Ish- gruaja e mbretit të Arabisë Saudite, i ka bërë apel presidentit amerikan, Barack Obama që të ndihmojë të lirohen katër vajzat e saj të rritura, të cilat mbahen të mbyllura në pallatin mbretëror kundër vullnetit të tyre.
Ish- gruaja e mbretit të Arabisë Saudite, i ka bërë apel presidentit amerikan, Barack Obama që të ndihmojë të lirohen katër vajzat e saj të rritura, të cilat mbahen të mbyllura në pallatin mbretëror kundër vullnetit të tyre.
TIRANE- Partneriteti privat publik në shëndetësi është një nga nismat më të fundit të qeverisë, çka përbën një risi në reformat e ndërmarra sa fundmi. Ky partneritet do të bëjë të mundur që një pjesë e mirë e shërbimeve të gjejnë shtrirje në këtë sektor, por edhe të jenë në favor të popullatës.
Bordi i Guvernatorëve për Transmetimet, agjencia e qeverisë amerikane që mbikqyr Zërin e Amerikës, ka publikuar hollësitë e propozimit për buxhetin e vitit 2015, që parashikon eliminimin e programeve në gjuhët e Ballkanit dhe rrit shpenzimet për Azinë dhe Afrikën.
Nga 15 deri në 20 vjet burg do të variojë dënimi për personat që mbajnë dhe tregtojnë lëndë eksplozive në mënyrë të jashtëligjshme dhe për qëllime kriminale.
Ndryshimet e fundit të Kodit Penal u prezantuan nga ministri i Brendshëm Saimir Tahiri gjatë një dalje për mediat. Ministri Tahiri theksoi se me ndryshimet në Kodin Penal synohet që të parandalohen fenomenet negative dhe të rritet ndërshkueshmëria e tyre.
“Ne synojmë që nëpërmjet këtyre masave të ndikojmë në parandalimin e këtyre fenomeneve dhe rritjen e ndërshkueshmërisë. Ndryshimet e propozuar nga ministri i Brendshëm lidhur me lëndët plasëse referuar dhe shqetësimit publik vjen si analizë e ekspertëve të Ministrisë së brendshme. Lidhur me lëndët plasëse, vjen si analizë e ekspertëve të ministrisë së brendshme, që ka marrë në shqyrtim përdorim e lëndëve plasëse për qëllim civil; ndryshim në nenet 278 dhe 282 të Kodit Civil 5-8 vjet burg për mbajtje të eksplozivit, dhe në rrethana cilësuese nga 15-20 vjet, pra në rastet kur lëndët eksplozive mbahen, transportohen trafikohen për qëllime kriminale.”- sqaroi Tahiri.
Ai saktësoi se për personat që përdorin lëndën eksplozive në fushën minerare dhe ju konstatohen shkelje dënimi varion nga 2 deri në 5 vjet dhe në rrethana cilësuese 10 vjet burgim.“Për përdorimin në fushën minerare pas një kontrolli të detajuar në të gjitha subjektet për import, pas shkeljeve të vërejtura, sanksionet të bëhen me burg nga 2 deri në 5 vjet dhe në rrethana cilësuese deri në 10 vjet burgim.”
Ministri bëri me dije se janë bërë propozime dhe për ndryshime në nenin për sigurinë rrugore. “Sot u miratua kërkesa për amendimin e nenit 291 të Kodit penal për sigurinë rrugore. Kjo është një nga pikat ë masave të prezantuara bashkë me ministrinë e Transportit për të garantuar sigurinë e qytetarëve. Drejtimi i automjeteve në gjendje të dehur, nën efektin e lëndëve narkotike apo pa leje drejtimi, të dënohet nga 10 ditë deri në 3 vjet.”
15-30 ditë burg është dënimi që parashikohet të jepet për shitjen e paautorizuar të kartave të telefonave. “15 ditë deri në 30 ditë parashikohet për shitjen e pa autorizuar ose rishitjen e kartave SIM telefonike që është përfshirë në paketën e sigurisë lidhur me ngjarje që janë bërë shqetësuese për opinionin publik.”- u shpreh ministri./Balkanweb.com/
Aktori dhe Këngëtari Ermal Mamaqi ka postuar në Facebook këtë fotografi dhe ka shkruar “Nga një dasmë jo shumë modeste nga Lushnja”…
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot rreth orës 14:00 (ora lokale greke), kur një shqiptar i dënuar me burgim të përjetshëm në burgun e Malandrinos, ka qëlluar me thikë për vdekje, një nga gardianët e këtij burgu.
Ngjarja ndodhi pas drekës, kur të dënuarit ktheheshin në qelitë e tyre, ndërsa shqiptari e ka sulmuar papritur nga mbrapa rojen e burgut.
Dëshmitarët treguan se autori i krimit në një gjendje amoku, duke mbajtur një thikë të improvizuar në qafën e viktimës, filloi të bërtiste dhe thoshte se po hakmerret, për shkak se nuk i dhanë leje të vizitojë nënën e tij. Ai bërtiste: “Nuk më lejojnë të shoh nënën time, do të marr jetën e njërit prej jush!”.
Shqiptari, që sipas mediave quhet Ilia Kareli, i dënuar me burg të përjetshëm për një vrasje tjetër, e goditi rojen e burgut 3 herë me thikë në qafë, duke i prerë artierien karotide. Viktima, Jorgos Cironis, 46 vjec babai i dy fëmijëve, shumë shpejt është transferuar në spital, por mjekët nuk mundën të bëjnë asgjë dhe ai ndërroi jetë pas pak minutash.
Ngjarja e papritur shkaktoi kaos e panik dhe oficerët e tjerë të burgut nuk kanë patur kohë të shmangin tragjedinë.
Mësohet se i dënuari kishte paraqitur një kërkesë për leje, për ditën e sotme, por ajo i ishte refuzuar.
Në burg u futën menjëherë forcat speciale, të cilat kryen kontrolle të mëtejshme për armë të ftohta, ndërkohë që kanë filluar hetimet për të zbardhur ngjarjen e rëndë.
Siç dihet, kohët e fundit në burgje janë forcuar masat e sigurisë pas informacioneve për trazira të mundshme dhe shkak është projekt-ligji i qeverisë në lidhje me krijimin e një burgu të sigurisë maksimale në Dhomoko. Ka rreth një javë që jashtë burgut të Malandrinos qëndrojnë skuadrat kundër trazirave, MAT./Balkanweb.com/
Shënim i HI (Historia-Ime): Kur Martin Luther King, Jr mbajti fjalimin e tij “I Have a Dream” (Une kam nje enderr) me 28 gusht 1963 ëndrra e tij për të parë një ditë një president me ngjyrë në krye të SHBA është pikërisht ajo për të cilën ai luftonte. Por as në ëndrrën e tij më të largët nuk do të imagjinonte që pas 51 vjetësh ky president dhe bashkëshortja e tij të portretizoheshin si karikatura majmunësh në një reviste të një shteti evropian.
– Dy majmunë në një foto, që “i janë dërguar gazetës” nga presidenti rus, Vladimir Putin. Kështu është përshkruar presidenti Barak Obama dhe bashkëshortja e tij në suplementin satirik të së shtunës në të përditshme “De Morgen”.
Satira kushtuar vizitës së parë që presidenti i SHBA-së nis sot në Belgjikë, ka ngjallur polemika dhe akuza për racizëm ndaj gazetës. Kjo e fundit menjëherë ka kërkuar falje dhe duke bërë “mea culpa”.
“Shije e keqe por jo racizëm” ka mbrojtur gazeta publikimin, duke shpjeguar se nuk e kishte menduar se në Amerikë është ende një ofendim me sfond racizmi të përfaqësosh njerëzit me ngjyrë si majmunë.
“Kur imazhi del nga konteksti, i cili është pjesë e një satire, atëherë nuk shikohet më shakaja, por vetëm një foto që provokon racizëm. Ky është një rrezik që ne nuk e morën në konsideratë më parë” është shpjeguar gazeta duke kërkuar falje. Madje ka shtuar se do të vazhdojë të jetë “në krah të atyre që vazhdojnë të luftojnë kundër racizmit”/Shqiptarja.com/
Sulm i ashpër i ish-kryeministres së Ukrainës, Julia Timoshenko ndaj Presidentit të Rusisë, Vladimir Putin. Drejtuesja e “revolucionit portokalli”, ëhstë shprehur se është e gatshme të qëllojë ndaj “këtij maskarai”, referuar Vladimir Putin.
Ky kërcënim është bërë gjatë një bisede telefonike me deputetin e partive të rajonit, Nestor Shufrich, e përgjuar dhe e publikuar më tej në internet, por që sipas Timoshenkos është manipulua pjesërisht. Në këtë bisedë Julua thotë se, “Situata po shkon përtej çdo limiti”
“Duhen marrë armët në duar dhe të qëllohët ndaj rusëve, së bashku me kreun e tyre. Do të përdor të gjitha lidhjet e mia, do të ngre të gjithë botën, që nga Rusia të mos mbetet as një kamp i djegur”. Më tej në profilin e saj në Twitter, Timoshenko konfirmoi se zëri i bisedës ishte i saj, por theksoi se ishte manipuluar./Gazeta Express/
Dhjetëra karta identiteti, pasaporta biometrike e leje drejtimi automjetesh, që ishin denoncuar të humbura nga qytetarët, janë gjetur nga Policia e Tiranës. Drejtoria e Policisë së kryeqytetit i bëri dje thirrje pronarëve të këtyre dokumenteve të paraqiten për t’i tërhequr ato në organet e Policisë. Burime zyrtare thanë se bëhet fjalë për 86 dokumente të ndryshme, humbja e të cilave ishte denoncuar në të gjitha komisariatet e Tiranës. Ato janë gjetur nga shërbimet e Policisë dhe të gjitha janë administruar në Komisariatin Nr. 3. Objektet që kishin humbur dhe janë gjetur, janë 67 karta identiteti, 8 pasaporta biometrike, 7 leje drejtimi automjetesh, si dhe karta studenti, fletëhyrje për në ministri etj.
Aktori dhe Këngëtari Ermal Mamaqi ka postuar në Facebook këtë fotografi dhe ka shkruar “Nga një dasmë jo shumë modeste nga Lushnja”.
Zbulohet sipërmarrësi që dyshohet se financonte “celulën” terroriste në Tiranë, i cili rekrutonte shqiptarët për në Siri. Burime pranë strukturave sekrete bëjnë me dije se bëhet fjalë për një person që operon në fushën e ndërtimeve, por pa bërë të ditur emrin e tij për shkak të hetimeve.
Në fillim ishte deputeti i PS Erjon Brace i cili shkroi në facebook se tifozët e Tiranës duhet të mbajnë përgjegjësi për parrullat naziste në derbin kryeqytetas. Sot janë tifozët e Tiranës që reagojnë.
Zëdhënësi i Vetëvendosjes Erzen Vraniqi, ka publikuar fotografitë e shefit të tij Albin Kurti. Fotografitë janë bërë gjatë çasteve të martesës së Albinit me Rita Augestad Knudsen para një jave. Martesa e liderit të vetëvendosjes me një shtetase norvegjeze ka ngjallur jo pak reagime për shkak të motos së Lëvizjes Vetëvendosje “Duaje tënden’ dhe me ketë ata po e thumbojnë Kurtin nëse ishte treguar hipokrit, kur personalisht ka zgjedhuar që ta dashurojë një të huaj.
Një ish mik i Kurtit, Bleron Baraliu, ka sjell në kujtim një citat të Albin Kurtit, në një postim të tij në FB, se si i konsideronte Lideri i VV’së ata që nuk martohen me femra shqiptare. “Ne qe kemi jetu jashte me dekada, dhe nuk ka pas nevoje te tejkalojmë nacionalitetin për te gjet çift jete e dashurie, a kemi te drejte t’i paragjykojme ata qe kane jetuar brenda vendit gjithe jeten, pretendojne nacionalizem esktrem, dhe, duke menduar se “nuk ka vajza te vlefshme shqiptare per tu martuar me to,” gjejne frymen e te ardhmes se tyre me dike nga nje kulture dhe tradite krejt e ndrsyhme nga ne?! Apo jemi emancipuar kaq shpejte, kaq shume, kaq tmerrshem?! (p.s. fjalet ne thonjeza jane parafrazim i fjaleve qe i ka thene vet Albini )”, ka shkruar Baraliu, i cili është shkolluar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e zhvillon biznesin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por është martuar me një shqiptare, kardiologe./Gazeta Express/
Shahisti Garry Kasparov, i njohur si lojtari më i mirë i shahut në të gjitha kohërat, ndodhet në Tiranë, në kuadër të nismës së tij për të vendosur shahun si lëndë mësimi në shkolla. Kjo nismë është mbështetur edhe nga kryeministri i vendit, Edi Rama, si dhe nga ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla.
Kasparov ka zhvilluar një vizitë në shkollën “Pjetër Budi” në Tiranë, ku është shoqëruar nga ministrja Nikolla, e cila deklaroi se lënda e shahut do të futet si lëndë mësimore në fillim të vitit akademik 2014-2015. Si fillim do të futet në 10 shkolla të ciklit të ulët në Tiranë, dhe më pas do të shtrihet në të gjitha shkollat e Shqipërisë.
Legjenda e shahut, Kasparov, i cili ka qenë një nga themeluesit e lëvizjeve opozitare “Rusia tjetër” dhe një nga kundërshtarët kryesorë të presidentit Putin, zhvilloi edhe një takim me kryeministrin Edi Rama. “Me legjendarin Gary Kasparov për futjen e shahut në shkollat tona. Gati për t’ia filluar!”, -shkruan kryeministri Rama në Facebook./Shekulli.com/
Terrorizmi dhe nacionalizmi ekstrem, armët e shkatërrimit në masë, sulmet kibernetike dhe trafiqet e pali-gjshme përbëjnë një kërcënim në rritje për sigurinë tonë kombëtare. Paralajmërimi jepet në draftin orientues të Strategjisë Kombëtare të Sigurisë. Dokumenti i shqyrtuar ditë më parë në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, nën drejtimin e Presidentit, Bujar Nishani veç “fotografimit” të situatës aktuale përmban edhe sugjerimet përkatëse për marrjen e masave parandaluese, ku për herë të parë si shqetësim për popullatën futet edhe rreziku nga ujqërit apo kopetë e egërsuara. Ndër rekomandimet e përfshira zyrtarisht në këtë dokument shtrohet për zgjidhje për herë të parë edhe çështja çame, përcaktimi i kufijve detarë, hartimi i një platforme shtetërore për mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve në rajon si edhe institucionalizimi i partneritetit strategjik me Turqinë e Greqinë.
Historiaime.al është një zë i pavarur në mbrojtje të të drejtave të njeriut. Ne raportojmë si për shkeljet e të drejtave të njeriut ashtu edhe për histori njerëzore që i promovojnë këto të drejta. Ky projekt synon të ndryshojë qëndrimet jo fort etike karshi të drejtave të njeriut nga ana e medias kombëtare si ajo e shkruar, ashtu edhe ajo vizive dhe media e re online.