Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, do të jetë i ftuar nderi në paradën ushtarake me rastin e 70 vjetorit të çlirimit të Beogradit nga pushtimi gjerman.
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, do të jetë i ftuar nderi në paradën ushtarake me rastin e 70 vjetorit të çlirimit të Beogradit nga pushtimi gjerman.
“Futbolli është popullor”, Jorge Luis Borges ka vërejtur, “vetëm sepse budallallëku është popullor.”
Në pamje të parë, antagonizmi i shkrimtarit argjentinas ndaj “lojës së bukur” duket sikur reflekton qëndrimin e urryesve tipikë të sotshëm të futbollit, talljet e të cilëve gati sa s’janë bërë refren sot: Futbolli është i mërzitshëm. Ka shumë barazimë. Nuk i duroj dot lëndimet e rreme.
Dhe është e vërtetë: Borges e quajti futbollin “estetikisht të shëmtuar. Ai tha, “Futbolli është një ndër krimet më të mëdha të Anglisë”. Ai madje e vendosi një prej leksioneve të tij qëllimisht në një kohë me lojën e parë të kupës botërorë në Argjentinë në vitin 1978. Mëgjithatë, neveria e Boges për sportin erdhi nga diçka akoma më shqetësuese se estetika. Problemi tij ishte me kulturën e tifozerisë, të cilën e lidhi me llojin e asaj mbështetjeje popullore që përkrahu lidërët politikë të lëvizjeve më të tmerrshme politike të shekullit XX. Gjatë jetës së tij ai pa elemente të fashizmit, Peronizmit, dhe te anti-semitizmit të dalin në sferën e politikës argjentinase; kështu dyshimi i tij i thellë për lëvizjet politike masive dhe për kulturën e masës- apogjeu i së cilës në Argjentinë është futbolli- ka shumë kuptim. (“Ka një ide të epërsisë, të pushtetit, [në futboll] që më duket e tmerrshme,” shkroi Borges.) Borges kundërshtoi dogmatizmin në cdo trajtë apo formë, kështuqë ishte natyrshëm dyshues për përkushtimin e pakufizuar të bashkë-atdhetarëve të tij ndaj një doktrine ose feje- apo edhe ndaj albicelestes* së tyre të dashur.
*Skuadra kombëtare Argjentinase
Për më shumë klikoni këtu: http://www.newrepublic.com/article/118228/world-cup-2014-why-did-borges-hate-soccer?utm_content=buffer47425&utm_medium=social&utm_source=twitter.com&utm_campaign=buffer
Danko Lazovic ishte ndër të parët që e vuri re. Arbitri, Martin Atkinson, kishte ndaluar ndeshjen për herën e dytë në stadiumin Partizani, pasi një tjetër fishekzjarr ishte hedhur afër një lojtari shqiptar nga tifozët vendas ndërkohë që, Lazovic e kapi prej krahu dhe bëri me gisht drejt “natës së errët dhe të qartë”.
Atkinson e kapi me vonesë; shumica e kishin parë para tij dhe ajri ishte bërë i rëndë- e më i rëndë- me tension dhe pasiguri në pritje.
Duke u zvarritur si insekt në suspansë filmike, një dron i telekomanduar ishte duke u ngjitur lart dhe afër pjesës serbe të fushës, duke gumëzhirë mbi tifozët dhe më pas duke vajtur poshtë. Mbi të rrinte varur në dy fije të gjata një flamur.
Por nuk ishte shumë e vështirë të përqëndroheshe mbi tapet ndërkohë që droni ulej drejt fushës. Flamuri kuq e zi mbante simbolet e Shqipërisë dhe një hartë imagjinare të “Shqipërisë së madhe” dhe që nga momenti i impaktit, ishte e qartë se gjërat atë natë – dhe ndoshta dhe ndonjë gjë tjetër – nuk do të ishin të njëjta.
Vizioni – aq surreal sa mund të jetë në një ndeshje ndërkombëtare futbolli – i ngjante nje ëndrre fillimisht, deri kur mbrojtësi serb Mitrovic u hodh për të kapur flamurin dhe u rrethua prej lojtarëve shqiptarë qe kërkonin me ngulm simbolin e tyre.
Për cdo standard, dhuna që vijoi ishte shokuese.
Numri i shkeljeve gjate dy minutave të ardhshme mund ta mbajë UEFA-n te zënë për javë: ata do duhet të konsiderojnë tifozin që sulmoi Bekim Balaj me karrike ndërkohë që ai mbante flamurin për ta cuar jashtë fushës, tifozin që u përpoq t’i gjuante një lojtari të Shqipërisë në kokë teksa skuadra po largohej për në tunel për të mos u kthyer më, edhe intensitetin e hakmarrjes së Lorik Canajt ndaj sulmuesit të Balajt- dhe këto janë veç sa për fillim.
Kjo pasqyronte tensionin që e kishte shoqëruar që në fillim këtë garë, vizita e parë e Shqipërisë në Beograd që prej 1967. Tifozët serbë u ndaluan të merrnin pjesë në kthimin e ardhshëm në Elbasan, pasi federatat respektive e kishin të pamundur të binin dakord mbi dhënien e detajeve personale që kërkoheshin për ata që kishin bileta. Nësë në fillim ndihej vetëm se një mundësi për bashkëpunim bilateral u humb – pikërisht para vizitës së kryeministrit shqiptar Edi Rama ne Beograd, e para që prej 1946, në 22 tetor; tani duket sikur ka dicka Kafkiane tek spiralja e fajësimit dhe kundërfajësimit, akuzimit dhe kundër-akuzimit, që ndodhitë e mbrëmjes të së martës do të nxisin patjetër.
“Erdhën në Beograd për të luajtur futboll, por u sulmuam fizikisht nga tifozët serbë”, tha Cana më pas. “Ne thjesht donim të merrnim flamurin dhe gjithcka do të ishtë nën kontroll nësë sigurimi i stadiumit do të kishte ndaluar që tifozët të sulmonin lojtarët tonë. Isha duke mbrojtur shokun tim të skuadrës, kam dëmtime në fytyre, sikurse Taulant Xhafa. Ata na pyetën në mund të luanim me stadium bosh- megjithatë ne nuk ndiheshim mirë për shkak të dëmtimeve.”
Por ndoshta, tensionet ishin ngritur përtej pikës së kthimit.
Shqipëria kishte hyrë në fushë me një kor të parashikueshëm ulërimash, fishkëllimash dhe disa gjëra akoma më pak konstruktive – “Vriti, vriti shqiptarët” dhe “Fuck, fuck Albania” ishin sfondi për hapjen dhe një komandë-përgjigje rutinë “Kosovo!” “Serbia!” ndizte akoma më shumë situatën.
Askush nuk do të kishte pritur nxitje me më shumë sqimë, por ndërkohë Lazovic dhe Zoran Tosic shkanë në mes të mbrojtësit në minutat e hapjes dhe Andi Lila mori një top të fortë në fytyre nga Dusan Tadic, ndoshta lojtarët e Shqipërisë po shkonin drejt greminës që i shtuy pritja e Mitrovic.
Por kryefjala e provokimit ishte shënuar me ngjyrat e vizitorëve, dhe media e huaj po shfletonte menjëherë librat e historisë-dhe fjalorin- për të deshifruar fjalen e printuar në fund të flamurit.
“Autochthonous” gjërësisht i referohet një popullsie indigjene të një vendi- dikush që s’është pasardhës i migruesve apo të ardhurve. Dukej sikur i implikonte Serbise, që përgjithësisht mendohet të kenë ardhur në Ballkan rreth shekullit të gjashtë – ndonëse është mazokiste të merresh me nacionalitetet e rajonit dhe çështjet e prejardhjes- dhe fotografite në anë ishin njësoj nxitëse për tifozët.
Njëri ishte Isa Boletini, një nacionalist shqiptar i cili udhëhoqi kryengritjen kundra Osmanëve dhe Serbëve ne 1912 dhe 1913. Tjetri ishte Ismail Qemali, që konsiderohet si themeluesi i shtetit modern shqiptar, pavarësia e të cilit u deklarua ne 1912.
Konotacionet ishin të thella, fjalet dhe pikturat shkurtojnë punë mjaftueshëm. Kushdo që komandoi dronin, që nga hulumtimi më i thjeshte rezultoi se nuk ka gjasa të ketë një rreze më shumë se 800 metra nga komanda, qartësisht nuk kishte krisur për të ikur në dyqane gjate pjesës së parë si përgjigje e britmave të tifozëve vendas.
Media serbe u hodh herët për të thënë se droni, kontrollohej prej Olsi Rama, vëllait të Edi Ramës, nga seksioni VIP. Ai ishte arrestuar, vazhdonte historia më tej.
Do të kishte qënë një histori e pabesueshme nëse do të kishte qënë e vërtetë, por kjo pak besohej në atë pjesë të stadiumit ku burime të respektuara – duke përfshirë gazetarin me famë për Ballkanin Tim Judah, – deklaronin se Olsi e la Beogradin me pjesën tjetër të delegacionit shqiptar.
Një grup maqedonas u përpoq të merrte përsipër nderin e hedhjes së dronit ndërkohë që nuk ka asgje bindëse për këtë pretendim.
Delegimi i përgjegjësive merr shume peshë në këtë pjesë të botës, por ndoshta do të ishte më mirë të mbeteshim në pyetjet e thjeshta që UEFA do duhet ti kthejë përgjigje:
Si u fut droni në stadium kur çdo i ftuar- përfshi gazetarët- u kontrolluan nga të paktën një rresht rojtaresh?
Si ishte lejuar të rrinte në ajër për kaq shume kohë – dhe po sikur të kishte me vete dicka edhe më shumë shkatërruese?
Si ndodhi që një rrip i gjerë policësh – që me c’thuhet ishin 3500 vetëm për ndeshjen – lejoi aq shume tifozë në fushë?
Është gjithashtu mendimi se Serbia është në një marrëdhënie të tensionuar me UEFA-n – një prej çështjeve më të fundit në këtë kontekst ndodhi në të njejtin stadium ku u valëvit një baner me konotacione antisemitiste gjate një ndëshjeje me Tottenham Hotspur- dhe ky mund të jetë një hap shume larg, paçka se kush e nisi budallallëkun e radhës.
Është e vështirë të shihet se një ndeshje e braktisur do të jepet në një anë- askush nuk del prej kësaj duke u dukur mire dhe do të dukej gabim po qe se vendimi do të mbante në një anë të gjithë përgjegjësinë.
Ka edhe një pyetje për bordin drejtues të futbollit Europian. Sa larg duhet të shkojë për të ndarë shtete të cilat kanë tensione të mbartura ne grupe kualifikatore? Gjibraltari dhe Spanja ndoshta kurre nuk do të përballen; a duhet thënë e njejta gjë për Serbinë dhe Shqipërinë duke marrë parasysh potencialin për rreziqe? Nesë është kështu, si duhet të mbarojë? A duhet Ukraina dhe Rusia të përballen?
Përgjigjet fatmirësisht do të vijojnë, por për tani, Beogradi do të zgjohet në një mëngjes me parehati të madhe. Nëse është e vërtetë se historia përsëritet fillimisht si tragjedi (futbolli), atëherë ndoshta një shënjues rreziku është ndezur tanimë.
Pavarësisht gjithçkaje ka një konkluzion: dhuna dhe rrëmuja e paturshme dhe provokimi mbrëmjen e së martës treguan se askush, nga asnjë anë nuk ka qënë i gatshëm të mësojë nga e kaluara.
Postuar nga Nick Ames dhe Sasa Ibrulj në TheGuardian.com
Tensionohen tashmë marrëdhëniet mes Serbisë dhe Shqipërisë si asnjëherë më parë duke e transferuar debatin nga fusha e lojës drejt zyrave më të larta qeveritare.
Kryeministri i Serbisë Aleksandër Vucic ka reaguar për ngjarjen në stadiumin e Beogradit.
Ai është shprehur: “Qëllimi i ekstremistëve shqiptarë ishte që të tregonin Serbinë si një vend intolerant dhe të poshtëronin qytetarët tanë”.
Ai është shprehur se autoritetet do të dënojnë këdo që ka shkelur ligjin. Pas deklaratave të kryeministrit serb pritet një reagim i kryeministrit shqiptar Edi Rama.
http://www.b92.net/info/vesti/index.php?yyyy=2014&mm=10&dd=15&nav_category=11&nav_id=911894
Drejtori i Programit për Ballkanin Perëndimor pranë Civil Rights Defenders, që është financuesi kryesor edhe i projektit “Historia Ime” Goran Miletic ka shkruar se më fyese është të thuash “vritni, vritni shqiptarët” se sa shfaqja e flamurit shqiptar.
Qindra tifozë kuqezi kanë marshuar nga Sheshi “Nënë Tereza” dhe Sheshi “Skënderbej” drejt aeroportit të Rinasit për të pritur kombëtaren, e cila u lajmërua se do të kthehej orët e para të të mëngjesit të së mërkurës në Tiranë.
Tirana ka qenë në një atmosfere te ndezur gjate gjithe mbremjes.
Me thirrje te organizuara ne Facebook dhe rrjetet sociale, qindra flamure kuqezi jane mbledhur në Rinas per te pritur djemte e kombetares, te cilet u perballen me nje dhune te eger te tifozeve ne ndeshjen me Serbine.
Pas pezullimit të ndeshjes nga UEFA situata në stadiumin “Partizani” të Beogradit, lojtarët e kombëtares shqiptare u kthyen menjëherë në Tiranë.
Kjo për shkak të sigurisë tëjtarëve tanë.
Nga gazetatema.net
Zv/Kryeministri dhe minister i Jashtem i Serbise, Ivica Dacic eshte shprehur per median serbe Blic se ajo qe ndodhi ne Beograd “ishte nje provokim politik i paramenduar”. Sipas tij, ngjarja me flamurin ka per autor vellain e Kryeministrit te Shqiperise, Olsi Rama.
“Nuk e di se si do reagonte BE dhe UEFA nese do te ishte shfaqur flamuri i Serbise se Madhe ne Shqiperi apo Kosove”.
http://www.blic.rs/Vesti/Tema-Dana/502617/Dacic-Unapred-pripremljena-politicka-provokacija
Teksa ndodhej në aeroportin Nënë Tereza për të pritur skuadrën kombëtare, zv/kryeministri Niko Peleshi e cilësoi atë që ndodhi sot në Beograd si “një ngjarje e shëmtuar” dhe shtoi se “ne fituam moralisht, ndonëse na vjen keq për ata që duhet të kishin marrë masa që ajo dhunë të mos ndodhte”.
Gjatë një prononcimi për Top Channel, Peleshi që shoqërohej nga ministrja e Arsimit dhe Sportit Lindita Nikolla e veshur me bluzën e kombëtares, tha se “pjesa me flamurin nuk besoj se thyen ndonjë rregull të posacëm të UEFAs, por ajo që është e papranueshme ndodhi kur tifozët hynë në fushë në mënyrë të dhunshme, cka është e ndaluar”.
I pyetur nga gazetari Pandi Gjata se a do të zhvillohet pas kësaj ngjarje, normalisht vizita e kryeministrit Edi Rama në Beograd, Peleshi u përgjigj:
“Unë nuk dua të paragjykoj vizitën e kryeministrit Rama, secili prej nesh do të dëshironte që ngjarjet e sotme të ishin të shkëputura, qëllimi i vizitës së kryeministrit është i ndryshëm nga ajo cka u promovua sot, qëllimi është si të hapim një faqe të re në historinë e Ballkanit, si të promovojmë vlerat e reja të një rajoni që duhet të zhvillohet me vështrimin nga e ardhmja dhe jo nga e kaluara”.
Ministri i Jashtem i Suedise Carl Bilt ka reaguar per ndeshjen Serbi – Shqiperi duke thene: “Provokim i papergjegjshem ne ndeshjen Serbi-Shqiperi. Shpresoj qe kryeministrat e dy vendeve te kuptojne rendesine e permiresimit te marredhenieve dypaleshe”.
http://www.tanjug.rs/novosti/149137/bilt–neodgovorna-provokacija-na-utakmici-srbija-albanija.htm
Fotoja nga Top Channel
Kapiteni dhe lideri i padiskutueshëm i Kombëtares shqiptare duke folur për Supersport ka thënë se incidentet në stadiumin e Beogradit ishin krejtësisht të papranueshme.
“Përveç tifozëve që u futën në fushën e lojës lojtarët tanë janë goditur edhe nga stafi i stadiumit. Disa prej djemve kanë pësuar lëndime në fytyrë. Ishte e pamundur që takimi të vazhdonte më tej”, ka thënë Lorik Cana.
Kapiteni i kombëtares sonë është shprehur se përfaqësues të UEFA-s kanë kontaktuar me drejtuesit shqiptarë, duke kërkuar të dinin gjendjen e lojtarë.
“UEFA, për të vendosur mbi vazhdimësinë e ndeshjes, erdhi dhe kërkoi informacione në palën tonë mbi gjendjen fizike të lojtarëve. Por ishte e qartë që ne nuk ishim në gjendje për të vazhduar më tej”, tha Cana.
Në të fund të fjalës së tij Cana ka veçuar nga lojtarët serb, kapitenin e tyre, të cilin shqiptari e ka cilësuar si një shembull për të tjerët.
Atmosferën në kryeqytetin serb e komentoi edhe portieri i kombëtares sonë, Etrit Berisha, i cili e cilësoi ata si një gjendje lufte. Ndërsa Bekim Bala tha se shqiptarët nuk i tremben askujt.
Nga Instagrami i Lorik Canes.
Një deklaratë e ministrit serb të Sportit dhe Rinisë duket se është i pari reagim që vjen nga autoritetet serbe.
Sipas Tanjug ministri serb Vanja Udovicic ka thënë se situata u provokua nga shqiptarët dhe se pret që autoritetet shqiptare ta denojnë aktin e flamurit.
http://www.tanjug.rs/novosti/149133/udovicic–perfidna-provokacija-ekstremista.htm
After receiving the status of the candidate, the progress report of the Delegation of the European Union was released these days to media representatives, civil society and officials of the Republic of Albania. The report shows the progress of Albania toward the European integration path. The approach followed by the delegation in drafting this report is based on the foundations of the legal state, economic governance and public administration reformation.
Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj ishte i pranishëm në forumin e hapur të biznesit të organizuar nga Dhoma Amerikane e Tregtisë për tregun farmaceutik.
Duke u ndalur tek situata në të cilën e ka gjetur këtë treg, ministri Beqaj tha se institucioni që ai drejton do të garantojë lirinë e tregut dhe konkurrencën e ndershme, duke eliminuar monopolet.
Beqaj ngriti shqetësimin se çmimet e barnave në vendin tonë shpeshherë janë më të larta se në vendet e BE, duke u shprehur se do të ulet çmimi i shitjes së tyre.
“Çmimet e barnave janë shpesh më të larta se në vendet e BE. Në zonat rurale shërbimi farmaceutik mungon. Ne do të ulim çmimin e shitjes së barnave në Shqipëri. Nuk do të ketë asnjë produkt farmaceutik të regjistruar që do të shitet në vendin tonë me një çmim më të lartë se në vendin e tij të origjinës.
Ne do të rrisim cilësinë dhe sigurinë e barnave, duke shtuar kujdesin për indikacionet, në përputhje me standardet evropiane dhe njëkohësisht, do të rrisim kontrollin e cilësisë gjatë të gjithë zinxhirit të shpërndarjes së barnave”, tha Beqaj.
Për të rritur cilësinë e shërbimit farmaceutik, ministri Beqaj tha se do të krijohet një sistem gjurmimi për kontrollin e barnave në mbarë vendit.
Ndërkaq, Ministria e Shëndetësisë thotë se Qendra e Kontrollit të Barnave do të shndërrohet në Agjencinë Kombëtare të Barnave dhe Materialeve Mjekësore
Duke u ndalur tek pullat postare, ministri Beqaj tha se në 9 muaj të 2014-ës janë emetuar 34 779 549 pulla, 10 % më shumë se në të njëjtën periudhë të 2013, ku u emetuan 31 564 157.
Ndërkohë Shoqata farmaceutike ka reaguar pas deklaratave të ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj. Sipas kësaj shoqate ministria po bllokon ilaçet e kompanive më me emër që janë të regjistruara dhe të njohura në botë. Shoqata shprehet se në treg po futet një bar prodhim turk i paregjistruar.
Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj në forumin për tregun farmaceutik theksoi se monopolet kanë ndikuar negativisht në këtë treg.
Marrë nga gazetatema.net
Historiaime.al është një zë i pavarur në mbrojtje të të drejtave të njeriut. Ne raportojmë si për shkeljet e të drejtave të njeriut ashtu edhe për histori njerëzore që i promovojnë këto të drejta. Ky projekt synon të ndryshojë qëndrimet jo fort etike karshi të drejtave të njeriut nga ana e medias kombëtare si ajo e shkruar, ashtu edhe ajo vizive dhe media e re online.