Policia ka gjetur trupat e pajetë të 40 foshnjeve të sapolindura në morgun e spitalit universitar “Pedro Ernesto” në Rio de Janeiro të Brazilit, disa prej të cilave të harruara prej një kohe të gjatë, bëjnë të ditur autoritetet vendase.
Policia ka gjetur trupat e pajetë të 40 foshnjeve të sapolindura në morgun e spitalit universitar “Pedro Ernesto” në Rio de Janeiro të Brazilit, disa prej të cilave të harruara prej një kohe të gjatë, bëjnë të ditur autoritetet vendase.
Vetëvrasja e 13- vjeçarit, banor i sektorit “Rinia”, pak kilometra larg Durrësit ka shokuar të afërmit dhe banorët e zonës, të cilët pas veprimit të fëmijës kërkojnë një arsye për veprimin e tij.
Presidenti rus Vladimir Putin, përveç Kosovës ka përmendur edhe Maqedoninë si shkak për të sulmuar Gjeorgjinë në vitin 2008. Kjo thuhet në librin me titull “Lufta e vogël e cila e tronditi botën: Gjeorgjia, Rusia dhe e ardhmja e Perëndimit”, e diplomatit të ndjerë amerikan Ronald Asmus, njërit nga arkitektët e politikës së zgjerimit të NATO-s drejt shteteve satelite të Rusisë. Në këtë libër, Asmus transmeton bisedën e Putin me ish presidentit gjeorgjian Mihail Saakashvili të zhvilluar në shkurt të vitit 2008.
Arrestohet në Aeroportin e Rinasit 30-vjeçari nga Cërriku Gerti Pashja, i cili ishte shpallur në kërkim, pasi dyshohet si organizator i grupit që rekrutonte islamikë shqiptarë për të luftuar në Siri. Mësohet se 30-vjeçari kthehej nga Turqia dhe u ndalua në aeroport në dalje të terminalit.
Si çdo vit shqiperia perfaqesohet ne eurovision me kengen fituese te festivalit te RTSH. Kete vit fituese e edicionit te 52 u shpall kengetarja Hersi Matmuja me kengen Zemërimi i një nate me teks te Jorgo Papingjit dhe kompozim te Genti Lakos.
Nga Xheni Karaj
Per emisionin “Oktapod” ne Vizion Plus (video me poshte)
Ekziston një legjendë greke – në fakt është dicka e shkruar nga Platoni – se si të dashuruarit janë dy gjysma të të njëjtit person. Thotë se njerëzit enden dhe enden pafund duke kërkuar gjysmën e tyre dhe kur e gjejnë, më në fund ata janë të plotë dhe perfektë.
Ajo që më magjeps në këtë histori është se në origjinë gjithë njerëzit në fillim ishin dy si një i plotë, të ngjitur shpinë më shpinë.
Marre nga blogu Diary of Tirana
Beri
Kur sheh titullin e këtij opinioni të shkurtër lexuesi nis të hamendësojë, a bëhet fjalë për skemën Pinoçetiste të financimit të universiteteve, a bëhet fjalë për zgërlaqen e plazhistëve bio në 20% të hapësirës së plazheve të Shqipërisë, apo bëhet fjalë thjesht për shfrytëzimin masiv të posteve publike për përfitime private. Fakti që lindin kaq shumë hamendësime tregon gjendjen e mjerueshme të publikes në Shqipëri.
Ish-kryeprokurorja, Ina Rama ka dorëzuar në Gjykatën Administrative një padi ndaj Këshillit të Lartë të Drejtësisë.Padia është për shkak se KLD rrëzoj pak ditë më parë kërkesën e Ina Ramës për pocizionin e punës si gjykatëse në Apelin Civil. Deri në mbarimin e mandatit të saj, Rama nuk ka pasur mundësi të kthehet në detyrën e gjyatëses, gjë që e ka ushtruar para se të ishte në krye të Prokurorisë së Pëegjithshme.
Jo shumë larg qendrës së Tiranës, në periferi të saj, përkatësisht në zonën e Paskuqanit, dy vëllezër kanë ndërmarrë një nismë shumë humane. Ata japin bukën falas për këdo që nuk ka mundësi ta blejë. Në supermarketin e tyre, në vendin ku tregtohet buka, shkruhet: “Nëse keni nevojë për bukë dhe nuk keni mundësi ta blini, ju lutem merreni falas”. Një rast sa human dhe i veçantë. Sipas Sefedin Ahmatit, njëri prej vëllezërve, kjo ishte një nismë e tij dhe e vëllait Hasimit, pas një vendimi familjar të tyre….
“Ideja që të kontribuojmë në këtë fushë, pra për të shpërndarë bukë, ka ardhur nga dikush që na tha se i kishte dërguar fëmijët e tyre në gjumë pa i ushqyer, sepse nuk kishte pasur me çfarë t’i ushqente. Na erdhi vërtet keq dhe menduam të bëjmë diçka. Meqë ne kishim dhe supermarketin tonë, vendosëm ta realizojmë idenë tonë”. Një numër i konsiderueshëm njerëzish marrin bukë këtu çdo ditë. Janë familje të cilat kanë vërtet një nevojë të madhe për ushqim dhe që vuajnë për bukën e gojës. Në derën e këtij supermarketi, kryesisht në mëngjes, por edhe në drekë, drejtohen familje të cilat varfëria i ka “robëruar”. Një familje merr aq bukë sa asaj i nevojiten në bazë të numrit të anëtarëve. Ahmati sqaron: “Një familje merr 1, 2, 3 bukë, sipas numrit të pjesëtarëve. Kemi pasur familje që kemi shkuar vetë për t’i ndihmuar, nga rekomandimet që kemi marrë nga njerëzit e tjerë. Një pjesë të familjeve në nevojë i njohim edhe vetë, pasi jetojmë në një zonë, ndërkohë të tjerë janë drejtuar për te supermarketi, por ne e kuptojmë që ata nuk kanë lekë për të paguar dhe ua kemi dhënë bukën falas”, shprehet Sefedini.
Marrë nga gazeta Shqip
Jo shumë larg qendrës së Tiranës, në periferi të saj, përkatësisht në zonën e Paskuqanit, dy vëllezër kanë ndërmarrë një nismë shumë humane. Ata japin bukën falas për këdo që nuk ka mundësi ta blejë. Në supermarketin e tyre, në vendin ku tregtohet buka, shkruhet: “Nëse keni nevojë për bukë dhe nuk keni mundësi ta blini, ju lutem merreni falas”. Një rast sa human dhe i veçantë. Sipas Sefedin Ahmatit, njëri prej vëllezërve, kjo ishte një nismë e tij dhe e vëllait Hasimit, pas një vendimi familjar të tyre….
nga Koloreto Cukali
Sa më shumë që dalin në sipërfaqe detaje nga jeta e Ilia Karelit, aq më shumë ai person fillon e merr para nesh trajta njerëzore. Në fillimi ishte shqiptari kriminel që vrau një polic. Pastaj ishte shqiptari që nuk e lanë të takonte nënën, pastaj doli letra e tij, dhe shpërpjestimi i ndëshkimit me krimet që kishte bërë, pastaj detajet fatale, torturat si të Gestapos. Ai që ishte një kriminel, në fund, nuk paskësh qenë tjetër veç një nga djemtë tanë në tokën e fqinjit, që na vjen që andej në kuti. Fati tragjik i Karelit, është momenti i katharsisit, për të parë brenda nesh dhe brenda tyre.
Në Trgovishte, komunë në jug të Serbisë, gjithnjë e më shumë ka numër të madh të meshkujve të pamartuar e gjithnjë më pak femra të gatshme për martesë. Për zgjidhjen e këtij problemi që me vite të tëra është problem për meshkujt atje, është përfshirë edhe qeverisja lokale.
Një grup qytetarësh kanë protestuar pasditen e sotme, në sheshin para Piramidës në Tiranë kundër torturave të ushtruara ndaj të dënuarit shqiptar në Greqi, Ilia Kareli.
Më poshtë postimi i gazetarit Armand Bajrami (Panorama) në Facebook:
Kompania italiane Blue Panorama, që ka zëvendësuar në tregun shqiptar linjat e Belle Air, ka hyrë në një procedurë falimentimi, raporton TemA.
Historiaime.al është një zë i pavarur në mbrojtje të të drejtave të njeriut. Ne raportojmë si për shkeljet e të drejtave të njeriut ashtu edhe për histori njerëzore që i promovojnë këto të drejta. Ky projekt synon të ndryshojë qëndrimet jo fort etike karshi të drejtave të njeriut nga ana e medias kombëtare si ajo e shkruar, ashtu edhe ajo vizive dhe media e re online.