FRANCE– Në intervistën e dhënë për televizionin francez “France24” kryeministri Edi Rama ka theksuar rëndësinë e procesit të integrimit europian për Shqipërisë. Kreu i qeverisë u është drejtuar vendeve të BE-së, duke u shprehur se “Shqipëria nuk është një vend mysliman, është një vend europian”, që dëshiron t’i bashkohet familjes evropiane.


