Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka miratua ri dizajnimin e simboleve të presidencës. Në këtë ndryshime përfshirë flamuri i institucionit, logoja e presidencës dhe dekorata “Nënë Tereza”.
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka miratua ri dizajnimin e simboleve të presidencës. Në këtë ndryshime përfshirë flamuri i institucionit, logoja e presidencës dhe dekorata “Nënë Tereza”.
Nis shlyerja e këstit të parë për ish të dënuarit politikë dhe trashëgimtarët e tyre. Rreth 200 familjarë të ish të përndjekurve politikë morën dje këstin e parë të dëmshpërblimit për vitet e burgut të kryera në regjimin komunist.
Partia Demokratike ka vendosur që të bojkotojë punimet e Parlamentit, nisur nga situata e sotme dhe përplasja fizike mes deputetit të saj Strazimiri dhe dy deputetëve të PS-së.
Parlamenti i Shqipërisë ka miratuar sot me 74 vota disa ndryshime në ligjin “Për mbrojtjen e shëndetit nga produktet e duhanit”, i njohur më thjeshtë si ligji i duhanit. Në fakt ndryshimet konsistojnë vetëm në një pikë: rritjen e masës së sanksionit për pronarët e lokaleve dhe administratorët e tyre që nuk respektojnë ligjin në fuqi. Po kështu me gjobë do të ndëshkohen edhe përdoruesit, të cilët e konsumojnë duhanin në mjedise të mbyllura. Gjoba do të jetë 5 mijë lekë, ose më e kuptueshme: 50 mijë lekë të vjetra.
http://www.ata.gov.al/miratohen-ndryshimet-ne-ligjin-antiduhan-141469.html
s.z
Marrë nga ResPublica.al
Këshilli Ndërkademik i Gjuhës ka dalë me një deklaratë të radhës në të cilën apelon për përfshirje më te gjerë të mësimit të shqipes në programet e shkollave. Këshilli sugjeron që gjuha shqipe të jetë provim më vete në përfundim të shkollimit parauniversitar, që gjuha shqipe të mësohet në të gjitha shkollat e mesme gjatë tri viteve “me program të ri dhe me tekste të reja”.
Maqedonia i konsideron qëndrimet e zyrtarëve të të dy shteteve, si “ndërhyrje në punët e brendshme” të këtij vendi.
Foto gjate protestave te fundit, Sinisa Jakov Marusic (Balkan Insight)
Deklarata e plotë e Ministrisë së Jashtme të Maqedonisë (Mund ta lexoni dhe ne faqen zyrtare te Ministrise se Jashtme te Maqedonise duke klikuar KETU)
Sot Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Maqedonisë ka thirrur ambasadorët e jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës në Republikën e Maqedonisë.
Atyre iu dorëzua një notë proteste lidhur disa prej pikëpamjeve zyrtare dhe deklaratave të të dy vendeve në lidhje me protestat e dhunshme të organizuar në Republikën e Maqedonisë, menjëherë pas miratimit të vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë, miratuar nga një gjykatë kompetente në Republikën e Maqedonisë, që ka akuzuar disa fajtorë për veprën penale të terrorizmit dhe i ka dënuar me burgim të përjetshëm.
Ambasadorëve të të dy vendeve iu tha se pozicionet dhe interpretimet që vënë në pikëpyetje funksionimin e shtetit ligjor dhe gjyqësorin si një pushtet i pavarur në Republikën e Maqedonisë – së bashku me vlerësimet politike të përfaqësuesve të lartë të politikë – nuk kontribuojnë për të edukuar marrëdhënie të mira konstruktive, pozitive, miqësore dhe fqinjësore.
Këto deklarata mund të interpretohen si ndërhyrje në punët e brendshme të Republikës së Maqedonisë dhe nuk janë në përputhje me forcimin e besimit reciprok dhe të marrëdhënieve të mira fqinjësore, të cilat Republika e Maqedonisë ushqen dhe përpiqet ndershmërisht për t’i vendosur në marrëdhëniet dypalëshe me fqinjët e saj .
Ambasadorit të Republikës së Kosovës iu paraqit edhe me një notë tjetër, që dënon rëndë, aktin vandal të djegies së flamurit maqedonas para Ambasadës së Republikës së Maqedonisë në Prishtinë më 8 korrik 2014.
Ky akt fyen thellësisht dinjitetin e Republikës së Maqedonisë. Në të njëjtën kohë, zyrtarët e autorizuar të Republikës së Kosovës, duhet të marrin masat e duhura për gjetjen dhe ndëshkimin e autorëve.
Takimi i sotëm i cili zgjati rreth 3 orë, ku pjesëmarrës ishin 12 përfaqësues të të katër partive opozitare ne Kosove, u vlerësua si “më përmbajtjesori” nga liderët e partive opozitare, raporton Express.
Në takim, janë diskutuar në detaje çështjet e dialogut me Serbinë, privatizimit dhe qeverisjes së re.
“Kurti ka dalë mjaft entuziast nga takimi duke thënë se ky ishte takimi më përmbajtjesor i të gjitha takimeve të realizuara deri më tani”, shkruan Express ne Kosove.
“Ishte një takim shumë përmbajtjesor, madje mund të them se ishte më përmbajtjesori i të gjitha takimeve që kemi zhvilluar deri më tani. Jemi në fazën e bisedimeve ku i kemi diskutuar në hollësi të gjitha çështjet sa i përket dialogut, privatizimit e tema të tjera që na preokupojnë. Ajo çfarë kemi arritur në fund është krijimi i një ekipi të punës i cili përbëhet prej katër përfaqësuesve nga secili subjekt dhe të cilët do të kenë afat deri këtë të diele që të merren vesh për dakordimin tonë,” ka thënë Kurti, duke shtuar se Vetëvendosja nuk mund ta japë votën në parlament pa arritjen e marrëveshjeve paraprake, të cilat kanë afat të arrihen deri të dielën.
Vetevendosje e gatshme te hyje ne qeveri?
“Ne jemi të gatshëm dhe të interesuar që t’i marrim përgjegjësitë tona në ekzekutivin e ardhshëm, por kjo do të mund të bëhet vetëm pas marrëveshjeve paraprake, që duhet të jenë edhe sa i përket kursit të shtetit pra në fushën e dialogut e të privatizimeve, edhe në programin e ardhshëm qeveritar dhe ndarjes së resoreve qeveritare më pastaj,” ka thënë Albin Kurti.
Studentë të Medias Aktive provojnë një eksperiment social në lidhje me Bulizimin.
Qeveria vendosi të rrisë pagën minimale, për efekt të kontributeve shoqërore, nga 19,026 lekë në 19 406 lekë. Vitet e fundit, çdo muaj korrik, qeveritë kanë marrë vendimin për të rritur pagën minimale për efekt të kontributeve shoqërore, e cila shoqërohet automatikisht edhe me rritjen e pagës maksimale që llogaritet sa pesëfishi i asaj minimale.
Dy artistë bashkëkohorë finlandezë, Noora Geagea dhe EGS, sjellin sot në Galerinë Kombëtare të Arteve ekspozitën “Five”. Një udhëtim përmes Tiranës, frymëzuar nga romani i njohur i Italo Calvino-s, “Qytetet e padukshme”
“Qytetet janë si ëndrrat, krijuar prej dëshirave dhe frikës, ku edhe nëse filli i bisedës së tyre është sekret, rregullat e tyre janë absurde, perspektivat e tyre të mashtrojnë, dhe gjithçka mbulon diçka tjetër.” Italo Calvino i përshkruan kështu qytetet që krijoi në imagjinatën e tij, në librin “Qytetet e padukshme”.
Shpresa Mezini
Reformimi i procesit të Maturës Shtetërore nuk ka përfunduar ende. Masat e forta të sigurisë, të ndërmarra nga Ministria e Arsimit, për rritjen e standardit të procesit të këtij viti, do të shoqërohen me të tjera ndryshime thelbësore, që do të zbatohen vitin e ardhshëm shkollor. Burime në Ministrinë e Arsimit bëjnë me dije për gazetën “Shqip”, se matura e vitit 2014-2015, do të vijë ndryshe, me të reja, që do të nisin me strukturimin e këtij procesi, që për herë të parë do të zhvillohet në mënyrë elektronike për të përfunduar te heqja e sezonit të vjeshtës. Kështu, maturantët e ardhshëm nuk do të kenë më asnjë lloj tolerance për sa i takon një mundësie të dytë, për të fituar të drejtën për të ndjekur studimet e larta. Me përjashtimin e sezonit të dytë, vjeshtës, maturantët ngelës do të duhet të presin një vit të plotë shkollor, për t’u testuar në provimet e maturës. Mësohet se shkak për marrjen e këtij vendimi janë rezultatet tejet të dobëta të arritura gjatë procesit të maturës së këtij viti, ku rreth 35% e maturantëve u shpallën ngelës, në një apo më shumë provime. Burime në MAS shpjegojnë për “Shqip” se ky vendim synon: “Të stimulojë nxënësit për të mësuar më shumë dhe për të qenë të ndërgjegjshëm se e drejta për të shkuar në universitet duhet merituar, Ministria e Arsimit ka vendosur të përjashtojë nga rregullorja e maturës, sezonin e vjeshtës, i cili deri më tani është përdorur qëllimshëm, për të kaluar sidomos nxënësit më të dobët.
Dixhitalizimi
Provimet online të Maturës Shtetërore kërkojnë një infrastrukturë të posaçme, në shkolla, por sidomos në ato që do të përzgjidhen si qendra për zhvillimin e provimeve. Në çdo klasë, në varësi të numrit të nxënësve do të vendosen kompjuterë për secilin prej tyre. “Përvoja e deritanishme me provimet e shtetit, që sollën për herë të parë në Shqipëri praktikën e zhvillimit të testimit online, ka treguar vit pas viti, se është mënyra më e mirë, për të arritur në rezultate, që nuk kontestohen, pasi përgjigjja del në ekranin e kompjuterit të gjithsecilit”, sqarojnë burime në Ministrinë e Arsimit. Sipas tyre, edhe testet e maturës për vitin 2014-2015 do të zhvillohen në mënyrë elektronike, online, njësoj si Provimet e Shtetit, pavarësisht sesa do të jetë numri i tyre, një ose më shumë. Specialistët tregojnë se provimet do zhvillohen në kohë reale, formë që vlen edhe për marrjen e rezultatit, vlerësimit që parashikon nëse je ose jo kalues. Mësohet se zhvillimi online i provimeve të maturës, do të ketë disa ndryshime në raport me ato të shtetit, pasi po mendohet ideja e paraqitjes së notës në ekranin e kompjuterit, dhe jo: “Suksese”, siç shkruhet kur je kalues në provimin e shtetit. Mirëpo, kjo sipas burimeve nga MAS kërkon investim të konsiderueshëm pasi fillimisht do të implementohet projekti, më pas do të hartohen pyetjet, që kërkon një numër të caktuar ekspertësh.
Profesionalet
Referuar deklaratave të ministres së Arsimit, Lindita Nikolla, dhe Kryeministrit të vendit, Edi Rama, por edhe burimeve në MAS, disa kohë më parë, thuhet se numri i provimeve të maturës do të reduktohet, ndërsa pjesë e Maturës Shtetërore do të bëhet edhe “Matura plus 2”, e cila do të orientojë maturantët drejt shkollave profesionale, jo drejt degëve të mbingopura, si: Ekonomik, Stomatologji, Drejtësi, Farmaci apo Mjekësi.
“Matura plus 2 ka të bëjë me arsimimin profesional. Pra, një pjesë, ata më të zotët, ata që kanë punuar më shumë dhe ata që kanë më shumë ambicie do të shkojnë dhe do të vazhdojnë rrugëtimin e tyre akademik. Pjesa tjetër do të vazhdojë rrugëtimin e tyre për të marrë një zanat”, tha Kryeministri i vendit, kohë më parë. Sipas tij, reforma do të jetë e gjithanshme në mënyrë që secili të marrë atë çka ka dhënë gjatë viteve të shkollimit.
Reagimi
Barisha në Facebook: “Reforma
në arsim, mashtrim i Ramës”
Raporti final i reformës për arsimin e lartë, që do të gjejë zbatim vitin e ardhshëm akademik është diskutuar gjerë e gjatë nga akademikë, profesorë, së fundmi edhe nga politikanët, kryesisht nga të djathtët. Nëpërmjet një statusi në rrjetin social Facebook, ish-kryeministri Sali Berisha shkruan: “Projekti i ri i reformës arsimore është thjesht mashtrimi i ri i Edvin Kristaq Ramës, ndëshkimi i studentëve shqiptarë. Të dashur miq, reforma e sistemit të arsimit të lartë është një reformë jetike për garën dhe Shqipërinë e dijes. Projekti i parë i kësaj reforme u hodh poshtë, së pari nga studentët e universiteteve, por në tërësi edhe nga akademikët dhe pedagogët e tyre”. Sipas Berishës, projekti i dytë, që Edvini paraqiti dy ditë më parë, në thelbin e tij është një xhaketë e kthyer mbrapsht e projektit të parë, është mashtrimi i ri i tij i radhës. “Projekti skajon dhe përjashton studentët nga çdolloj vendimmarrjeje domethënëse në jetën universitare. Projekti kufizon veprimtarinë pedagogjike të pedagogëve në jo më shumë se dy universitete, por nuk parashikon asnjë qindarkë për rritjen e rrogave të tyre”, shton Berisha.
Marrë nga gazeta-shqip.com
Shqiptarët do të ndërtojnë stadiumet e Katarit. Zbardhet marrëveshja që qeveria ka nënshkruar me Katarin për punësimin në këtë vend. Ligji që hyn në fuqi këto ditë ka një aneks me rregulloren e punësimit dhe kontratën tip që do të përdoret në marrëdhëniet e punës.
Qeveria shqiptare ka vendosur sot të rrisë në masën 2% pensionet për disa kategori. Kështu rriten pensionet që rregullohen me ligjin nr. 4171 dhe ligjin nr. 4976, pensionet e posaçme shtetërore, shtesa mujore e invalidëve të luftës, pensionet e kategorisë “Për mbrojtje të veçantë të ushtarakut”, pensionet suplementare të ushtarkakëve apo edhe ato që përfitojnë familjet e pilotëve.
“Panorama” shkruan sot për një ngjarje që nuk është shumë e zakonshme. Ose më mirë, nuk ndodh ta dëgjosh shpesh. Bëhet fjalë për një taksë, 100 lekë, që kërkohet nga Kisha Katolike, françeskanët siç shkruan gazeta, për çdo udhëtar që kalon drejt Kepit të Rodonit.”Komuna Ishëm ka ngritur shqetësimin për vënien e traut dhe të tarifës, duke kërkuar nga përfaqësuesit e kishës që vjeljen e taksave ta kryejnë pranë objektit fetar, i cili ndodhet rreth tre kilometra larg nga vendi ku është vendosur trau dhe 30-40 m larg bregut të detit në Kepin e Rodonit”, njofton gazetari Leonidha Musaj. Për të përligjur këtë veprim kisha ka vendosur simbolin e kryqit në vendin ku është ngritur trau, veprim ky që sipas përfaqësuesit ligjor të kishës Sokol Dedndreaj është bërë për të prezantuar zonën në sy të vizitorëve si pronë të kishës. Madje sipas tij edhe taksa merret për të mirëmbajtur ambientin dhe monumentet historike.
s.z
Marrë nga ResPublica.al
Çdo punonjës policie, i përfshirë në operacionin për çlirimin e Lazaratit nga kultivuesit e drogës dhe trafikantë e kriminelë që strehoheshin aty prej vitesh, do të marrë 2 paga shpërblim.
Historiaime.al është një zë i pavarur në mbrojtje të të drejtave të njeriut. Ne raportojmë si për shkeljet e të drejtave të njeriut ashtu edhe për histori njerëzore që i promovojnë këto të drejta. Ky projekt synon të ndryshojë qëndrimet jo fort etike karshi të drejtave të njeriut nga ana e medias kombëtare si ajo e shkruar, ashtu edhe ajo vizive dhe media e re online.