Artan Gaci
Deputet, PS
Eshte diplomuar per Drejtesi tek Universiteti “Kristal”
Bedri Hoxha
Deputet, PD
Eshte diplomuar per Drejtesi ne Universitetin “Kristal” (me heret per Skulpture ne Akademine e Arteve)
Artan Gaci
Deputet, PS
Eshte diplomuar per Drejtesi tek Universiteti “Kristal”
Bedri Hoxha
Deputet, PD
Eshte diplomuar per Drejtesi ne Universitetin “Kristal” (me heret per Skulpture ne Akademine e Arteve)
Artan Gaci
Deputet, PS
Eshte diplomuar per Drejtesi tek Universiteti “Kristal” (me heret per skulpture ne Akademine e Arteve)
Nga 59 Institucione të Arsimit të Lartë, publik dhe privat që iu nënshtruan kontrollit të Ministrisë së Arsimit, më shumë se 50 % e tyre nuk plotësojnë standardet minimale për treguesit e stafit akademik. Sikundër nuk respektohet parimi, kriteret dhe procedurat për rekrutimin e këtij stafi efektiv.
Dhjeta qytetarë janë mbledhur para zyrës së Fullanit, duker kërkuar shkarkimin e menjëhershëm të tij.
Të nderuar, udhëheqës që me dritën tuaj drejtoni udhën tonë drejt jetës më të mirë. Të lartësuar udhëheqës, juve që na udhëhiqni në udhën e lumturisë sonë të pamatë, juve që jeni arkitektët e këtij lulëzimi dhe begatie të pafund.
Ne CV zyrtare te Ministrise se Arsimit dhe Shkences behet e ditur se ministrja znj. Lindita Nikolla ka studiuar Master per Administrim Publik prane Albanian University (ose ish UFO).
Një ngjarje e çuditshme, e denjë për filmat e Hollivudit, ka për protagoniste një familje shqiptare me banim në Itali. Familja shqiptare me banim në Prato, është shtruar në spital me ankesat se janë të gjithë të pushtuar nga djalli, shkruan gazeta DITA.
TIRANË-Disa shkolla dhe Universitete private e shtetërore do të mbyllen kurse disa institucioneve të tjera arsimore do u pezullohet licenca. Lajmi u bë i ditur sot gjatë aktivitetit në sallën “Iliria” tek Kinoklubi në Qytetin Studenti ku u prezantua Raporti i verifikimit të kritereve të ligjshmërisë në Institucionet e Arsimit të Lartë, publike e private në vend. Në aktivitete morën pjesë ministrja e Arsimit Lindita Nikolla dhe kryeministri Edi Rama.
Më datë 1 Gusht 2014, në orën 19.00, pranë Qendrës Ndërkombëtare të Kulturës, e njohur si Piramida, do të marrë jetë ekspozita që përfaqëson etapën e pare, nga pesë të tilla, të projektit të artit bashkëkohor “ART IN PORT – Coexistence: for a new Adriatic koinè”.
MIRDITE – Rreth 200 banorë dhe punonjës të Mirditës, kanë dalë në protestë paraditen e sotme në HEC-in e Qafë Mollës, ku humbën jetën dy ditë më parë 3 persona si rezultat i kushteve të sigurisë në punë.
Protesta e banorëve dhe punonjësve mësohet të jetë ndaj firmës turke “Efato Glu”, të cilët janë larguar pa dhënë asnjë sqarim për tragjedinë.
Një ditë më parë, u shprehën para kamerave, se kushtet në të cilat punohet në këtë firmë janë ekstremisht të vështira, ku sipas tyre ato nuk plotësojnë as kushtet minimale të sigurisë, çka janë bërë shkak i tragjedisë së paralajmëruar.
Nga ana tjetërvëllai i Ndue Legisit, njërit prej viktimave, pohoi se punëtorët shqiptar trajtoheshin e pagueheshin si skllevër dhe se kushtet e sigurisë në punë linin për të dëshiruar.
Lidhur me këtë ngjarje me porosi të Drejtorit të Inspektoriatit të Punës, Dritan Ylli është ngritur një grup inspektimi nga Tirana të cilët janë nisur drejt vendit të ngjarjes për të hetuar me aksisidentin në galeri.
Të mërkurën e 30 korrikut, shkëputja e një masivi shkëmbor, pas një shpërthimi me dinamit në HEC-in e Qafë Mollës rezultoi fatal për 3 punonjësit, mes të cilëve 2 shqiptarë dhe 1 turk. Pjetër Doda 37 vjeç nga Fani, Ndue Legisi 50 vjeç nga fshati Shebe dhe një punonjës turk, ka qënë duke punuar në tunelin me gjatësi 2000 metra, kur i ka zënë poshtë duke gjetur vdekjen e mënjëhershmë, ndërsa një tjetër punonjës turk ka mundur të shpëtojë.
Firma turke “Efato Glu” që po ndërton këtë hidrocentral mbi lumin fan në Mirditë ka nisur punën prej dy vitësh, ku do të ndërtohet një tunel 2 km i gjatë që do të shërbejë për furnizimin me ujë të këtij HEC-i.
Në këtë kantier janë të punësuar rreth 3 mijë punëtorë, shtetas shqiptarë dhe turq, ndërsa ata shpesh herë kanë dalë në protesta për kushtet e vështira të punës të cilët rrezikojnë jetën e tyre.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
TIRANE – Ambientalistët kërkojnë moratorium pesë vjeçar për ndalimin e prerjes së pyejeve të pakontrolluara për ngrohje apo qymyr.
“Të ndalohen koncesionet për gjoja dru me pre, të ndalohen koncesionet për gjoja pyje për ngrohje, prandaj ne kërkojmë moratorium 5 vjeçar, minimumi 2 vjeçar si ai që të shkojë bashkë me atë të gjuetisë kur pyjet, parqet njerëzit te jetojnë në atë që quhet një simbol i egër natyror.” u shpreh Sazan Guri
Qytetarë nga zona të ndryshme të Shipërisë, si Korça, Përmeti, Skrapari, Fieri dhe Dibra protestuan përpara Ministrisë së Mjedisit për shkatërrimin e mjedisit nga prerjet e paligjshme të pyjeve.
Ata i kërkojnë ndihmë qeverisë për marrjen e masave që të ndalojnë druvarët dhe të vihen përpara drejtësisë.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
Personat me aftësi të kufizuar nuk kërkojnë vetëm t’u jepet mundësi punësimi, por t’u ofrohet një punë që ata mund ta bëjnë. Sipas tyre kjo gjë duhet të nisë që në zyrat e punës, ku për këtë kategori duhet të ketë edhe një vlerësim individual.
Izraeli nuk duket se do të ndalet deri sa të eliminojë, ose të reduktojë në minimum kapacitetet dhe infrastrukturën e Hamasit. Manovra e organizatës për t’i deleguar rivalit Mahmoud Abbastë Al-Fatahut të drejtën e ndërmjetësimit nuk ka funksionuar dhe sot u bë e ditur se Tel-Avivi ka mobilizuar edhe 16 mijë rezervistë.
TIRANE- Këtë vit pritet të ulen për herë të parë në auditorët e universiteteve publike rreth 20 mijë studentë. Ose e thënë ndryshe rreth 11 mijë studentë më pak se vitin e kaluar, kur në universitete u pranuan plot 31 mijë studentë.
Sipas propozimeve të bëra nga Ministri e Arsimit të cilat së shpejti do të marrin edhe firmën e qeverisë, në të gjitha universitetet e vendit është parashikuar të pranohen 19,726 studentë.
Nga këto 19,166 janë kuotat e pranimeve të reja për programet e studimit të ciklit të parë, në programet e studimeve jouniversitare profesionale, si dhe për programet e integruara të studimit të ciklit të dytë.
Marrë nga Shqiptarja.com
Për javë të tëra media ka pasqyruar debatet, përgjigjet, replikat dhe kundërpërgjigjet për reformën administrative. Por asnjëherë publiku nuk është lehtësuar në përcjelljen e informacionit bazë të kësaj reforme: si do të jetë harta e re administrative konkretisht?
Historiaime.al është një zë i pavarur në mbrojtje të të drejtave të njeriut. Ne raportojmë si për shkeljet e të drejtave të njeriut ashtu edhe për histori njerëzore që i promovojnë këto të drejta. Ky projekt synon të ndryshojë qëndrimet jo fort etike karshi të drejtave të njeriut nga ana e medias kombëtare si ajo e shkruar, ashtu edhe ajo vizive dhe media e re online.