Ish- kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi, mendon se historia e avionit në Divjakë është e sajuar.
Ish- kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi, mendon se historia e avionit në Divjakë është e sajuar.
Kryeministri Edi Rama ne nje dalje televizive tha:
“Pa rrumbullakosur asnjë fjali, ju rrëfej çfarë di e kuptoj po edhe ndjej, teksa një shfaqje e shpifur politike po luhet prej 3 ditësh. Një avion i ulur çuditërisht në rërë nga një profesionist italian, në ditën me diell, pasi fluturon aq sa për t’u pikasur nga njerëz, për t’u fotografuar e filmuar; një maknë e rastisur pikërisht aty plot me drogë. Piloti, një italian që s’kishte kaluar kurrë në atë rrugë, i ndodhur në pyllin e Divjakës. Me një parti në opozitë, që me të dalë titrat në televizione, lëshohet me kuç e me maç kundër meje, kundër Ministrit të Brendshëm, kundër Policisë, kundër interesit kombëtar; pa asnjë skrupull, pa asnjë sens mase, pa asnjë respekt për kohën që i duhet të vërtetës të dalë në shesh.
Sipas gazetes TemA ai e ka qëlluar me levë në kokë, duke i dëmtuar rëndë kafkën, dhe më pas e ka hedhur trupin e saj nga një lartësi e konsiderueshme në tentativë për ta vrarë, raporton Panorama.
Gruaja, nënë e një fëmije është gjetur dje rreth orës 02:20 buzë lumit në fshatin Kote në Vlorë.
Ajo është dërguar me urgjencë në Spitalin e Vlorës.
Mësohet se gjendja e saj është e rëndë.
Disa orë më pas është bërë i mundur arrestimi i bashkëshortit të saj, 29-vjeçarit Ervis Hysi.
Nga hetimet paraprake ka rezultuar se çifti ka pasur konflikte për shkaqe xhelozie, dhe për shkak të dhunës, gruaja ka marrë fëmijën dhe është larguar te familja e saj në Selenicë.
Duket se lëvizjet e saj kanë qenë të kontrolluara pasi bashkëshorti i saj ka shkuar mbrëmjen e së dielës në fshatin Kote, ku 24-vjeçarja kishte shkuar te disa të afërm të saj.
Aty ai e ka takuar dhe e ka marrë në makinën e tij për të folur dhe për tu sqaruar me njëri- tjetrin.
Menjëherë sapo ajo është futur në makinën e bashkëshortit, të afërmit kanë lajmëruar familjarët e saj.
Pas gjetjes së trupit të dhunuar të vajzës së tyre, familjarët kanë kryer edhe kallëzim për dhëndrin agres
Deputeteve të Kuvendit të Shqipërisë: Ndryshoni Ligjin 9842 që të sigurojë strehim të denjë për Romët/Egjiptianet
Ditën e enjte më 15 maj, 2014, do të diskutohet në Kuvend ndryshimi i ligji nr. 9842 “Për Legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje”, që trajton legalizimin e ndërtimeve informale.
Video e transmetuar nga Top Channel:
Një student së bashku me të fejuarën e tij ishin në plazhin e Divjakës mesditën e së shtunës. Ata u bënë dëshmitarë të momentit kur avioni u ul, goditi një pjesë të ngritur në rërë dhe iu këput rrota e krahut.
Foto e avionit ne Divjake nga ATSH
Në 22 dhjetor të vitit 2008 është përcaktuar në Kodin Ajror të Republikës së Shqipërisë themelimi i një autoriteti kombëtar që duhet të jetë përgjegjës për investigimin e çdo incidenti apo aksidenti ajror. Njësoj si për shembull NTSB në Amerikë (National Transportation Safety Board) apo institucione të ngjashme si edhe ato që po investigojnë misterin e MH370 në Malajzi.
KORCE– Policia e Korçës ka nisur procedim penal ndaj mjekëve të spitalit të këtij qyteti, të cilët akuzohen nga një çift prindërish, se kanë shkaktuar vdekjen për shkak të pakujdesisë së foshnjës tyre vetëm dy orë pas lindjes.
Lexoni me poshte deklaraten qe disa origanizata ne mbrojtje te komunitetit Rom dhe Egjiptian u ka derguar deputeteve ne lidhje me nevojën e për të përfshirë mbrotje te posacme per komunitetin Rom dhe Egjiptian në ndryshimet mbrojtje e ligjit Nr. 9482, Datë 03.04.2006 “Për Legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje”.
NJU JORK – Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri gjatë qëndrimit në ShBA, në selinë e OKB-së, u prit në takim nga Zainab Hawa Bangura, Zëvendës Sekretare e Përgjithshme e OKB-së dhe Përfaqësuese e posaçme mbi dhunën seksuale në konflikte.
“Aktivistë nga Aleanca Kundër Diskriminimit LGBT dhe Të Bashkuar pro LGBT kanë shpallur prej ditësh një agjendë aktivitetesh me rastin e 17 majit, që njihet dhe si Dita Ndërkombëtare Kundër Homofobisë”, shkruan DW ne shqip (ne kete link).
Krahasuar me tre vjet më parë, kur grupime të LBGT-ve (Lesbian, Gay, Bisexual dhe Transgender) në Shqipëri vendosën të zhvillojnë një paradë publik me bicikleta, ndjen një lloj ndryshimi në reagimin e opinionit.
Kampet e Restaurimit, të organizuara nga fondacioni Trashëgimia Kulturore pa Kufij, fitojnë çmimin Europa Nostra.
Kampet Rajonale të Restaurimit një model për edukimin e profesionistëve të trashëgimisë kulturore që janë zhvilluar në Gjirokastër nga Trashëgimia Kulturore pa Kufij, morën Çmimin e Bashkimit Evropian për trashëgiminë Kulturore / Çmimi Europa Nostra.
Çmimi iu dorëzua znj.Lejla Hadzic kordinatores rajonale dhe drejtores së zyrës së fondacionit ‘’Trashëgimia Kulturore Pa Kufij’’ Shqipëri nga tenori i mirënjohur Placido Domingo, president i Europa Nostra dhe Androulla Vassiliou, Komisionieria e Bashkimit Europian për arsimin, kulturën dhe rininë.
Ceremonia e ndarjes së cmimeve u organizua në Burgtheater, Vienë/Austri më datë 5 maj, 2014 nën kujdesin e presidentit tëAustrisë Heinz Fischer.Në ceremoni morën pjesë personalitete të shquar të kulturës evropiane, përfaqësues të BE-së si dhe profesinonistë të fushës së trashëgimisë Kulturore.
Fondacioni ‘’Trashëgimia Kulturore pa Kufij’’ u nderua nën kategorinë e edukimit, trajnimit dhe ndërgjegjësimit për projektin Kampet Rajonale të Restaurimit.
Projekti i Kampeve rajonale të Restaurimit u përzgjodh nga Juria midis 160 projekteve të tjerë dhe midis 30 vendeve të ndryshëm.
Lejla Hadzic drejtore e zyrës së Trashëgimisë Kulturore shprehet per vlerësimin e marrë nga BE; Në jemi krenar që jemi i vetmi vend jo-anëtar i Bashkimit Evropian që u vlerësuam me këtë çmim, duke dëshmuar se cilësia për ruajtjen dhe edukimin në konservim është bërë në Shqipëri.
Kampet Rajonale të Restaurimit, një ndërrmarje edukuese dy javore për profesionistët e trashëgimisë kulturore nga rajoni i Ballkanit Perëndimor, jo vetëm është duke i dhënë mundësinë profesionistëve të mësojnë në lidhje me teknikat tradicionale të restaurimit por njëkohësisht adreson nevojat e pronarëve të monumenteve dhe komunitetit.
Nëpërmjet Kampeve Rajonale të Restaurimit mbi 440 profesionistë të 22 kombësive të ndryshme, kanë mësuar dhe riparuar mbi 65 monumente të Kulturës në Ballkanin perëndimor, duke provuar të jenë një shembull suksesi. Sot është dita e përfundimit të Kampitë 16-të i zhvilluar në Gjirokastër që do të ndiqet nga kampi i 17-të që do të zhvillohet në Serbi, më tej kampet do të zhvillohen në Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë dhe.viti do të mbyllet me kampin e 20-të që do të riktheht në Gjirokastër.
Kjo nuk do të ishte bërë e mundur pa mbështetjen e qeverisë Suedeze, Fondeve te Bashkimit Evropian, Ministrisë së Kulturës të Shqipërisë , Institutit të monumenteve të Kulturës ne Tiranë, Drejtorisë së Kulturës Kombëtare në Gjirokastër, Universitetit Polis, Universitetit të Tiranës/Fakulteti Histori –Filologji, mjeshtërave lokalë, specialistëve të fushës dhe pjesëmarrsëve të kampeve. Këtë Cmim ne e ndajmë me të gjithë partnerët tanë të nderuar.

Kristi Pinderi
Unë jam gej, jo transgjinor, meqë ra fjala dhe bashkë njihemi shumë mirë.
Të kam intervistuar njëherë. Isha zëvendës kryeredaktor i revistës KULT, ti ishe këngëtarja që militonte në LSI në atë kohë.
Ajo që unë kam dashur në intervistë të spikas ka të bëjë me faktin që një këngëtare si ti, kishte një edukim si punonjëse sociale dhe që, mbi të gjitha ishte krenare për këtë gjë. Të bëja pyetje e doja të të “mësoja” sit ë përgjigjeshe, në mënyrë që ti jepja vlera atyre që do artikuloje në atë intervistë.
Unë nuk e mbaj mend mirë sot, 7 apo më shumë vjet më pas, nëse ka qenë pikërisht ky fakt që më ka bërë mua të të intervistoj, apo fakti që partneri juaj punonte në biznesin e fonisë apo qëndrës së zërit për ndonjë parti në ato kohë…
Di vetëm që të takova me idenë që duhet të botoja gjëra të mencura nga ty! Dhe u përpoqa vërtet sepse besoja gjithmonë te vlera e promovimit të artistëve që qëllon të kenë edhe një diplomë universiteti.
Por ama shkova në redaksi i bindur që ti ose nuk di t’i artikulosh gjërat e mencura, ose thjesht je e paaftë të mendosh për gjëra të mencura.
Vetëm kaq doja të thoja.
Dhe u kërkoj ndjesë lexuesve te atij numri të revistës Kult ku unë të kam “nxjerrë” ty si këngëtare të angazhuar e me mend shumë! Shumë faj, faj i imi.
Në Itali është arrestuar nga forcat e Departamentit të Hetimit të Antimafies-DIA, ish-ministri i Brendshëm, Klaudio Skajola. Ai është ndaluar në një hotel në Romë në rrugën “Veneto” dhe sipas informacioneve të para është shfaqur i tronditur nga arrestimi. Si aryse për ndalimin e tij është dhënë fakti se ai ka ndihmuar ish-sipërmarrësin dhe ish-parlamentarin Amedeo Matacena që t’i shpëtonte kapjes. Kjo pohohet nga prokurori i Kalabrisë, Federico Cafiero De Raho. DIA ka arrestuar edhe sekretaren e Skajolës, Roberta Sako./Respublica.al/
Andi Kananaj
Kush nga politikanët ka kurajon të akuzojë për fëmijët e Përmetit? Çfarë të ardhme i ka siguruar deri më tash “demokracia” atyre? Ai që ka kurajon, të hedhë gurin e parë
Në terma neoliberal Enveri është “në shitje” çdo datë përkujtimore, të luftës, datë çlirimi apo festë familjare dëshmorësh ose dhe përkujtesë ish’ të persekutuarish. Them “shitet”, se nëse do ish’ një sistem tjetër, do duhet te mendoja për ndarje të barabartë (komunizëm), ose përvetësim total si në mbretëri. Enveri mesa duket është ende trendy, duke kaluar cakun e famës së çdo DJ, këngëtari rock apo aktori tele-serish të njohur me ëmbëlsi si telenovelat për oraret e buta të pasdites. Për Enverin vërtetë s’paska moshë, ngeli bossi mediatik; pas marsit 92, Bon Jovi dukej sikur do të ish’ më i famshëm, por sot duket krejt utopike të mundi diktatorin në një përplasje gazetash. Gati mallkim: zgjohemi prej 24 vjetësh në të njëjtën ditë politike.
Siç ndodh me disa burra shteti proporcionalisht të sproporcionuar me shtetin që përfaqësojnë, Hoxha do të lerë pas vdekjes një boshllëk më të madh sesa vendi që zinte ndërkohë që ishte ende ne jetë. Këtë thoshte Indro Montanelli në 12 prill të vitit 1985. Mesa duket burri i mençur italian pavarësisht se Shqipëria ndodhej pas perdes së hekurt dhe Enver Hoxha ishte nw hijen e kësaj perdeje arriti të profetizonte të paktën deri 5 majin e vitit 2014. Enver Hoxhën nuk e hiqkemi dot qafe, atëherë le të hapet tenderi për përfitime sa më të mëdha.
E para në listë për të përfituar është Partia Demokratike, e cila efektivisht ja ka dalë të shesë jo vetëm gogolin Enver, por për hir të vërtetës ka qenë e aftë të privatizojë pjesët më vitale të asaj që shqiptarët ndërtuan përgjatë periudhës Hoxhiste. Partia Demokratike shiti (pas gogolit) në radhë pallatet e vjetra, minierat, tokat e bonifikuara, ish’ fabrikat, ish’ uzinat. Partia Demokratike brenda për brenda vetes në një tregti migratore u tregua e zonja të bënte me vlerë dhe dosjet e ish’ Sigurimit. Mos nxjerrja në dritë e tyre, mbajti peng ish’ funksionarë por jo vetëm kaq. Partia Demokratike me Berishën në krye, u tregua “profesionalisht” e aftë (dhe ende është e tillë) të krijojë ndjesinë e terrorit nëpërmjet një emri.
Këtë 5 Maj dhe njëherë u gjet një betejë e stisur diku në varrezat e Përmetit. Enveri u shit si në ditët e tij më të mira.
Pas shiut të fundit nga ku u dol me besimin se Shqipëria kurseu 15 milion euro energji; llogaritja se 70 herë të tilla kanë vlerën e gati 1 miliard dollarëve u risolli në kujtesë banorëve të këtij vendi, që hidrocentralet janë pasuri e përbashkët. Se vetia e tyre me e mirë është të sjellin lekë pa bërë gati asgjë. Se po të privatizohen, këto të ardhura do të ikin diku larg në glob si të ardhurat e Llotarisë Kombëtare (për të bërë një shembull “privatizimi të suksesshëm”).
Enveri për çdo vit duket sikur na paguan nga xhepi 1 miliard euro. Kjo nuk është e vërtetë në thelb, por edhe është e vërtetë. Politikat neoliberale që privatizojnë çdo tullw e mur, na kanë humbur mundësinë që ne të kapitalizojmë nga mundimi i atyre që u rraskapitën në vitet e diktaturës. Papërgjegjshmëria e politikanëve të rinj, të drejton pa vullnet te një simpati gati të detyruar dhe ndaj një diktatori. Kur shkollat ishim më të mira, kur spitalet kishin mjek që të paktën të preknin me dorë, kur një punë ta jepnin dhe me zor, ndërkohë që sot turpërohemi duke u lutur për një të tillë; kur çdo e drejtë të mohohet me vendim gjykate, kur fëmijët e tyre (se tani ata janë ata) kanë çdo gjë që ti ëndërron nga larg, kur shpresat fiket, atëherë ngelet i ndezur vetëm diktatori./Gazetadita.al/
Historiaime.al është një zë i pavarur në mbrojtje të të drejtave të njeriut. Ne raportojmë si për shkeljet e të drejtave të njeriut ashtu edhe për histori njerëzore që i promovojnë këto të drejta. Ky projekt synon të ndryshojë qëndrimet jo fort etike karshi të drejtave të njeriut nga ana e medias kombëtare si ajo e shkruar, ashtu edhe ajo vizive dhe media e re online.