Vijojnë aktivitetet e Javës së Krenarisë (Pride Week) në Beograd. Civil Rights Defenders së bashku me aktivistë të komunitetit LGBT organizuan mbrëmë në ambjentet e Mikser House ekspozitën “Corax at the Pride, political cartoons”.
Vijojnë aktivitetet e Javës së Krenarisë (Pride Week) në Beograd. Civil Rights Defenders së bashku me aktivistë të komunitetit LGBT organizuan mbrëmë në ambjentet e Mikser House ekspozitën “Corax at the Pride, political cartoons”.
Shqipëria do të përfitojë nga Komisioni Europian një shumë prej 649.5 milionë euro nëpërmjet Instrumentit të ri për Asistencën e Para-Anëtarësimit (IPA II) per 7 vitet e ardhshme. Agjensia Telegrafike e Lajmeve bën të ditur se Komisioni Evropian ka zbuluar sot detaje se si BE-ja do të mbështesë përpjekjet për reforma në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi për 7 vitet e ardhshme. Financimi, për të cilin u ra dakord nga BE vitin e kaluar, arrin në 11 miliardë euro dhe do të jenë në dispozicion përmes instrumentit të ri për Asistencën e Para-Anëtarësimit (IPA II). Kështu, Shqipëria do të përfitojë 83.7 milionë euro për vitin 2014, 86.9 milionë euro për vitin 2015, 89.7 milionë euro për vitin 2016, 92.9 milionë euro për vitin 2017 dhe 296.3 milionë euro milionë euro për vitet 2018-2020. Për një total prej 649.5 milionë euro për periudhën 2014-2020. Njoftimi i sotëm tregon një ndarje të financimit mes vendeve dhe përcakton prioritetet e politikave që do të financohen. Një grup i përcaktuar mirë i treguesve dhe synimeve do të lejojë monitorimin e të saktë dhe vlerësimin e programeve. Shpërblimet e performancës do të zhvillohen në vitin 2017 dhe në vitin 2020.
L.V
http://www.ata.gov.al/ke-649-5-milione-euro-per-shqiperine-ne-shtate-vitet-e-ardhshme-174119.html
Marrë nga ResPublica.al
Të paktën 50 persona kanë vdekur, në mesin e të cilëve 40 sulmues, gjatë një sulmi në rajonin jugor të Kinës, Xinjiang, njoftuan autoritetet lokale.
Autoritetet rajonale fillimisht njoftuan se dy persona janë vrarë në shpërthimet në tri lokacione në qarkun Luntai, në atë që e quajn si sulm terrorist.
Gazeta qeveritare Tianshen net, njoftoi se në shpërthime kanë vdekur dy policë , dy ndihmës policie, si dhe gjashtë kalimtarë të rastit, kurse edhe 54 të tjerë janë plagosur.
Sipas edicionit online të kësaj gazete, policia ka reaguar shpejt dhe 40 sulmues janë vrarë, qoftë në shkëmbim zjarri me policinë apo në shpërthime.
Xinjiang është krahinë kineze ku jetojnë pjesëtarët e pakicës myslimane ujgur, të cilët flasin gjuhën turke.
Autoritetet kineze akuzojnë separatistët islamikë të cilët duan krijimin e shtetit të pavarur Turkmenistani lindor për dhunën që mbretëron në Xinjiang gjatë viteve të fundit. Gjatë tensioneve etnike në këtë rajon deri tani janë vrarë mbi 300 persona.
Ndërkohe, aktivistët e të drejtave të njeriut konsiderojnë se politika represive e autoriteteve kineze janë arsyeja kryesore e tensioneve dhe trazirave në Sinxhiang, transmeton agjencia franceze e lajmeve AFP. (d.d/BalkanWeb)
Rreth 50 të rinj restauratorë nga Ballkani dhe vende të ndryshme të Europës po punojnë për mirëmbajtjen dhe restaurimin e komplekseve muzeale dhe banesave karakteristike në Gjirokastër. Kjo nismë realizohet në kuadër të Kampit Rajonal të Restaurimit, një bashkëpunim i organizatës “Trashëgimia Kulturore pa Kufij”-CHWB dhe Ministrisë së Kulturës. “Pjesëmarrësit janë ndarë në 6 grupe, duke u përqendruar në punë me dru, me gur, me suvanë e jashtme dhe rilevime, në objekte të ndryshme të qytetit historik”, thotë Lejla Haxhic, drejtuese e CHWB. Në këtë drejtim po punohet për rilevimin e banesës Dalipi, një monument i kategorisë se dytë, që gjendet ne lagjen “Palorto”. E braktisur për shumë vite, në mungesë të mirëmbajtjes, banesa është aktualisht në gjendje shumë të keqe. Çatia, soletat, trarët e drunjtë dhe shumë elemente të tjera të rëndësishme mungojnë. Duke përdorur mjete e teknika të ndryshme rilevimi, pjesëmarrësit po krijojnë një dosje të plotë me të gjithë informacionin e nevojshëm për të vazhduar me një projekt të mundshëm restaurimi. Ndërkohë, puna e restauratorëve është përqendruar edhe në zbulimin dhe mirëmbajtjen e pikturave murale në njërën prej godinave të gurta të Pazarit karakteristik. “Dyqani i Qemo Lanit është pjesë e kompleksit të dendur të dyqaneve të Pazarit. Objekti në fjalë veçohet nga të tjerët pasi është i vetmi rast, ku pikturat murale në fasadë janë akoma të dukshme. Pjesëmarrësit po punojnë në këtë objekt duke restauruar suvanë dhe po studiojnë motivin e pikturës dhe ngjyrat e saj”, shprehen specialistët restauratorë. Një tjetër objekt i përfshirë në punën e restauratorëve të rinj është edhe kthimi në identitet i fasadës së një banese të gurtë ne lagjen “Palorto”. Banesa Kore është një monument i kategorisë së parë në një prej lagjeve më të vjetra e më të rëndësishme të qytetit. Të rinjtë po restaurojnë fasadën kryesore duke përdorur metodat tradicionale të ndërtimit. Jashtë vëmendjes së punës së restauratorëve të rinj nuk kanë ngelur as portat karakteristike. Në këtë drejtim po restaurohet porta e gurtë e banesës Naka, e ndërtuar në 1899. Pjesëmarrësit po restaurojnë çatinë e drunjtë të portës hyrëse kryesore. “Kjo portë është një prej të paktave dyer tradicionale të mbetura të tilla e pozicioni i veçantë i saj do i japë shumë vizibilitet punës që po kryhet në të”, thonë të rinjtë restauratorë për gazetën “Panorama”. Krahas punës konkrete në terren për restaurimin e shtëpive të gurta, të rinjtë pjesëmarrës në Kampin Rajonal të Restaurimit po lokalizojnë në hartë të gjitha monumentet, që tashmë përballen me probleme në Gjirokastër. Përveç dokumentimit të gjendjes së tyre me anë të mjeteve teknologjike, të rinjtë po analizojnë shkallën e dëmtimit dhe rrezikshmërinë që paraqet çdo objekt. Me anë të analizimit të çdo rasti, do të arrihet të realizohet një hartë e plotë e objekteve rrënoja në qytet. “Çdo objekt do të ketë një skedë individuale, ku përshkruhet situata e tij. Ky rilevim do të përmbyllet me realizimin e një dosjeje të plotë, ku përfshihen të gjitha të dhënat e nevojshme për t’u njohur me situatën e rrënojave në qytet”, thonë specialistët e rinj. Interpretimi i trashëgimisë kulturore që ka Gjirokastra, është një prej elementeve kryesore të punës së tyre. “Interpretimi është faktor kyç në suksesin e një projekti restaurimi, ndaj në fokusin e punës sonë është edhe interpretimi i trashëgimisë kulturore të Gjirokastrës duke u dhënë përgjigje pyetjeve të ndryshme, si: pse konservojmë Gjirokastrën? Ç’domethënie kanë këto monumente për ne? Ç’histori mund të tregohen nëpërmjet këtij druri, kësaj suvaje, këtij guri?”, thonë specialistët e rinj
Marrë nga Panorama.al
Ilda Hoxha
Foto ilustruese
Të vihen në dijeni pacientët me kancer për vitet që u kanë mbetur ose jo? Kjo është çështja! Projektligji i ri për shërbimin paliativ në Shqipëri i detyron mjekët që të njoftojnë të sëmurët për vitet e jetës që u kanë mbetur, por ndërsa diskutohet në Komisionin e Shëndetësisë, ka nxitur debate të forta mes anëtarëve. Drafti për shërbimin paliativ, përcakton se pacientët duhet të vihen në dijeni për kohën që u ka mbetur në dispozicion për të jetuar, ndërkohë disa anëtarë të komisionit e kanë kundërshtuar këtë pjesë. Ylli Zeçishti, deputet i Partisë Socialiste është shprehur kundër, duke argumentuar se kjo do të ndikonte negativisht te personi, pasi nuk do të bënte më jetë normale, pasi të mësonte këtë lajm. “Nëse ata mësojnë sa jetë u ka mbetur, kjo do të bëjë që ata të jetojnë me vdekjen”, tha Zeçishti. Një kundërshtim tjetër erdhi edhe nga deputeti i PS-së, Eduart Bejko, i cili tha se nuk duhet që pacientët e prekur nga kanceri të jenë në dijeni të kohës së mbetur për të jetuar. Nga ana tjetër, përfaqësuesi i Ministrisë së Shëndetësisë, Gazmend Bejtja, tha se edhe nëse nuk u bëhet e ditur, pacientët do ta kuptojnë vetë situatën, nga ilaçet e rënda që do të duhet të marrin. “Pacienti duhet të vihet në dijeni për sëmundjen, prognozën dhe mënyrën e trajtimit”, theksoi Bejtja. Një tjetër çështje që ngjalli debat ishte edhe ajo e kostos që Ministria e Shëndetësisë paguan për një person të sëmurë me kancer, që është 800 lekë të reja në ditë, për barnat dhe materiale të tjera mjekësore. Edhe pse në më të shumtën e rasteve, personat fatkëqij detyrohen t’i blejnë vetë medikamentet apo qoftë edhe flakonët, për shkak se në spitale herë pas here nuk ka ilaçe për këtë lloj shërbimi. Deputeti i LSI-së, Petrit Vasili, theksoi se një shumë e tillë është mjaft e vogël, sepse kostoja reale e një pacienti me këtë sëmundje është shumë herë më e lartë. Sipas tij vetëm një flakon kushton 6-7 euro në ditë. “Këto janë kosto që më pas do të duhet t’i përballojë Ministria e Shëndetësisë. 800 lekë të reja në ditë janë shumë pak”, deklaroi Vasili. Ligji i ri për shërbimin paliativ për këtë pjesë bazohet edhe në Kartën e Pacientit, e cila thotë: “Çdo pacient ka të drejtën për akses ndaj çdolloj informacioni lidhur me gjendjen e tij shëndetësore, për shërbimet shëndetësore dhe mënyrën e përdorimit të tyre. Një pacient ka të drejtën për t’u njohur me dosjen e tij klinike dhe kartelën mjekësore, t’i fotokopjojë ato, të bëjë pyetje mbi përmbajtjen e tyre”. Projektligji synon të mbrojë dhe të respektojë të gjithë pacientët, për aq kohë jetë sa u ka mbetur.
Shërbimi paliativ do të ofrohet në poliklinika, banesa, spitale ditore, institucione spitalore, si edhe nëpër burgje nga mjekë dhe infermierë të specializuar për këtë lloj shërbimi. Për ata pacientë, të cilët nuk kanë mundësi t’i drejtohen spitalit, mund t’i telefonojnë mjekut dhe sipas projektligjit ai është i detyruar të shkojë në shtëpinë e tij për t’i ofruar shërbimin e nevojshëm. “Një shërbim i cili vjen i ri në kujdesin paliativ është ‘Hospisi’, njësia e specializuar multidisiplinare e shërbimit të kujdesit paliativ, ku mund të ndërthuren ose ofrohen, të paktën një nga shërbimet: shërbimi në banesë, shërbimi me shtretër, shërbimi ditor. Gjithashtu, këto shërbime mund të shoqërohen me programe edukimi, trajnim dhe kërkim në fushën e kujdesit paliativ”, thuhet në projektligj. Ndërkohë, edhe për fëmijët me sëmundje kancerogjene është përcaktuar që të ofrohet shërbimi në të gjitha nivelet, por ndryshe nga të rriturit këta do të kenë ambientet e tyre. Plotësimi i nevojave për kujdesin paliativ, është një proces që shtrihet nga 5 deri në 10 vjet.
Panorama e përgjithshme e kopshteve publike në kryeqytet paraqitet tepër problematike. Kjo, për shkak se pjesa më e madhe e tyre nuk ofron kapacitetet e nevojshme për përballimin e fluksit të të regjistruarve. Pa përjashtuar abuzimet e disa prej drejtuesve apo stafit të edukatorëve, në këto institucione parashkollore në Tiranë, të cilët përkundrejt parave regjistrojnë fëmijë, mbi kushtet fizike që ofron një kopsht i caktuar, duke shkelur udhëzimin e autoriteteve arsimore për regjistrimet në këto institucione. Problematikë e mbartur në vite, e pranishme edhe sot, është mungesa e shtretërve. Një fakt skandaloz që cenon mirërritjen dhe veprimtarinë mësimore-edukative të fëmijëve në disa kopshte publike në kryeqytet. Edhe pse prindërit paguajnë për çdo muaj para për të dërguar fëmijët në kopshte, të vegjlit flenë në dyshekë të vendosur në pllaka ose në rastet kur ka shtretër, flenë në grup edhe pse jo të gjithëve u takon të shtrijnë kockat. Të dhënat pohohen edhe nga vetë Ministria e Arsimit, e cila disponon fakte konkrete të situatës problematike në disa kopshte publike të kryeqytetit, ku mungojnë shtretërit ose ka mbingarkesë të numrit të fëmijëve të regjistruar. “Kopshti numër 29 ka bërë vetëm 26 regjistrime të reja. Në kopshtin 29, fëmijët flenë në dyshekë mbi tapet në dhomat e posaçme për pushimin e drekës, pasi kopshti nuk ka krevate për fjetjen e fëmijëve. Në dy kopshtet e tjera, përkatësisht në kopshtin numër 1 dhe numër 24 ka krevate për grup që nuk mbulon fjetjen e të gjithë fëmijëve të grupit. Po e njëjta situatë është edhe në kopshtin numër 51, që për arsye të mbingarkesës së fëmijëve në grupe nuk mbulohet fjetja e të gjithë fëmijëve”, sqarohet në një relacion të përgatitur nga Drejtoria Arsimore Tiranë, për dijeni të Ministrisë së Arsimit, mbi problematikën aktuale të 4 kopshteve publike në kryeqytet, nga 43 të tilla në gjithë Tiranën. Referuar dokumentit që disponon gazeta “Shqip”, 4 kopshte janë në proces rikonstruksioni, për rrjedhojë janë transferuar në institucione të tjera parashkollore, sipas vendndodhjes së secilit prej tyre.
“Kopshtet publike të Tiranës kanë regjistruar më shumë se kapacitetet normale, kjo si pasojë e kërkesave gjithmonë e në rritje për frekuentimin e kopshteve publike. Në qytetin e Tiranës ushtrojnë aktivitetin e tyre 43 kopshte publike. Ndër to 4 janë në proces rikonstruksioni, përkatësisht kopshti numër 29, i cili është akomoduar në një grup të kopshtit 20; kopshti numër 41, që qëndron në një grup të kopshtit numër 24; kopshti numër 21 në Kombinat, i cili qëndron në kopshtin numër 27 po në këtë zonë; ndërsa kopshti numër 17 është në proces rikonstruksioni prej rreth dy vjetësh. Fëmijët e këtij kopshti janë akomoduar në dy kopshte pranë vendndodhjes së tij, kopshti numër 52 dhe kopshti numër 43 në mënyrë që të mos cenohet mirërritja dhe veprimtaria mësimore-edukative e fëmijëve të kopshtit”, sqarohet në një relacion të përgatitur nga Drejtoria Arsimore në Tiranë. Sipas tij, drejtuesit e kopshteve kanë bërë regjistrime, në përputhje me nevojat reale që ka kopshti për regjistrim, pa asnjë urdhër nga DAR, Tiranë. Ndryshe nga vitet e mëparshme, procedurat për të regjistruar një fëmijë në kopsht janë përqendruar në drejtoritë e kopshteve. Prindërit, përveç dokumentacionit përkatës kanë bërë edhe një kërkesë me shkrim për numrin e kopshtit ku kanë zgjedhur të regjistrojnë fëmijët e tyre, i cili, si rregull duhet të korrespondonte me patjetër me vendbanimin.
Marrë nga gazeta-shqip.com
Nënshkruhen dy marrëveshje për zbatimin e dy projekteve në fushën e shëndetësisë, me shtetin italian.
“Opinion” ka trajtuar sot çështjen e teksteve shkollore, që ka krijuar një shqetësim të madh edhe te prindërit.
Një britmë kundër indiferencës dhe harresës. “Mos hesht!”. Pikërisht ky është slogani i këtij viti për Festivalin Ndërkombëtar për të Drejtat e Njeriut, i cili ngre sot siparin në ambientet e Akademisë së Filmit dhe Multimedias, “Marubi”.
Ish-nunci Jozef Wesolowski (në foto), 66 vjeç i hetuar prej kohësh për pedofili është arrestuar pasditen e së martës. Arrestimi njoftohet nga mediat italiane të cilat nënvizojnë se për këtë çështje ka dhënë aprovimin e tij edhe Papa Françesku.
Një pensionist në fshat do të ketë mundësi të marrë të njëjtën sasi parash, si bashkëmoshatarët e tij në qytet, në fund të vitit 2018.
Ministri i Mirëqënies sociale, Erion Veliaj, tha se ka nisur përafrimi i skemës së pensioneve të qytetit me atë të fshatit, për t’i dhënë fund pensioneve qesharake në bujqesi.
“Ne i kemi sot pensionet në zonat rurale 30-40-50 mijë lekë. Lajmi i mirë është që për herë të parë, ata që jetojnë në zonat rurale nuk kanë nevojë të bëjnë ato hilet për të patur pension shteti, por do të kenë të njëjtat avantazhe si një person që ka jetuar në zonat urbane. Do të ndryshojë mënyra se si paguhen kontributet”, tha Veliaj.
Skema e re e pensioneve, do te kete nje sere ndryshimesh, në menyre qe kush paguan me shume do te perfitoje me teper.Por edhe pse ka nje rritje te numrit te te siguruarve, nje pjese e madhe e qytetareve jane jashte skemes se kontributeve.
“Gjatë kësaj periudhe është vënë re që edhe në këto drejtori rajonale, të cilat janë me tejklakim të planit të të ardhurave, kanë mosrealizime në agjencitë, si përshembull në agjencinë e Fierit, në Mallakastër, Agjencia e Durrësit, etj”, thotë drejtoresha e Institutit të Sigurimeve.
“Pra 30 mijë qytetarë të ndershëm kanë paguar vitet e tyre të plota, ndoshta kanë blerë edhe vite të kaluara, çka në rezulton në një rritje të të ardhurave, po jo detyrimisht në rritje të njerëzve që janë siguruar dhe do të kenë pensione nesër”, tha Veliaj.
Ministri tha se do te hiqet tavani i pageses prej 35 vitesh dhe kush do mund te paguaje me shume se 17 .5 vite per te marre nje pension me te larte. / Top Channel
Fondacioni Konrad Adenauer dhe Qendra Europiane publikojnë guidën “Unë dhe Europa”, për nxënësit e arsimit parauniversitar në Shqipëri.
India ka regjistruar sot pa frikë një arritje në plan global. Anija kozmike Mangalyaan ka arritur në orbiëtn e planetit Mars, duke bërë kështu vendi i katërt, krahas SHBA-së, Rusisë dhe Europës që arrin këtë objekitv. Por duke qenë vendi i parë. Lajmi është shoqëruar edhe me një tjetër të dhënë jo të zakonshme. Kështu Mangalyaan ka kushtuar vetëm 67 milionë dollarë, ndërkohë që misioni amerikan, MAVEN, ka kushtuar 10 herë më shumë. Me këtë rast mediat raportojnë një deklaratë të kryeministrit indian, Narendra Modi, që ka përgëzuar shkencëtarët inidianë dhe ka shtuar se Mangalayaan ka kushtuar madje më pak edhe se filmi “Gravity”, që trajton pikëirisht rreziqet e misioneve orbitale.
http://time.com/3423985/india-mars-orbiter-mission-mangalyaan-mom-modi-indian-space-research-organization-isro/
s.z
Marrë nga ResPublica.al
Ilda Hoxha
Gjatë një viti, në vend, lindin 250 fëmijë me sëmundje gjenetike. Grigor Zoraqi, drejtor i Qendrës së Kërkimeve Gjenetike në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” tregon për gazetën “Shqip”, se sëmundjet gjenetike më problematike janë talasemia, sindroma down dhe shurdhëria. Duke iu referuar të dhënave, ai thotë se gjatë një viti lindin 30 fëmijë talasemikë. “Të paktën 1 në 1200 fëmijë të sapolindur është i sëmurë nga talasemia. Sipas të dhënave të spitaleve, aktualisht ka rreth 500 pacientë talasemikë të identifikuar, që jetojnë dhe kryejnë transfuzion gjaku rregullisht. Në disa zona të veçanta, përqindja e mbartësve është më e lartë, shkon nga 10 deri 20%. Kjo do të thotë se në këto zona, 1 në 100 fëmijë mund të lindë i sëmurë nga talasemia dhe 1 në 50 fëmijë lind mbartës i saj”, tregon gjenetisti Zoraqi. Për sa u përket fëmijëve, që lindin me sindromën down, ai thotë se numri i tyre është më i madh krahasuar me talasemikët. Gjatë një viti lindin 60 fëmijë me këtë sindromë. Kjo vjen si rezultat i disa faktorëve, ku më kryesorin Zoraqi rendit moshën e nënës. “Sindroma down ose trizomia (kromozomi) 21, është një nga sëmundjet gjenetike që vjen si pasojë e anomalive të numrit të kromozomeve te njeriu. Është sëmundja më e përhapur kromozomike, me rreth 1 në 600 fëmijë që lindin me sindromën down, dhe shfaqja e kësaj sëmundjeje është e lidhur me moshën e nënës shtatzënë. Nëse në moshën 20-vjeçare një nënë ka mundësi të lindë një fëmijë me sindromën down, risku është më i vogël, rreth 1 në 1300, në raport me një shtatzënë në moshën 40 vjeç, risku i së cilës për të lindur një fëmijë me këto probleme rritet, rreth 1 në 50 raste”, shpjegon drejtori i Qendrës së Kërkimeve Gjenetike në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”. Në lidhje me një tjetër sëmundje me bazë gjenetike, Zoraqi tregon se edhe shurdhëria e lindur ka një përhapje masive në popullatë. Sipas tij, 10 për qind e popullsisë është e prekur nga kjo sëmundje gjenetike. Kjo nënkupton se 50 fëmijë gjatë një viti lindin me probleme të tilla. Këto shifra janë tepër të larta, në një kohë kur ofrohet mundësia për të bërë analizat e paralindjes. “Në kushtet kur nuk kemi një strategji kombëtare për identifikimin dhe parandalimin e sëmundjeve të trashëgueshme, barriera e fundit që mbetet janë mjekët gjinekologë. Këta të fundit, në momentin që paraqiten gra shtatzëna për t’u vizituar, duhet t’u rekomandojnë një seri analizash, pasi paraprakisht duhet të informohen për historinë e tyre familjare, moshën e grave dhe lindjet e mëparshme”, këshillon mjeku gjenetist. Sipas tij, një pjesë e madhe e sëmundjeve gjenetike janë vdekjeprurëse ose shkaktojnë çrregullime të rënda në funksionim e organeve të njeriut. Kjo bën që njerëzit të mos kenë një jetesë normale dhe jetëgjatësia e tyre është e shkurtër. Madje, disa sëmundje gjenetike shkaktojnë vdekje që në embrion, pasi defektet janë shumë të rënda. Për të parandaluar këto rreziqe, mjeku Zoraqi këshillon që të gjitha nënat t’u nënshtrohen analizave të paralindjes, në mënyrë që të shmangin lindjen e një fëmijë me anomali. Kjo sipas tij, jo vetëm që është një fatkeqësi për familjen, por ka edhe kosto të larta financiare. Drejtori i Qendrës së Kërkimeve Gjenetike në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”, referuar nevojave që ka kjo strukturë shëndetësore, i bën thirrje Ministrisë së Shëndetësisë që të shtojë me 0.5 milion euro buxhetin për trajtimin e fëmijëve talasemikë, për çdo vit.
Marrë nga gazeta-shqip.com
Historiaime.al është një zë i pavarur në mbrojtje të të drejtave të njeriut. Ne raportojmë si për shkeljet e të drejtave të njeriut ashtu edhe për histori njerëzore që i promovojnë këto të drejta. Ky projekt synon të ndryshojë qëndrimet jo fort etike karshi të drejtave të njeriut nga ana e medias kombëtare si ajo e shkruar, ashtu edhe ajo vizive dhe media e re online.