat e UEFA-s nuk janë si gjykatat e Shqipërisë dhe nuk pyesin fare për linjën e brendshme politike që dikton shpeshherë vendimmarrjen e Komisionit të Disiplinës brenda UEFA-s.
Në mbyllje dua të shtoj se sot kam marrë vendimin për t’i vënë një datë çeljes së dyerve të stadiumit të ri olimpik të Shkodrës, me të gjithë parametrat e UEFA-s natyrisht: 15 tetor 2015. Në ndeshjen e kthimit Shqipëri – Serbi, duhet të ketë vend për të paktën njëzet mijë zemra kuqezi.
Djemtë e jashtëzakonshëm të Kombëtare sonë dhe traineri ynë i mençur e plot eksperiencë, nuk duhet të ligështohen aspak nga padrejtësia e sotme.
Ata nuk duhet ta harrojnë se në Beograd shkuan si futbollistë dhe u kthyen si mishërim i entuziazmit tonë kombëtar; i fuqisë së besimit tonë tek vetvetja; i asaj çfarë mund të bëjmë si komb e si vend nëse vendosim zemrën dhe solidaritetin në themelin e punës sonë. Kjo është fitorja më e madhe e tyre nën fanellën kuqezi dhe misioni i tyre nuk është të fitojnë kampionatin europian të futbollit, të mbeten mishërimi i gjithçkaje ishin në natën magjike të 15 tetorit.
Beteja për drejtësinë mbi ndeshjen e Beogradit vazhdon. Misioni i Kombëtares vazhdon. Mbështetja ime dhe e kësaj qeverie për Kombëtaren në veçanti e sportin në përgjithësi, sapo ka filluar. Në rrugën që vazhdon, do të kemi më shumë se një herë arsye për të qenë të gjithë së bashku krenarë për Shqipërinë e për njëri – tjetrin.
Nga redaksia e lapsi.al
Përtej gjakrave të ndezur dhe zëmërimit që ka kapluar tifozët shqiptarë, nga gjykimi i komisionit disiplinor të UEFA-s, Serbia doli më e rënduar se ne. Nëse ne i humbëm tre pikët as dhe serbët nuk i morrën ato. Përpos kësaj, fusha e tyre u dënua dy ndeshje pa tifozë dhe gjoba qe e njëjtë. Po të mendosh që kjo ishte një ndeshje që luhej në Beograd dhe se serbët mendonin të merrnin 3 pikë në klasifikimin e përgjithshëm, pa diskutim që ata dalin më të dëmtuar nga gjithë kjo histori. Por, prapë shumë tifozë shqiptarë ndihen sot të frustruar, se në thelb, edhe pse Serbia dënohet më shumë, vendimi është tejtet asmimetrik. Ai dënon njësoj agresorin me viktimën.
Por, përtej këtij frustrimi, tani është momenti për të menduar me kthjelltësi: a mund të bënim ne më shumë dhe a mund të vepronim më mirë? Përgjegjësitë për këto pyetje bien mbi FSHF-në. Si u morr vendimi për bojkotimin e ndeshjes? Kush vendosi? A u pyet ndonjë jurist, njohës i rregullave të UEFA-s? A ka nëndojë të tillë federata jonë dhe a kishim një të tillë në Beograd? Po pas propozimit serb për të larguar tifozët dhe vazhduar ndeshjen, si do të duhej të reagonim? A duhet të kishim qëndruar po aq kokëfortë në këmbëbënguljen tonë? Po kur arbitri na tha se loja mund të vazhdonte, si duhet ta kishim interpretuar këtë sinjal? A pyeti kush se si qe vepruar në botë në raste të ngjashme, përpara se të merrnim vendimin ? Për të gjitha këto publiku shqiptar nuk ka ende përgjigje, sepse edhe vetë drejtuesit e FSHF-së nuk kanë përgjigje.
Me sa duket ata kanë vepruar në mënyrë emocionale dhe jo profesionalisht. Dhe pavarësisht padrejtësisë të UEFA-s, me paaftësinë e tyre, ata e kanë ndihmuar qeverinë e futbollit europian të marrë një vendim, sipas shqiptarëve të padrejtë. Kështu që sëbashku me shprehjen e dufit kundër padrejtësisë, këto ditë duhet të shërbejnë edhe me kërkesat për një reformim të shpejtë të FSHF-së, ku duhet të ketë më pak njerëz kokëtrashë që dijnë vetëm të votojnë me dorën ngritur dhe më shumë profesionistë, me gjuhë të huaja dhe njohës të ligjeve dhe rregullave ndërkombëtare.
Vendimi i UEFA për ndëshjen e ndërprerë Serbi-Shqipëri i jep Serbisë fitore në tavolinë 3-0 duke i hequr në të njëjtën kohë 3 pikë. Në thelb, kjo nuk ndryshon renditjen e skuadrave në grup, por i shton automatikisht Serbisë golavarazhin (me tre gola të paqena).
Sipas burimeve të “Panorama Online” komisioni disiplinor i UEFA ka gjobitur federatat respektive me një gjobë prej 100 mijë eurosh duke penalizuar Serbinë edhe me dy ndeshje pa tifozë. Arsyeja se pse Shqipëria është gjobitur me 100 mijë euro është ende e paqartë, ndërkohë që disa prej mediave shqiptare shprehen se kjo ka ndodhur për shkak të dronit.
Sakaq mësohet se Federatat e futbollit të të dy vendeve e konsiderojnë të padrejtë vendimin e UEFA. Goran Milanovic, presidenti i Federatës Serbe të Fubtbollit u shpreh për blic.rs se nuk ishte i kënaqur me këtë vendim.
Ndërkohë Federata Shqiptare e Futbollit është shprehur se vendimi i UEFA është thjesht një kompromis politik. Armand Duka, presidenti I FSHF ka theksuar se çështja do të apelohet duke qënë i bindur se faktet janë në favor të Shqipërisë.
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama i ka kërkuar FSHF që të anagzhohet për një betejë ligjore deri në fund. Por pritet gjithashtu që Federata e Serbisë ta apelojë vendimin.
Nga Blendina Cara
Gjiri i gruas është i bukur. Kujdesu!
Hmmm, si? – Mendojnë femrat që kalojnë para kryeministrisë ose shohin foton e fasadës diku, në internet, gazetë a TV. Cilës markë i përkasin të brendshmet e kaltra në filan dritare dhe sa kushtojnë? I blej dot vallë? Po ato gjokset aty ngjajnë shumë të bukur për të qenë të vërtetë. Mos duhet të përdor dhe ndonjë krem për ta mbajtur në formë, apo një operacion i vogël plastikë për ta ngritur pak më lart do më ndihmonte të kisha një gjoks më të bukur. Atëherë nëse do kisha një gjoks më të bukur do isha më e bukur, bashkëshorti im do më shihte me më shumë endje, nuk do më tradhtonte, nuk do më nënvlerësonte, nuk do më rrihte.
Hmmm, për besë po! Mendojnë meshkujt që kalojnë aty pari, ca prej tyre dhe duke ngrënë me sy
bustet që rrinë për shtatë palë qejfe në dritaret e kryeministrisë, teksa mund të ketë dhe nga ata që do ëndërronin që pranë atyre busteve të kishte një etiketë çmimi, si në ato vendet ku kemi dëgjuar e parë, se gjoksi është dhe mall që shitet në vitrinë. Ç’t’i bëj asaj dudumes time që kam në shtëpi që i është varur gjoksi pas gjithë atyre fëmijëve që ka bërë e s’di të veshë një palë sutjena të hajrit. Po ajo e imja që s’e ka fare gjoksin se s’diti të kujdesej budallaqja.
Dhe nëse një mendim i tillë i kalon nëpër kokë një personi të vetëm, ka shumë gjasë të mos jetë i vetmi, apo e vetmja. Ja dhe rezultatet e mastermind-it të fushatës “provokuese” për ndërgjegjësimin ndaj kancerit të gjirit.
Vetëm se detyra e qeverisë nuk është të provokojë, por të edukojë. Detyra e qeverisë nuk është t’i skalisë stereotipet, por t’i luftojë, detyra e qeverisë nuk është të mbajë leksione estetike, por të punojë që njerëzit e saj të kenë luksin të mendojnë në nivel estetik. Detyra e qeverisë nuk është të intimidojë, por të inkurajojë. Detyra e qeverisë nuk është të fyejë inteligjencën e grave të vendit saj, por ta stimulojë atë. Detyra e qeverisë nuk është të tallet me dhimben e atyre që po kalojnë nëpërmjet kësaj sëmundje, e atyre që kanë humbur njerëz nga kjo sëmundje e rëndë, por t’i ngushëllojë. E t’i lehtësojë ato që janë duke luftuar këtë sëmundje, nëpërmjet politikave shëndetësore. E të parandalojë ata që potencialisht mund të preken nga kanceri i gjirit nëpërmjet fushatave ndërgjegjësuese, që përfshijnë një zinxhir procesesh.
Provokimi s’është një ndër to. Më shumë se një fushatë ndërgjegjësimi, nëse do i linim mënjanë gjithë faktorët e mësipërm ngjan si një performancë aktivizmi e menduar e konceptuar keq. Qeveria duhet të jetë aktive, e në funksion të qytetarëve, aktivizmin e bëjnë qytetarët.
Nëse do ishim në një vend nga ato vendet perëndimore, ku mbizotërojnë politikat e korporatave qeveria do ishte akuzuar nga aktivistët se fushata është financuar nga një korporatë veshjesh që prodhon marka të brendshmesh. Grupet feministe do të kishin mbuluar muret me grafiti në shenjë proteste ndaj objektizimit të trupit të tyre në emër të një të ashtuquajture luftë kundër kancerit. Meshkujt dhe femrat intelektualë do ishin ndjerë të fyer nga imponimi i modeleve dhe do ishte hapur një debat i gjerë mbi perceptimin e të bukurës.
Por jemi në Shqipëri. Rrugët janë të mbushura me njerëz të frustruar seksualisht, e këtu po që duhet një fushatë e mirë e provokuese e shkundëse e shëruese. Femrat, mbase dhe meshkujt, e provojnë në kurriz këtë çdo ditë. Duhej dhe një fasadë e tillë që t’i ngarkojë akoma më shumë e femrave që ecin rrugëve do u duhet të dëgjojnë akoma më shumë tentative seksuale verbale teksa ecin rrugëve. Fundja tashmë është legjitimuar se gjoksi është i bukur, nëse deri tani ishte informale një ndër pjesët më të dëshiruara me fjalë rrugëve, dhe vetë muri i kryeministrisë e thotë se është pjesë për t’u vlerësuar. Këtë besoj se projektuesit e fushatës se kanë menduar kur kanë bërë vlerësimin e riskut.
Jemi në Shqipëri dhe kudo të ishim, ai mur është një shuplakë fytyrës gjithë atyre që vuajnë nga kanceri, gjithë atyre që e kanë kaluar betejën me gjokse të hequra, të të gjithë të afërmve të atyre që kanë humbur të dashurat e tyre nga kjo sëmundje. Është një shuplakë fytyrës gjithë atyre grave që nuk e dinë se çfarë do të thotë mamografi. Është një shuplakë fytyre gjithë atyre grave që ndjejnë t’u dalin kokrra nën sqetull a në gjoks dhe nuk kanë para t’i drejtohen spitalit për një kontroll. Është një shuplakë fytyrës së gjithë atyre grave që burrat nuk i lejojnë të shkojnë të “nxjerrin gjoksin” para mjekëve burra. Është një shuplakë fytyrës së gjithë atyre që e dinë mirë që vdekja nuk luftohet me arrogancë.. Lufta kundër vdekjes nuk është si një ndeshje futbolli, ku një veprim provokues, pavarësisht problemeve të mprehta diplomatike që ngjall, shkakton hilaritet informal e batutat therëse ngjallin admirim.
Botuar në Mapo
Murgeshat nuk janë të njohura për vlerësimin e tyre ndaj këngëtares Italo-Amerikane Madona, por Motër Cristina Scuccia është ndryshe – ajo ka regjistruar një video cover të këngës se Madonës “Like a Virgin” (si një virgjëreshë) për albumin e saj debutues.
Kryeministri Edi Rama shkruan ne Twitter ku poston edhe foton: “Operacioni i shkuljes se çibaneve nga buzet e rrugeve shtrihet ne jug te Tiranes per nje vale te re çlirimi”…
Kreu i Shoqatës së të Verbërve Sinan Tafaj është kallëzuar nga Ministria e Mirëqenies Sociale për shpërdorim të fondeve. Tafaj akuzohet se ka përfituar nga fondet e shoqatës, dhe i ka shpërdoruar ato.
Ministria e Mirëqenies Sociale ka konstatuar shkeljet nga kreu i Shoqatës së të Verbërve nga 2005-2014.
Pas lajmit të publikuar më 22 korrik nga “A1 Report” dhe “Shqiptarja.com”, për godinën e Qendrës Kombëtare të Rehabilitimit të të Verbërve për të cilën u dhanë 1.14 mln dollarë por nuk u realizua investimi, Ministria e Mirëqenies nisi një audit të brendshëm për Sinan Tafajn.
Kreu i Shoqatës së të Verbërve, Tafaj, dyshohet për përvetësim fondesh në vlerën e 1.2 milionë dollarëve./shqiptarja.com/
Ngjarja tragjike dhe makabre e sulmit terrorist në Parlament Hill të kryeqytetit kanadez, ku ka pasur edhe të vdekur e lënduar, ka shqetësuar edhe rahovecasit dhe familjen Mazreku, po ashtu miq dashamirë të familjes së ngushtë të Fazli Mazrekut, jo vetëm në Rahovec, por edhe në Kosovë, ngase në tempullin e demokracisë botërore, punon edhe vajza e dytë e Fazliut, Flutura.
Në një intervistë për gazetën Express, analisti Fatos Lubonja, duke folur për incidentet që shpërthyen gjatë ndeshjes Shqipëri –Serbi ka folur për fluturaken që barte flamurin e “Shqipërisë së Madhe” dhe thirrjet e tifozëve serbë për vrasjen e shqiptareve.“…sipas meje atë akt dhe ato festime ne nuk duhet t’i kryenim, ashtu sikurse tifozët serbë nuk duhet të bënin ato që bënë, jo për të huajt, por për respekt për veten tonë mbi të gjitha” thekson Lubonja
Historiaime.al është një zë i pavarur në mbrojtje të të drejtave të njeriut. Ne raportojmë si për shkeljet e të drejtave të njeriut ashtu edhe për histori njerëzore që i promovojnë këto të drejta. Ky projekt synon të ndryshojë qëndrimet jo fort etike karshi të drejtave të njeriut nga ana e medias kombëtare si ajo e shkruar, ashtu edhe ajo vizive dhe media e re online.