Kombëtarja Shqiptare e ka nisur në mënyrën më të mirë aventurën e saj në eleminatoret e evropianit “Francë 2016″. Ekipi i drejtuar nga tekniku italian Xhani De Biazi ka mposhtur 0-1 Portugalinë në Aveiro duke e nisur me fitore këtë aventurë të re.
Kombëtarja Shqiptare e ka nisur në mënyrën më të mirë aventurën e saj në eleminatoret e evropianit “Francë 2016″. Ekipi i drejtuar nga tekniku italian Xhani De Biazi ka mposhtur 0-1 Portugalinë në Aveiro duke e nisur me fitore këtë aventurë të re.
Kryetari I Bashkisë së Pogradecit, z. Artan Shkëmbi ka reaguar pas cmimit që filmi dokumentar për LGBT me titullin “SkaNdal” mori në festivalin Ballkanik të Filmit dhe Kulinarisë 2014 si filmi më I mirë.
I pyetur nga “Historia Ime” (historiaime.al) z. Shkëmbi tha:
“SkaNdal”, the first Albanian documentary on the emerging LGBT movement in Albania won tonight its first international prize in an international film festival.
The prize “Best Film 2014” was announced tonight by the international jury of the fourth edition of Balkan Food and Film Festival (B3F) that was held in Pogradec, a southeast town of Albania.
Dokumentari i parë për LGBT SkaNdal fitoi sot në mbrëmje cmimin e parë të tij ndërkombëtar.
Dokumentari i parë për LGBT SkaNdal fitoi sot në mbrëmje cmimin e parë të tij ndërkombëtar.
Në edicionin e katërt të festivalit Ballkanik të Filmit dhe Kulinarisë (Pogradec, B3F) “SkaNdal”, me regji të Elton Baxhakut dhe Eriona Camit dhe skenar të Kristi Pinderit dhe Xheni Karajt fitoi cmimin e madh si filmi me i mire i festivalit Ballkanik te Filmit dhe Kulinarise ne Pogradec.
Dokumentari i parë për LGBT SkaNdal fitoi sot në mbrëmje cmimin e parë të tij ndërkombëtar.
Në edicionin e katërt të festivalit Ballkanik të Filmit dhe Kulinarisë (Pogradec, B3F) “SkaNdal”, me regji të Elton Baxhakut dhe Eriona Camit dhe skenar të Kristi Pinderit dhe Xheni Karajt fitoi cmimin e madh si filmi me i mire i festivalit Ballkanik te Filmit dhe Kulinarise ne Pogradec.
Dy regjisorët e dokumentarit ishin të pranishëm në ceremoninë e ndarjes së cmimeve që u zhvillua brenda kinemasë së Pogradecit.
Regjisori Elton Baxhaku pasi falenderoi jurinë për këtë vlerësim u shpreh optimist që ky cmim “të jetë një ogur i mirë për rrugëtimin e dokumentarit në festivalet e tjera”.
“Unë besoj”, tha Baxhaku, “se dokumentarët vlejnë për të provokuar ndjesi dhe mendime, shpresoj që të kemi kontribuar sadopak në emancipimin e shoqërisë tonë”.
“Ju falenderoj për këtë vlerësim, për dokumentarin tonë që trajton disa të vërteta që duam apo nuk duam janë pjesë e shoqërisë sonë. Ky është një vlerësim jo vetëm për ne si regjisorë, por për të gjithë ekipin e dokumentarit”.tha Eriona Cami.
Kryetari i Bashkisë së Pogradecit, z. Artan Shkëmbi është personi që e ka mbështetur që nga fillimi këtë festival, por edhe komunitetin LGBT që ka qenë pjesë e këtij festivali si pjesëmarrës me dokumentarin SkaNdal. “Në Shqipëri, por edhe në vendet rreth e rrotull, Pogradeci, është i njohur për mikpritjen, bukurinë që i vjen nga liqeni, njerëzit e qeshur dhe të qetë, për gatimet tradicionale dhe pijet e mira, për koranin, për klimën e mbarë, për… plot gjëra”, tha z. Artan Shkëmbi, “por unë mendoj se bukuria më e thellë e qytetit buron nga dashuria e qytetarëve të saj për artin, kulturën, dijen”.
Në edicionin e katërt të festivalit të vetëm në vendin tonë që kombinon kulturën ballkanike të kulinarisë me kinematografinë dhe filmin konkuruan këtë vit mbi 70 filma nga Serbia, Kroacia, Maqedonia, Kosova, Mali I Zi, Rumania, Bosnja dhe Hercegovina, Greqia, Shqipëria, etj. Më shumë se 20 nga këto filma ishin dokumentarë në konkurimin zyrtar.
Gjatë ditëve të festivalit që këtë vit kishte President Nderi regjisorin e njohur Piro Milkani, u shfaqën edhe shumë filma të shkurtër europianë në një seksion tashmë traditë të këtij eventi që quhet “Mish Mash europian”.
“Brenda pak viteve ju mund të shikoni një ndryshim të madh”, u shpreh njëri prej tre organizatorëve të B3F, Eno Milkani (bashkë me të, festivali bashkëorganizohet nga znj. Gerta Qurku dhe z. Fatos Baxhaku): “Te dokumentari “SkaNdal” personat LGBT kanë evoluar e shfaqen edhe më shumë kurajozë me emrat dhe historitë e tyre, tashmë të pambuluar”.
“SkaNdal” ishte i pari dokumentar shqiptar që këtë vit (2014) u përzgjodh në konkurimin zyrtar të edicionit të 20-të të Festivalit të Filmit në Sarajevë. Ai ishte ndër filmat dokumentarë më të votuar nga audienca, ndërkohë që fitoi vëmendjen e shumë mediave lokale dhe ndërkombëtare, përfshirë një kritikë nga Le Monde, gazeta e njohur franceze që e cilësoi atë “një dokumentar emocionues, i cili tregon daljen hapur të një lëvizjeje, dhe veçanërisht të disa personaliteteve, të cilat nuk mund të rrinë më në heshtje”.
(Klikoni mbi foto për të dëgjuar podcastin)
Je i fiksuar pas smartphone-it dhe e kontrollon të paktën çdo 10 minuta jo sepse po pret një telefonatë apo email, por sepse të kontrollosh telefonin të është kthyer në një lëvizje mekanike, të pavullnetshme? Nëse PO, mos u shqetëso, je thjesht njësoj si gjithë të tjerët në këtë planet hiper-connected. Për më tepër dëgjo këtë podcast nga Marinela GREMI
17-vjeçarja M. Xh denoncoi katër ditë më parë në policinë e Lezhës dhunën seksuale të ushtruar nga babai i saj për 5 vite me radhë. Vajza vuri në dispozicion të policisë edhe një video ku shfaqeshin fragmente të përdhunimit. Dje, 17-vjeçarja tërhoqi denoncimin dhe i dha fund jetës duke u vetëhelmuar me fostoksinë. Nëna e vajzës: Ngjarja nuk është e vërtetë.
Nga Mero Baze
Mbrëme deri pas mesnate kam qenë me miq në dasmën e Ajolës dhe Erionit. Nuk kam shkruar për ndonjë dasëm në jetë, por sot kur u zgjova pash një vërshim histerie për të përbaltur një ceremoni martese, e cila më krijoi iden se kisha marr pjesë në një krim. Po ua vizatoj pak dasmën për tu shuar kurjozitetin.
MONIKA SHOSHORI STAFA
Vetëm një vit më parë, romët u vendosën në qendër të buletineve informative, atëherë kur u raportua se një vajzë bionde me gërsheta u shfaq mistershëm në një kamp romësh në Greqi. Vajza e vogël 4-vjeçare, e bardhë, me sy bojëqielli dhe flokë të verdhë, u gjet nga policia greke në një kamp romësh në afërsi të Athinës, teksa jetonte me njerëz që nuk rezultuan të ishin familja e saj.
Pas një mbledhjeje të jashtëzakonshme të thirrur nga zv/guvernatorja Elisabeta Gjoni në orët e darkës të së shtunës, Këshilli Mbikëqyres ka vendosur të largojë nga posti Guvernatorin e arrestuar.
Mbi Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani rëndon akuza për “shpërdorim detyre”
Fullani akuzohet se:
-nuk i ka propozuar Këshillit Mbikëqyrës, zëvendësguvernatorin e dytë të Bankës së Shqipërisë, duke krijuar një boshllëk në përmbushjen e detyrimeve të këtij funksioni.
-nuk ka ushtruar kompetencat e tij për propozimin e nismave juridike të funksionimit të Bankës
-nuk ka marrë masat e nevojshme ligjore për zbatimin e vendimeve dhe rregulloreve të Këshillit Mbikëqyrës.
nuk e ka ushtruar detyrën ku është i ngarkuar me mbarëvajtjen e veprimtarisë së përditshme të Bankës së Shqipërisë.
-në kundërshtim me nenin 8 të rregullores “Mbi inventarizimin e vlerave materiale e monetare në Bankën e Shqipërisë”, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, në komisionet e ngritura për kryerjen e inventarizimit të detyrueshëm periodik të vlerave monetare në Bankën e Shqipërisë ka caktuar dy herë të njëjtin person. Ky person, aktualisht është person në hetim për “shpërdorim detyre” në kuadër të këtij procedimi penal.
Lidhur me këto akuza Fullani rrezikon deri në shtatë vite burg dhe një gjobë disa milionë lekë. Në Kodin Penal të Republikës së Shqipërisë thuhet se, “Kryerja ose moskryerja me dashje e veprimeve a e mosveprimeve në kundërshtim me ligjin, që përbën mospërmbushje të rregullt të detyrës, nga personi që ushtron funksione publike, kur i kanë sjellë atij ose personave të tjerë përfitime materiale ose jomateriale të padrejta a kanë dëmtuar interesat e ligjshëm të shtetit, të shtetasve dhe të personave të tjerë juridikë, nëse nuk përbën vepër tjetër penale, dënohet me burgim deri në shtatë vjet dhe me gjobë nga treqind mijë deri në një milion lekë.”
L.V
Marrë nga ResPublica.al
Ardian Fullani duket se ka qenë në dijeni të arrestimit të tij.
Pak orë para prangosjes, ai kishte telefonuar avokatin Maks Haxhia, duke kërkuar ndihmën e tij.
“Duket se Fullani ka qenë në dijeni të këtij vendimi. Kjo është konfirmuar mbrëmë edhe nga avokati i tij, Maks Haxhia, i cili deklaroi se ka pasur një komunikim telefonik me Fullanin, rreth orës 16:00 të pasdites së djeshme.
Guvernatori i ka telefonuar Haxhisë, jo vetëm si avokat, por edhe si mik i ngushtë i tij, duke i kërkuar mbrojtje ligjore, por pa i cilësuar se për çfarë bëhej fjalë”, shkruan “Panorama”
Për këtë arsye, Fullani ka ndenjur deri vonë në zyrë, në mënyrë që të mos arrestohej në shtëpinë e vet.
Ndërkohë, ‘Panorama” shkruan se tashmë ai ndodhet në një qeli të posaçme në policinë e kryeqytetit.
Marrë nga gazetatema.net
Pas një muaji qëndrimi në Tiranë katër vajza nga Prishtina dhe një artist nga Suedia, nëpërmjet video- performancave kanë vënë në pikëpyetje lirinë si peng të traditës dhe historisë.
Stafi i tri qendrave spitalore universitare në kryeqytet bashkëpunon me agjencitë private funerale, duke bërë biznes me jetën e pacientëve.
Historiaime.al është një zë i pavarur në mbrojtje të të drejtave të njeriut. Ne raportojmë si për shkeljet e të drejtave të njeriut ashtu edhe për histori njerëzore që i promovojnë këto të drejta. Ky projekt synon të ndryshojë qëndrimet jo fort etike karshi të drejtave të njeriut nga ana e medias kombëtare si ajo e shkruar, ashtu edhe ajo vizive dhe media e re online.