Për fotografin Adrian Limani, hëna s’është thjesht një objekt qiellor, por edhe një objekt me të cilin mund të luajmë duke përdorur si duhet lenten e aparatit. Ai sjell një seri fotosh “hënore”, të cilat janë kthyer në një sensacion interneti.
Për fotografin Adrian Limani, hëna s’është thjesht një objekt qiellor, por edhe një objekt me të cilin mund të luajmë duke përdorur si duhet lenten e aparatit. Ai sjell një seri fotosh “hënore”, të cilat janë kthyer në një sensacion interneti.
Në Stamboll janë grumbulluar dhjetëra mijëra njerëz për të marrë pjesë në varrimin e 15 vjeçarit Berkin Elvan. “Policia e partisë qeveritare, AKP ka vrarë Berkin“, thirrnin njerëzit. Elvan ishte qëlluar në kokë para nëntë muajve gjatë përleshjeve mes forcave të policisë dhe demonstruesve. Të martën(11.03) ai vdiq pas 269 ditësh në koma. Nëna e djalit bëri përgjegjës kryeministrin turk Recep Tayip Erdogan për vdekjen e të birit.
Pas mbylljes së varrezës së Sharrës kohë përpara, sot është mbyllur edhe varreza e Tufinës pasi janë ezauruar të gjitha hapësirat për hapjen e varreve të reja. Njoftimi vjen nga Bashkia e Tiranës referuar Ndërmarrjes së Shërbimit Funeral.Sipas njoftimit të bashkisë, ky shqetësim i është adresuar qeverisë shqiptare. Sipas Bashkisë së Tiranës, “mungesa e vendimit të qeverisë që i hap rrugën shpronësimit për interes publik bën të pamundur vazhdimin e kryerjes së ceremonive mortore në të dy varrezat publike të Tiranës në Sharrë dhe Tufinë.”/shqiptarja.com/
Shtatë persona, përfshirë dy imamë, u arrestuan të martën, të dyshuar se rekrutonin luftëtarë për grupe të lidhura me Al Kaedën në luftën civile në Siri. Shtatë të dyshuarit akuzohen se kanë rekrutuar një numër shqiptarësh për të luftuar në konfliktin e përgjakshëm civil në Siri.
Protestat në Turqi kanë shpërthyer pranë spitalit, ku Berkin Elvan 15 vjeç vdiq pas 9 muajsh në koma, pasi u godit nga një bombul gazi lotsjellës nga policia. Në Ankara, gjatë ditës së sotme policia ka sulmuar me gaz lotsjellës rreth 2000 protestues.
“Rrjeti Rajonal Kundër Homofobisë” ka publikuar numrin e dytë të, ku fokusohet në zhvillimet e fundit të 2013-ës dhe fillimit të vitit 2014. Ky botim elektornik synon të mbulojë zhvillimet e komunitetit LGBT dhe betejat e tij në vendet e Ballkanit, Kaukazit, Lindjes së Mesme dhe Afrikës së Veriut.
« Vdis vetëm për me u tradhtue », ose Zef Pllumi në Lampeduza
Kafshatë që s’kapërdihet asht, or vlla, tradhtimi
Kafshatë që të mbetë në fyt e të ze trishimi,
Kur sheh flokët e lyeme e ato pare t’pista
Tek përdhosin shpirtna e zgërdheshen nën drita.
Ditët e fundit nuk kanë munguar lajmet mbi sasi të mëdha droge që janë bllokuar në vend. E në fakt, vetëm në një javë, Policia e Shtetit deklaron se ka kapur rreth 3 mijë e 100 kilogram mariuhanë. Në këto kushte, rezulton se vendi ynë ka një prodhimtari të lartë të kësaj lënde narkotike, që nga vende të ndryshme ka nisur të liberalizohet.
Në një shkrim të Blendi Kajsiut tek gazeta Panorama “Drejtësia me dy fytyra”, autori evidenton përmes krahasimit të dy rasteve, pikërisht dy standardet që drejtësia shqiptare ndjek kur vjen puna “për të zbatuar ligjin me tërë egërsinë e tij pikërisht te shtresat më të dobëta e të pambrojtura të shoqërisë”.
Policia ka vënë në pranga disa persona të dyshuar si terroristë, mes të cilëve edhe 2 imamë xhamie. Personave iu janë gjetur armë zjarri që dyshohet se do përdoreshin për luftën në Siri. Arrestimet janë kryer në një xhami tek Unaza e Re e Tiranës.
“Çdo ditë Historia-Ime.com do sjellë muzikën më të fundit nga të gjitha zhanret, cilësuar nga revistat dhe kritika muzikore si prurjet më të mira”.
Arrestohet në doganën e Kakavijës ish-presidentja e firmës “Gjallica”, Shemsie Kadria. Kadria, e akuzuar për mashtrim në shuma të mëdha parash, ishte shpallur në kërkim nga AntiKrimi Ekonomik në Tiranë, në bazë të një urdhër ndalimi të Prokurorisë në 23 mars 2013.
Shqipëria renditet në vendin 106 në ranga botëror dhe në vend të fundit në rang ballkanik, për sa i përket shpejtësisë mesatare të shkarkimit nga interneti. Këto të dhëna bëhen të ditura nga “NetIndex”, pjesë e kompanisë “OOKLA”, e cila specializohet në matjen e parametrave të shpejtësisë së internetit në shkallë botërore. Shpejtësia mesatare e shkarkimit nga interneti, në Shqipërinë, është 6.29 Mbps (Megabit/sekond).
Për 12 vjet fotografi Dane Shitagi ka fotografuar balerinat në çdo ambient të mundshëm, përveç se në skenë. Në rrugë, nëpër ujëvara, në taksi, në fushë futbolli, kudo. Tashmë projekti i tij ka më shumë se 1000 fotografi duke u bërë kështu një ndër projektet më të ndjekura në internet.
Tjetër shpërthim me eksploziv që në orët e para të mëngjesit të sotëm, në kryeqytet. Policia e Tiranës bën me dije se shpërthimi ka ndodhur në orën 02.40 në Rrugën ‘Ymer Kurti’, në katin e 3-të të një pallat të ri, në pronësi të shtetasit Ilir Dako. Nga shpërthimi mësohet se është dëmtuar lehtë motra e pronarit të apartamentit V.D, 60 vjeç, e cila u dërgua në Spitalin Ushtarak jashtë rreziku për jetën.
Aktualisht, grupi hetimor në vendngjarje po punojnë për identifikimin e kapjen autorëve si dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Ndërsa familjarët e Ilir Dakos, pronarit të banesës ku ndodhi shpërthimi janë shprehur të mos kenë konflikte me asnjë person. Sipas tyre, ka mundësi që agresorët të kenë ngatërruar adresë. “Nuk kemi probleme me njeri. Mund të kenë ngatërruar adresë. Në këtë pallat jetojnë deputetë”, shprehen ata.(foto ilustruese)/Balkanweb.com/
Historiaime.al është një zë i pavarur në mbrojtje të të drejtave të njeriut. Ne raportojmë si për shkeljet e të drejtave të njeriut ashtu edhe për histori njerëzore që i promovojnë këto të drejta. Ky projekt synon të ndryshojë qëndrimet jo fort etike karshi të drejtave të njeriut nga ana e medias kombëtare si ajo e shkruar, ashtu edhe ajo vizive dhe media e re online.