Kane kaluar me shume se nje vit e gjysme nga përfundimi i afatit zyrtar te punimeve ne ambjentin e BSH, por ne këtë godine vijon ende te punohet, ndërsa banka paguan miliona leke qera per godinat qe ka marre me qera, raporton Vizion Plus.
Kane kaluar me shume se nje vit e gjysme nga përfundimi i afatit zyrtar te punimeve ne ambjentin e BSH, por ne këtë godine vijon ende te punohet, ndërsa banka paguan miliona leke qera per godinat qe ka marre me qera, raporton Vizion Plus.
Të gjithë studentët që do të zgjedhin të studiojnë në Shkollën Profesionale të Bujqësisë dhe Blegtorisë në Fier do të përfitojnë bursë.
Ilda Hoxha
Ndonëse Ligji i Ushqimit e ndalon transportimin e bukëve nëpër bagazhet e makinave, kjo situatë vijon rëndom në kryeqytet. Furgonë pa kushtet e përshtatshme për të transportuar bukën apo edhe bagazhet e makinave përdoren nga furrat e bukës për të furnizuar dyqanet. Të pyetur në lidhje me këtë çështje, burime nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit bëjnë me dije se në çdo rast konstatimi është bërë edhe bllokimi i mjetit dhe janë marrë masa ndaj furrës së bukës. Përpos kësaj, ata shtojnë se është e ndaluar në bazë të Ligjit të Ushqimit transporti në këtë mënyrë dhe përveç kësaj duhet që edhe drejtuesi i mjetit që bën transportin të jetë i pajisur me librezën e higjienës. Pavarësisht ekzistencës së ligjit, zbatimi i tij duket disi i vështirë, në një kohë kur nuk ka masa dhe ndëshkime të përcaktuara për ta. “Makina duhet të jetë e mbyllur, e shtruar, e përshtatur për këtë proces si të transportohen me kuti kartoni”, sqarojnë burime nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit. Më tej ato theksojnë se edhe policia rrugore ka të drejtë t’i ndalojë këta transportues në rast evidentimi. “Ne, në të gjitha rastet kur ka pasur denoncime për transportin e bukëve në këto kushte, kemi bërë menjëherë bllokimin e tyre”, sqarojnë nga AKU-ja. Një tjetër problem që haset është edhe mungesa e ambalazhit prej letre që është e detyrueshme për të gjitha furrat e bukës. Në një pjesë të mirë të tyre ky paketim nuk bëhet, por vazhdon metoda e vjetër me qese. Përpos mungesës së ambalazhit me letër, etiketimi i ambalazhit të bukës që duhet të jetë i padiskutueshëm, nuk bëhet. Në të shumtën e rasteve kjo nuk zbatohet nga furrat e bukës. Etiketimi është i domosdoshëm, pasi nëpërmjet tij, konsumatori njihet me përmbajtjen e bukës si edhe furrën nga ku është marrë ajo. Rreth tre muaj më parë, AKU-ja zhvilloi një takim me përfaqësuesit e Shoqatës së Prodhuesve të Bukës. Një ndër ankesat kryesore të përfaqësuesve lidhej me konkurrencën e pandershme. Ndër të tjera u kërkua që fokusi i monitorimit nuk duhet të jetë vetëm tek ata, por edhe në dyqanet, marketet që tregtojnë bukë. Sipas tyre, nëpër këto dyqane gjenden bukë që nuk dihet se në cilat furra janë prodhuar, kushtet e prodhimit. Të gjitha këto, përveçse janë pjesë e konkurrencës së pandershme rrezikojnë edhe konsumatorin. Ligji i Ushqimit parashikon që: “Etiketimi i ambalazhit të bukës, duhet të jetë i padiskutueshëm, me qëllim, që çdo konsumator të dijë se bukën e cilës furrë po blen si edhe përmbajtjen e saj. Mjetet e transportit të bukës duhet të përmirësohen, pasi nuk lejohet që ky produkt të transportohet në bagazhe autoveturash apo në furgonë që nuk plotësojnë asnjë kusht higjieno-sanitare. Furrat e bukës, duhet të plotësojnë të gjitha kushtet higjieno-sanitare. Të gjithë prodhuesit e bukës duhet të kenë analizat e detajuara të miellit, përbërësve të tjerë, kripës, si dhe ujit”.
Kur kjo situatë ndodh në Tiranë, ku kontrollet dhe kushtet janë disi më të mira, në qytetet e tjera situata mund të jetë edhe më e rëndë. Përpos kësaj, në zonat periferike kemi një sërë biznesesh të palicencuara, që ushtrojnë aktivitetin nëpër bodrume.
Marrë nga gazeta-shqip.com
E kanë rradhën shkollat private të arsimit të mesëm për të kaluar në sitën e ministrisë së Arsimit.
Në bisedimet e Këshillit Kombëtar‚ më 10 mars 1923‚ Ali Këlcyra propozoi të vendosej heqja e mbuleses se grave myslimane. Në favor të propozimit të Ali Këlcyrës ishin Faslli Frashëri e Bedri Pejani ndërsa kundër Shefqet Daiu‚ Jusuf Banka‚ Koço Tasi‚ Osman Haxhiu‚ Visar Xhuvani‚ Xhemal Bushati‚ Sejfi Vllamasi‚ Ibrahim Xhindi e Imzot Fan Noli.
Numri i kufizuar i tualeteve publike, si dhe derdhja e ujërave të zeza në zona të ndryshme të Adriatikut vijon të shkaktojë ndotje detare dhe infeksione të lëkurës te pushuesit.
Sipas Top Channel krahasuar me një vit më parë ndotja detare paraqitet në nivele më të ulta në plazhin e madh të Durresit për shkak të investimeve të kryera në rrjetin e kanalizimeve.
Qeveria shqiptare me një vendim të Këshillit të Ministrave datë 27 gusht vendosi të ndryshojë plotësimin e rubrikës “Vendlindje” në Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile dhe në çertifikata për përdorim nga autoritetet e huaja, duke zgjidhur në këtë mënyrë çështjen e toponimeve në pasaportat apo dokumentat e tjera te identifikimit të mijëra emigrantëve shqiptarë që përballonin probleme sidomos me autoritetet greke.
Siguracioni i automjetit i vlefshmën në rast aksidenti do të përcaktohet në bazë të riskut dhe historikut të dëmeve që një shofer ka shkaktuar. Vision Plus raporton se kompanitë kanë nisur të testojnë këtë lloj sistemi, i cili parashikohet të hyjë në fuqi në fund të këtij viti. Aktualisht jemi në fazen kur po grumbullohet informacioni për çdo makinë nga të gjitha institucionet, përfshire policinë rrugore, drejtorin e transportit etj.
Aplikimi i këtij sistemi i cili bazohet në risk është një detyrim që autoriteti i konkurrencës i vuri kompanive të sigurimeve. Duke patur parasysh faktin se ky treg ka shfaqur në mënyrë të vazhdueshme anomali, përfaqësues të autoritetit të konkurrencës thanë se stabilizimimi i tij nuk mund të kryhej me masa ndëshkueses. Aplikimi i këtij sistemi do të thotë se tarifa për siguracionin e një automjeti nuk do të jetë më unike për të gjitha makinat, por ajo do të variojë, mund të jetë më e ulet ose më e lartë nga çmimi aktual.
Nisur nga rasti i Yllka Tafilajt, vejushës 26-vjeçare të rrahur nga xhaxhai i burrit për t’i marrë fëmijët, deputetja demokrate Mesila Doda i kërkon KLD-së të veprojë urgjentisht ndaj gjykatësit që e la të lirë dhunuesin. Çështja u trajtua nga Gjykata e Faktit në Gjirokastër.
“E patolerueshme…Dhunuesi i kësaj gruaje lirohet nga gjykatësi. Sot është i domosdoshëm, monitorimi i vendimeve të gjykatave për të gjitha rastet e dhunës ndaj grave dhe fëmijëve.
Gazeta “Zëri” në Kosovë shkruan se është në proces dixhitalizimi i librave të kohës osmane, çka do të shërbejë për të ruajtur dhe transmetuar këtë trashëgimi të madhe të memories historike. Projekti, që financohet nga Banka e Turqisë, përfshin edhe vende të Ballkanit si Kosovën, Bsinjen, Serbinë,Malin e Zi, Maqedoninë, Kroacinë dhe Shqipërinë.
Lidhur me Kosovën, dixhitalizmi përfshin 1000 dorëshkrime në bibliotekën e Bashkësisë Islame, ndërsa më para ai është kryer edhe në Teqenë e Gjakovës, në Këshillin për Mbrojtjen e Monumenteve Historike në Prizren ku janë 154 vepra, si dhe në Arkivin Shtetëror në Prishtinë, ku është bërë digjitalizimi i 113 veprave./Respublica.al
http://zeri.info/artikulli/47206/turqia-digjitalizon-memorien-osmane
Studentët të cilët janë të regjistruar në 18 universitetet private që u mbyllën me vendim qeverie kanë afat edhe nesër për të tërhequr dokumentacionin e çregjistrimit, në mënyrë që të regjistrohen në një universitet tjetër. Numri i studentëve që është prekur nga ky vendim është 5820. “Gazeta Shqiptare” evidenton sot problematikën që disa studentë, nuk po arrijnë të marrin dosjet me dokumentacionin e domosdoshëm për të bërë çregjistrimin.
Qeveria shqiptare do t’i akordojë bursa, nxënësve që do të studiojnë në shkollat e mesme profesionale për bujqësi dhe blegtori. Lajmin e ka bërë të ditur Ministri i Mirëqënies Sociale, Erion Veliaj, nga shkolla e mesme bujqësore “Rakip Kryeziu” në Fier.
“Dhënia e bursës nënkupton mbulimin e të gjitha shpenzimeve rezidenciale, ushqimin dhe fjetjen, çka do t’u lejonte shumë të rinjve nga zonat rurale, të cilët duan të arsimohen në këtë shkollë model të Qarkut të Fierit, të kenë mundësi ta bëjnë këtë pa asnjë kosto shtesë për prindërit, por përkundrazi duke marrë një bursë të plotë për ta kthyer investimin e tyre në shkollë, në ferma apo biznese që ne presim të hapen në bujqësi e blegtori”, deklaroi ministri Veliaj.
Arrestohet nga kolegët e tij, ish-Drejtori i Krimit Ekonomik në Komisariatin nr.4, Ismail Elezi, pasi nuk ka kallëzuar një ndërtim të paligjshëm dhe për më tepër, ka kundërshtuar forcat e policisë së Komisariatit 4.
Arrestimi i ish-zyrtarit është bërë në praninë e kreu të Komisariatit nr.4 në Tiranë dhe është në kuadër të operacioneve antikorrupsion që Qeveria shqiptare ka ndërmarrë në të gjitha fushat, në të gjithë vendin.
Rreth 2345 punonjës të policisë do të përfitojnë pension maksimal, si pasojë e rritjes së tij.
3200 policë që do të dalin në pension të parakohshëm ose suplementar, do të përfitojnë një rritje pensioni prej 17319 lekësh më shumë se me ligjin e vjetër, ndërkohë që, 640 punonjësit e policisë që kanë mbi 30 vjet pune, përfitojnë një pension i cili përllogaritet të jetë 40.411 lekë në muaj, shkruhet sot në “Gazeta Sqiptare”.
Si ka mundësi që një italian të diplomohet në Tiranë në Stomatologji, duke qenë në Shqipëri vetëm 10 ditë në gjashtë vjet? Duke u regjistruar në “punishten e diplomave” Kristal, të vjen natyrshëm përgjigjja
E përditshmja italiane u kthehet diplomave të marra pa ndjekur fare leksionet në universitetin Kristal në Tiranë duke sjellë shembullin e një italiani nga Pescara që ka marrë diplomën në stomatologji duke shkuar në Shqipëri vetëm 10 ditë në gjashtë vjet.
Historiaime.al është një zë i pavarur në mbrojtje të të drejtave të njeriut. Ne raportojmë si për shkeljet e të drejtave të njeriut ashtu edhe për histori njerëzore që i promovojnë këto të drejta. Ky projekt synon të ndryshojë qëndrimet jo fort etike karshi të drejtave të njeriut nga ana e medias kombëtare si ajo e shkruar, ashtu edhe ajo vizive dhe media e re online.