Një person i armatosur qëlloi një ushtar në memorialin e luftës në Otava dhe më pas u drejtua në godinën e parlamentit ku shkëmbeu zjarr me policinë.
Një person i armatosur qëlloi një ushtar në memorialin e luftës në Otava dhe më pas u drejtua në godinën e parlamentit ku shkëmbeu zjarr me policinë.
Lajmi për ndryshimet e propozuara nga Ministria e Brendshme për të amenduar Kodin Rrugor në atë mënyrë që të gjobiten me gjobë deri në 50 mijë lekë ata që nuk respektojnë semaforin ka shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale.
Shumë prej qytetarëve mirëpresin ashpërsimet e dënimeve për shkeljen e rregullave të qarkullimit, por në të vërtetë një masë e tillë drastike jo vetëm që është e padrejtë, por nuk zgjidh problemet që ne kemi në rrugët tona.
Shqipëria u zgjodh sot për herë të parë anëtare e Këshillit të të Drejtave të Njeriut (KDNJ), me 176 vota, në zgjedhjet e mbajtura në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork. KDNJ është një organ ndër-qeveritar i OKB-së, 47 vendet anëtare të të cilit janë përgjegjëse për promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut kudo në botë pavarësisht kombësisë, vendbanimit, gjinisë, ngjyrës, fesë, gjuhës, apo ndonjë statusi tjetër.
Zgjedhja e Shqipërisë në KDNJ përbën njëherazi vlerësim dhe garanci për angazhimin e saj të përhershëm në çështjet e të drejtave të njeriut në të gjitha frontet. Shqipëria ka shumë për t’i ofruar botës nëpërmjet vlerave që e karakterizojnë si harmonia fetare, përkushtimi për fqinjësi të mirë, toleranca dhe mikpritja, si dhe nëpërmjet përvojës së përftuar gjatë reformimit të gjithanshëm që ka kaluar vendi.
Shqipëria vlerëson se KDNJ ia ka arritur të ndërtojë një platformë vitale për çështjet tematike të të drejtave të njeriut kudo në botë, ku vendet anëtare kanë mundësinë për të diskutuar për to dhe për të marrë veprime konkrete për adresimin adekuat të tyre. Gjatë anëtarësisë së saj 3 vjeçare në KDNJ, Republika e Shqipërisë do të angazhohet për universalizimin dhe pandashmërinë e të drejtave të njeriut, për forcimin e tyre dhe të infrastrukturës së sistemit të OKB-së, duke përfshirë rritjen e kapaciteteve të Këshillit.
Shqipëria do të vazhdojë të përmbushë të gjitha detyrimet dhe angazhimet e saj për përmirësimin dhe zbatimin e kuadrit ligjor dhe institucional, si dhe për avancimin më tej të politikave kombëtare dhe ndërkombëtare, në mbrojtje të të drejtave të njeriut.
Marrë nga http://www.punetejashtme.gov.al/
Me rastin e Ditës së Kombeve të Bashkuara(Fokusi tek Rinia) në Qëndrën Kulturore Tulla do të mbahen një sërë aktivitetesh duke nisur nga ora 11:00 e deri ne 20:00. Kështu:
Prej 11:00-ës do të zhvillohet një format diskutimesh World Caffe mbi Planin Kombëtar të Aksionit për Rininë 2015-2020;
Nga 17:00 do të shfaqen disa dokumentarë të UN për Shqiperinë,
Në 19:00 ekspozitë “Digital Youth” mbi angazhimin e të rinjve në cështjet e aktivizmit
Nga 20:00 e tutje do të ketë performance live prej muzikantëve Genc Salihu dhe Alban Nimani
Drejtoria e Koordinimit të politikave Rinore (Ministria e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë) praktikoi formatin “World Caffe” në mbledhjen këshilluese për Planin Kombëtar të Rinisë 2015-2020, me organizatat rinore. Cdo tavolinë ka një tematikë dhe 2 folës të cilët udhëheqim prezantimin dhe një diskutim të shkurtër mbi temën. Diskutimi ndodh në të njejtën kohë tek cdo tavolinë dhe zgjat maksimalisht 20 minuta. Cdo grup (I përbërë prej 10-15 njerëzish) kalon të diskutojë tematikën e radhës. Ky format I lejon pjesëmarrësve të përfshihen me temën në mënyrë më të thelluar dhe personale. Formati është I suksesshem për të vulosur idetë kryesore dhe gjithashtu për t’u dhënë informacion pjesëmarrësve.
Temat:
• Punësimi dhe Sipërmarrja- Eno Ngjela, oficer i programit të UNDP dhe Erind Bejko, Kreu I Departamentit per Promovimin e Punësimit, Ministria e Mireqënies Sociale dhe Rinisë.
• Përfshirja Sociale dhe Mbrojtja- Alketa Zazo, oficere e programit te UNICEF dhe Etleva Sheshi, Specialiste tek Departamenti I “Mundësive të Barabarta” pranë Ministrisë së Mireqënies Sociale dhe Rinisë.
• Edukimi- Aurora Bushati, oficere e programit për UNICEF dhe Edlira Sina, Specialiste pranë Institutit të Kurrikulave tek Ministria e Arsimit
• Sjelljet e Shëndetshme të Rinisë- Dorina Tocaj, analist programi UNFPA dhe Gentiana Qirjako, Drejtoreshë e Promovimit te Shëndetit pranë Institutit të Shëndetit Publik
•Qytetaria Rinore dhe Fuqizimi I rinisë- Elida Nuri, Komunikimi UNFPA, dhe Rubin Beqo, Specialuist prane “Departamentit të Rinisë” tek Ministria e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë
Për më shumë të dhëna klikoni këtu
After violent incidents in Serbia vs. Albania football match, hate triumphed over reason in the reaction of mainstream media and social media
Written by Kristi Pinderi in Tirana, for “MY Story” (historiaime.al) and BIRN
For the real majority of people in Albania and Serbia was impossible these days to express their opinion openly after the incidents in Serbia-Albania football match.
Petraq Pojani, diplomat karriere, analizon acarimin e marrëdhënieve Shqipëri-Serbi. Sipas tij, ato duhet të shpenzojnë energji për procesin e integrimit europian, në dobi të fqinjësisë së mirë dhe prosperitetit.
Petraq Pojani, këshilltar i lartë në Këshillin Shqiptar për Marrëdhënie me Jashtë, një organizatë joqeveritare në Tiranë, ndjek me vëmendje zhvillimet e fundit në raportet shqiptaro-serbe. Si një diplomat karriere në poste të rëndësishme në Ministrinë e Jashtme të Shqipërisë, si dhe në krye të disa përfaqësive diplomatike në vende të tjera, Pojani ka ndjesinë e rikthimit të atmosferës së nderë në raportet mes dy vendeve. E përsërit disa herë pa shumë “diplomaci”, se me ato që ka parë, dëgjuar dhe përjetuar nga marrëdheniet midis dy vendeve, duket sikur tani, me zhvillimet e fundit, Beogradi i është rikthyer situatës së përfundimit të krizës së Kosovës, kur të dy vendet ishin në pikën zero të relatave mes tyre.
“Në vjeshtën e vitit 2001, në kuadrin e rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis dy shteteve, mora detyrën e shefit të selisë diplomatike të Shqipërisë në Beograd. E keni parasysh, se gjendja në Serbi ato kohë ishte shumë e vështirë, pasi në instrastrukturën policore dhe të sigurisë kishte ende njerëz të Miloshevicit, ndonëse edhe aty kishin filluar proceset demokratike. Ekipin tonë e kishin në shënjestër sapo mbërritën në Beograd. Ishim në një agresion të hapur, pavarësisht se ishim persona zyrtarë dhe me status diplomatik.”
Këto dhe të tjera peripeci nga aktiviteti në Beogradin e rreth një dekade më parë, për ish-ambasadorin Pojani, janë të ngjashme me realitetin aktual, ku fryma antishqiptare dhe anti-Kosovës është rindezur me nota armiqësore në Serbi, duke mos u mjaftuar vetëm me parrulla nacionaliste dhe djegie të flamujve, por dhe me sulme ndaj shqiptarëve dhe pronave të tyre atje.
Për më shumë klikoni këtu: http://www.dw.de/tirana-dhe-beogradi-t%C3%AB-nxisin-bashk%C3%ABpunimin-p%C3%ABr-tiu-kund%C3%ABrv%C3%ABn%C3%AB-ekstremizmit-nacionalist/a-18009475
Në kuadër të organizmit të veprimtarive kulturore dhe artistike për kremtimin e 200 vjetorit të lindjes së poetit dhe atdhetarit të shquar të Rilindjes Kombëtare Jeronim De Rada, në programin e këtij përvjetori jubilar, Ministria e Kulturës në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit shpallin konkursin për krijimin më të mirë me temë “Unë, Milosao” që do të përfshijë gjithë të rinjtë e shkollave të mesme të Shqipërisë.
Milosao është njërej karaktereve më të dashur në letërsinë shqipe, kurse vepra ku ai përfaqësohet një prej më të arrirave. Kjo poemë ndonëse e shkruar 200 vite më parë ende lexohet me endje, e kjo do të thotë që Milosao ende vijon të na përfaqësojë në plotësinë e vet. Që do të thotë se ëndërra dhe ideali i Milosaos janë gjallë.
Këto krijime nuk duhet të jenë më të gjata se tre (3) faqe Word A4 (me gërmë Times New Roman & madhësi 12) dhe jo më pak se një faqe. Afati i dorëzimit të krijimeve është 31 tetori dhe po ashtu krijimet mund të shkruhen në zhanret e tregimit, esesë dhe poezisë.
Adresa elektronike ku do të dorëzohen shkrimet është [email protected]
Fituesit do të shpallen në fund të nëntorit, ndërsa ceremonia do të zhvillohet në ambientet e Ministrisë së Kulturës.
Një nismë e quajtur “E diela pa makina” e marrë prej qytetarëve të Tiranës ka bërë që disa dhjetra të rinj të bëjnë një marshim në rrugët kryesore të Tiranës ditën e dielë më 19 tetor. Ndërkohë që në rrjetet sociale qarkullon një peticion online, qytetarët theksojnë se një e dielë pa makina do të mundësonte bllokimin e qarkullimit prej orës 8:00 në 21:00 në zonën e Bulevardit “Deshmoret e Kombit” dhe atë të ish-Bllokut.
Arsyet që e nxisin një nismë të tillë janë të lidhura më së shumti me nivelet e larta të ndotjes në krahasim me vendet e BE-së, sakaq ndotja akustike prej zhurmave të makinave përbën gjithashtu një shqetësim për qytetarët. Një e dielë pëdonale do të mundësojë një cilësi më të lartë të jetës në Tiranë duke përmirësuar shëndetin mendor dhe fizik të qytetarëve shprehet nisma me anë të peticionit.
Megjithatë, nismës i mungon një rend krahasimor me vende të tjera që implementojnë një praktikë të ngjashme. Duke pasur parasysh se Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” është një prej akseve kryesore në vend, sa e mundur është që të bllokohet çdo të dielë, pa pasur pasoja për lëvizjen e mallrave dhe bllokimin e akseve të tjera?
Studimi ka marrë në analizë rreth 4898 nxënës, nga këta 2507 vajza dhe 2391 djem
Kanabis – 5.7 për qind e fëmijëve kanë konsumuar një herë kanabis. Ndërkohë 2.3 për qind e kanë përdorur atë vetëm gjatë 30 ditëve të fundit.
Alkooli – Një tjetër e dhënë lidhej me përdorimin e alkoolit, ku 11.2 për qind e kanë konsumuar gjatë 30 ditëve të fundit
Duhanpirja – 2.6 për qind e fëmijëve e pinë duhanin në shkolla. Numrin më të madh të përdoruesve e zënë meshkujt, por vërehet rritje e numrit të femrave
Marrëdhëniet seksuale – Në raport theksohet se 19.5 për qind e fëmijëve kanë kryer marrëdhënie seksuale, ku 64.7 për qind kanë përdorur kontraceptiv
Shifrat – 24% e fëmijëve i kanë baballarët pa punë dhe 58.4 për qind nënat shtëpiake. 1 në 2 të mitur raportojnë një gjendje ekonomike mesatare
Ekonomia – 1 në 2 të mitur jetojnë në një gjendje ekonomike mesatare. 1 në 3 fëmijë në gjendje të mirë dhe 14.5 për qind një gjendje të keqe ekonomike
Varfëria – 8 për qind e fëmijë raportojnë së kanë fjetur të uritur, kundrejt 92 për qind të nxënësve që nuk kanë pasur mungesë ushqimi
Shëndeti – 50% e fëmijëve e vetëperceptojnë gjendjen shëndetësore të shkëlqyer, ndërsa 5% thonë se kanë një gjendje të keqe shëndetësore
Komunikimi elektronik – 40.6% e nxënësve raportojnë se komunikojnë me shokët nëpërmjet Facebook-ut, 32 për qind me mesazhe dhe 25.3 nëpërmjet email-it
Për më shumë klikoni këtu: http://gazeta-shqip.com/lajme/2014/10/21/ishp-seks-ne-moshe-te-mitur-sivjet-5-raste-shume/
Një tjetër pedagog në Fakultetin Juridik në Universitetin e Prishtinës, njëkohësisht deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haki Demolli, mbështet idenë se viktimat e dhunës seksuale janë kryesisht femra që gënjehen lehtë, të pakujdesshme, mendjelehta, dhe të përdalura, rrethanat te të cilat sjellin me vete edhe një situatë viktimogjene (sulmin ndaj tyre).
‘Një lajm fals’ e konsideroi ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli lajmin e publikuar sot në të përditshmen italiane “Corriere della Sera”, se delegacioni shqiptar la punimet e Samitit euroaziatik, që po zhvillohet në Milano, dhe shkoi për të luajtur kazino.
Ministrja e Mbrojtjes paralajmëroi se kjo media do të përballet me padinë për shpifje, pasi në këtë Samit nuk kishte të ftuar asnjë delegacion shqiptar.
“Zyra ime është duke përgatitur padinë për lajmin që “Corriere della Sera” ka nxjerrë sot. Shqipëria nuk është pjesë, për fat të keq, e atij Samiti, i cili ështe mes BE-së dhe vendeve të Azisë. Nuk ka pasur asnjë delegacion shqiptar që të marrë pjesë atje. Zyra ime po bën një padi ndaj gazetës”, tha për mediat ministrja Kodheli, pas përfundimit të mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Socialiste.
Samiti euroaziatik mblodhi në Milano 53 përfaqësues qeverish, kryesisht kryeministra dhe presidentë./ATSH/
Me shume KETU
“Jemi mbledhur sot, me datë 20 tetor 2014, studentë dhe pedagogë të Universiteteve Publike për t’ju uruar mirëseardhjen të gjithë studentëve të viteve të para. Shpresojmë që vitet e studimit të jenë një eksperiencë e mrekullueshme për ju dhe shpresojmë që ju të jeni të gatshëm të luftoni për to. Në solidarizim me ju po ju paralajmërojnë se me çfarë do përballeni gjatë studimeve.
Dita e parë e vitit akademik ka shënuar njëkohësisht edhe aksionin e parë të ndërmarrë prej lëvizjes studentore “Për Universitetin” e cila prej më shumë se dy vitesh ka qënë iniciatorja e një sëre protestash në lidhje me kundërshtinë ndaj reformës arsimore e cila synon të mbysë sensin publik të universitetit duke i lënë edhe më shumë hapësirë privates.
Sot në faqën në facebook të lëvisjes “Për Universitetin” shkruhej :
“”MIRËSEVINI TË DASHUR KLIENTË!”.
Kjo është pankarta që Lëvizja “Për Universitetin” ka shpërndarë në ditën e parë të vitit akademik nëpër fakultete/universitete të ndryshme në Tiranë. Ka patur incidente të ndryshme me strukturat diktatoriale të pushtetit që kanë uzurpuar Universitetin, por Lëvizja nuk ndalet!
Në orën 11:00, përpara Politeknikut, do të mbahet komunikata publike e Lëvizjes! Ju mirëpresim!”
Mësohet gjithashtu se disa prej pedagogëve dhe funksionarëve në Universitetet publike ku janë mbajtur protestat, janë shprehur kundrejt protesutesve se “Ju nuk mërrni erë nga ekonomia e tregut.”; Juve t’ju vijë turp”etj.
HP\HI
Nga Kristi Pinderi
PER HISTORINE E FOTOS QE SHOQERON KETE SHKRIM, KLIKONI NE GAZETEN ZERI KETU
Shumica reale e qytetarëve në Shqipëri dhe e atyre në Serbi e kanë patur të pamundur këto ditë të tregojnë të gjithë mendimin e tyre të vërtetë dhe vetëm mendimin e tyre, përballë furisë së urrejtjes që u shfaq si asnjëherë tjetër më parë, në media, në rrjetet sociale, e deri në kancelaritë kryesore të dy vendeve.
Historiaime.al është një zë i pavarur në mbrojtje të të drejtave të njeriut. Ne raportojmë si për shkeljet e të drejtave të njeriut ashtu edhe për histori njerëzore që i promovojnë këto të drejta. Ky projekt synon të ndryshojë qëndrimet jo fort etike karshi të drejtave të njeriut nga ana e medias kombëtare si ajo e shkruar, ashtu edhe ajo vizive dhe media e re online.