Zërave të atyre që i kërkonin Edi Ramës të mos shkonte në Beograd, nuk mund të mos i bashkohej përfaqësuesi më komik i historisë politike të Shqipërisë: Kreshnik Spahiu.
Zërave të atyre që i kërkonin Edi Ramës të mos shkonte në Beograd, nuk mund të mos i bashkohej përfaqësuesi më komik i historisë politike të Shqipërisë: Kreshnik Spahiu.
Në vrullin e ngjarjeve të fundit me Serbinë, duket se ka humbur apo është anashkaluar një çështje që do të rëndojë direkt në xhepat e shqiptarëve, çështja e çmimit të ri të energjisë elektrike.
Kryeministri i Italisë Mateo Renzi ka thënë sot në Channale 5 se brenda muajit dhjetor “maksimumi në janar të vitit 2015”, Senati Italian do të ketë mundësinë të votojë për propozimin që t’u njohë çifteve gej të gjitha të drejtat e çifteve të martuara ligjërisht, përveç së drejtës për adoptimin e fëmijëve (do të bëjë përjashtim adoptimi i fëmijëve biologjikë).
Renzi ka bërë të ditur se propozimi Italian është i ngjashëm me ligjin gjerman dhe me shumicën e vendeve të tjera të Europës.
Të paktën dy herë Italia ka dështuar në të kaluarën për të aprovuar një ligj që njeh çiftet gej si çifte fakti.
Por këtë herë, Renzi duket se ka në parim OK dhe nga e djathta italiane me të cilën bashkëqeveris./K.P/
Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, dhe kryeministri i Republikës së Serbisë, Aleksandër Vuçiç, patën këtë pasdite një bisedë telefonike.
Ata ranë dakord se incidentet që shoqëruan ndeshjen e futbollit Serbi – Shqipëri ishin tejet të padëshiruara. Mes dy kryeministrave mbeten mosmarrëveshje të qarta lidhur me gjithë sa ndodhi, por ata ranë dakord që nuk duhet dhe nuk do ta humbin mundësinë për t’u takuar e për të punuar së bashku në funksion të stabilitetit rajonal, si edhe për të çelur një faqe të re në marrëdhëniet politike dhe ekonomike mes dy vendeve.
Prandaj, ata u morën vesh që të vazhdojnë dialogun e rëndësishëm që kanë nisur, si edhe për të siguruar që procesi i filluar në Berlin në 28 gusht, të shkojë përpara përmes punës për përmirësimin e marrëdhënieve ndërmjet vendeve të tyre, rajonit dhe Europës si e tërë.
Për sa më sipër, dy kryeministrat ranë dakord që takimi i planifikuar midis tyre të mbahet në Beograd më 10 nëntor.
Cdo vit në vendin tonë identifikohen rreth 400 femra të prekura nga kanceri i gjirit, ndaj Ministri i Shëndetësisë ka theksuar se është i rëndësishëm kryerja e mamografisë dhe gjatë këtij muaji ky është një shërbim që ofrohet falas.
Konfirmohet zyrtarisht se vizita e kryeministrit Edi Rama ne Serbi do te shtyhet per ne daten 10 nentor. Vucic dhe Rama kane biseduar ne telefon dhe kane rene dakort se incidentet jane te padeshiruara.
Me poshte nje koment I Gjergj Erebares.
Gazetari Gjergj Erebara shkruan në reporter.al se “ndërsa europianët duken të etur që vizita e Ramës në Beograd të kryhet, politika në Beograd nuk duket e gatshme për ta hedhur këtë hap”.
Debati i pafundmë mbi ndeshjen e futbollit Serbi – Shqipëri dhe fyerjet pa teklif të zyrtarëve serbë ndaj shqiptarëve në tërësi si popull, krijojnë përshtypjen se politika serbe po bën gjithçka që mundet për ta ndaluar vizitën, duke testuar njëkohësisht fuqinë e vet negociuese përballë Brukselit si dhe duke ushqyer popullin e vet me nacionalizëm, pikërisht në kohën kur ky vend përballet me krizën e vet identitare, afrimi me Bashkimin Europian ose afrimin me Rusinë, komenton Erebara.
Ai sugjeron se “vizita e Putinit ishte një masë propagandistike që synonte të hiqte vëmendjen ndaj marrëveshjeve reale qe Serbia ka bere se fundmi me BE-në dhe NATO-n” dhe në këto kushte, “nuk është e paarsyeshme që retorika nacionaliste e politikës serbe kundër Shqipërisë të jetë pjesë e propagandës për konsumim të brendshëm të udhëheqësve serbë”.
“Teoritë e konspiracionit mbi dronin me banerin e Shqipërisë së Madhe”, shkruan më tej Erebara, “u krijuan dukshëm nga politika e Serbisë për të krijuar përshtypjen mes votuesve të tyre të një komploti botëror kundër Serbisë. Ky është i njëjti model propagande si ai i Shqipërisë komuniste që synonte të justifikonte dhunën ndaj popullit të vet me teorinë e një komploti botëror, e një sulmi iminent nga NATO dhe Traktati i Varshavës mbi Shqipërinë”.
Por pavarësisht se çfarë arsyesh i shtyjnë politikanët e Serbisë për këto lloj lojrash propagandistike, fakti është që në situatën aktuale, Rama vështirë se mund të marrë garancitë e duhura nga politika serbe për zhvillimin e një vizite normale shtetërore të nivelit të lartë.
“Politika e Serbisë po bën përpjekje të ethshme për të ndaluar vizitën e Ramës pa marrë parasysh kostot që mund t’i krijohen nga ky refuzim. Dukshëm Beogradi nuk është i përgatitur shpirtërisht për normalitet”, përfundon komenti.
Gazetari Gjergj Erebara shkruan në reporter.al se “ndërsa europianët duken të etur që vizita e Ramës në Beograd të kryhet, politika në Beograd nuk duket e gatshme për ta hedhur këtë hap”.
Libri i kriminalistikës i Prof. Dr. Vesel Latifi në Fakultetin Juridik në Universitetin e Prishtinës, thotë se viktimat e dhunës seksuale kryesisht janë ato femra që janë mendjelehta edhe të përdala.
Prej kohësh lumi i Tiranës është kthyer në një bombë ekologjikë për shkak të mbetjeve dhe kanalizimeve që derdhen aty. Për këtë arsye, shkruan Ora News, Bashkia e Tiranës do të marrë një sërë masash, ku përfshihet largimi i mbetjeve dhe kanalizimeve.
I pranishëm gjatë inspektimeve, kreu i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha i bëri thirrje politikës që të heqë dorë nga bllokimi i projekteve. Me anë të këtij projekti Tiranës do t’i shtohen 1 milion metër katror gjelbërim, tha Basha.
Rehabilitimi i lumit të Tiranës, pritet që t’i sjellë kryeqytetit një pamje të re.
Pas shumë vitesh që performon në Gjermani, këngëtarja e mirënjohur shqiptare Eda Zari do të vijë në skenat shqiptare me dy koncerte Jazz në Tiranë dhe Elbasan në kuadër të Tetorit Gjerman.
E ftuar në emisionin “Ditë e re’ të Ora News Eda Zari rrëfen se nuk është vetëm jazz që i ka ndryshuar jetën por muzika në tërësi
Sot Zari do të performojë në qëndrën kulturore të Katedrales Ortodokse, ndërsa nesër, 19 tetor, në teatrin ‘SKAMPA” në Elbasan.
Një aksion i gjere do te nise nga kompania e shpërndarjes se energjisë ne bashkëpunim me policinë, ne zonat me problematike te qarkut Tirane. Vizion Plus raporton se “Hot spotet” ose zonat me te nxehta ne kryeqytet janë Bathorja, Paskuqani, Babrruja ne te cilat abonentët janë debitor ne shuma te konsiderueshme. Kompania e shpërndarjes se energjisë paralajmëron se arrestimet ndaj abuzuesve do te kryhen ne flagrance.
Hyn në fuqi Ligji “Për të drejtën e informimit”.Pas publikimit në Fletoren Zyrtare, ligji i bazuar në modelet më të përparuara të vendeve evropiane, pritet të garantojë rregulla konkrete për mbrojtjen dhe shndërrimin e të drejtës së informimit në një të drejtë reale dhe lehtësisht të zbatueshme në praktikë.
Risitë kryesore që sjell ligji i ri, me ligjin që ishte në fuqi, janë si vijon:
Zëvendësministrja e Punëve të Brendshme Elona Gjebrea ka çelur sot zyrtarisht javën kundër trafikut të qenieve njerëzore.
Në një konference për mediat, zv.ministrja e Brendshme bëri të ditur se gjatë kësaj jave do të ketë një sërë aktivitetesh sensibilizuese, të cilat do të kurorëzohen me një konference të zgjeruar që do mbahet në Vlorë.
“Trafikimi i qenieve njerëzore është një problem mjaft delikat që duhet qasur në të gjithë drejtimet dhe me mënyrat adekuate”, theksoi ajo.
Foto në kuadër të konkursit të fotografisë “Historia Ime”
Në vitin 1985, Durrësi ka patur një plan rregullues, ku si godinë bazë u mor ajo e hotel “Adriatikut”, pra godinat që mund të ndërtoheshin përgjatë bregdetit nuk duhet të ishin më të larta se godina e hotel “Adriatikut”. Por pas viteve 2000 pallatet që e kalonin lartësinë e hotel “Adriatikut” filluan të lulëzonin vit pas viti.
Rritja e sigurisë rrugore dhe minimizimi i numrit të aksidenteve në rrugët e Shqipërisë, është qëllimi i disa ndryshimeve në Kodin Rrugor, të cilat i bashkangjiten përditësimit të ligjeve në fushën e transportit, sipas direktivave të Bashkimit Europian.
Gazeta TemA shkruan se ligji i ndryshuar sjell një sërë risish, si për shembull, të gjithë personat që kane varësi nga alkooli apo lëndët narkotike nuk do të pajisen me leje drejtimi, apo personat që transportojnë fëmijët në shkolla duhet të kenë leje të posaçme për ta kryer këtë funksion.
Historiaime.al është një zë i pavarur në mbrojtje të të drejtave të njeriut. Ne raportojmë si për shkeljet e të drejtave të njeriut ashtu edhe për histori njerëzore që i promovojnë këto të drejta. Ky projekt synon të ndryshojë qëndrimet jo fort etike karshi të drejtave të njeriut nga ana e medias kombëtare si ajo e shkruar, ashtu edhe ajo vizive dhe media e re online.