Aurel Plasari është shkarkuar nga detyra e drejtorit të Bibliotekës Kombëtare, që e mbante prej disa vitesh. Burime bëjnë të ditur se shkarkimi i tij është firmosur në Ministrinë e Kulturës.
Aurel Plasari është shkarkuar nga detyra e drejtorit të Bibliotekës Kombëtare, që e mbante prej disa vitesh. Burime bëjnë të ditur se shkarkimi i tij është firmosur në Ministrinë e Kulturës.
Kryeministri, Edi Rama është bërë me djalë të dytë. Bashkëshortja e tij, Linda Rama ka sjellë në jetë djalin që do të mbajë emrin Zaho.
Në një foto të publikuar nga gazeta italiane La Repubblica shihen qartë një grup palestinezësh të zhveshur e të gjunjëzuar në rërën e shkretëtirës duke u mbajtur në observim direkt nga trupat izraelite.
Grupi palestinez i robëve të luftës nga rripi i Gazës mbajnë duart mbrapa kokës ndërkohë që u shihet qartë dhe poshtërimi në sytë e tyre.
(FOTO ILUSTRUESE NGA NJE PROTESTE PARA AMBASADES SE ARABISE SAUDITE NE LONDER)
Një burrë në Arabinë Saudite është dënuar me burg për tre vjet dhe do të gjuhet 450 herë me kamzhik sepse ka përdorur llogarinë e tij në Twitter për të promovuar “kontakte homoseksuale”.
Gulf News raporton se 24-vjeçari i paidentifikuar u arrestua pasi ai postoi disa statuse gjoja duke kërkuar që të takonte meshkuj homoseksualë.
Komisioni i Arabisë Saudite për Promovimin e Virtytit dhe Parandalimin e Veseve, i njohur ndryshe si policia fetare, thuhet se ka bërë arrestimin duke përdorur një agjent të fshehtë.
Është pohuar se telefoni i tij celular u kontrollua dhe u zbuluan disa fotografi “imorale”, duke bërë që Komisionin ta referojë çështjen e tij në ndjekje publike.
Burri u dënua me akuzën e nxitjes së degjenerimit.
I burgosur për tre vjet, ai do të fshikullohet 450 herë me kamzhik të ndara në 15 seanca.
Aktiviteti seksual brenda të njëjtit seks është i paligjshëm në Arabinë Saudite. Dënimet në bazë të ligjit
Sheriat mund të përfshijnë fshikëllimën e kamzhikut, gjobat, burgim të përjetshëm dhe gjithashtu vdekjen.
http://www.pinknews.co.uk/2014/07/23/saudi-man-jailed-and-to-receive-450-lashes-over-twitter-homosexual-contacts/
Një tentativë për të vjedhur prapë pllakat prej bronzi të monumentit të 100 vjetorit të pavarësisë
Alexander Arvizu është shprehur se reforma në sistemin gjyqësor është një përparësi urgjente për Shipërinë.
Një tjetër avion zhduket nga ekranet e vëzhgimit ajror. Mediat ndërkombëtare njoftojnë se një avion i Air Algerie, që fluturonte nga Burkina Faso drejt Algjerit përmes Saharasë është zhdukur.
Gazeta “Panorama” shkruan sot për një vjedhje në thesarin e Bankës së Shqipërisë. Ajo i është referuar kontrollit të Auditit të vetë Bankës, i cili ka bërë konstatimin e mungesës së një shume të madhe lekësh.
Ilda Hoxha
Në ceremoninë e zhvilluar dje me rastin e prezantimit të punës së 300 ditëve të Ministrisë së Shëndetësisë, Kryeministri Edi Rama renditi arritjet e këtij institucioni, ndërsa pohoi se është i vetëdijshëm se puna që duhet bërë për përmirësimin e shëndetësisë në vend është shumë e madhe.
Fondacioni Soros publikon sot 23 Korrik 2014 Censusin e banesave dhe popullatës rome në Shqipëri. Rezultatet paraqesin një pamje të qartë të situatës së komunitetit rom në shkallë vendi dhe në nivel bashkie/komune. Censusi ka mbuluar 115 vendbanime në të gjithë territorin e vendit përgjatë periudhës Tetor 2013 – Shkurt 2014.
“KultPlus” shkruan sot për një çështje të rëndësishme, por të neglizhuar gjatë në Shqipëri. Bëhet fjalë për të drejtën e autorit dhe me këtë rast ka sjellë një reagim të Jorgo Papingjit, i cili është shumë i njohur si autor tekstesh të këngëve. Papingji ngre çështjen e të drejtës së tij si autor i teksti i 4 mijë këngëve.
Në kuadër të programit Erasmus+, i cili u lançua në janar 2014 në Athinë, si dhe marrëveshjes së firmosur mes Shqipërisë dhe Komisionit Evropian, Drejtoria e Koordinimit të Politikave Rinore, organizoi një INFO SESSION në kuadër të programit Erasmus+.
Tiranë – I burgosuri për drogë dhe prostitucion, dënuar me 27 vjet në Itali, Alban Bardhi, ka mbrojtur Doktoraturën për Histori–Gjeografi në Universitetin e Romës nëpërmjet Skypes, nga dhoma e paraburgimit të “Mine Pezës,” ku është vendosur që prej ekstradimit nga Italia një muaj më parë.
Bardhi, jo vetëm që e ka mbrojtur Doktoraturën, por ka marrë edhe vlerësimin maksimal prej 110 pikësh nga pedagogët italianë përtej ekranit duke hyrë kështu në historinë e burgjeve dhe të arsimit njëkohësisht.
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka njoftuar se dje, është zhvilluar me sukses për herë të parë në Shqipëri një provim online nga ana e një të burgosuri. Përmes teknologjisë elektronike me anë të një lidhje të drejtpërdrejtë në Skype, provimi u dha nga Alban Bardhi, i paraburgosur në IEVP “Mine Peza”.
Kjo risi u mundësua nga një bashkëpunim i DPB dhe Konsullatës Italiane në Tiranë. Nga ana e drejtorisë së Paraburgimit “Mine Peza” u morën masat e nevojshme për ta zhvilluar provimin në një zyrë të veçantë, të pajisur me kompjuter me kamera dhe mikrofon, në kushtet e sigurisë dhe mbarëvajtjes normale të procesit të provimit.
Bardhi dha provim për mbrojtjen e Doktoraturës për profilin e studimeve në degën e Histori- Gjeografisë. Në anën tjetër të ekranit ka qenë i pranishëm komisioni i vlerësimit të provimit, i cili përbëhej nga pedagogë të Universitetit të Romës në Itali. Në fund të provimit, i paraburgosuri është vlerësuar me shkallën maksimale të 110 pikëve (shkëlqyer).
Alban Bardhi ka lindur dhe është banues në Tiranë. Ai akuzohet për veprat penale “Prodhim dhe shpërndarje të lëndëve narkotike”, “Armëmbajtje pa leje” dhe “Trafikim të qenieve njerëzore dhe shfrytëzim prostitucioni”. Është dënuar në Itali me 27 vjet e 6 muaj heqje lirie, siguri e lartë dhe ka për të kryer edhe 13 vjet dënim. Ai është ekstraduar nga Roma më 26 qershor 2014,”thuhet në njoftimin e Drejtorisë së Burgjeve.
Marrë nga oranews.tv
“Jazz in Albania, rikthehet në edicionin e tretë më 22 korrik në Tiranë. Kjo maratonë e muzikës jazz do të zhvillohet në Tiranë dhe në disa qytete të Shqipërisë. Festivali i Jazz-it nis në Tiranë dhe do të udhëtojë për në Korçë, Shkodër, Apolloni dhe Porto-Palermo. Janë nëntë grupe muzikore që vijnë nga Austria, Çekia, Gjermania, Greqia, Italia, Izraeli, Turqia, Zvicra dhe Shqipëria, që do të ofrojnë ritme të jazz-it që nga ato ballkanike, përpunimet e muzikës tradicionale shqiptare etj.
Ndërsa qeveria ka hyrë në një betejë për të pastruar spekulimet me listën e personave me aftësi të kufizuar, një letër në redaksi nga brenda shoqatës na bën një portret të Sinan Tafajt, kryetarit të përjetshëm të kësaj shoqate prej vitit 1992.
Letra na jep hollësi për dhjetëra pasuri të patundshme të tij, që nga Spanja e deri në Mal të Dajtit, ku përfshihen apartamente, vila, troje etj.
Listën mund ta botojmë të plotë, por do bëjmë një herë disa verifikime që të mos ketë spekulime.
Verifikuam vetëm një leje ndërtimi për vilë në Dajt.
Nga ana tjetër, një listë borderosh ku ai paguhet është më e verifikueshme. Këtë të dytën po e publikojmë.
Tafaj paguhet si më poshtë:
-1.400.000 lekë rrogë si president i Shoqatës së të Verbërve.
-250.000 lekë si kryetar dhe anëtar i bordit drejtues të Qendrës Kombëtare të të Verbërve.
-100.000 lekë si anëtar i komisionit mjekësor për përcaktimin e verbërisë, plus të një sasie lekësh që merr si anëtar dhe kryetar i aftësisë së kufizuar.
-600.000 lekë kompensim si i verbër.
-1300 euro kompensim verbërie nga shteti spanjoll (duke qenë se ka edhe shtetësinë spanjolle).
-1.000.000 lekë nga projektet e ndryshme.
Gjithsej afërsisht 6 milionë e 300 mijë lekë të vjetra në muaj.
Për kaq ia vlen të luftojë e të mos e dorëzojë kurrë atë karrige.
Marrë nga gazetatema.net
Historiaime.al është një zë i pavarur në mbrojtje të të drejtave të njeriut. Ne raportojmë si për shkeljet e të drejtave të njeriut ashtu edhe për histori njerëzore që i promovojnë këto të drejta. Ky projekt synon të ndryshojë qëndrimet jo fort etike karshi të drejtave të njeriut nga ana e medias kombëtare si ajo e shkruar, ashtu edhe ajo vizive dhe media e re online.