Ishte më parë Vlora, Durrësi, Shëngjini… tani edhe Saranda. Në një ndër qytetet më të vizituara nga turistët gjatë muajve të verës, bëri bujë lajmi se këto ditë në bregdetin e Sarandës, peshkatarët kanë kapur një peshkaqen të madh.
Ishte më parë Vlora, Durrësi, Shëngjini… tani edhe Saranda. Në një ndër qytetet më të vizituara nga turistët gjatë muajve të verës, bëri bujë lajmi se këto ditë në bregdetin e Sarandës, peshkatarët kanë kapur një peshkaqen të madh.
Është mbledhur paraditen e së martës komisioni për reformën territoriale, drejtuesit e të cilit kanë prezantuar veçoritë dhe risitë që do të sjellë ajo. Ministri i Pushtetit Vendor, Bledi Çuçi deklaroi në fjalën e tij se reforma e re e ndarjes administrative do të rrisë performancën e administratave vendore. “Reforma territoriale është një realitet i ri në pak muaj qeverisje. Shkaku kryesor i kësaj reforme ka qenë fragmentimi i territorit. Por krijimi i bashkive më të mëdha do krijojë kushtet që administrata vendore të përballojë të gjitha sfidat”, deklaroi Çuçi. Ai theksoi se, faza tranzitore duhet të trajtohet me shumë kujdes nga vendorët, në mënyrë që sfidat që do të dalin të përballohen me sukses.
Shumë herë në shtyp janë ngritur pyetje se çfarë është bërë me fondet e dhëna nga BE në sektorë e fusha të ndryshme. Normalisht, përgjigja duhej të vinte nga Drejtoria e Auditit për projektet e BE-së, kreu i së cilës emërohet nga vetë kryeministri. Por në rastin konkret, rezulton se Autoriteti i Auditimit të Programeve të Asistencës të BE-së zor se kishte nge të auditonte fondet e projekteve, pasi vetë ky institucion ka bërë shkelje me thasë.
Me anë të një postimi në rrjetin social Twitter, Komisionieri Evropian për Zgjerimin Stefan Fyle përshëndet operacionin e forcave të policisë mbremjen e djeshme në Fshatin e Lazaratit, duke e konsideruar si një vendosshmëri në luftën kundër drogës dhe krimit të organizuar.
Kosovarët shumë shpejt do të mund ta blejnë bukë me “Dardan”. Mund të ketë edhe emër tjetër, por e sigurt është se Kosova po bëhet gati që të nxjerrë në treg valutën e vet.Dardani është përmendur edhe më herët si mundësi e zëvendësimit të valutës së huazuar, Euro.
Një efektiv i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë ka mbetur i plagosur nga të shtënat e armëve që vinin nga fshati Lazarat gjatë operacionit të ndërmarrë nga policia ditën e djeshme. Ngjarja mësohet se ka ndodhur 2 orë pas mesnate, ndërsa i plagosur ka mbetur efektivi me iniciale S.M, i FNSH Shkodër i cili ka marrë plagë në këmbë dhe në dorë, por fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.
Thirrja organizohet nga Rrjeti Ballkanik për Gazetarinë Investigative në Shqipëri (BIRN Albania), me mbështetjen e Fondacionit Shoqëria e Hapur për Shipërinë dhe Balkan Trust for Democracy.
Osman Musa kishte qëndruar i vetëm me gruan e tij në gjithë qytezën e minatorëve të quajtur “Tuneli i parë”, pranë Trepçës. Takimi me të në të vërtetë më ndryshoi vizionin tim për çfarë kishte ndodhur. Dukej se asgjë nuk ishte bardhezi.
GJIROKASTËR- Rreth 500 forca të policisë kanë ndërmarrë një operacion në Lazarat të Gjirokastrës, për asgjësimin e lëndëve narkotike. Efektivët kanë hasur në kundërshtimin me armë të një grupi personash, të cilët kanë qëlluar me mortaja e mitralozë, për të penguar operacionin.
Në fshatin “rebel” të Gjirokastrës, situata vijon të jetë e tensionuar prej mbrëmjes së djeshme, ndërsa autoblindat e policisë, RENEA dhe forcat speciale po avancojnë shtëpi më shtëpi duke marrë nën kontroll situatën.
Ndërkohë, policia publikoi edhe listën e personave që kanë qëlluar me armë në drejtim të forcave të rendit. Policia konfirmon gjithashtu se tashmë është identifikuar vendi, prej nga ky grup personash qëllon me armë zjarri, të lokalizuar në banesën e shtetasit Gate Mahmutaj, person me precedentë kriminalë, i arrestuar nga forcat RENEA, i dënuar me vendim gjykate dhe i falur më pas nga Presidenti i Republikës.
Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri deklaroi se shteti i ka shpallur luftë mafies dhe krimit, duke paralajmëruar se të gjithë banorët që qëllojnë në drejtim të policisë, do të përballen me forcat e ligjit si asnjëherë tjetër.
“I keni bërë llogaritë shumë gabim, dhe mos mendoni kurrë se ka Zot në Tokë, që mund t’iu dalë zot në rast se kundërshtoni me armë Policinë e Shtetit. Hidhni armët dhe lini policinë të bëjë detyrën. Në të kundërt, forca e ligjit do të veprojë si asnjëherë tjetër”, – u shpreh ministri Tahiri. /balkanweb.com/
LAZARAT – Situata e tensionuar në Lazarat ka prekur edhe grupin e xhirimit të A1 Repoert të cilët janë qëlluar me breshëri automatiku nga trafikantë të maskuar dhe të armatosur rëndë.
Ish-kampioni i Botës në Formula 1 nuk është më në koma. Faza e zgjimit, që menaxherja e tij Kehm njoftoi në deklaratën e fundit të saj në fillim të Prillit, duket se zgjati shumë më tepër nga sa pritej.
Por, e rëndësishme është që Michael Schumacher mund të dëgjojë zëra dhe mund t’i përgjigjet prekjeve. Në deklaratën, Sabina Kehm, thuhet se “Michael është larguar nga spitali në Grenobël për të vazhduar fazën e gjatë të rehabilitimit të tij”, dhe veçohet se “ai më nuk është në gjendje kome”.
Ndërkohë, e ardhmja duket se do të jetë disi e panjohur, pasi vet familja kërkon mirëkuptimin e të gjithëve, në mënyrë që rehabilitimi i mëtejshëm i tij të kryhet jashtë prezencës së publikut.
Thuhet se ai mund të komunikojë me të afërmit e tij, veçanërisht me të shoqen Corinna, 45 vjeç, dhe fëmijët e tij. Schumi u rrëzua më 29 Dhjetor 2013 në Alpet Franceze, në Meribel, teksa bënte ski./shqiptarja.com/
Per me shume shikoni VIDEON nga Repubblica.it
Qeveria ka prezantuar ditën e hënë projektin “Linjat falas kundër trafikimit të personave”. Në konferencë ishin të pranishëm kryeministri Edi Rama dhe ambasadori amerikan Alexander Arvizu.
Në fjalën e tij, zoti Rama theksoi se “ky projekt shënon një zhvillim që e bashkon Shqipërinë me vende të tjera shumë të përparuara. Kjo linjë regjistron të gjitha rastet në nevojë për denoncim”.
Një aksion serioz policie ndaj Lazaratit duket se ka filluar që dje në mbrëmje, ndërsa gjatë gjithë natës janë dëgjuar të shtëna me armë të rënda antitanik, mitraloz dhe mortaja.
Forca të shumta policie janë vendosur në hyrje të fshatit ndërkohë që dy postblloqe ndodhen në kufijtë e tij, ku janë të pranishme edhe forcat RENEA.
Historiaime.al është një zë i pavarur në mbrojtje të të drejtave të njeriut. Ne raportojmë si për shkeljet e të drejtave të njeriut ashtu edhe për histori njerëzore që i promovojnë këto të drejta. Ky projekt synon të ndryshojë qëndrimet jo fort etike karshi të drejtave të njeriut nga ana e medias kombëtare si ajo e shkruar, ashtu edhe ajo vizive dhe media e re online.