Dy vëllezërit rom Klisman 7 vjeç dhe Kristi 13 sot në këtë ditë të parë të shkollës duhet të ishin ulur në bankë me bashkëmoshatarët e tyre. Por për ta kjo është e pamundur.
Dy vëllezërit rom Klisman 7 vjeç dhe Kristi 13 sot në këtë ditë të parë të shkollës duhet të ishin ulur në bankë me bashkëmoshatarët e tyre. Por për ta kjo është e pamundur.
Më shumë se gjysëm milioni nxënës të arsimit nëntëvjecar dhe atij të mesëm u ulën në bankat e shkollave anembanë vendit për të nisur vitin e ri shkollor.
Për pjesën dërrmuese të tyre, arsimi mund të jetë shpresa më e madhe që nesër të kenë një jetë më të mirë. Por, për fat të keq, në Shqipëri ajo shpresë zbehet nga vetë sistemi arsimor. Të dhënat e fundit zyrtare nga testet e Pizës tregojnë se, sot më shumë se gjysma e nxënësve shqiptar që ulen në bankat e shkollave, dalin prej tyre analfabetë funksionalë. Përkatësisht në vitin 2012, shifra ishte 52.3 për qind. Këta janë nxënës që dinë të lexojnë por që nuk arrijnë të kuptojnë dhe zbatojnë ato që kanë lexuar. Edhe pse në dekadën e fundit shifra është ulur me ritme jo të vogla, sërish ajo mbetet ndër më të lartat në botë. Në vendet e OECD, mesatarja e analfabetëve funksionalë është vetëm 14.2 për qind.
Por leximi nuk është fusha e vetme ku sistemi arsimor performon keq. Raporti më i fundit i Pizës provoi se nxënësit shqiptarë kanë rezultatet më të dobëta në botë edhe për matematikën dhe shkencat e tjera. Ekspertët listojnë një sërë shkaqesh se pse sistemi arsimor në shqipëri po dështon. Por më kryesori mbetet keqfinancimi.
Vitin e kaluar shpenzimet publike për arsimin ishin vetëm 3.1 për qind e Prodhimit Kombëtar duke qenë vendi i parafundit në rajon. Socialistët kanë premtuar t’i çojnë ato në 5 për qind, por edhe këtë vit shifra mbeti në nivelet e vitit të kaluar. Dhe kjo është një situatë që vazhdon prej më shumë se dy dekadash. Madje për ironi tragjike, Qeveria e fundit shqiptare që ka rekordin më të mirë në mbështetjen e arsimit ishte ajo komuniste, e cila në vitin 1989 shpenzonte 4 për qind të Prodhimit kombëtar për këtë sektor. Që pas atij viti, me gjithë premtimet e qeverive njëra pas tjetrës arsimi është lënë i keqfinancuar, dhe pasojat janë jo pak të dukshme.
/ Top Channel
Gjykata e Apelit ka lene ne burg Inspektoren e Përgjithshme të Bankës së Shqipërisë Elivar Golemi dhe vendosi dhënien e arrestit shtëpiak për Guvernatorin e arrestuar Ardian Fullani.
Aktivisti gjerman për të drejtat e homoseksualëve i cili mori pjesë në një konferencë për të drejtat e homoseksualëve në Beograd, Serbi, u rrah rëndë të shtunën 13 shtator 2014, duke pësuar dëmtime trë rënda në kokë me rrezik jete. Emri i viktimës ende nuk është bërë i ditur, por raportimet e Policisë serbe, aktivistë të të drejtave të homoseksualëve dhe ambasadori gjerman e kanë konfirmuar historinë, sipas Associated Press.
Ilda Hoxha
Konsumimi i hashashit nga adoleshentët është shndërruar në një problem mjaft shqetësues. Fëmijë të moshave të ndryshme janë përdorues të tij në një masë të madhe.
Rreth 650 mijë nxënës të sistemin 9-vjeçar dhe të mesëm, u ulën sot në bankat e shkollës, për të nisur vitin shkollor 2014-2015.
Ilda Hoxha
Ndonëse është urdhëruar që tekstet shkollore për komunitetin rom dhe egjiptian të jepen falas, kjo nuk po zbatohet.
Papa Françesku ka martuar sot 20 çifte, disa prej të cilëve kishin bashkëjetuar dhe madje kishin dhe fëmijë, shenja më e fundit që tregon se Papa dëshiron që Kisha Katolike të jetë më e hapur dhe gjithëpërfshirëse.
Konferenca ndërkombëtare e Beogradit organizuar nga Labris Beograd – “E ardhmja na përket ne: TË DREJTAT E LGBT-ve në rrugën drejt Bashkimit Evropian” filloi të premten në mëngjes. Ajo çka nisi me optimizëm dhe shpresë, u kthye papritur në një sulm të egër mbi një pjesëmarrës gjerman në konferencë. Është mbajtur një konferencë për shtyp në Hotel Metropole në Beograd, ku ambasadori gjerman Heinz Wilhelm ka bërë një deklaratë në lidhje me këtë çështje. Do të sjellim detaje të tjera, por dihet se pjesëmarrësit e konferencës kanë dalë në rrugë për marshim.
Shefi i policisë së Beogradit raportohet të ketë qenë në hotel. Viktima është në gjendje kritike me lëndime të rënda në tru dhe kërkon kirurgji të trurit. Pjesëmarrësit në konferencë janë të tronditur dhe të zemëruar. Jovanka Todorovic Savovic, një udhëheqëse e Labris Beograd, ishte organizatorja kryesore e konferencës. Do të sjellim detaje të mëtejshme. Qëndroni me ne.
Burimet nga aktivistë në terren.
Një nga gjyqet më të bujshme, ai i Oscar Pistorius, është drejt fundit.
Pistorius është shpallur i pafajshëm për vrasje me paramendim nga gjykata, për vrasjen e të dashurës së tij, Reeva Steenkamp.
Nga Kristi Pinderi
Ajo që mua më bën përshtypje më shumë në kronikën e ashtuquajtur “investigative” të Fiks Fare ka të bëjë me faktin se sa arrogantë dhe sa pak humanë janë ata që e kanë ideuar atë kronikë.
Mësuam se gazetarë të Fiks Fare u paskan shkuar dy grave “që ndodheshin në situatë rruge, duke lypur, të cilat kanë pranuar ofertën e Fiksit për të dhënë me qira dy fëmijë të cilët do të përdoreshin më pas për të lypur pranë një institucioni shtetëror”.
“Kërkesa për ndryshimin e masës së sigurisë në Gjykatën e Apelit për Guvernatorin e BSH-së, Ardian Fullani, do të gjykohet nga gjyqtari Gjin Gjoni, i cili është akuzuar nga ILDKPKI për fshehje të pasurisë”, shkruan TemA, një gazetë e njohur për qëndrimet e saj kritike ndaj të dyve, edhe Fullanit dhe Gjin Gjonit.
“Sipas disa dokumenteve të siguruara nga A1 Report, rezulton se në periudhën 16 shtator deri më 30 shtator 2014, gjyqtari Gjin Gjoni është caktuar në kalendarin e masave të sigurisë, si relator në gjykim, së bashku me dy anëtarët e tjerë Metush Saraci dhe Hysni Demiraj.
Që prej dhënies së vendimit nga gjykata për arrestin me burg për Fullanin, avokati i tij njoftoi se do të apelojë vendimin , dhe në fakt kërkesa për shqyrtimin e masës së sigurisë është dorëzuar prej disa ditësh nga avokati mbrojtës i Fullanit, Maks Haxhia.
Ende nuk është shpallur zyrtarisht data se kur do të shqyrtohet kjo kërkesë në Gjykatën e Apelit.
Më datë 7 shtator 2014 gjykatësja Blerina Muça, caktoi masën e sigurisë “arrest me burg” për Fullanin, duke lënë afat 10 ditë për apelimin e masës së sigurisë.
E sipas kalendarit, rezulton se afati 10-ditor korrespondon me datën 17 shtator, kohë në të cilën kryesues në trupin gjykues është caktuar gjyqtari Gjin Gjoni.
Gjin Gjoni akuzohet për fshehje pasurie me vlerë rreth dy milionë euro dhe deklarim të rremë të pasurisë, çështje që i ka kaluar Gjykatës së Lartë për shqyrtim”, shkruan TemA.
Në videon e mëposhtëme diskutohet se si zëri i komuniteteve rome do duhet të behet gjithnjë e më pak i varur nga përkrahësit ndërkohmbëtare vetëm kur organizatat e udhëhequra nga romet të bëhen të forta mjaftueshëm që në sajë të mundësive të përfaqësimit demokratik të kenë zërin e tyre në instanca shtetërore, lokale dhe ndërkombëtare.
Edlira Mara
Shumica e shteteve e ka me ligj rregulloren për transportin e siguruar të fëmijëve. Në Shqipëri ekziston ky ligj, por shumë nuk e zbatojnë dhe askush nuk bën asgjë.
Ilda Hoxha
“Të ketë dy urdhra, një për mjekët dhe një për stomatologët më duket një luks i tepruar”. Kështu është shprehur Din Abazaj, president i Këshillit Kombëtar të Urdhrit të Mjekut, në mbledhjen e djeshme në Komisionin e Shëndetësisë.
Historiaime.al është një zë i pavarur në mbrojtje të të drejtave të njeriut. Ne raportojmë si për shkeljet e të drejtave të njeriut ashtu edhe për histori njerëzore që i promovojnë këto të drejta. Ky projekt synon të ndryshojë qëndrimet jo fort etike karshi të drejtave të njeriut nga ana e medias kombëtare si ajo e shkruar, ashtu edhe ajo vizive dhe media e re online.