Përfaqësuesja e re e UNICEF-it për Republikën e Shqipërisë, znj Antonella Scolamiero, i paraqiti letrën e akreditimit Ministrit të Punëve të Jashtme, Z. Ditmir Bushati më 19 shtator 2014.
Përfaqësuesja e re e UNICEF-it për Republikën e Shqipërisë, znj Antonella Scolamiero, i paraqiti letrën e akreditimit Ministrit të Punëve të Jashtme, Z. Ditmir Bushati më 19 shtator 2014.
Aplikimet për postin e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë do të jenë të hapura deri më datën 5 tetor. Kjo bëhet e ditur nga Presidenca e Republikës së Shqipërisë.
Nje grup te rinjsh iraniane te cilet kane xhiruar nje video duke kercyer nen ritmet e kenges “Happy” te Pharrell Williams jane denuar te merkuren me 6 muaj burg dhe 91 fshikullime me kamzhik. Ndersa, regjisori i videos, Sassan Solemani, u denua me 1 vit burg dhe te njejtin numer fshikullimesh.
Prej 7 majit 2014 kanë kaluar plot 134 ditë që kur deputetët e Republikës së Kosovës kanë shpërbërë Kuvendin. Gazeta “Exspress” shkruan se Presidentja, Atifete Jahjaga ndërhyri shpejt duke i shpallur zgjedhjet për datën 8 qershor.
Julia Volkova e cila më parë e ka identifikuar veten si biseksuale, gjatë një interviste në një televizion rus tha se ‘do të dënonte’ djalin e saj po të ishte gay. Me të thënë këtë audienca e duartrokiti në mënyrë të frikshme.
Skocezët i kanë thanë “jo” pavarësisë gjatë referendumit historik ku u regjistrua një pjesëmarrje masive. Fitorja e sigurt e “jo”-së u vendos përfundimisht pas numërimit të votave të 30 nga 32 qarqe.
Dikush duhet t’u thotë drejtuesve të shtetit shqiptar se në rast se vendosin të bëjnë PR përmes fesë, janë që të gjithë të humbur.
Ka një spot televiziv që thotë dicka shumë lehtë manipuluese në thelb: thotë reklama në fjalë: DO TE JEMI NE VENDI I PARE EUROPIAN QE DO TE MARRE BEKIMIN E PAPA FRANCESKUT NE KETE VIZITE HISTORIKE.
Fragmentet e teksteve qe janë publikuar ne rrjetet sociale, nuk janë pjese e librave shkollore. Një dite pas akuzave te ngritura per cilësinë e teksteve te nxënësve, këshilltari pranë Ministres se Arsimit, Agim Leka sqaron për Vizion Plus se pjesët e komentuara ne rrjetet sociale janë marre nga libra qe nuk i përkasin arsimit parashkollor apo nga tekste qe sot janë skualifikuar për cilësi te dobët. Sa i përket pjesës se shumëpërfolur te leximit te klasës se dyte “Shkumësi magjik” specialistet e ministrisë sqarojnë se tregimi nuk eshte publikuar i plote dhe ne tërësi nuk përmban elemente te papranueshëm dhe joedukativ.
Në kuadër të kalendarit të përbashkët kulturor dhe artistik ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës, Ministrisë së Kulturës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës, Galeria Kombëtare e Arteve, Tiranë në bashkëpunim me Galerinë Kombëtare të Kosovës në Prishtinë përuron ekspozitën retrospektivë të artistit , e cila do të hapet ditën e premte, më 19 shtator 2014, ora 19.00.
Kuvendi votoi për shkarkimin e guvernatorit të Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani dhe kryeinspektores Elivar Golemi.
Në procesin e votimit ishin të pranishëm vetëm deputetet e maxhorancës, pasi opozita vijon me bojkotin e saj.
72 vota pro, dhe 6 kundër pati në procesin e votimit për guvernatorin, ndërsa për Golemin 76 vota ishin pro, një kundër dhe një abstenim.
Pas vendimit të Gjykatës së Apelit, Fullani ndodhet në ‘arrest shtëpie’, ndërsa për Golemin nuk pati ndryshim të masës së arrestit dhe ajo aktualisht ndodhet në burg. Këtë paradite, Golemi është marrë në pyetje nga oficerë të policisë, në ambientet e burgut 313, në Tiranë.
/ Top Channel
Fotografitë e 40 martirëve të kishës katolike kanë “pushtuar” Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Ka nisur sot referendumi për pavarësinë në Skoci.
Pope Francis will visit this week Tirana, Albania, for the first time. Please find below a joint press release from Aleanca LGBT and ProLGBT, two of the most active LGBT organizations in the country.
I nderuar Papa Francesk,
Në emër të komunitetit LGBT në Shqipëri ju urojmë mirëseardhjen në Shqipëri.
Jemi në dijeni të kërkesës që ju u keni bërë komuniteteve tuaja nëpër botë për të dhënë mendimin e tyre mbi realitetin e familjes e sidomos për realitetin e familjeve jo tradicionale që gjithashtu mund të jenë besimtarë.
Ne besojmë se nuk mund të ketë asnjë konflikt mes dashurisë që ne kemi për njëri tjetrin dhe dashurisë së Zotit që ka për njerëzit.
Humbet kushdo që urren, jo ai apo ajo që dashuron!
Por nga ana tjetër ne besojmë se Kisha që ju përfaqësoni mund të luajë një rol të madh në luftën tonë të përbashkët kundër diskriminimit.
Në Shqipëri, për shembull, shumë të rinj dhe të reja të komunitetit LGBTI vuajnë format më të egra të diskriminimit dhe të përjashtimit shoqëror, për shkak të orientimit seksual dhe identitetit gjinor.
Përballen cdo ditë me dhunën verbale dhe fizike në shkolla sa detyrohen t’i braktisin ato. Kur janë më të rritur rastet e dhunës nuk i raportojnë nga frika se kjo mund t’ua bëjë më të vështirë jetën. Shumë prej tyre preferojnë të largohen përgjithmonë nga ky vend, ndonëse, ashtu sic ju e dini shumë mirë, Shqipëria është një vend që kërkon të merret si shembull përsa i përket tolerancës fetare! Pjesëtarë të komunitetit tonë ndihen u duhet të përballojnë dhunën edhe brenda familjeve të tyre.
Nga ana tjetër pjesëtarë të komunitetit transgjinor ndihen fizikisht të rrezikuar ditë pas dite edhe natë pas nate, madje edhe kur kërkojnë ndihmë në spitalet e vendit. Askush nuk guxon t’u japë një apartament me qëra edhe atëherë kur kanë mundësi financiare ta paguajnë, sa për t’ju përmendur një rast.
Ndërsa gratë vajzat lezbike, sicc ju mund ta përfytyroni ndjejnë një diskriminim të dyfishtë: atë të të qënit femër në një shoqëri maskiliste si e jona dhe atë të të qënit një femër ndryshe nga kornizat apo perceptimet historike.
Nuk do të përfytyronim asnjëherë që të shkruanim një deklaratë të tillë nëse gjatë punës suaj nuk do të kishim vërejtur dashuri dhe tolerancë për familjet që ne si qënie njerëzore zgjedhim të ndërtojmë.
Ne jemi të ndërgjegjshëm se dy burra me njëri tjetrin, apo dy gra me njëra tjetrën, ndoshta nuk janë imazhi historik që Kisha që ju përfaqësoni ka për familjen. Por kjo nuk na ndalon të besojmë te forca e dashurisë.
Urojmë, Shenjtëri, që gjatë vizitës tuaj në Shqipëri ju ta keni parasysh se ne, komuniteti LGBTI ju mirëpresim por edhe kërkojmë nga ju që t’u kujtoni besimtarëve dhe drejtuesve të Kishës në vend, që në shtëpinë e zotit ka vend për të gjithë.
Me respekt,
Në emër të komunitetit LGBTI në Shqipëri
Aleanca LGBT, ProLGBT
Kur drejtësia perceptohet se nuk funksionon, nisin protestat dhe shfaqjet e pakënaqësisë. Media raporton se ashtu si ditën e djeshme, edhe sot në Shkodër është mbajtur një protestë për lirimin e Elivar Golemit nga burg.
Historiaime.al është një zë i pavarur në mbrojtje të të drejtave të njeriut. Ne raportojmë si për shkeljet e të drejtave të njeriut ashtu edhe për histori njerëzore që i promovojnë këto të drejta. Ky projekt synon të ndryshojë qëndrimet jo fort etike karshi të drejtave të njeriut nga ana e medias kombëtare si ajo e shkruar, ashtu edhe ajo vizive dhe media e re online.