Një nga gjyqet më të bujshme, ai i Oscar Pistorius, është drejt fundit.
Pistorius është shpallur i pafajshëm për vrasje me paramendim nga gjykata, për vrasjen e të dashurës së tij, Reeva Steenkamp.
Një nga gjyqet më të bujshme, ai i Oscar Pistorius, është drejt fundit.
Pistorius është shpallur i pafajshëm për vrasje me paramendim nga gjykata, për vrasjen e të dashurës së tij, Reeva Steenkamp.
Nga Kristi Pinderi
Ajo që mua më bën përshtypje më shumë në kronikën e ashtuquajtur “investigative” të Fiks Fare ka të bëjë me faktin se sa arrogantë dhe sa pak humanë janë ata që e kanë ideuar atë kronikë.
Mësuam se gazetarë të Fiks Fare u paskan shkuar dy grave “që ndodheshin në situatë rruge, duke lypur, të cilat kanë pranuar ofertën e Fiksit për të dhënë me qira dy fëmijë të cilët do të përdoreshin më pas për të lypur pranë një institucioni shtetëror”.
“Kërkesa për ndryshimin e masës së sigurisë në Gjykatën e Apelit për Guvernatorin e BSH-së, Ardian Fullani, do të gjykohet nga gjyqtari Gjin Gjoni, i cili është akuzuar nga ILDKPKI për fshehje të pasurisë”, shkruan TemA, një gazetë e njohur për qëndrimet e saj kritike ndaj të dyve, edhe Fullanit dhe Gjin Gjonit.
“Sipas disa dokumenteve të siguruara nga A1 Report, rezulton se në periudhën 16 shtator deri më 30 shtator 2014, gjyqtari Gjin Gjoni është caktuar në kalendarin e masave të sigurisë, si relator në gjykim, së bashku me dy anëtarët e tjerë Metush Saraci dhe Hysni Demiraj.
Që prej dhënies së vendimit nga gjykata për arrestin me burg për Fullanin, avokati i tij njoftoi se do të apelojë vendimin , dhe në fakt kërkesa për shqyrtimin e masës së sigurisë është dorëzuar prej disa ditësh nga avokati mbrojtës i Fullanit, Maks Haxhia.
Ende nuk është shpallur zyrtarisht data se kur do të shqyrtohet kjo kërkesë në Gjykatën e Apelit.
Më datë 7 shtator 2014 gjykatësja Blerina Muça, caktoi masën e sigurisë “arrest me burg” për Fullanin, duke lënë afat 10 ditë për apelimin e masës së sigurisë.
E sipas kalendarit, rezulton se afati 10-ditor korrespondon me datën 17 shtator, kohë në të cilën kryesues në trupin gjykues është caktuar gjyqtari Gjin Gjoni.
Gjin Gjoni akuzohet për fshehje pasurie me vlerë rreth dy milionë euro dhe deklarim të rremë të pasurisë, çështje që i ka kaluar Gjykatës së Lartë për shqyrtim”, shkruan TemA.
Në videon e mëposhtëme diskutohet se si zëri i komuniteteve rome do duhet të behet gjithnjë e më pak i varur nga përkrahësit ndërkohmbëtare vetëm kur organizatat e udhëhequra nga romet të bëhen të forta mjaftueshëm që në sajë të mundësive të përfaqësimit demokratik të kenë zërin e tyre në instanca shtetërore, lokale dhe ndërkombëtare.
Edlira Mara
Shumica e shteteve e ka me ligj rregulloren për transportin e siguruar të fëmijëve. Në Shqipëri ekziston ky ligj, por shumë nuk e zbatojnë dhe askush nuk bën asgjë.
Ilda Hoxha
“Të ketë dy urdhra, një për mjekët dhe një për stomatologët më duket një luks i tepruar”. Kështu është shprehur Din Abazaj, president i Këshillit Kombëtar të Urdhrit të Mjekut, në mbledhjen e djeshme në Komisionin e Shëndetësisë.
Investigimi i emisionit “Fiks Fare” mbi problematikën e fëmijëve që shfrytëzohen nga të afërm apo persona të tretë vijoi edhe mbrëmjen e djeshme. Fakte të reja akoma edhe më tronditëse u nxorën në pah nga gazetarët e këtij emisioni. Në rrugët e Tiranës është më e lehtë të bësh pazar për të marrë me qira dy fëmijë sesa një apartament.
Shtatë dekada pas nisjes së dashurisë së tyre, Vivian Boyack, 91 vjeç dhe Alice Dubes, 90, janë martuar në shtetin amerikan të Ajouas, ku martesat gay janë legale qysh prej vitit 2009.
Linda Hunsaker, që ka celebruar çiftin në praninë e familjarëve dhe miqve ka thënë se, “kjo është një festë që mund të ndodhte shumë kohë më parë”.
Dy të moshuarat ishin njohur qysh në rini në qytetin e tyre të lindjes përpara se të transferoheshin në Devenport në vitin 1947.
Gjatë gjithë jetës së tyre ato kanë udhëtuar në 50 shtetet e SHBA dhe në Britaninë e Madhe. Siç thonë edhe vetë të moshuarat, nuk ishte kurrë vonë për të filluar një kapitull të ri në jetën e tyre. / Top Channel
Në sallën “Tefta Tashko Koço” të MK-së, u zhvillua një takim informues e konsultues. Takimi vlente në kuadrin e marrëveshjes së nënshkruar mes Ministrisë së Kulturës dhe Bashkimit Europian në qershorin e këtij viti që lidhej me pjesëmarrjen e Republikës së Shqipërisë në programin e ri të BE-së për sektorin kulturor dhe krijues “Creative Europe, Europa Krijuese”.
Faqja online e Kryeministrisë hakerohet nga grupi i i njohur si ‘RedAnons_AL’ . Ata kanë sulmuar faqen zyrtare të kryeministrisë në internet, ndërsa bëjnë thirrje për protesta masive. “I bëjmë thirrje shoqerise civile të angazhohet në protesta masive. Të protestojmë për rritjen e tarifave. Të protestojmë për një jetë më të mire, për një gjykatë me të drejtë, për një mundesi arsimi të barabartë. Të protestojme edhe kundër opozites inkezistente te sotme. Mjaft qendruam me koken poshte. Ata duhet te marrin urdherat nga NE, ata paguhen nga djersa jone. Ata jane sherbetoret tane, e kur nuk binden duhet ti ndeshkojme. Sipas hakerave ky sulm u bë në kuader te propagandes qeveritare për pseudo-presione për rritjen e çmimit të energjise. Më tej, hakerat kërkojnë kthimin e simboleve kombetare ne faqet qeveritare dhe rikthimin e blogut personal te kryeministrit në faqen kryeministria.al.
L.V
http://www.balkanweb.com/indexi.php
Marrë nga ResPublica.al
*Titull redaksional, titulli i leshuar prej redaksise se ResPublica: “Hakerat sulm ndaj faqes online te kryeministrise. Thirrje per protesta masive”
Nga Mero Baze
Këshilli Mbikqyrës po shkon drejt pafuqisë së tij ligjore për t’u mbledhur dhe për të marrë vendime, ndërkohë që anëtarët e tij janë sot njerëzit me besueshmërinë më të ulët në opinionin publik.
Ndërsa para arrestimit, Guvernatori ishte kthyer në një tabelë qitje nga opinioni, për shkak të rezistencës së tij të pamend, anëtarët e Këshillit Mbikqyrës janë sot figurat më antipatike të shoqërisë, pasi janë dy herë të poshtëruar, një herë kur votuan ta mbajnë Fullanin guvernator edhe pas skandalit, dhe tani që votuan ikjen e tij dhe nuk japin dorëheqje.
Per vemendjen tuaj dhe te kontakteve qe mund te keni me te interesuar:
Per vemendjen tuaj dhe te kontakteve qe mund te keni me te interesuar:
Henri Panduku
Ndodh ndonjëherë që donatorët dhe partnerët e ndonjë aktiviteti të çfaredoshëm të mos jenë prezentë gjatë ndodhisë. Kjo po ndodh gjithnjë e më shumë me aktivitetet e mbështetura nga Ministria e Kulturës. Rasti i fundit që mund t’u ketë tërhequr ndokujt vemendjen është ai i festivalit të organizuar prej Art Kontakt në datat 8 me 10 gusht në Porto Palermo.
Pas dorëheqjes së Ardian Civicit si anëtar i Këshillit Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë, ka reaguar anëtari tjetër i këtij Këshilli, Dhori Kule.
Ai thotë se nuk ka asnjë vendim për dorëheqje në grup të anëtarëve të Këshillit Mbikqyrës.
Historiaime.al është një zë i pavarur në mbrojtje të të drejtave të njeriut. Ne raportojmë si për shkeljet e të drejtave të njeriut ashtu edhe për histori njerëzore që i promovojnë këto të drejta. Ky projekt synon të ndryshojë qëndrimet jo fort etike karshi të drejtave të njeriut nga ana e medias kombëtare si ajo e shkruar, ashtu edhe ajo vizive dhe media e re online.