Sipas një studimi të vitit 2011 nga Banka Botërore, diferenca e pagave midis meshkujve dhe femrave është 17.6%.
Komiksi është marrë nga:
The Wage Gap Has Everything to Do With Sexism (Even Though People Think It Doesn’t)
Sipas një studimi të vitit 2011 nga Banka Botërore, diferenca e pagave midis meshkujve dhe femrave është 17.6%.
Komiksi është marrë nga:
The Wage Gap Has Everything to Do With Sexism (Even Though People Think It Doesn’t)
Çdo 1 gusht në Varshavë, Poloni, qyteti ndalet për një minutë për të përkujtuar humbjen e 200.000 civilëve polakë, pas kryengritjes në Varshavë gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Kryengritja në Varshavë u udhëhoq nga forcat polake të çliruar Varshavën nga Gjermania naziste./sfglobe.com/
Ne luanim të gjithë bashkë në kopshtin e tezes kur ishim të vegjël … vajza dhe djem, nuk kishte asnjë dallim … ne u rritëm së bashku … luanim, qeshnim … ndonjëherë ziheshim me shaka … shihnim TV së bashku … filluam të studiojmë në klasat tona së bashku … shpesh herë kërcënonim se do ta spiunonim njëri tjetrin tek mësuesit … qeshnim me gjithë zemër me njëri tjetrin…
Dhe kështu ditët kalonin …
Kushërira ime dhe unë po shohim nga dritarja … po shohim kopshtin ku kushëriri im dhe miqtë e tij janë duke luajtur … aty ku luanim së bashku … ato ishin miqtë tanë njëherë e një kohë … këta janë djemtë me të cilët kemi luajtur… çfarë ka ndodhur? Pse ne jemi burgosur në shtëpi, ndërsa ata luajnë jashtë të lirshëm … çfarë kemi bërë? Mos u rritëm? A ndryshuan trupat tanë? A jemi bërë objekt tundimi që duhet të fshihemi nga sytë e njerëzve? Nuk janë ata djemtë që i njohim që fëmijë? Çfarë ndryshoi? Pse jemi të huaj? Pse unë vrapoj dhe fshihem sa herë që dëgjoj një nga zërat e tyre? A është vetëm për shkak se zërat e tyre ndryshuan? Prandaj nuk jemi më miq? A duhet të veprojmë ndryshe me njëri- tjetrin? Kushërira ime dhe unë filluam të kalonim kohën tonë të lirë duke parë telenovela si gra 50 vjeçare …
Dhe kështu ditët kalonin …
Jam në shkollë … po mësojmë se çfarë duhet të mbulojë një grua … flokët e saj janë tundim … vetullat e saj janë tundim … mu kujtua këngëtari im i preferuar… edhe sytë e tij janë shumë të bukur … flokët e tij janë të bukur … pse ai nuk ka shami? Nuk gjeta përgjigje … M’u kujtua se nuk dola më për të luajtur në kopsht, pasi arrita pubertetin … po ata nuk e arritën pubertetin vallë? Pse nuk u burgosën dhe ata në shtëpi? Prapë nuk munda të gjeja përgjigje…
Dhe kështu ditët kalonin …
E dëgjoj gjatë gjithë kohës … “Gruaja është gur i çmuar që ka nevojë të mbrohet (p.sh. të mbulohet)” … dhe ndonjëherë thuhet edhe se një grua është si karamele “nëse i hiqni letrën (dmth shaminë) mizat do mblidhen rreth saj “… hap tv dhe shoh këngëtarin tim të preferuar me flokët e tij të butë të mëndafshtë dhe bukurinë e tij … krahët e tij janë të zhveshur … gjoksi i tij është i zhveshur … pse nuk është ky objekt tundimi i mbuluar? Pse ai nuk burgoset në shtëpi? Pse nuk janë gratë të tunduara prej tij? Disa mund të thonë se një grua nuk duhet të shikojë këto gjëra… atëherë a nuk duhet që meshkujt të heqin shikimin e tyre kur shikojnë një femër “objekt” joshëse? Nuk munda të gjeja përgjigje …
Dhe kështu ditët kalonin …
Jam në universitet … Shoh disa njerëz që shpërndajnë një libër të vogël fetar … “Tundimet e një gruaje” … flokët e saj … këmbët e saj … sytë e saj, dhe “në këtë mënyrë, një grua duhet të mbulojë një nga sytë e saj pasi të dy bashkë janë joshës”… betohem, kjo është ajo që lexova në këtë libër. Vërejta se në vendin tim çfarëdo të kishte veshur dhe sado të ishte mbuluar një grua, vështrimet e meshkujve nuk do të ndalonin.
Dhe kështu ditët kalonin…
Jam në një vend perëndimor … gra ecin rreth meje … njëra ka veshur pantallona … tjetra është veshur me një fund të shkurtër … një tjetër ka veshur pantallona të shkurtra … burrat dhe gratë ecin krah për krah … kjo është e çuditshme … askush nuk ja ngul sytë njeriu … pse nuk i shoh vështrimet e meshkujve që shihja në vendin tim? Ato vështrime që e bëjnë një grua të ndjehet e zhveshur … ato vështrime që i urreja … ato vështrime që më mohonin humanizmin tim … pse nuk i shoh ato vështrime këtu ? Të gjitha gratë janë të veshura mirë … pse nuk i shoh ato vështrime edhe pse të gjitha gratë këtu janë tërheqëse? Pashë një grua që vraponte dhe qeshte … mu kujtua se mua nuk më lejohej të vrapoja kur arrita pubertetin … mu kujtua dritarja e tezes … mu kujtua se unë ishte një objekt tundimi që duhet të mbulohet … mu kujtua se një mashkull në vendin tim mund të vishet me të bardha, ndërsa unë jam e mbuluar në të zeza … pyeta veten, pse burrat nuk veshin të zeza? Pse burrat nuk i mbulojnë fytyrat e tyre? Dhe nuk munda të gjej përgjigje …
Dhe kështu ditët kalojnë …
http://www.yourmiddleeast.com/columns/article/why-dont-men-cover-their-faces_10547
Udhëheqësi konservator bëri këto komente, ndërkohë që moderatori Evan Davis i programit Newsnight që është një gej i deklaruar dhe është në një bashkëjetesë civile po bënte pyetje për një sërë skenarësh hipotetikë.
Moderatori e pyeti: “Ju jeni në një park publik, dhe dy burra – të martuar kohët e fundit – po puthen me njëri-tjetrin. Është diçka e ëmbël, apo është e papërshtatshme? “
Z. Cameron u përgjigj: “Jo, është në rregull! Unë kam qenë shumë i qartë në lidhje me këtë gjë.
“Unë besoj në vlerat tradicionale dhe moderne, unë besoj tek familje, unë besoj tek martesa. Unë mendoj se është një institucion i mrekullueshëm, dhe mendoj se meshkujt duhet të jenë në gjendje të martohen me njëri-tjetrin dhe gratë duhet të jenë në gjendje të martohen me njëra-tjetrën.
“Në qoftë se unë mund të puth gruan time në publik, nuk kuptoj se pse ju nuk mund të puthni burrin tuaj në publik.”
Z. Cameron muajin e kaluar tha se do donte të shihte më shumë çifte të të njëjtit seks të adoptojnë fëmijë.
Ai tha: “Kur ka fëmijë në nevojë për një familje për ti dashur, dhe çifte homoseksuale me aq shumë dashuri për të dhënë, ne nuk duhet të lejojmë paragjykimet tona të pengojnë rrugën e progresit të fëmijëve tanë, apo të shoqërisë tonë më të gjerë.
“Kjo dërgon një mesazh të fuqishëm se kush jemi ne si një komb në botën moderne.”
Në vitin 2011, David Cameron tha në konferencën e Partisë Konservatore se ” nuk duhet të ketë rëndësi nëse angazhimi ishte midis një burri dhe një gruaje, një burri dhe një burri apo një gruaje dhe një gruaje.”
Ai shtoi: “Dhe për këdo që ka rezerva, unë them: Po, ka lidhje me barazinë, por gjithashtu ka lidhje edhe me diçka tjetër: angazhimin. Konservatorët besojnë në lidhjet që na bashkojnë; se shoqëria është më e fortë kur kemi bërë zotimet për njëri-tjetrin dhe mbështesim njëri-tjetrin.
“Kështu që unë nuk e mbështes martesën midis homoseksualëve në dritën e të qënit konservator. Unë e mbështes martesën e homoseksualëve, sepse jam një Konservator.”
http://www.pinknews.co.uk/2014/09/29/watch-heres-what-david-cameron-has-to-say-about-gays-making-out-in-public/
Foto nga Eugert Aliaj. Rruga e Kavajës, trotuari përballë qëndrës tregëtare Condor Center dhe Globe (pak para se të shkosh tek 100 Vitrinat).
Foto nga Eugert Aliaj.
Kryqëzimi i 21 Dhjetorit. Edhe se duhet te presë vetëm 7 sekonda, polici prap kalon me të kuqe. Shembull perfekt…
Pas publikimit në Gazetën Shqip të historisë së një 8 vjeçari I cili detyrohej të dalë në rruge me një peshore për të siguruar të ardhura për familjen, shumë qytetarë kanë kontribuar sipas mundësive duke dhuruar ushqime dhe shuma financiare. Ndëkrohë sipas burimeve të Gazetës Shqip, Shërbimi Social Shtetëror ka reaguar duke shkuar në banesën e familjes së djaloshit për të inspektuar kushtet e tyre të jetesës. Llogaria në të cilat qytetarët kontribuojnë për një jetesë më të mirë e lëshuar prej Gazetës Shqip është: AL032008110080000090301535101 Swift: Usalaltr
Për më shumë: http://gazeta-shqip.com/lajme/2014/09/30/historia-e-kryefamiljarit-8-vjec/
FTESË PËR PJESËMARRJE NË TAKIM
Me synim bashkëpunimin e frytshëm dhe të suksesshëm ndërmjet AMSHC-së dhe Shoqatës/Institucionit tuaj, Ju ftojmë të merrni pjesë në takimin: “Ndajmë vizionin e përbashkët për bashkëpunim strategjik”.
Në kuadër të hartimit të Strategjisë Afatmesme dhe Afatgjatë në funksion të përmbushjes së misionit të saj, AMSHC-ja është duke mbledhur informacione dhe shkëmbyer opinione me aktorë dhe faktorë të ndryshëm që veprojnë në fushën e shoqërisë civile si OJF, nisma qytetare, institucione akademike, qëndra kërkimore, fondacione, partnerë.
Duke vlerësuar rëndësinë që kanë informacioni, ekspertiza dhe opinionet tuaja, AMSHC-ja ju fton të bëheni pjesë e procesit konsultativ që do të realizohet me shoqërinë civile, në takimin e organizuar për këtë qëllim.
Takimi zhvillohet në:
VLORË
Data: 7 Tetor 2014
Ora: 10.00-12.30
Vendi: Pallati i Kulturës, Vlorë
POGRADEC
Data: 8 Tetor 2014
Ora: 10.00-12.30
Vendi: Hotel Millenium, Tushemisht, Pogradec
TIRANË
Data: 9 Tetor 2014
Ora: 10.00-12.30
Vendi: Muzeu Historik Kombëtar, Tiranë
Për të konfirmuar pjesëmarrjen tuaj në takim ju lutem plotësoni elektronikisht formularin e regjistrimit në linkun e mëposhtëm: http://goo.gl/tNcg48
OJF-të e zonave respektive do të kenë mundësi të japin kontributin e tyre për hartimin e Strategjisë afatmesëm dhe afatgjatë sa më gjithëpërfshirëse si dhe identifikimin e fushave prioritare për ndërhyrje.
Për më shumë informacion:
http://www.amshc.gov.al/
Për ti dhënë fund radhëve kilometrike te pritjës në repartin e kardiologjisë, ministri i shëndetësisë Ilir Beqja dhe drejtoresha e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, Orgeta Manastirliu, bëjnë më dije se që pas dates 1 tetor pavioni i hemodinamikes do të funksionojë deri në oret e vona të mbrëmjes.
“Ky shërbim ofron një shërbim të reduktuar, nga ora 8 e mëngjesit deri në orët e drekës. Ndërkohë që, prej datës 1 tetor, ky shërbim do të ofrohet nga ora 8 e mëngjesit deri në orët e mbrëmjes, duke lehtësuar shumë pritjet e pacientëve të rasteve të emergjencës, por sigurisht edhe duke shtuar numrin e rasteve që trajtohen dhe diagnostikohen për sa u përket sëmundjeve koronare në Shqipëri. Sigurisht, ky angazhim bëhet i mundur në sajë të zbatimit të buxhetit për vitin 2014 dhe të rritjes së këtij buxheti me 40% për shërbimin e hemodinamikës, lidhur me materialet e mjekimit që sot janë në këtë shërbim. Por, edhe me përforcimin e stafit që do t’i bëhet këtij shërbimi në lidhje me përmirësimin e cilësisë së shërbimit të kërkuar”, u shpreh Manastirliu
Për më shumë: http://www.panorama.com.al/2014/09/29/koronarografia-nga-tetori-sherbimi-deri-ne-mbremje/
Pas ndryshimit të ligjit “Për dëmshpërblimin e ish të dënuarve politikë të regjimit komunist”, Ministria e Financave lëshon listen e atyre personave të dënuar të cilët janë gjallë dhe që ende mund të përfitojnë dëmshpërblimet përkatëse. Sipas njoftimit zyrtar, ish të dënuarit duhet të paraqesin këtë dokumentacion në përputhje me ndarjen e mëposhtme të kategorive:
“Grave ish të dënuara që jetojnë në momentin e pagesës”, u kërkohet:
Certifikatë personale jo më e vjetër sesa një javë nga data e dorëzimit; Nr. llogarie bankare në lek në njërën nga bankat e nivelit të dytë që vepron brenda territorit të vendit
“Personave ish të dënuar mbi 75 vjeç në datën e hyrjes në fuqi të ligjit që vazhdojnë të jenë gjallë”, u kërkohet: certifikatë personale jo më e vjetër sesa një javë nga data e dorëzimit; nr. llogarie bankare në lek
“Personave ish të dënuar politikë të gjallë që vuajnë nga sëmundje të rënda”, u kërkohet: Raport mjekoligjor (origjinal me emra dhe mbiemra të anëtarëve me firmë të gjithsecilit dhe me vulë, jo kopje) për paaftësi të plotë për punë e lëshuar nga KEMP-i epror ose raport mjekoligjor për sëmundje onkologjike dhe sëmundje të gjakut të pashërueshme të lëshuara nga: QSUT, qendra shëndetësore universitare “Shefqet Ndroqi”; certifikatë personale jo më e vjetër sesa një javë nga data e dorëzimit; nr. llogarie bankare në lek
“Për personat ish të dënuar që janë gjallë, të cilët pavarësisht moshës në momentin e pagesës kanë fëmijë të mitur nën moshën 18 vjeç”, kërkohet: Certifikatë personale jo më e vjetër sesa një javë nga data e dorëzimit; certifikatë familjare ku të përfshihet fëmija i mitur; Certifikatë personale të fëmijës/fëmijëve të mitur; nr. llogarie bankare në lek
“Për personat ish të dënuar që nuk jetojnë, por në momentin e pagesës kanë trashëgimtarë të radhës së parë në moshë të mitur nën 18 vjeç”, kërkohet: Certifikatë vdekjeje të personit ish të dënuar; certifikatë personale e të miturit/miturve, trashëgimtarë të radhës së parë të personit ish të dënuar që nuk jeton më; certifikatë familjare të ish të dënuarit ku të përfshihen fëmija/fëmijët e mitur; dëshmi trashëgimie që të vërtetojë se fëmija i mitur është trashëgimtar ligjor; vendim gjykate të kujdestarisë mbi të miturin në rastin kur edhe nëna e të miturit nuk jeton më;
“Për personat ish të dënuar që janë gjallë dhe në momentin e pagesës nuk kanë mbushur 75 vjeç”, kërkohet: – certifikatë personale jo më e vjetër se një javë nga data e dorëzimit; nr. llogarie bankare në lek në njërën nga bankat e nivelit të dytë që vepron brenda territorit të Republikës së Shqipërisë (të siguroheni që llogaria është ende aktive ose të hapet një llogari e re).
Për më shumë: http://gazeta-shqip.com/lajme/2014/09/30/financat-ish-te-denuarve-plotesoni-dokumentet/
Në selinë e Kombeve të Bashkuara, Emma zbuloi seksizmin që ajo ka përjetuar gjatë gjithë jetës së saj, duke thënë se ai ka filluar në moshën tetë vjeçare, kur ajo ishte etiketuar ‘shefe’ vetëm sepse donte të drejtonte teatrin e shkollës.
Ajo vazhdoi: “Në moshën 15 vjeçare, shoqet e mia filluan duke u larguar nga ekipet e tyre sportive, sepse nuk donin të dukeshin ‘muskuloze’ … në moshën 18 vjeçare miqtë e mi meshkuj nuk ishin në gjendje të shprehnin ndjenjat e tyre.’
Mlambo Ngcuka, e cila prezantoi fushatën ‘HeForShe’ në mars, i bëri thirrje baballarëve, djemve, bashkëshortëve dhe vëllezërve në botë që të ngrihen dhe të mbështesin barazinë për gratë në të gjitha fushat e jetës.
Unioni Ndërparlamentar thotë se më pak se 22 për qind e parlamentarëve janë gra. Ka ende 100 vende me ligje që pengojnë përfshirjen kuptimplotë të grave në ekonomi, tha Mlambo Ngcuka.
Ajo tha se parashikimet tregojnë se nëse gjërat nuk ndryshojnë, do të duhen 95 vjet për të arritur barazi gjinore, dhe deri në vitin 2020 rreth 140,000 vajza do të detyrohen të martohen ndërsa janë ende fëmijë.
UN Women thanë mbështetësit e fushatës HeForShe përfshijnë aktorët Matt Damon, Patrick Stewart, Antonio Banderas dhe Kiefer Sutherland, dhe kryepeshkopi laureat me çmimin Nobel për paqen i Afrikës së Jugut Desmond Tutu.
Pesë momente magjike nga fjalimi i Emma Watson mbi feminizmin
Ajo ftoi djemtë: Emma tha se pikëpamja e feminizmit është që ‘urrejtja e meshkujve’ duhet të ndalë. Ajo inkurajoi meshkujt që ta marrin këtë përgjegjësi nga motrat, nënat dhe vajzat e tyre në mënyrë që ato të mund të jenë të lira nga paragjykimet – por gjithashtu që djemtë e tyre të kenë leje për të qenë të pambrojtur dhe njerëzorë.
Ajo e bëri lëvizjen të përshtatshme për një brez të ri: “Pse kjo vajzë nga Harry Potter? Çfarë po bën ajo në OKB? “, bëri shaka Emma.”Gjithëçka di është se mua më intereson ky problem dhe dua ta përmirësoj.” Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki-Mun tha se Emma ‘ka tundur një shkop magjik’.
Ajo mori një brohoritje të fortë: Një sallë e mbushur me delegatë të OKB-së u çua në këmbë dhe i dhuroi Emmës një brohoritje për fjalimin e saj të fuqishëm. Shumë prej tyre e vlerësuan individualisht atë për fjalimin.
Ajo e tërboi fare internetin: Reagim të papreçedenta pozitive nga meshkuj dhe femra të famshëm feministë online dhe në Twitter në veçanti.
Ajo tregoi vulnerabilitetin: ‘Në nervozizmin tim për këtë fjalim dhe në momentet e mia të dyshimit unë i thosha në mënyrë të vendosur vetes – nëse jo unë, kush, nëse jo tani, kur, “tha ylli modest.”Nëse edhe ju keni dyshime të ngjashme, kur ju paraqiten mundësi, shpresoj që këto fjalë t’ju ndihmojnë.”
http://www.dailymail.co.uk/femail/article-2767642/Five-magical-moments-Emma-Watson-s-game-changing-sexism-speech-best-reactions-web-s-feminists.html
Në raportin e vitit 2002 mbi lirinë e medias në Shqipëri, Human Rights Watch arriti në përfundimin se dënimet gjyqësore për shpifje bien ndesh me aktet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut dhe përbëjnë një kërcënim në rritje ndaj lirisë së medias dhe debatit publik në Shqipëri. Paditë për shpifjen, në gjykatën penale dhe civile janë bërë një armë e preferuar e politikanëve shqiptarë për të parandaluar kritikat dhe raportimet e gazetarëve. Sot shumë profesionistë të medias në Shqipëri ngrenë shqetësimin se gjërat nuk kanë ndryshuar.
Për më shumë: http://www.respublica.org.al/a-duhet-dekriminalizuar-shpifja/
Sot (29 Shtator 2014) në ora 18:00
Holli i Hyrjes, Ministria e Kulturës
Fondacioni Trashëgimia Kulturore pa Kufij (CHwB) është një nga fituesit e çmimit të Bashkimit Europian për Trashëgiminë Kulturore / Çmimi Europa Nostra për vitin 2014, me projektin e Kampeve Rajonale të Restaurimit. Kampet kanë konkuruar mes 160 projekteve të tjerë të propozuar nga 30 vende të ndryshme. Në mirënjohje të përkushtimit dhe përsosmërisë së tyre, ata u renditën mes fituesve në kategorinë e “Edukimit, Trajnimit dhe Rritjes së Ndërgjegjësimit.”
Për të parën herë një nismë e tillë e konceptuar dhe zhvilluar në Shqipëri fiton një çmim kaq të rëndësisëm në nivel Europian. Në thelb, Kampet përfaqësojnë një model trajnimi të thjeshtë dhe të suksesshëm, i cili gjatë periudhës 2007-2013, kaloi nga një aktivitet i kufizuar në disa studentë në Shqipëri, në një modul të vlerësuar dhe përhapur jashtë saj, me një diversitet të gjerë të pjesëmarrësve. Kampet janë pjesë e një indicative mbarë-Ballkanike për të inkurajuar njerëzit që të vlerësojnë dhe të kujdesen për trashëgiminë e tyre vendore. Objektivat kryesore janë përdorimi i trashëgimisë kulturore për ndërtimin e marrëdhënieve midis profesionistëve të rinj, duke krijuar kushtet për paqe dhe demokraci, dhe ruajtja e mjeshtërive dhe teknikave tradicionale.
KAMPET NË NJË SHIKIM:
(statistikat deri në shtator 2014)
18 kampe të organizuara në 4 vende të ballkanit
23 shtete të përfaqësuara nga pjesëmarrësit
25+ profesione të përfaqësuara
71+ ndërhyrje restauruese
520 pjesëmarrës
34,800 orë punë praktike
Gjatë dy javëve të kampit, pjesëmarrësit ndjekin një program rigoroz dhe të plotë, duke kombinuar teorinë – përmes leksioneve dhe prezantimeve – me punën praktike – nëpërmjet ndërhyrjeve restauruese në monumente në Shqipëri, Bosnje & Hercegovinë, Kosovë apo Serbi. Leksionet mbahen nga ekspertë të mirënjohur nga rajoni apo bota, ndërsa punët praktike udhëhiqen nga mjeshtër vendas me përvojë. Çdo ndërhyrje ndihmon drejtpërdrejt pronarët e monumenteve – duke përdorur materiale dhe teknika tradicionale për të restauruar ndërtesat e tyre monumentale dhe duke siguruar mënyra të reja për të kuptuar vlerat që ato mbartin, për t’i interpretuar por dhe rijetëzuar.
Për më shumë informacion vizitoni faqen http://chwb.org/albania/activities/rrc/?lang=sq
Në foto, një shembull për konkursin
“Historia ime” fton të gjithë të rinjtë të denoncojnë problemet që hasin në shtëpi, në ambientet e punës, në shkollë, lagje, rrugë, qytet e kudo (jo vetëm në Tiranë, por kudo ku ndodheni).
Denonconi nëpërmjet një fotografie (ose foto-reportazhi) gjithçka që përbën problem për ju dhe duhet ndryshuar. Ju mund të merrni pjesë në këtë konkurs jo vetëm me denoncime por edhe me pasqyrime të shembujve pozitive, apo të historive inkurajuese.
Personi që ka realizuar foton më shprehëse të fenomenit që ka trajtuar do të vlerësohet me çmimin e parë, nga një juri e pavarur nga portali Historia-ime.com. “Historia ime” jep edhe një çmim inkurajues për atë që tregon se ka mundësi për të bërë më shumë se kaq. Te dy çmimet (çmimi i parë dhe çmimi inkurajues) do te shoqerohen edhe me nje stimul financiar.
Ju ftojmë të merrni pjesë në konkurs duke dërguar foto në adresën e emailit [email protected].
Fotot do të publikohen në portalin “Historia ime”, deri në fund të muajit dhjetor.
Për më shumë info si mund të na kontaktoni, klikoni KETU
Në kuadër të aktiviteteve të parashikuara gjatë vitit 2014, Drejtoria e Trashëgimisë Jomateriale dhe Rijetëzimit të Gjuhës Shqipe shpall zhvillimin e konkursit ” Narracioni i legjendave përmes novelave grafike”. Ky aktivitet, që do të jetë i pari i llojit të vet në Shqipëri, do të zhvillohet në formën e konkursit, ku studentë, nxënës e artistë profesionistë e amatorë, do të paraqesin punimet e tyre në një ekspozitë me novela grafike shqiptare, tematika e të cilave do të bazohet tek trashëgimia kulturore jomateriale, si psh. përrallat, gojëdhanat, legjendat etj. Përvec novelave grafike klasike, në këtë ekspozitë do të përfshihen edhe legjendat bashkëkohore urbane.
Do të ketë çmime për punimet më të mira nga juria e përbërë nga tri ekspertë të huaj.
Duke qenë se aktiviteti përfshin edhe mbrojtjen dhe zhvillimin e gjuhës shqipe, një rëndësi të vecantë do ti kushtohet përdorimit të onomatopeve në gjuhën shqipe në novelat grafike. Përsa i përket narracionit, ai mund të jetë në gjuhën shqipe standarde, në dialekt ose në gjuhën e pakicave.
Qëllimi final i aktivitetit është edukimi artistik dhe gjuhësor përmes vlerave të trashëgimisë kulturore materiale (konteksti) dhe jomateriale (shprehja), të aplikuara në gjininë e novelave grafike.
Punët e përzgjedhura mund të printohen në material plastik apo letër e mbërthyer dhe do të ekspozohen për publikun.
Afatet dhe mënyra e konkurrimit:
Ministria e Kulturës shpall për herë të parë në Shqipëri, konnkursin e Novelave Grafike Shqiptare me tema nga Trashëgimia Jomateriale Shqiptare.
Konkuruesit duhet të paraqesin në 3 fletë A4 një narracion me temë nga legjendat, përrallat ose gojëdhanat të bazuara tek Folklori Shqiptar.
Në konkurs pranohen edhe temat nga legjendat urbane shqiptare.
Autorët mund ta paraqesin Novelën Grafike në gjuhën shqipe standarde ose edhe në dialekt. Nëse autori i përket minoriteteve kulturore ai mund ta paraqesë Novelen Grafike në gjuhën e komunitetit të shoqëruar në shqip dhe anglisht.
Preferohen më shumë Novelat Grafike të cilat narracionin e zhvillojne vetem me anë të imazheve grafike dhe përdorimit të onomatopeve në gjuhën shqipe ose në gjuhët e minoreteteve.
Teknika është e lirë.
Në fazën e parë, të interesuarit duhet të paraqesin punimet e tyre fiĺlimisht në format digjital JPG ose PDF, në 3 flete A4, me rezolucion 300 dpi dhe një CV të tyren në shqip dhe anglisht në format Ëord ose PDF.
Afati i dorëzimit të punimeve data 20 tetor 2014 (ora 24.00)
Shpallja e punimeve të përzgjedhura për konkurrim data 1 nëntor 2014
Ndarja e çmimeve dhe e katalogëve për pjesëmarrësit data 14 nëntor 2014
Kujtesë:
Në fazën e parë, të interesuarit duhet të paraqesin punimet e tyre fiĺlimisht në adresën:[email protected]
Në fazën e dytë një juri ndërkombëtare e përbërë nga personalitete të fushës do të përzgjedhin punimet që do të botohen në katalogun e aktivitetit.
Çmimet:
Informacion
Novelat grafike janë narracione nëpërmjet imazheve grafike të ngjashme me fumetin, me comics, strip etj. Kjo gjini e artit shumë popullor ne vendet e zhvilluara, nuk ekziston ende në Shqipëri, duke krijuar një boshllëk sidomos në edukimin e brezave të rinj. Novelat grafike janë baza e shumë filmave, shfaqjeve teatrale dhe performancave të ndyshme artistike si :Borëbardha, Batman, Spiderman, Hirushja. Origjina e kësaj shprehjeje artistike fillon që me prehistorinë, kur njeriu nëpërmjet imazheve kërkonte të tregonte mënyrën e tij të të jetuarit, doket, zakonet, ritet etj. Sot, ky lloj arti e ka kaluar kontekstin e tij gazetaresk, duke u kthyer në një gjini të preferuar të artit bashkëkohor, i cili tashmë studiohet në akademitë dhe universitetet më të njohura të botës. Novela grafike konsiderohet sot një nga elementet më të rëndësishëm të teorisë së komunikimit. Përveç disa tentativave sporadike, kjo gjini e artit nuk ka patur kurrë vëmendjen e duhur, si nga shteti ashtu edhe nga shoqëria.
Nga Ministria e Kulturës
Historiaime.al është një zë i pavarur në mbrojtje të të drejtave të njeriut. Ne raportojmë si për shkeljet e të drejtave të njeriut ashtu edhe për histori njerëzore që i promovojnë këto të drejta. Ky projekt synon të ndryshojë qëndrimet jo fort etike karshi të drejtave të njeriut nga ana e medias kombëtare si ajo e shkruar, ashtu edhe ajo vizive dhe media e re online.