Në hapësirën e Galerisë Kombëtare të Kosovës në vitin 2007 pati jo pak impakt ndërhyrja e Flaka Halitit me punën “Bolet e mija” (My balls) në të cilën paraqiten testikuj demi.
Në hapësirën e Galerisë Kombëtare të Kosovës në vitin 2007 pati jo pak impakt ndërhyrja e Flaka Halitit me punën “Bolet e mija” (My balls) në të cilën paraqiten testikuj demi.
Animal Rescue Albania ka publikuar disa foto skandaloze se si në një qendër mbarështrimi të kafshëve në Fier pronarët i mbajnë qentë në një situatë që nuk ka fjalë për t’u përshkruar.
People from both sides, in Serbia and Albania see different things on one specific event: What really happened at the stadium of Belgrade during the Serbia vs Albania match?
Njerëzit në të dyja anët duket se shikojnë gjëra të ndryshme nga një ngjarje e vetme: Cfarë ndodhi në stadiumin e Beogradit? Këtë pyetje i bën “Historia Ime” aktivistit serb për të drejtat e njeriut dhe Drejtor i Programeve për Ballkanin Perëndimor pranë Civil Rights Defenders, Goran Miletic.
Komenti me poshte dhe fotot ME AUTORE TE NDRYSHEM jane marre nga sherbimi online i DW
Rreth 300.000 refugjatë dhe azilkërkues do të vijnë në Gjermani këtë vit. Landet dhe komunat flasin për një gjendje emergjente. Por shumë probleme mund të zgjidhen lehtë mendon Felix Steiner.
Gjermanët në botë kanë reputacionin se janë kampionë bote në organizim. Por nuk është gjithmonë kështu.
Biseda telefonike mes Ramës dhe Vuçiç mësohet se ka zgjatur rreth 30 minuta, prej orës 16:00 deri në 16:30, raporton me bindje por pa permendur burimet, Top Channel.
Thuhet ne lajmin e medias me te madhe shqiptare:
“Top Channel ka mësuar se ajo është kërkuar nga Kryeministri serb përmes ndërmjetësimit ndërkombëtar që kuptueshëm është Berlini, duke pasur parasysh se më herët ishte Kancelarja gjermane, Merkel ajo që telefonoi shefin e qeverisë në Serbi.
Në bisedën e parë të drejtpërdrejtë mes Vuçiç dhe Ramës pas ngjarjeve të dhunshme në Beograd dhe atyre që e pasuan, thuhet se mes dy homologëve është rënë dakord që incidentet që shoqëruan ndeshjen ishin tejet të padëshiruara.
Zyrat e të dy kryeministrave kanë nxjerrë një njoftim të përbashkët, si duket për të shmangur përcjelljen në publik të kundërshtive të forta gjatë bisedës, të cilat nuk i mohon as vetë deklarata zyrtare.
Njoftimi zyrtar i Kryeministrisë shton se mes dy kryeministrave mbeten mosmarrëveshje të qarta lidhur me gjithë sa ndodhi, por ata ranë dakord që nuk duhet dhe nuk do ta humbin mundësinë për t’u takuar e për të punuar së bashku në funksion të stabilitetit rajonal, si edhe për të çelur një faqe të re në marrëdhëniet politike dhe ekonomike mes dy vendeve.
Njoftimi vijon më tej me nënvizimin se dy kryeministrat janë marrë vesh që të vijojnë dialogun e rëndësishëm që kanë nisur, si edhe për të siguruar që procesi i filluar në Berlin në 28 gusht, të shkojë përpara përmes punës për përmirësimin e marrëdhënieve ndërmjet vendeve të tyre, rajonit dhe Europës si e tërë.
Njoftimi përfundon me nënvizimin e dakordësisë së dy kryeministrave që takimi i planifikuar midis tyre të mbahet në Beograd më 10 nëntor.
Por si u mbërrit në këtë datë? Burime për Top Channel bëjnë me dije se ka qenë presioni i shtuar ndërkombëtar mbi Beogradin që të mos ndërpritej vizita e Kryeministrit shqiptar në datën e planikuar. Por nga sa mësohet, Kryeministri serb ka kërkuar mirëkuptim, për shkak të atij që ai quan “presioni i brendshëm” nuk mund ta priste homologun shqiptar. Por ajo qe nuk mirëkuptoi Perëndimi ishte anulimi i ftesës së Vuçiç për Ramën, duke parë si rrugën e mesme shtyrjen disa ditë të saj.
Burime diplomatike i thanë Top Channel se shtyrja me një datë të përcaktuar dhe të afërt është dakordësuar paraprakisht me Kancelaren Merkel, e cila e ka përjashtuar kategorikisht çdo mundësi për një shtyrje pa afat nga pala serbe, e cila ka ngurruar deri në fund të shtrojë tapetin e kuq e të ngrejë flamurin kuqezi pas asaj që ndodhi në stadiumin e Partizanit.
Ajo që qartësisht kuptohet është fakti se Kryeministri serb Aleksander Vuçiç iu dorëzua atij që quan “presion i brendshëm” që në terma të tjerë në Serbi njihen si huliganizmi dhe nacionalizmi. Por ajo që nuk kuptohet është fakti se ishte vetë ai dhe zyrtarë të tjerë serbë që iu dhanë zë përmes deklarimeve të fundit. I gjendur në situatën që krijoi vetë, shefi i qeverisë së Beogradit pas një sërë telefonatash nga Uashingtoni e shtetet e rëndësishme europiane, kërkoi të telefonojë homologun shqiptar”
. / Top Channel
Njerëzit në të dyja anët duket se shikojnë gjëra të ndryshme nga një ngjarje e vetme: Cfarë ndodhi në stadiumin e Beogradit? Këtë pyetje dhe të tjera “Historia Ime” i bën aktivistit serb për të drejtat e njeriut dhe Drejtor i Programeve për Ballkanin Perëndimor pranë Civil Rights Defenders, Goran Miletic.
Zërave të atyre që i kërkonin Edi Ramës të mos shkonte në Beograd, nuk mund të mos i bashkohej përfaqësuesi më komik i historisë politike të Shqipërisë: Kreshnik Spahiu.
Në vrullin e ngjarjeve të fundit me Serbinë, duket se ka humbur apo është anashkaluar një çështje që do të rëndojë direkt në xhepat e shqiptarëve, çështja e çmimit të ri të energjisë elektrike.
Kryeministri i Italisë Mateo Renzi ka thënë sot në Channale 5 se brenda muajit dhjetor “maksimumi në janar të vitit 2015”, Senati Italian do të ketë mundësinë të votojë për propozimin që t’u njohë çifteve gej të gjitha të drejtat e çifteve të martuara ligjërisht, përveç së drejtës për adoptimin e fëmijëve (do të bëjë përjashtim adoptimi i fëmijëve biologjikë).
Renzi ka bërë të ditur se propozimi Italian është i ngjashëm me ligjin gjerman dhe me shumicën e vendeve të tjera të Europës.
Të paktën dy herë Italia ka dështuar në të kaluarën për të aprovuar një ligj që njeh çiftet gej si çifte fakti.
Por këtë herë, Renzi duket se ka në parim OK dhe nga e djathta italiane me të cilën bashkëqeveris./K.P/
Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, dhe kryeministri i Republikës së Serbisë, Aleksandër Vuçiç, patën këtë pasdite një bisedë telefonike.
Ata ranë dakord se incidentet që shoqëruan ndeshjen e futbollit Serbi – Shqipëri ishin tejet të padëshiruara. Mes dy kryeministrave mbeten mosmarrëveshje të qarta lidhur me gjithë sa ndodhi, por ata ranë dakord që nuk duhet dhe nuk do ta humbin mundësinë për t’u takuar e për të punuar së bashku në funksion të stabilitetit rajonal, si edhe për të çelur një faqe të re në marrëdhëniet politike dhe ekonomike mes dy vendeve.
Prandaj, ata u morën vesh që të vazhdojnë dialogun e rëndësishëm që kanë nisur, si edhe për të siguruar që procesi i filluar në Berlin në 28 gusht, të shkojë përpara përmes punës për përmirësimin e marrëdhënieve ndërmjet vendeve të tyre, rajonit dhe Europës si e tërë.
Për sa më sipër, dy kryeministrat ranë dakord që takimi i planifikuar midis tyre të mbahet në Beograd më 10 nëntor.
Cdo vit në vendin tonë identifikohen rreth 400 femra të prekura nga kanceri i gjirit, ndaj Ministri i Shëndetësisë ka theksuar se është i rëndësishëm kryerja e mamografisë dhe gjatë këtij muaji ky është një shërbim që ofrohet falas.
Konfirmohet zyrtarisht se vizita e kryeministrit Edi Rama ne Serbi do te shtyhet per ne daten 10 nentor. Vucic dhe Rama kane biseduar ne telefon dhe kane rene dakort se incidentet jane te padeshiruara.
Me poshte nje koment I Gjergj Erebares.
Gazetari Gjergj Erebara shkruan në reporter.al se “ndërsa europianët duken të etur që vizita e Ramës në Beograd të kryhet, politika në Beograd nuk duket e gatshme për ta hedhur këtë hap”.
Debati i pafundmë mbi ndeshjen e futbollit Serbi – Shqipëri dhe fyerjet pa teklif të zyrtarëve serbë ndaj shqiptarëve në tërësi si popull, krijojnë përshtypjen se politika serbe po bën gjithçka që mundet për ta ndaluar vizitën, duke testuar njëkohësisht fuqinë e vet negociuese përballë Brukselit si dhe duke ushqyer popullin e vet me nacionalizëm, pikërisht në kohën kur ky vend përballet me krizën e vet identitare, afrimi me Bashkimin Europian ose afrimin me Rusinë, komenton Erebara.
Ai sugjeron se “vizita e Putinit ishte një masë propagandistike që synonte të hiqte vëmendjen ndaj marrëveshjeve reale qe Serbia ka bere se fundmi me BE-në dhe NATO-n” dhe në këto kushte, “nuk është e paarsyeshme që retorika nacionaliste e politikës serbe kundër Shqipërisë të jetë pjesë e propagandës për konsumim të brendshëm të udhëheqësve serbë”.
“Teoritë e konspiracionit mbi dronin me banerin e Shqipërisë së Madhe”, shkruan më tej Erebara, “u krijuan dukshëm nga politika e Serbisë për të krijuar përshtypjen mes votuesve të tyre të një komploti botëror kundër Serbisë. Ky është i njëjti model propagande si ai i Shqipërisë komuniste që synonte të justifikonte dhunën ndaj popullit të vet me teorinë e një komploti botëror, e një sulmi iminent nga NATO dhe Traktati i Varshavës mbi Shqipërinë”.
Por pavarësisht se çfarë arsyesh i shtyjnë politikanët e Serbisë për këto lloj lojrash propagandistike, fakti është që në situatën aktuale, Rama vështirë se mund të marrë garancitë e duhura nga politika serbe për zhvillimin e një vizite normale shtetërore të nivelit të lartë.
“Politika e Serbisë po bën përpjekje të ethshme për të ndaluar vizitën e Ramës pa marrë parasysh kostot që mund t’i krijohen nga ky refuzim. Dukshëm Beogradi nuk është i përgatitur shpirtërisht për normalitet”, përfundon komenti.
Gazetari Gjergj Erebara shkruan në reporter.al se “ndërsa europianët duken të etur që vizita e Ramës në Beograd të kryhet, politika në Beograd nuk duket e gatshme për ta hedhur këtë hap”.
Libri i kriminalistikës i Prof. Dr. Vesel Latifi në Fakultetin Juridik në Universitetin e Prishtinës, thotë se viktimat e dhunës seksuale kryesisht janë ato femra që janë mendjelehta edhe të përdala.
Historiaime.al është një zë i pavarur në mbrojtje të të drejtave të njeriut. Ne raportojmë si për shkeljet e të drejtave të njeriut ashtu edhe për histori njerëzore që i promovojnë këto të drejta. Ky projekt synon të ndryshojë qëndrimet jo fort etike karshi të drejtave të njeriut nga ana e medias kombëtare si ajo e shkruar, ashtu edhe ajo vizive dhe media e re online.