Respublica.al/Fotot e të rinjve që puthen në mes të protestave të dhunshme antiqeveritare janë kthyer në tendencë kohët e fundit. Ajo mban një gur në dorë, ai një bluze që i fsheh fytyrën.
Respublica.al/Fotot e të rinjve që puthen në mes të protestave të dhunshme antiqeveritare janë kthyer në tendencë kohët e fundit. Ajo mban një gur në dorë, ai një bluze që i fsheh fytyrën.
Venecianët, të cilët duan të ndahen nga Italia do mbajnë një referendum, të cilin qeveria s’do ta njohë. Referendumi zyrtar mbyllet të premten. Edhe pse votimi s’do njihet nga qeveria italiane, organizatorët shpresojnë që ky do jetë hapi i parë drejt shpalljes së pavarësisë.
“Ju lutem ndryshoni jete. Konvertohuni. Ju lutem ndaloni se beri keq!” Keto jane fjalet me te cilat Papa Francesku i drejtohet njerezve te mafias. “Pendohuni”, tha Papa, dukshem i mallengjyer, “qe te mos perfundoni ne ferr, sepse ai ju pret po vazhduat ne kete rruge! A keni nje nene, nje baba? Mendoni per ta!”
Pasi qeveria turke e Kryeministrit Erdogan vendosi që të bllokojë aksesin në Twitter për shtetasit e vet, ky vendim nuk është pritur mirë nga përdoruesit e këtij rrjeti social. Kudo në botë, kjo gjë ka ngjallur indinjatë dhe është bërë temë për të ironizuar vendimin e Erdogan. Shumë karikatura të ndryshme me logon e Twitter kanë filluar të qarkullojnë në internet. Fotomontazhet kanë qenë të llojeve të ndryshme, ku sigurisht në qendër kanë logon e rrjetit social dhe qeverinë turke. Shkak i mbylljes së Twitter nga qeveria turke janë bërë disa të dhëna kompromentuese të Kryeministrit Erdogan, ku ky i fundit ka fajësuar administratorët që nuk kanë hequr disa prej këtyre të dhënave. Edogan gjithashtu ka akuzuar Twitter se po nxit protesta./Shqiptarja.com/
TIRANE – Me një avion të posaçëm, 49 emigrantë ilegalë shqiptarë janë riatdhesuar sot nga Anglia duke i sjellë në Aeroportin e Rinasit, raporton shqiptarja.com.
Pensionet – FMN kërkon rritjen e moshës së daljes në pension në 65 vjeç për gratë dhe 67 vjeç për burrat, si dhe që të mos ketë më rritje të pensioneve më të madhe se masa e inflacionit
Rrogat – FMN kërkon që të mos ketë më absolutisht rritje vjetore të rrogave të buxhetorëve, as sa masa e inflacionit, por sugjeron rritje vetëm në sektorë që konsiderohen kyçë
Energjia – FMN kërkon reduktimin drastik të vjedhjeve dhe humbjeve teknike në rrjet. Si një mënyrë për të realizuar këtë sugjerohet ulja e subvencionit dhe rishikimi i çmimit
Taksat – FMN kërkon vendosjen e disa taksave të reja, përfshirjen në taksim të disa kategorive të përjashtuara dhe rritjen e fortë të taksës së importit të automjeteve
Hagë / Bruksel , 20 mars 2014 – Fituesit e Çmimit të Bashkimit Europian për Trashëgiminë Kulturore 2014/ Cmimet Europa Nostra, u shpallën sot nga Komisioni Europian dhe Europa Nostra. Të 27 laureatët, të përzgjedhur ndërmjet 160 projekteve të nominuara në 30 vende, janë nderuar për arritje në katër fusha: konservim, kërkim studimor, shërbim i dedikuar nga individë ose organizata, edukim, trajnim dhe ndërgjegjësim. Ceremonia e dhënies së cmimeve do të zhvillohet më 5 maj në Burgtheater në Vjenë, nën patronazhin e Presidentit të Austrisë, Heinz Fischer.
Ecovolis fillon zbatimin e nismës se Kopshteve Ekologjike. Janë përzgjedhur tashmë 5 kopshtet e para në të cilat do të zbatohet modeli ekologjik sipas Ecovolis.
Arrestohet në Kazerta, shqiptari Bledar Halili, 33 vjeç, i njohur edhe si “Engjëlli”, anëtar i organizatës mafioze “Ndrangheta”. Vënia në pranga e Halilit është bërë në kuadër të operacionit të koduar “New Bridge”, i zhvilluar në datën 11 shkurt 2014.33-vjeçari shqiptar është vënë në pranga në një apartament ku fshihej. Kanë qenë pjesëtarët e Shërbimit Qëndror Operativ të policisë dhe policia e Rexhio Kalabrias që e kanë arrestuar pasi kishin marrë informacione në rrugë operative për vendndodhjen e tij.
I shihni këta fëmijë? Eshtë data 13 mars 1993 dhe këta fëmijë që i përkisnin kishës “St. Mary” në Boxham (Angli) atë ditën gatuan kekë të vegjël, të cilët i shitën për të blerë biçikleta të përdorura për punonjësit humanitarë në Shqpëri. Sarah Condry, e cila qëndront pas kësaj iniciative tha për “Banbury Guardian”: “Nga gjithë vendet e bllokut lindor Shqipëria është me e varfra, por dëgjohet aq shumë pak për të”.
Fotoja vjen në “Bunbury Guardian” për rubrikën “Foto nga e shkuara”.
Fatos Lubonja
Nuk mund të mos më tërhiqte vëmendjen një polemikë që erdhi nga Kosova mbi Skënderbeun, që u referohej edhe polemikave që janë hapur në Shqipëri mbi rishkrimin e historisë dhe dekonstruktimin e miteve. Më tërhoqi vëmendjen jo vetëm nga rëndësia e saj, por edhe pasi kam qenë një ndër pjesëmarrësit aktivë të këtyre polemikave me debate, shkrime e botime në “Përpjekja”.
Aleanca Kundër Diskriminimit LGBT dhe Të Bashkuar pro LGBT (Pro LGBT) bënë publike sot gjatë një konference për shtyp axhendën e aktiviteteve në kuadër të 17 Majit, Ditës Ndërkombëtare Kundër Homofobisë.
Sot eshte Dita Nderkombetare e Lumturise, nje dite kur njerezit ne mbare boten festojne lumturine dhe ndergjegjesohen per te sjelle ndryshime pozitive ne bote. Shume njerez kane hedhur fotot e asaj qe lumturia personifikon per ta ne rrjetet sociale. Historia-Ime zgjedh t’ju pershendese ne kete dite me urimin per lumturi ne cdo dite te vitit me “Don’t worry, Be Happy”.
Historiaime.al është një zë i pavarur në mbrojtje të të drejtave të njeriut. Ne raportojmë si për shkeljet e të drejtave të njeriut ashtu edhe për histori njerëzore që i promovojnë këto të drejta. Ky projekt synon të ndryshojë qëndrimet jo fort etike karshi të drejtave të njeriut nga ana e medias kombëtare si ajo e shkruar, ashtu edhe ajo vizive dhe media e re online.