Në kuadër të një bashkëpunimi mes Aleancës LGBT dhe The Unstraight Museum në Suedi, prej muajit gusht ka nisur rezidenca e titulluar ‘The Unstraight Alliance Art Residency’.
Në kuadër të një bashkëpunimi mes Aleancës LGBT dhe The Unstraight Museum në Suedi, prej muajit gusht ka nisur rezidenca e titulluar ‘The Unstraight Alliance Art Residency’.
Deputeti socialist Erion Brace thotë se i ka kërkuar Fullanit informacione, në cilësinë e kryetarit të Komisionit Parlamentar të Ekonomisë, por Guvernatori refuzon që t’i përgjigjet kësaj kërkese, duke dalë kështu përmbi Parlamentin.
Në një status në Facebook Brace sqaron se ai nuk do të tërhiqet:
“I kam kërkuar me shkrim Guvernatorit informacion lidhur me cështje shqetësuese në Bankën e Shqipërisë, të cilat, lidhen me vjedhjen (Raportet e grupeve të punës dhe të auditit të Brendshëm për 4 vitet e fundit), por edhe me nepotizmin, klientelizmin, rritjen e shpenzimeve për personelin, rritjen e shpenzimeve të përgjithshme të Bankës, kontratat e përfolura të investimeve.
Ne lamë një javë kohë për këtë! GUVERNATORI REFUZON TE DOREZOJE NE KUVEND KETE INFORMACION!!
Brace sqaroi më tej se “Informacioni i kërkuar është pjesë e një dosje të plotë që po përgatitet për cdo deputet para se të nisin seancat dëgjimore publike me anetarët e Këshillit Mbikqyrës dhe Guvernatorin. Guvernatori këtë po pengon dhe ky është faj i rëndë!”.
/HI/
Një numër gjithnjë e në rritje i fëmijëve që jetojnë, punojnë e lypin në rrugët e Pakistanit po shqetëson organizatat e shoqërisë civile.
Leter nga Fatmir Lamaj (Foto)
Regjimet ndryshuan por të persekutuarit mbetën të persekutuar, e të privilegjuarit të privilegjuar
Para disa ditësh më takuan disa miq të vjetër nga Shtyllasi i Fierit, ish të dënuar dhe të persekutuar, të cilët më shprehën një shqetësim që kishte lidhje me pronat e tyre.
Shtyllasi është një fshat internimi, i ngritur në vitet e “arta” të diktaturës, ku fillimisht shërbeu si kamp pune për kanalin vaditës Vjosë – Levan – Fier dhe pasi mbaroi kanali, – kjo “vepër e ndritur e Partisë”, – të burgosurit politik i çuan për të ndërtuar vepra të tjera, ndërsa në Shtyllas sollën familje të internuara nga të gjitha krahinat e vendit.
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, me ftesë të Kryegjyshit Botëror të Bektashinjve, mori pjesë sot paradite në ceremoninë tradicionale të pelegrinazhit bektashian në Malit e Shenjtë të Tomorit, që u zhvillua në mjediset e Teqesë së Kulmakut. Mirepo sipas Presidentit, ne Shqiperi ka 6 fe zyrtare!
Ai tha:
“Përfitoj nga ky rast i bekuar për të vënë në dukje e theksuar një vlerë sa të rrallë, aq edhe të natyrshme të popullit e vendit tonë: bashkëjetesën historike e tradicionale mes feve në Shqipëri, ku pasuesit e gjashtë feve ushtrojnë krejt lirshëm e në harmoni të plotë me njëri-tjetrin besimin e tyre shpirtëror.“
Kujtojme se, ne fakt, ka 5 besime zyrtare qe perfaqesohen nga: Komuniteti Musliman, Kisha Ortodokse, Kisha Katolike, Kryegjyshata e Bektashinjve dhe Vellazeri Ungjillore. Shteti shqiptar akordon per secilen fond te vecante cdo vit, nga buxheti i shtetit.
http://president.al/?p=20307
Albanian Public Television (TVSH) continues to have a discriminatory and offensive stand toward the LGBT community, stated today the crew of “SkaNdal”, Albanian first LGBT documentary that is competing at the 20th edition of Sarajevo Film festival.
In a recent chronicle TVSH aimed to inform its public about “The Albanians at the Sarajevo Film Festival”, but it failed to mention the only Albanian entry for this year at SFF which is, in fact, “SkaNdal” a documentary co-directed by Elton Baxhaku and Eriona Cami and written by activists Xheni Karaj and Kristi Pinderi.
Nga Belinda Dibra*
Kjo që do të lexoni më poshtë, pa diskutim, nuk është as shpikje si “Forca e rëndesës” e Njutonit, as zbulim siç Cristofor Colombo zbuloi Amerikën. Megjithatë nuk duhet të ndihemi më pak të vlefshëm, pasi mendoj se bota rënkon më tepër për gjëra që dihen, por nuk thuhen.
SHKODER – Sulmohen me armë automatike nga një shpat mali në Pult të Dukagjinit, 2 prej 3 helikopterëve të vënë në mbështetje të 160 forcave të policisë të cilat marrin pjesë në operacionin Antikanabis në Shkodër, raporton A1 Report.
Televizioni Publik Shqiptar i cili paguhet me taksat e tė gjithė qytetarėve vazhdon tė mbajė njė qėndrim diskriminues dhe fyes ndaj komunitetit LGBT.
Nga Lorin Kadiu
Çrregullimet mendore janë shumë të zakonshme. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësise një në katër persona vuan nga një çrregullim mendor apo neurlogjik në një moment të caktuar të jetës.
Që kur kryeministria gjermane postoi fotot e takimit të Edi Ramës me kancelaren Angela Merkel, u vu re se ishte një takim pak më ndryshe.
Të dy u shfaqën në ballkon, me nga një gotë në dorë, ndërsa Merkel dëgjonte me shumë vëmendje, por edhe i shpjegonte kryeministrit të ri me duart e drejtuara nga Berlini.
Më vonë, Merkel njoftoi se do mbahej një konferencë për Ballkanin Perëndimor në Berlin.
Por së fundmi po flitet gjithmonë e më shumë për faktin se pas takimit me drejtuesit e lartë të shteteve ballkanike, Angela Merkel do dalë në konferencën për shtyp vetëm me kryeministrin shqiptar, Edi Rama.
Po pse?
Dita pretendon se ka gjetur arsyet.
Së pari, sepse Shqipëria ka presidencën e Procesit të Bashkëpunimit në Europën Juglindore.
Së dyti, sepse ky është një inkurajim për kryeministrin më aktiv ndër vendet që aspirojnë BE-në.
Së treti, sepse Merkel kërkon të konsolidojë një bashkëpunim të dukshëm me kryeministrin Edi Rama.
Në fakt nuk ka asnjë qëndrim zyrtar nga kancelarja Merkel.
Spekulimet në rrjet janë të shumta.
Thuhet se ky afrim i Ramës me Gjermaninë ka sjellë një ftohje me aleatin strategjik, me Turqinë.
Të tjerë thonë se kjo konferencë do zemërojë vendet e tjera të rajonit e kështu do prishet edhe vetë qëllimi i konferencës, që është pajtimi.
Por pavarësisht këtyre spekulimeve, shpesh alla- ballkanike, e rëndësishme është që Merkel po tregon angazhim të fortë për të mbajtur Ballkanin në rrugën e integrimit në BE.
Marrë nga gazetatema.net
Qeveria ka vendosur të ndërhyjë për të kufizuar të drejtën e pushtetit vendor në dhënien e lejeve ndërtimore. Kryeministri Edi Rama ka folur sot në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Territorit ku ka deklaruar se të gjitha planet vendore të miratuar deri në vitin 2015 do të pezullohen. “Ky është një vendim qe do te merrej edhe pa ndarjen e re administrative ne kushtet kur eksperienca e tregon që interesi i fazës së fundit të mandatit ka sjellë plagë shumë të mëdha, kemi raste flagrante të lejeve të dhëna para e gjatë fushatës nga autoritete vendore të papërgjegjshme. Mjafton të shohim vijën e bregdetit e të bëjmë përputhje të shëmtive që shohim për të kuptuar se pjesa më e madhe e shëmtimit ka ardhur si rezultat i dorëlëshimit të periudhës para e gjatë zgjedhore. Pezullim lejeve të reja zhvillimore dhe planet e detajuara vendore deri ne konstituimin e organeve përfaqësuese në zgjedhjet e vitit 2015″, tha Rama. Duket se kjo fjalë përfshin ndoshta edhe pallatin 20 katësh te liqeni Artificial, që i hapi rrugën një debati politik dhe akuzave nga të dyja palët.
http://www.balkanweb.com/kryesore/1/rama-pezullim-zbatimit-te-planeve-vendore-deri-pas-zgjedhjeve-te-2015-es-207057.html
s.z
Marrë nga ResPublica.al
Kjo është Shqipëria që kemi gatuar*
Nga Adrian Thano
Nuk pushonte kurrë një sekondë, ndërsa unë rrija e dëgjoja me atë heshtjen time të zakonshme prej skeptiku. Zemërmiri Oso kishte përherë diçka për të thënë.
Një tashmë ka vdekur në tokën siriane, dy janë arrestuar javën e kaluar, ndërsa një është në arrati si i dyshuar për sulm kundër dy shtetasve amerikane muaj më parë në Prishtinë, shkruan sot Koha Ditore.
Arben Demolli (1979), Burim Demolli (1982), që janë arrestuar javën e kaluar si të dyshuar për vepra që lidhen me terrorizëm, janë të afërm të Naman Demollit, i vrari i parë në Siri dy vjet më parë.
Policia po kërkon Fidan Demollin, i cili së bashku me disa të rinj të tjerë, kanë sulmuar fizikisht dy gra amerikane në Prishtinë.
Ai besohet se i është bashkuar grupeve terroriste në Siri. Ata dyshohet edhe për urrejtje fetare, racore, apo etnike.
Demollët, që jetojnë në dalje të Prishtinës, rrugës për Podujevë nuk kanë folur për “Kohën Ditore” për përfshirjen e familjarëve të tyre në luftën e Sirisë dhe Irakut.
Marrë nga gazetatema.net
Punonjës të tjerë të Bankës së Shqipërisë mund të merren në përgjegjësi penale në lidhje me “zhdukjen” e pamjeve të filmuara nga kamerat e sigurisë.
Prokuroria, e cila po heton skandalin e vjedhjes së 713 milionë lekëve nga dy arkat e Thesarit të Bankës, ka marrë në dorëzim në fund të korrikut vetëm regjistrimet e një muaji.
Specialistët e bankës u kanë pohuar përfaqësuesve të organit të akuzës se sistemi i kamerave në Bankë ka kapacitet për të mbajtur vetëm 30 ditë regjistrime.
Pas mbushjes së hapësirës së memories, sistemi fshin vetë automatikisht ditët paraardhëse duke ruajtur 30 ditët e fundit. Ky fakt duket se pengon hetimin e prokurorisë, e cila dyshon se vjedhja e 713 milionë lekëve nga banka ka ndodhur së paku gjatë vitit të fundit.
Në dëshminë e tij, Ardian Bitraj, ish-përgjegjës i arkës stok, i akuzuar direkt për vjedhjen, ka thënë se krimi ka zgjatur katër vjet.
Javën e kaluar një burim i prokurorisë konfirmoi se grupi i hetimit do t’i kërkonte bankës të dhëna për çështjen e kamerave të sigurisë.
Konkretisht, prokuroria kërkoi “personat përgjegjës” që kanë instaluar sistemin dhe që më pas kanë pasur për detyrë mbarëvajtjen e funksionimit të tij.
Fillimisht u mendua se instalimi i kamerave dhe serverit të lidhur me to ishte bërë nga një kompani private, por sipas prokurorisë, e vërteta është ndryshe.
Burimet nga organi i akuzës kanë bërë me dije për gazetën Panorama se pas blerjes së serverit dhe të pajisjeve të tjera, sistemi është instaluar dhe mirëmbahej nga punonjës të Bankës së Shqipërisë.
Verifikimi ka zbuluar faktin se kanë qenë punonjës të sigurisë dhe teknikës që kanë konfiguruar sistemin e kamerave në fjalë.
Organi i akuzës pohon se sipas rregulloreve, sistemi në fjalë, për rëndësinë e veçantë të institucionit, duhej të garantonte ruajtjen e pamjeve filmike për një periudhë deri në tre vjet.
Marrë nga gazetatema.net
Historiaime.al është një zë i pavarur në mbrojtje të të drejtave të njeriut. Ne raportojmë si për shkeljet e të drejtave të njeriut ashtu edhe për histori njerëzore që i promovojnë këto të drejta. Ky projekt synon të ndryshojë qëndrimet jo fort etike karshi të drejtave të njeriut nga ana e medias kombëtare si ajo e shkruar, ashtu edhe ajo vizive dhe media e re online.