Mbi 10 mijë shqiptarë të vrarë, mijëra të zhdukur, rreth 20 mijë gra të përdhunuara, mbi 1 milion shqiptarë të shpëngulur nga shtëpitë e tyre. Ky është bilanci i makinerisë së hekurt të Milosheviçit mbi shqiptarët e Kosovës, gjatë luftës së fundit.
Mbi 10 mijë shqiptarë të vrarë, mijëra të zhdukur, rreth 20 mijë gra të përdhunuara, mbi 1 milion shqiptarë të shpëngulur nga shtëpitë e tyre. Ky është bilanci i makinerisë së hekurt të Milosheviçit mbi shqiptarët e Kosovës, gjatë luftës së fundit.
Media shqiptare u thye kur keto dite pasqyroi momente nga intervista qe znj. Valbona Selimllari dha per Agon Channel dhe znj. Sonila Meco. Lajmet, ne kontekstin e tyre shprehin habi per dy gjera: qe znj. Selimllari eshte nene e tre femijeve, atesine e te cileve nuk pranon ta tregoje dhe qe kjo zonje mbetet nje ikone e padiskutueshme e bukurise.
Valbona Selimllari ka pranuar për herë të parë se ka tre fëmijë, dy djem dhe një vajzë, 9 muajshe. Ishte Sonila Meço, ajo që arriti pas kaq vitesh heshtjeje – dhe dhjetëra stërmundime gazetarësh për t’i nxjerrë qoftë edhe një informacion të tërthortë – të bindë një nga personazhet më të dashur të shqiptarëve, që të rrëfejë për familjen e saj.
Pjesë nga libri-intervistë i financierit George Soros, me gazetarin Gregor Peter Schmitz, me titull: “Të shpëtojmë Europën”
Z. Soros, në fakt për Euron më e keqja duket se është lënë pas. Irlanda e ka lënë tashmë Mekanizmin Europian të Stabilitetit, Greqia duket se do të paraqesë një bilanc në ekuilibër, shtetet e tjerë në krizë kanë nisur reforma masive strukturore dhe Euro, ndryshe nga sa druheshim, nuk pësoi kolaps, madje përkundrazi, po rritet.
Soros: Ju më dukeni një optimist i pakorrigjueshëm. Strukturës së gabuar nuk i është bërë ende asnjë ndryshim. Gjermania është i vetmi shtet që mund të nisë një ndryshim politik të drejtimit, por deri tani është shprehur kundër. Për sa kohë që asgjë nuk do të ndryshojë nga këndvështrimi strukturor, atëherë kriza e euros nuk është kapërcyer ende. Në tregjet financiarë ka një qetësi relative, falë ndërhyrjes vendimtare të Bankës Qendrore Europiane dhe kreut të saj, Mario Draghi. Megjithatë, shtetet europianë në krizë vazhdojnë të qëndrojnë mbi malin e tyre të borxheve, dhe në të ardhmen e afërt nuk kanë asnjë mundësi që të jenë konkurues, si veriu i kontinentit. Shikoni me kujdes, pas shumë kursimeve, Greqia mund të paraqesë një bilanc me një tepricë të vogël, por kjo nëse innjorohen të gjithë pagesat shkatërrimtare të interesave. Që do të thotë që ky vend nuk do të arrijë asnjëherë të paguajë borxhet, këtë e dinë të gjithë. Veç kësaj, nëse euro do të vazhdojë ngjitjen, proceset e nevojshëm të përshtatjes në brendësi të zonës së monedhës së përbashkët do të bëhen edhe më të vështirë.
Sepse eksportet e tyre do të bëheshin më të kushtueshëm?
Pikërisht. Shtetet në krizë do të ishin sërish më pak konkurrues. Kështu që, shteteve nuk u mbetet gjë tjetër, veçse të ulin kostot e tyre në mënyrë kaq radikale, saqë do të ishte e paimagjinueshme. Veç nës qoftë se Gjermania redukton në fund tepricën e saj tregtare, apo që kërkesa e brendshme në shumë vende europianë të forcohet prej reformave, si për shembull një sigurim europian kundër papunësisë. Dhe në këtë drejtim unë nuk shoh asnjë lloj sinjali. Volfgang Muenchau e ka sintetizuar mjaft mirë kohët e fundit tek “Financial Times”, kur ka shkruajtur: “Në brendësi të politikave që janë duke u ndjekur aktualisht, unë nuk shoh një plan të realizueshëm, në bazë të të cilit eurozona do të mund t’ia dilte mbanë në sfidën e dyfishtë të ekuilibrit ekonomik, dhe qëndrueshmërisë në pagimin e borxheve. Sa kohë që nuk ekziston një plan i tillë, kriza nuk ka kaluar.
Ju e ekzagjeroni, debatet nuk kanë mbaruar: politikanët gjermanë flasin sot për reduktime të borxheve dhe kanë imponuar, në disa shtete, masat e tyre të ngurta të kursimit.
Po, sigurisht, Gjermania nuk i mban më këta shtete me kokën nën ujë, u lë pak mundësi frymëmarrjeje. Ndoshta nuk jemi më përpara një krize të rëndë financiare, edhe pse nuk mund ta përjashtoj. Por jam i sigurtë se duhet të përgatitemi për kriza të reja e të dhunshme politike në Europë.
Cfarë doni të thoni?
Nëse sondazhet kanë të drejtë, në parlamentin e ardhshëm europian mund të hyjnë deri një e treta, deputetë të partive radikale antieuropiane, të majta ose të djathta. Nuk besoj se këto forca do të mund të zotërojnë parlamentin, por jam shumë i shqetësuar se si prania e tyre do të influencojë të ashtuquajturën shumicë proeuropiane në Bruksel dhe në Strasburg.
Kjo të kujton rolin e lëvizjes radikale Tea Party në Kongresin e SHBA. Nuk është shumicë, por ndikon në mënyrë të vazhdueshme debatet politikë, sepse republikanët i druhen influencës së tyre.
Kemi mundur të eksperimentojmë tashmë diçka të tillë në diskutimet mbi politikën europiane në çështjen e strehimit të imigrantëve, pas dramës së refugjatëve në Lampeduzë. Të tërheqësh vëmendjen për absurditetin e normativës për personat që vijnë nga vendet e botës së tretë është një qasje më liberale kundrejt refugjatëve, dhe me sa duket, për momentin një tabu, sepse sipas shpjegimit të politikanëve do të sillte më shumë vota për partitë ekstremiste. Dhe as nuk dua të përmend reagimet që shkaktohen kur kërkohet për shembull një trajtim më njerëzor i romëve, që janë të përhapur në gjithë Europën. Kemi nevojë për një lëvizje proeuropiane, për të kapërcyer më së fundi këtë hendek mendor.
Po kush mund ta formojë një aleancë të tillë?
Nuk e di, vazhdoj të kërkoj njerëzit e duhur.
Për zgjedhjet europiane, blloqet kryesorë kanë emëruar tashmë kryekandidatët e tyre, që më pas do të duhet të garojnë për postin e presidentit të Komisionit. Martin Schulz, socialdemokrat gjerman paraqitet si kandidat i socialistëve europianë. A pritet më shumë transparencë demokratike nga ky proces?
Po, pres më shumë transparencë, edhe sepse kam shumë konsideratë për Schulzin. Eshtë shumë më europian se sa shumica e politikanëve gjermanë. Nëse ai bëhet president i komisionit, kjo do të ishte një prej të paktave pasoja pozitive të Koalicionit të Madh në Gjermani.
Sepse në Europë do të perceptohej si “gjermani tjetër”, për t’iu kundërvënë pra Angela Merkelit?
Mendoj vërtetë që është një gjerman i ndryshëm, dhe duket se kancelarja Merkel nuk do të ishte në gjendje ta ndalte, nëse ai do të siguronte votat e nevojshme. Kjo do të kishte dhe një tjetër efekt anësor pozitiv: nëse një gjerman do të ishte në krye edhe të Komisionit Europian, atëherë Unioni do të ishte zyrtarisht një koloni gjermane. Kështu që, për të parandaluar frustrimet, Berlini do të duhej të zbuste linjën e tij të ashpër të kursimeve./bota.al/
Nga Jay Parini*
Poet dhe shkrimtar, profesor në Middlebury College. Sapo ka botuar librin: “Jezusi: Fytyra njerëzore e Zotit”, një biografi e Jezu Krishtit
Me afrimin e Pashkëve, mendimet e miliarda të krishterëve shkojnë në Jeruzalem, në një fundjavë të shenjtë që përfshin kryqëzimin dhe ringjalljen e Jezusit. Sigurisht, njerëzit i shohin këto ngjarje me mënyra të ndryshme. Por Pashkët e ruajnë fuqinë e tyre.
Ish-anëtarët e bordit dhe stafi i agjencisë shtetërore të vendosur për të mbështetur sektorin civil, financuan OJQ-të e tyre, ose ato të kryesuara nga të afërmit, mund të zbulohet nga një hetim.
Nga Erjona Rusi dhe Besar Likmeta/Balkan Insight
Një hetim nga Balkan Insight ka zbuluar se katër ish- anëtarët e bordit të Agjencisë Shqiptare për Mbështetjen e Shoqërisë Civile, AMSHC, u kanë dhënë grante pesë organizatave me të cilat ato janë të lidhura drejtpërdrejt ose nëpërmjet të afërmve në kohën që ata ishin anëtarë të bordit.
Pesë organizatat, të cilat kanë marrë 19.9 milionë lekë tw reja( 141.000 € ) në grante nga agjencia nga 2010 deri në 2013, janë Këshilli Rinor Shqiptar(Albanian Youth Council), Transparency International Albania ,Qendra Akses, Qendra UET dhe Fondacioni për Liri Ekonomike.
Një tjetër organizatë e lidhur me një anëtar të stafit të AMSCH, JEF Albania, gjithashtu ka marrë para nga agjencia.
Edhe pse shumat e shpërndara nga AMSHC janë të rëndësishme, shumë organizata të shoqërisë civile e perceptojnë atë si të korruptuar dhe i janë larguar thirrjeve të saj për projekt propozime, nga frika se grantet vetëm do të dëmtojnë reputacionin e tyre.
Disa nga OJQ-të e financuara nga AMSHC janë praktikisht të padukshme. Ata nuk kanë website dhe shumë pak dihet nga projektet që ato kanë realizuar.
“Organizatat fituese për projektet e kaluara ishin të gjitha organizatat me lidhje direkte ose indirekte me njerëzit brenda agjencisë, të cilët përcaktonin fituesit,” tha Gledis Gjipali, kreu i Lëvizjes Evropiane në Shqipëri, një think tank( një organizatë që bën kërkime dhe advokime në lidhje me tema si politika sociale, strategji politike, ekonomia, teknologjia dhe kultura)e bazuar në Tiranë.
“Ky është një konflikt interesi, që më ka detyruar të mos aplikoj tek ta,” shtoi ai.
Neni 6 i ligjit të miratuar nga Këshilli i Ministrave në mars të 2009-ës për organizimin e AMSHC parasheh që Agjencia duhet të “garantojë paanësinë gjatë procesit të vendimmarrjes dhe të parandalojë konfliktin e interesave”.
Të njëjtat parime konsiderohen të detyrueshme në proҫedurat e financimit për grante në rregulloren zyrtare të AMSHC-së, të publikuar në faqen e saj online.
Drejtori i AMSHC-së Rudi Bobrati ka pranuar se organizatat e kryesuara nga anëtarët e bordit kanë përfituar në të kaluarën nga grantet e lëshuara nga agjencia.
Por Bobrati tha për Balkan Insight se, sipas ligjit, prania e tyre në bord nuk i ndalonte ata të aplikonin për grante.
Ai pohoi se, edhe pse ka pasur raste që miqtë dhe të afërmit e anëtarëve të bordit kanë aplikuar dhe kanë marrë grante, marrëdhënia e tyre me bordin nuk ka ndikuar në proҫesin e përzgjedhjes.
“Ligji për krijimin dhe funksionimin e agjencisë nuk i ndalon anëtarët e bordit për të aplikuar për fonde shtetërore me organizatat e tyre, “tha Bobrati .
“Kur kjo ndodh, ata largohen nga dhoma dhe nuk marrin pjesë në proҫesin e votimit, “shtoi ai.
Në janar, të gjithë anëtarët e bordit që kanë marrë fonde për organizatat e tyre u zëvendësuan. Një drejtor i ri është emëruar tashmë për agjencinë.
Anëtarët e rinj të bordit të cilët janë nominuar tashmë vijnë nga media dhe nga OJQ që janë të perceptuara si të afërta me Partinë Socialiste, e cila erdhi në pushtet shtatorin e kaluar pas zgjedhjeve parlamentare të qershorit.
Gjatë fushatës zgjedhore, socialistët premtuan se do ta reformonin agjencinë, që ata pretendonin se ishte përdorur nga qeveria e mëparshme e qendrës së djathtë për të shpërblyer organizatat e shoqërisë civile që mbështesnin politikat e tyre.
Disa aktorë të shoqërisë civile tani ankohen se emërimi i bordit të ri nuk ka qenë aspak transparent, dhe procesi i përzgjedhjes përsëri ishte orkestruar politikisht.
Konflikti i interesave :
Sipas indeksit të qëndrueshmërisë së shoqërisë civile të USAID-it të vitit 2012, OJQ-të shqiptare mbeten financiarisht të dobëta, ndërsa mjedisi ligjor në të cilin operojnë më shumë se 1,600 organizata është i paqartë.
Themeluar në dhjetor të 2009-ës, AMSHC kishte për qëllim që të rriste fondet për OJQ-të lokale në një kohë kur shumë donatorë ndërkombëtarë po tërhiqeshin jashtë Shqipërisë dhe rajonit.
Që prej lajmërimit të saj të parë për grante në mars të vitit 2010, agjencia ka disbursuar më shumë se 2.1 milionë €.
Bordi mbikëqyrës i AMSHC-së, i cili zgjedh aplikimet fituese, përbëhet nga nëntë anëtarë. Pesë vijnë nga shoqëria civile dhe katër vijnë nga institucionet qeveritare.
Që kur bordi i vjetër u zëvendësua në janar të vitit 2014, përbërja e tij ka pasur të njëjtin model, me pesë anëtarë që vijnë nga shoqëria civile dhe katër nga institucionet qeveritare.
Anëtarët e Bordit, organizatat e të cilëve kanë marrë grante të AMSHC-së midis viteve 2010 dhe 2013 përfshijnë Lutfi Dervishin, drejtor i Transparency International Albania(TIA), dhe Henri Çilin, themelues i Qendrës UET dhe Fondacionit për Liri Ekonomike.
Dervishi i tha Balkan Insight se konfliktet e mundshme të interesave e kishin detyruar ta mendonte dy herë përpara se ti bashkohej bordit. Në të njëjtën kohë, ai gjithashtu argumentoi se ligji shqiptar nuk e ndalon organizatën e tij që të aplikojë për fonde.
Dervishi mohoi të ketë ndikuar në procesin e vendimit, duke nënvizuar se TIA ka marrë vetëm një grant nga AMSHC, dhe duke shtuar se ai e kishte skualifikuar veten nga votimi kur aplikimi po shqyrtohej.
“Ne nuk jemi asnjëherë të pranishëm në proҫesin e votimit, kur një nga organizatat tona po aplikon për një projekt,” tha Dervishi.
” TIA fitoi vetëm një projekt, për një shumë minimale parash, dhe shumë organizata kanë fituar shumë më tepër,” shtoi ai.
Të dhënat e AMSHC-së tregojnë se TIA mori dy grante nga agjencia për një total prej 3,79 milionë lekë të reja( 27.000 € ).
Çili, botues i gazetës së përditshme MAPO dhe pronar i Universitetit Europian të Tiranës, me të cilën të dyja OJQ-të e tij janë të lidhura, nuk pranoi të komentojë në lidhje me akuzat.
Fondacioni për Liri Ekonomike dhe Qendra UET kanë marrë 4,2 milionë lekë të reja(€ 30,000) në total nga AMSHC .
Altin Goxhaj , një aktivist për mbrojtjen e konsumatorit dhe ish – anëtar i bordit të agjencisë, ish drejtor ekzekutiv i Këshillit Rinor Shqiptar, i cili mori 6,79 milionë lekë të reja(48.400 €) nga AMSHC-ja në lajmërimin e saj të parë në vitin 2010-të, ndërsa ishte anëtar i bordit. Goxhaj nuk i është përgjigjur një kërkese nga Balkan Insight për të komentuar.
Organizata , tani e drejtuar nga Argyrina Jubani, punon për të përmirësuar pjesëmarrjen demokratike midis të rinjve dhe për të kontribuar në zhvillimit të aftësive dhe njohurive të tyre.
Qendra Akses, drejtuar nga Marjana Papa, motra e ish-anëtares së bordit Helena Papa, ka marrë 6 milionë lekë të reja( 42.800 € ) nga AMSHC.
Federalistët e rinj evropianë, JEF Albania, një organizatë e drejtuar dikur nga Endrit Pollo, një specialist i financave në AMSHC, ka marrë 3.7 milion lekë të reja( 27.000 € ) në grante nga agjencia.
Bobrati tha se ka pasur raste të tjera të miqve dhe të afërmve të anëtarëve të bordit që kanë aplikuar për grante.
Megjithatë, në çdo rast, ai vuri në dukje: “Anëtarët e bordit nuk kanë marrë pjesë në procesin e përzgjedhjes”
Mungesa e transparencës :
Disa nga organizatat e financuara nga AMSHC-ja janë pothuajse të padukshme për publikun shqiptar. Ato ose nuk kanë fare faqe interneti ose faqet e tyre nuk janë të mirëmbajtura dhe përmbajnë shumë pak informacion.
Edhe pse AMSHC-ja ka një listë të të gjitha OJQ-ve që janë regjistruar për financim, ajo publikon vetëm personin e kontaktit, dhe në shumë raste është e paqartë kush e drejton organizatën.
Për shembull Këshilli Rinor Shqiptar, i drejtuar dikur nga anëtari i bordit Altin Goxhaj dhe OJQ-ja e dytë e financuar më shumë nga AMSHC-ja, nuk ka faqe internet.
Sipas një gazete të botuar në vitin 2012, organizata ka implementuar gati dy duzina projektesh nga donatorë të ndryshëm që nga krijimi i saj në vitin 1994.
Në internet, organizata ka një faqe interneti të projektit (projektiqytetar.org), financuar nga Banka Botërore, por kjo nuk përmban informacion në lidhje me zbatimin e grantit të AMSHC-së.
Qendra Action, një organizatë që ka marrë 5.1 milionë lekë të reja nga AMSHC, gjithashtu nuk ka një faqe zyrtare.
Po ashtu, Qendra për Edukim dhe Pjesëmarrje Qytetare, Qendra Evropiane për Zhvillim dhe Arsim dhe Aleanca Rinore Shqiptare, të cilat kanë marrë respektivisht 5,2 milion lekë të reja, 5.1 milionë lekë të reja dhe 3.7 milionë lekë të, të gjitha nuk kanë faqe internetit.
Xhemal Mato, drejtor ekzekutiv i EkoLevizja, një grup ombrellë e OJQ-ve mjedisore, përshkroi marrëdhëniet e financimit në AMSHC si klanore.
Ai akuzoi ish – anëtarët e bordit që kanë financuar OJQ-të e tyre për konflikt interesash.
“Ka pasur mungesë transparence dhe komunikimi dhe në realitet agjencia ishte e kontrolluar nga politikanët, pavarësisht pretendimit të tyre se bordi është përzgjedhur nga shoqëria civile, ” tha Mato.
Mato kujton se kur organizata e tij aplikoi për një grant të vogël prej $ 10,000, asaj ju dhanë vetëm $ 2,000.
” Ne i kthyem paratë, sepse e menduam këtë si një proҫes shpërndarje parash vetëm për të mos u dhënë shkak OJQ-ve të ankohen,” tha ai.
” Ne aplikuam me një projekt për të bërë diçka për mjedisin, ne nuk kërkuam bamirësi, “shtoi Mato.
Lutfi Dervishi pranoi ekzistencën e skepticizmit rreth agjencisë midis organizatave të shoqërisë civile, por insistoi se procesi i përzgjedhjes për grante ka qenë transparent.
“Skepticizmi është i justifikuar për shkak se shumë OJQ e shohin AMSHC-në si një agjenci qeveritare, ” tha Dervishi. “Por, ne kemi i bërë lajmërimet publike dhe të gjithë janë gjykuar në sajë të meritës”, përfundoi ai.
Bord i ri , histori e vjetër :
Reforma e AMSHC dhe zëvendësimi i bordit të saj me njerëz “me integritet” ishte një premtim zgjedhor i Partisë Socialiste të Kryeministrit Edi Rama, i cili mori detyrën shtatorin e kaluar.
Në janar Adrian Thano, redaktor i përgjithshëm i gazetës së krahut të majtë Dita, u emërua si kreu i bordit mbikëqyrës të agjencisë.
Anëtarë të tjerë të bordit të ri ishin prezantuesi i televizionit Alban Dudushi dhe Aldo Merkoci nga Lëvizja MJAFT.
E themeluar nga Ministri aktual i Mirëqenies Sociale, Erjon Veliaj, Mjaft është akuzuar për mbështetjen e Partisë Socialiste të Ramës; pjesë e stafit të saj të mëparshëm është bashkuar me qeverinë e re.
Disa aktivistë të shoqërisë civile thonë se zgjedhja e bordit të ri duket sërish e kompromentuar politikisht.
“Megjithë premtimet për të ndryshuar gjërat në mënyrë radikale, reforma e AMSHC-së është degjeneruar në pushimin dhe punësimin e anëtarëve të bordit,” tha Gjergji Vurmo, drejtor programi në Institutin e Demokracisë dhe Ndërmjetësimit me seli në Tiranë.
“Kam frikë se jemi duke arritur shpejt në pikën ku qeveria, pavarësisht premtimeve të saj, e kupton rëndësinë e kontrollit të një burimi financiar për OJQ-të,” shtoi ai.
Mato ra dakord, duke argumentuar se përzgjedhja e anëtarëve të rinj të bordit nuk ka qenë transparente.
” Tre njerëz nga rrjeti ynë i OJQ-ve aplikuan për të hyrë në bord, por proҫesi i përzgjedhjes është bërë pa intervista dhe nuk është dhënë shpjegim në lidhje me ata që fituan,” tha ai.
” Ky është një hap tjetër që tregon se në të ardhmen e agjencisë transparenca do të mungojë,” përfundoi Mato.
http://www.balkaninsight.com/en/article/albanian-agency-turns-ngo-funding-into-family-affair
Isabelle Allende (shkrimtare kilene): “Ishte zëri që i tregoi botës se cilët jemi. I vetmi ngushëllim është që vepra e tij është e pavdekshme”
Miguel Barnet (shkrimtar kuban): “Kuba vuan për vdekjen e tij, ashtu si të gjithë lexuesit e një shkrimtari që është ikonë”
Barak Obama (president i SHBA): “Me vdekjen e Gabriel Garcia Markezit, bota ka humbur një prej shkrimtarëve të saj më vizionarë, dhe një prej të preferuarve të mi, kur isha i ri”
Mario Vargas Llosa (shkrimtar peruan): “Ka vdekur një njeri i madh. Veprat e tij i kanë dhënë pasuri dhe prestigj të madh, letërsisë së gjuhës sonë”
Dario Fo (shkrimtar, dramaturg, aktor italian): “Eshtë një prej shkrimtarëve më të rëndësishëm të shekullit të fundit, që solli një revolucion të gjuhës, e që u përqafua më pas nga të gjithë shkrimtarët e Amerikës Latine”
Paulo Coelho (shkrimtar brazilian): “Shembi murin mes realitetit dhe fantazisë, duke u hapur rrugën të gjithë brezave të shkrimtarëve amerikano latinë”
Edwidge Danticat (shkrimtare haitiane): “Po ta kesh lexuar, e di që ai nuk ka ikur me të vërtetë. Eshtë në të përtejmen e krijesës së tij, në Makondon e tij”
Sergio Ramirez Mercado: “Pati aftësinë të rrëfente historitë që shumë prej nesh i kishim mu përpara syve, por nuk i kishim parë. Në këtë drejtim ishte unik”
Cristobal Pera (Drejtor i Shtëpisë Botuese Penguin Random House në Meksikë): “Eshtë Mandela i letërsisë, për shkak të impaktit që ka pasur tek lexuesit e tij në të gjithë botën. Ndikimi i tij është universal, dhe kjo është gjë shumë e rrallë”
Ian McEwan (shkrimtar anglez): “Duhet të rikthehemi pas në kohë, deri tek Dickensi, për të gjetur një shkrimtar të një cilësia shumë të lartë letrare, i tillë që të ushtrojë një ndikim të jashtëzakonshëm tek popuj të tërë”
Rafael Tovar y de Teresa (Drejtor i Këshillit Kombëtar Meksikan për Kulturën dhe Artet): “Kohët e fundit nuk ishte e lehtë të komunikoje me të, edhe pse kuptonte dhe e conte përpara bisedën. Ishte gjithmonë i dashur, bujar dhe jashtëzakonisht shumë inteligjent”
Dilma Rousseff (Presidente e Brazilit): “Personazhet e tij dhe Amerika Latine e tij do të mbeten të ngulitura në zemrat dhe kujtimet e miliona njerëzve”
Enrique Pena Nieto (President i Meksikës): “Në emër të Meksikës, shpreh trishtimin tim për vdekjen e shkrimtarit më të madh të të gjithë kohëve: Gabriel Garcia Marquez”
Francois Hollande (President i Francës): “Bashkë me Marquezin, ikën një gjigand i letërsisë, që ka ndikuar në imagjinatën e një kontinenti të tërë”
Peter Englud (Sekretar i Përhershëm i Cmimit Nobel): “ka ikur një artist magjik, por arti i tij i madh mbetet këtu me ne. Shumë autorë janë vetëm hije, por Gabriel Garcia Marquez është ndër ata që bën hije, dhe i tillë do të jetë edhe pas vdekjes”
Raffael Correa (President i Ekuadorit): “Gabo na la, dhe do të kemi vite vetmie. Por vepra dhe dashuria për vendin e tij do të mbeten. Adios, hasta la victoria, i dashur Gabo”
Bill Clinton (ish President i SHBA): “Që kur lexova “100 vjet vetmi” më shumë se 40 vite më parë, kam mbetur gjithmonë i mrekulluar prej dhuntisë së tij të imagjinatës, qartësisë së mendimit dhe ndershmërisë emocionale… Jam i nderuar që jam mik i tij dhe që kam njohur zemrën e tij të madhe dhe mendjen e tij brilante për më shumë se 20 vite”
Juan Manuel Santos (President i Kolumbisë): “Njëqind vite vetmi dhe trishtim për vdekjen e kolumbianit më të madh të të gjitha kohërave”
Luiz Inacio Lula da Silva (ish president i Brazilit): “Gabriel Garcia Marquez ishte një shkrimtar i jashtëzakonshëm, një gazetar i mrekullueshëm, një militant i madh i kauzave demokratike popullore dhe është një simbol për të gjithë ne në Amerikën Latine”
Forcat e Armatosura Revolucionare të Kolumbisë (grup rebelësh kolumbianë): “Vdekja e Gabos është një humbje për Kolumbinë dhe për të gjithë botën. Por kujtimi i tij do të mbetet prej veprës së tij”/bota.al/
Këngëtari grek Agathonas Lakovidhis ka hedhur në qarkullim një këngë për Ilia Karelin, shqiptarin e vrarë në Greqi nga gardianët pak javë më parë. Lakovidhis i cili ka përfaqësuar Greqinë në Eurovizion vitin e kaluar kritikon ashpër gardianët që masakruan shqiptarin. Në vargjet e tekstit ndër të tjera këngëtari pyet nëse Shqipëria do të bënte këngë për një grek të vrarë në burgjet shqiptare.
Perktheu per HI nga HuffPost, Alba Ahmetaj
BERLIN ( AP ) – Një zonë e re varrimi vetëm për lezbike është përuruar këtë fundjavë në një varrezë dy – shekullore në kryeqytetin gjerman.
Një zonë prej 400 – metrash katrorë e varrezave Lutheran Georgen, e themeluar në 1814 në Berlinin qendror, do të rezervohet si një varrezë për maksimumi 80 lezbike, tha Usah Zashau, një zëdhënëse e shoqatës Safia, që është një grup kombëtar kryesisht për lezbiket e moshuara.
Akuzat e opozites per trafik droge jane shnderruar ne humorin e momentit ne rrjetet sociale.
Çmimi Nobel për Letërsinë, Gabriel Garcia Marquez, një nga shkrimtarët më të mëdhenj të gjuhës spanjolle, vdiq dje në shtëpinë e tij në Meksiko, njoftuan shumë media meksikane dhe kolumbiane.
Organizata Civil Rights Defenders ka çelur konkursin me fotografi “Nën të njëjtën çati”. Ky konkurs përpiqet të dëshmojë, me anë të fotografive, momente të jetës së përditshmës të Romëve në Shqipëri.
Shqiptarët paguajnë çmimin më të lartë të karburanteve në rajon. Top-Channel citon Shoqërinë Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar, e cila ka bërë një krahasim çmimesh mes vendeve të ndryshme. Shqipëria renditet ndër vendet më të shtrenjtë.
Të dhënat e FBI-së tregojnë se Adolf Hitler nuk ka vrarë veten. Madje mendohet se ai ka udhëtuar drejt Argjentinës me anë të një nëndetëseje në përfundim të Luftës së Dytë Botërore. Prova shokuese duket se vërtetojnë se njeriu, përgjegjës për vdekjen e miliona burrrave, grave dhe fëmijëve u arratis në Amerikën Latine me dijeninë e shërbimeve sekrete amerikane.
Një sherr mes dy të dënuarve shqiptarë në burgun e Patras në Greqi, ka përfunduar tragjikisht për njërin prej tyre. Ngjarja e rëndë ndodhi në burgun e Shën Stefanit, ku dy të burgosur shqiptarë u përleshën në hapësirën e përbashkët të burgut.
Njëri prej tyre përdori një thikë të improvizuar dhe qëlloi për vdekje bashkëvuajtësin e tij. Viktima është një 24 vjeçar i dënuar 12 vjet per grabitje, ndërsa autori i krimit i dënuar me burg të përjetshëm për trafik droge dhe posedim armësh.
Policia ka nisur të marrë në pyetje të dënuarit e tjerë për ngjarjen e rëndë, ndërkohë që Ministria e Drejëtsisë ka urdhëruar një hetim disiplinor./Balkanweb.com/
Shperthen makina e pronarit të një lokali në zonën e shëtitores “Taulantia”, në qytetin e Durrësit.
Automjeti mesohet se ka shpërthyer me eksploziv rreth orës 07:52 të mëngjesit të sotëm.
Policia ka thene se ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 1 të qytetit.
Shpërthimi ndodhi pak sekonda pasi drejtuesi i mjetit, Edi Xhepa, kishte zbritur nga makina të cilën e kishte parkura para lokalit.
Sipas njoftimeve te policisë, lënda eksplozive ishte vendosur në motorin e makinës tip ‘Volkswagen’
me targa DR 2137 R.
Nga ngjarja nuk ka të lënduar por vetëm dëme të vogla materiale. Sipas policisë eksplozivi dyshohet të jetë vendosur për të kërcënuar biznesmenin./Respublica.al/
Historiaime.al është një zë i pavarur në mbrojtje të të drejtave të njeriut. Ne raportojmë si për shkeljet e të drejtave të njeriut ashtu edhe për histori njerëzore që i promovojnë këto të drejta. Ky projekt synon të ndryshojë qëndrimet jo fort etike karshi të drejtave të njeriut nga ana e medias kombëtare si ajo e shkruar, ashtu edhe ajo vizive dhe media e re online.