Ashtu siç edhe flitej prej disa kohësh, Aurel Plasari është zëvendësuar në detyrën e tij të drejtorit të Bibliotekës Kombëtare nga Persida Asllani.
Ashtu siç edhe flitej prej disa kohësh, Aurel Plasari është zëvendësuar në detyrën e tij të drejtorit të Bibliotekës Kombëtare nga Persida Asllani.
Një sondazh i realizuar nga kompania Gallup në mbarë botën arriti në përfundimin se vetëm 28 përqind e të intervistuarve mendojnë se jetojnë në një komunitet që i mirëpret homoseksualët.
(Klikoni mbi foto për të dëgjuar podcastin)
Si të kuptojmë kur një person po fillon të shfaqë një problem mendor? Mjekja psikiatre Ledia Lazri thotë se shumë njerëz me çrregullime mendore arrijnë të shërohen plotësisht, madje dalin nga kjo eksperiencë më të fortë dhe më të përgatitur për jeten. Dëgjoni në këtë podkast nga Lorin Kadiu se kur duhet të shqetësoheni e të kërkoni ndihmë…
Gazeta TemA njofton se institucione të rëndësishme që financohen nga buxheti i shtetit, kanë blerë shërbime nga kompania Abissnet e Koço Kokëdhimës, gjatë kohës që ai ishte ende edhe pronar edhe deputet. Shkrimi me poshte i plote nga gazeta TemA
Disa gjykata, bashki, universitete, institucione mjekësore dhe agjenci shtetërore dhe institucione kanë blerë shëbrimet e kësaj kompanie, ndërkohë që ligji ua ndalon deputetëve të përfitojnë nga pasuritë e shtetit apo të pushtetit vendor dhe në rast të kundërt, parashikon heqjen e mandatit, siç përcaktohet në pikën 3 dhe 4 të nenit 70. Shoqëria Abissnet reagoi duke thënë se këto tendera i ka fituar për shkak se ka teknologjitë më të përparuar dhe ofron shërbim me standarde të larta teknike. Abisnnet pranon se ka shitur shërime tek 46 institucione buxhetore.
Abissnet njofton se Koço Kokëdhima ka qenë aksioner deri më datë 6 shkurt të vitit 2014 dhe më pas aksionet e tij ia ka shitur një tjetër personi juridik. Por, në pagesat e thesarit shihet se, në një rast, në kontratën me Bashkinë e Elbasanit për internet dhe telefon, kontrata është lidhur në dhjetor të vitit 2013.
LEXONI EDHE: “Shekulli” nxit urrejtje ndaj denoncueses se Sarandes?
Abissnet këmbëngul se pjesëmarrja e shoqërisë në tendera publikë dhe nënshkrimi i kontratave është kryer pas datës 6 shkurt, duke mos cënuar asnjë detyrim kushtetues. Por nuk kuptohet se si Abissnet, në rastin e Elbasanit, e ka marrë pagesën më 28 janar të vitit 2014, në një kohë që siç pretendon kontratën e ka shkruar 1 javë më vonë.
Një tjetër rast është ai i kontratës me Doganën e Pogradecit. Kontrata është lidhur më 3 dhjetor të vitit 2013, ndërsa njëra nga pagesat është kryer më 23 janar të vitit 2014, përpara datës 6 shkurt, kur sipas shoqërisë Abissnet, Kokëdhima shiti aksionet.
Abissnet njofton se Koço Kokëdhima ka qenë aksioner deri më datë 6 shkurt të vitit 2014 dhe më pas aksionet e tij ia ka shitur një tjetër personi juridik. Por, në pagesat e thesarit shihet se, në një rast, në kontratën me Bashkinë e Elbasanit për internet dhe telefon, kontrata është lidhur në dhjetor të vitit 2013
Në listën e pagesave nga dega e thesarit shihet se Abissnet ka kontrata me disa dogana, (Tiranë, Korçë, Pogradec) me Avokatin e Popullit, Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, Fakultetin e Mjekësisë, Teatrin Kombëtar të Komedisë, Qendrën e Studimeve Albanologike, bashkitë e Durrësit, Fierit, Lushnjës, Laçit dhe Patosit, qarkun e Shkodrës dhe disa gjykata, si Gjykatën Kushtetuese, Gjykatën e Apelit në Korcë, Gjykatën e Tiranës, Kontrollin e Lartë të Shtetit dhe disa komuna e qendra të moshuarish apo institucione të tjera. ( të plota mund t’i gjeni në linkun http://www.spending.data.al/sq/treasury/list/faqe/1/year/2014/perf_id/AB… )
Precedenti i heqjes se mandantit ne kete rast eshte ai i Ilir Beqjes.
Me kërkesë të Partisë Demokratike, Gjykata Kushtetuese i kërkoi kuvendit që t’ia hiqte mandatin deputetit të Shkodrës, pasi ai kishte përfituar tendera publikë me kompaninë e tij, nga Bashkia e Durrësit, pasi kishte marrë mandatin e deputetit më 1 gusht të vitit 2009.
Berisha paralajmëron se e njëjta rrugë mund të ndiqet për Kokëdhimën.
Duhet parë se çfarë do të vendosë Gjykata Kushtetuese në këtë rast dhe nëse mazhoranca do të votojë për t’ia hequr mandatin Kokëdhimës, nëse Kushtetuesja do ta kërkojë.
Në rastin e Ilir Beqes, ajo ishte shprehur kundër, ndonëse pa marrë pjesë në votim.
Haveit Performance // Jepi me Gojë // Video teaser – Dardan Zhegrova // Tiranë 2014 –
“The Unstraight Alliance Art Residency”
Pas një periudhe një-mujore të kësaj rezidence artistike, Aleanca Kundër Diskriminimit të LGBT dhe The Unstraight Museum janë krenarë të prezantojnë ekspozitën përmbyllëse të The Unstraight Alliance Art Residency, me pjesëmarrjen e kolektivës artistike HAVEIT nga Kosova dhe Conny Karlsson Lundgren, nga Suedia. Ekspozita hapet të Hënën, 1 Shtator, 2014, 19;00 tek Zeta Gallery, në Tiranë
Ajo që të prek më shumë është vajza Melanie Gaydos e cila vuan nga një sëmundje gjenetike. Duke pozuar para aparatëve Melani ka demostruar vetveten si një femër me vetbesim.
E zbukurar me aksesorë të ndryshëm por edhe duke treguar trupin e saj nudo, vajza është bërë burim inspirimi për shumë femra tjera të cilat janë bërë pjesë e këtij projekti.
Marrë nga gazetaexpress.com
Foto lajm
Sheshi “Nënë Tereza”
Punimet dhe pastrimet për vizitën e madhe të Papa Françeskut
Punimet për restaurimin e sheshit “Nënë Tereza”, kanë nisur me shpejtësi prej rreth dy javësh, ndërsa vijojnë ende për t’u përmbyllur javën e dytë të muajit shtator, disa ditë përpara mbërritjes së Papa Françeskut në Shqipëri.
Siç edhe u premtua, referuar projektit të miratuar nga Instituti i Monumenteve të Kulturës, puna ka nisur fillimisht me heqjen e shatërvanit, hapësira e të cilit ka filluar të mbulohet nga pllaka të gurta, si ato të bulevardit.
Paralelisht po punohet për restaurimin dhe pastrimin e fasadave të ndërtesave përreth, si godina dhe shkallaret e Korpusit të Universitetit, ajo e Universitetit të Arteve dhe kolonat përballë saj, që lidhin Rektoratin e Universitetit të Tiranës dhe Muzeun Arkeologjik.
Pa përjashtuar edhe larjen e shkallëve dhe pastrimin e mureve nga letrat ngjitëse, kryesisht postera deputetësh, të ngjitura në periudha fushatash elektorale, të mbivendosura vit pas viti.
Marrë nga gazeta-shqip.com
BERLIN- Kancelarja gjermane Angela Merkel më datën 28 gusht pritet të takohet me kryeministrat pjesëmarrës në konferencën e shteteve të Ballkanit Perëndimor
Quhet Romana Vlahutin, dhe është kroatja që pritet të jetë përfaqësuese e BE-së në Shqipëri. Vlahutin është kandidatja favorite për të qenë pasardhëse e italianit Ettore Sekui në zyrën e BE-së në Tiranë.
Dëshmitë e të arrestuarve për skandalin e vjedhjes në Bankën e Shqipërisë, rrëzojnë të gjithë qëndrimin e Këshillit Mbikëqyrës dhe të Guvernatorit, sipas të cilëve ishte elementi njeri ai që përcaktoi ngjarjen në fjalë, teksa rregulloret dhe sistemi ka qenë funksional.
Blendi Kajsiu
Skandali i bujshëm mbi kërkesën për favore seksuale në shkëmbim të një vendi pune ka hapur një diskutim potencialisht të dobishëm në skenën tonë publike. Them “potencialisht” sepse diskutimi më shumë se sa po merret me fenomenin në përgjithësi, ka ngecur te skandali konkret në veçanti.
Një tjetër kompani turke ka përplasje me punonjësit e saj shqiptarë. Fjala është për Limak, ndërtuesen e HEC-it të Banjës, e cila nuk është dakord të respektojë kodin shqiptar të punës.
Qeveria në Tiranë synon që në vitin 2015 të heqë plotësisht kontrollin në kufirin Shqipëri- Kosovë.
Kryeministri Edi Rama theksoi vendosmërinë për transformimin përfundimtar të kufirit mes të dy vendeve gjatë sezonit turistik.
Nga qyteti i Beratit, ministri thekson se zyrat e punës kërkojnë njerëz të aftë për zanate
Arsimi profesional është e vetmja zgjidhje në një kohë kur tregu është tejmbushur me të diplomuar pa punë. Kjo ka qenë thirrja e ministrit të Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj, gjatë takimit në një prej shkollave profesionale në qytetin e Beratit.
Historiaime.al është një zë i pavarur në mbrojtje të të drejtave të njeriut. Ne raportojmë si për shkeljet e të drejtave të njeriut ashtu edhe për histori njerëzore që i promovojnë këto të drejta. Ky projekt synon të ndryshojë qëndrimet jo fort etike karshi të drejtave të njeriut nga ana e medias kombëtare si ajo e shkruar, ashtu edhe ajo vizive dhe media e re online.