Osman Musa kishte qëndruar i vetëm me gruan e tij në gjithë qytezën e minatorëve të quajtur “Tuneli i parë”, pranë Trepçës. Takimi me të në të vërtetë më ndryshoi vizionin tim për çfarë kishte ndodhur. Dukej se asgjë nuk ishte bardhezi.
Osman Musa kishte qëndruar i vetëm me gruan e tij në gjithë qytezën e minatorëve të quajtur “Tuneli i parë”, pranë Trepçës. Takimi me të në të vërtetë më ndryshoi vizionin tim për çfarë kishte ndodhur. Dukej se asgjë nuk ishte bardhezi.
GJIROKASTËR- Rreth 500 forca të policisë kanë ndërmarrë një operacion në Lazarat të Gjirokastrës, për asgjësimin e lëndëve narkotike. Efektivët kanë hasur në kundërshtimin me armë të një grupi personash, të cilët kanë qëlluar me mortaja e mitralozë, për të penguar operacionin.
Në fshatin “rebel” të Gjirokastrës, situata vijon të jetë e tensionuar prej mbrëmjes së djeshme, ndërsa autoblindat e policisë, RENEA dhe forcat speciale po avancojnë shtëpi më shtëpi duke marrë nën kontroll situatën.
Ndërkohë, policia publikoi edhe listën e personave që kanë qëlluar me armë në drejtim të forcave të rendit. Policia konfirmon gjithashtu se tashmë është identifikuar vendi, prej nga ky grup personash qëllon me armë zjarri, të lokalizuar në banesën e shtetasit Gate Mahmutaj, person me precedentë kriminalë, i arrestuar nga forcat RENEA, i dënuar me vendim gjykate dhe i falur më pas nga Presidenti i Republikës.
Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri deklaroi se shteti i ka shpallur luftë mafies dhe krimit, duke paralajmëruar se të gjithë banorët që qëllojnë në drejtim të policisë, do të përballen me forcat e ligjit si asnjëherë tjetër.
“I keni bërë llogaritë shumë gabim, dhe mos mendoni kurrë se ka Zot në Tokë, që mund t’iu dalë zot në rast se kundërshtoni me armë Policinë e Shtetit. Hidhni armët dhe lini policinë të bëjë detyrën. Në të kundërt, forca e ligjit do të veprojë si asnjëherë tjetër”, – u shpreh ministri Tahiri. /balkanweb.com/
LAZARAT – Situata e tensionuar në Lazarat ka prekur edhe grupin e xhirimit të A1 Repoert të cilët janë qëlluar me breshëri automatiku nga trafikantë të maskuar dhe të armatosur rëndë.
Ish-kampioni i Botës në Formula 1 nuk është më në koma. Faza e zgjimit, që menaxherja e tij Kehm njoftoi në deklaratën e fundit të saj në fillim të Prillit, duket se zgjati shumë më tepër nga sa pritej.
Por, e rëndësishme është që Michael Schumacher mund të dëgjojë zëra dhe mund t’i përgjigjet prekjeve. Në deklaratën, Sabina Kehm, thuhet se “Michael është larguar nga spitali në Grenobël për të vazhduar fazën e gjatë të rehabilitimit të tij”, dhe veçohet se “ai më nuk është në gjendje kome”.
Ndërkohë, e ardhmja duket se do të jetë disi e panjohur, pasi vet familja kërkon mirëkuptimin e të gjithëve, në mënyrë që rehabilitimi i mëtejshëm i tij të kryhet jashtë prezencës së publikut.
Thuhet se ai mund të komunikojë me të afërmit e tij, veçanërisht me të shoqen Corinna, 45 vjeç, dhe fëmijët e tij. Schumi u rrëzua më 29 Dhjetor 2013 në Alpet Franceze, në Meribel, teksa bënte ski./shqiptarja.com/
Per me shume shikoni VIDEON nga Repubblica.it
Qeveria ka prezantuar ditën e hënë projektin “Linjat falas kundër trafikimit të personave”. Në konferencë ishin të pranishëm kryeministri Edi Rama dhe ambasadori amerikan Alexander Arvizu.
Në fjalën e tij, zoti Rama theksoi se “ky projekt shënon një zhvillim që e bashkon Shqipërinë me vende të tjera shumë të përparuara. Kjo linjë regjistron të gjitha rastet në nevojë për denoncim”.
Një aksion serioz policie ndaj Lazaratit duket se ka filluar që dje në mbrëmje, ndërsa gjatë gjithë natës janë dëgjuar të shtëna me armë të rënda antitanik, mitraloz dhe mortaja.
Forca të shumta policie janë vendosur në hyrje të fshatit ndërkohë që dy postblloqe ndodhen në kufijtë e tij, ku janë të pranishme edhe forcat RENEA.
Secili prej 28 plazheve në të gjithë territorin e vendit të autorizuara për përdorim publik do t’i nënshtrohet kushteve mjaft strikte si për sa i përket sigurisë e higjienës, ashtu dhe për sportet ujore që do lejohen në secilin prej tyre.
Përmes një vendimi për sigurinë në det, plazhe e ujërat në brendësi të territorit, Këshilli i Ministrave ka identifikuar tre llojet e sporteve ujore që mund të kryhen në këta plazhe.
Admir Mehmedi është bërë shqiptari i parë që shënon në një Kampionat Botëror, edhe pse për një përfaqësuese tjetër.
Sought: NGO Financial & Administrative Trainer/Coach Consultancy
Location: Tirana Application deadline: 23 June 2014
Assist Impact invites applications for the position of NGO Financial & Administrative Trainer/Coach. This is a limited time, part-time consultancy starting July 1, 2014 and ending Sept 22, 2014. The exact number of hours and schedule will depend on the need, up to 120 hours (15 working days) spread out over two and a half months.
Nga Mustafa Nano
Në “Shqipin” e djeshëm citohej një banor i Himarës të kish thënë, në një takim të ministrit për Çështjet Vendore, Bledi Çuçi, me banorë të Himarës, se “nuk mund të jetojmë me një komunitet, i cili ka besim tjetër; neve edhe vetë natyra na ka ndarë nga zona e Vranishtit me një mal të lartë”.
Raport i Iniciativës për Stabilitetin Evropian, ESI botoi në fillim të këtij muaji në faqen zyrtare të saj esiweb.org raportin që flet për Kosovën dhe pushtetin e burrave në këtë vend.
Nga Mero Baze
Tymi i një shtëpie që digjej tri kilometra para Vushtrrisë, dhe disa karroca dore të ngarkuara me sende shtëpiake ishin pamjet e para që të ofronte fshati Nadakovc, një katund që tashmë ishte zbrazur nga banorët serbë.
Surpriza e mbremjes, por ndoshta dhe e Boterorit 2014 ishte padiskutim Kosta Rika e cila mundi 3 me 1 Uruguajin.
Pak ditë pas ngjarjes tragjike, ku një vajzë e re gjeti vdekjen pasi ra nga kati i 17-të i një ndërtese në zonën e ish-bllokut, një prej të afërmve të saj flet për “vrasje”.
Historiaime.al është një zë i pavarur në mbrojtje të të drejtave të njeriut. Ne raportojmë si për shkeljet e të drejtave të njeriut ashtu edhe për histori njerëzore që i promovojnë këto të drejta. Ky projekt synon të ndryshojë qëndrimet jo fort etike karshi të drejtave të njeriut nga ana e medias kombëtare si ajo e shkruar, ashtu edhe ajo vizive dhe media e re online.